< Return to Video

Cfarë është ngjyra? - Colm Kelleher

  • 0:14 - 0:18
    Njëra ndër vetitë më të mrekullueshme të
    jetës është se ka ngjyrë.
  • 0:18 - 0:23
    Për të kuptuar fenomemin e ngjyrës, të
    ndihmon nëse mendon për dritën si valë.
  • 0:23 - 0:24
    Por, para se të dalim aty,
  • 0:24 - 0:28
    le të flasim pak për valët në përgjithësi.
  • 0:28 - 0:33
    Imagjinoni që jeni ulur në një varkë në
    oqean duke shikuar një tapë duke lëvizur në ujë
  • 0:33 - 0:36
    Gjëja e parë që vëreni rreth lëvizjes
    është që përsëritet.
  • 0:36 - 0:42
    Tapa ndjek të njëjtën rrugë tërë kohës...
    lart e poshtë, lart e poshtë.
  • 0:42 - 0:47
    Kjo lëvizje përsëritëse ose periodike
    është karakteristikë e valëve.
  • 0:47 - 0:48
    Pastaj ju vëreni diçka tjetër...
  • 0:48 - 0:52
    duke përdorur kohëmatës, ju matni kohën
    që i duhet copës së tapës
  • 0:52 - 0:56
    për të shkuar nga pozicioni i saj më i lartë
    në atë më të ultin dhe pastaj përsëri.
  • 0:56 - 0:58
    Supozojmë se kjo i merr dy sekonda.
  • 0:58 - 1:03
    Për të përdorur zhargonin e fizikës, ju
    keni matur periodën e valëve që oshilon tapa.
  • 1:03 - 1:07
    Kjo është, sa kohë i mer një vale për të
    kryer një lëvizje të plotë një herë.
  • 1:07 - 1:12
    I njëjti informacion mund të shprehet në mënyrë
    të ndryshme duke kalkuluar frekuencën e valës
  • 1:12 - 1:17
    Frekuenca, sic sugjeron edhe emri, tregon
    se sa të shpeshta janë valët.
  • 1:17 - 1:20
    Kjo është, sa prej tyre kalojnë
    në një sekondë.
  • 1:20 - 1:23
    Nëse e di se sa sekonda i mer një vale
    e plotë,
  • 1:23 - 1:26
    atëherë është e lehtë ta kuptosh se sa valë
    kalojnë në një sekondë.
  • 1:26 - 1:33
    Në këtë rast, pasi secila valë merr 2 sekonda,
    frekuenca është 0.5 valë për sekondë.
  • 1:33 - 1:36
    Po mjaft rreth lëvizjes së tapave...
    çka rreth dritës dhe ngjyrës?
  • 1:36 - 1:39
    Nëse drita është valë, atëherë duhet të
    ketë frekuencë. Saktë?
  • 1:39 - 1:41
    Epo... po, ka.
  • 1:41 - 1:45
    Duket se kemi tashmë një emër për
    frekuencën e dritës që perceptojnë sytë tanë.
  • 1:45 - 1:47
    Quhet ngjyrë.
  • 1:47 - 1:51
    Po pra. Ngjyra nuk është asgjë tjetër vecse
    një matje e asaj se sa shpejt valët po valëzohen.
  • 1:51 - 1:54
    Nëse sytë tonë do ishin mjaftueshëm të shpejtë,
    ne ndoshta do të mundeshim të vëzhgonim këtë
  • 1:54 - 1:55
    lëvizje periodike në mënyrë direkte,
  • 1:55 - 1:58
    sic mundemi me tapën dhe oqeanin.
  • 1:58 - 2:00
    Por frekuenca e dritës që ne shohim është
    aq e lartë,
  • 2:00 - 2:04
    Valëzon lart e poshtë rreth
    400 milion milion herë në sekondë,
  • 2:04 - 2:09
    saqë nuk është e mundur ta shohim si valë.
    Por mund të themi, duke shikuar ngjyrën,
  • 2:09 - 2:11
    se çfarë frekuence është.
  • 2:11 - 2:15
    Frekuenca më e ulët e dritës që ne mund të
    shohim është e kuqja, dhe më e larta është lejla.
  • 2:15 - 2:19
    Në mes të këtyre, të gjithë frekuencat e tjera
    formojnë një brez ngjyrash të vazhdueshëm,
  • 2:19 - 2:21
    i quajtur spektri i dukshëm.
  • 2:21 - 2:24
    çka nëse keni një laps të verdhë
    mbi tavolinën tuaj?
  • 2:24 - 2:29
    Dielli rrezaton të gjitha ngjyrat e dritës,
    kështu të gjitha ngjyrat po godasin lapsin tënd.
  • 2:29 - 2:34
    Lapsi duket i verdhë sepse reflekton dritën
    e verdhë më shumë sesa ngjyrat tjera.
  • 2:34 - 2:37
    Çka ndodh me dritën e kaltër, lejla
    dhe të kuqe?
  • 2:37 - 2:41
    Ato absorbohen dhe energjia që mbartin
    kthehet në nxehtësi.
  • 2:41 - 2:43
    Ndodh e njëjta gjë edhe me objekte
    të ngjyrave tjera.
  • 2:43 - 2:46
    Gjërat e kaltërta reflektojnë dritë të kaltër,
    të kuqet reflektojnë dritë të kuqe dhe kështu me rradhë.
  • 2:46 - 2:49
    Objektet e bardha reflektojnë të gjitha
    ngjyrat e dritës,
  • 2:49 - 2:53
    ndërsa gjërat e zeza bëjnë pikërisht të
    kundërtën dhe absorbojnë te të gjitha frekuencat.
  • 2:53 - 2:57
    Kjo - meqë ra fjala - është arsyeja pse është
    e parehatshme të veshësh fanellën e Metallica-s
  • 2:57 - 2:59
    në një ditë me diell.
Title:
Cfarë është ngjyra? - Colm Kelleher
Speaker:
Colm Kelleher
Description:

Keni pyetur ndonjëherë se cfarë është ngjyra? Në episodin e parë të serisë për dritën, Colm Kelleher përshkruan fizikën pas ngjyrave-- sepse ngjyrat që shikojmë janë të lidhura me lëvizjen periodike dhe frekuencën e valëve.

Leksioni nga Colm Keleher, animacioni nga Vitreous.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
03:10
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for What is color?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for What is color?
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for What is color?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for What is color?
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for What is color?
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for What is color?
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for What is color?
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for What is color?
Show all

Albanian subtitles

Revisions