Kathryn Schulz: Mos u pendo për pendime
-
0:00 - 0:03Ky është Johnny Depp, sigurisht.
-
0:04 - 0:07Dhe ky është krahu i Johnny Depp-it.
-
0:07 - 0:10Dhe ky është tatuazhi i famshëm i Johnny Depp-it.
-
0:11 - 0:13Disa prej jush mund të jeni në dijeni, që në 1990,
-
0:13 - 0:15Depp u fejua me Winona Ryder,
-
0:15 - 0:17dhe vizatoi një tatuazhë në krahun e tij të djathte,
-
0:17 - 0:20"Përgjithmonë Winona".
-
0:20 - 0:22Pas tri viteve --
-
0:22 - 0:25që në Hollywood do te thotë gati përgjithmonë,
-
0:25 - 0:27ata u ndanë,
-
0:27 - 0:29dhe Johnny riparoj tatuazhin.
-
0:29 - 0:33Tani krahu i tij thotë "Wino përgjithmonë."
-
0:33 - 0:36(Të qeshura)
-
0:36 - 0:38Ashtu si Johnny Depp,
-
0:38 - 0:40dhe ashtu sikur 25% e amerikanëve
-
0:40 - 0:44në moshën nga 16 deri në 50 vjeç,
-
0:44 - 0:47edhe unë kam një tatuazh.
-
0:47 - 0:50Fillova të mendoj për një tatuazh kur isha në të 20-tat,
-
0:50 - 0:53por prita për një kohë të gjatë me qëllim.
-
0:53 - 0:55Sepse të gjithë ne njohim njerëz
-
0:55 - 0:57të cilët vizatuan tatuazh kur ishin 17 vjeç
-
0:57 - 0:59ose 19, ose 23
-
0:59 - 1:02dhe u penduan për të përpara se t'i mbushin 30 vjeç.
-
1:03 - 1:06Kjo nuk më ndodhi mua.
-
1:06 - 1:09Unë e vizatova tatuazhin tim kur isha 29 vjeç,
-
1:09 - 1:12dhe u pendova menjëherë.
-
1:12 - 1:14Kur them "u pendova"
-
1:14 - 1:17dua të them që dola nga dyqani i tatuazheve --
-
1:17 - 1:19i cili është vetëm dy milje larg nga ketu
-
1:19 - 1:21në anën Lindore të Ulët --
-
1:21 - 1:24dhe, në mes të ditës, përjetova një shkrirje të madhe emocionale
-
1:24 - 1:26në kënd të East Broadway dhe Rruges Canal.
-
1:26 - 1:28(Të qeshura)
-
1:28 - 1:30Ishte një vend i mirë për këtë përvojë, sepse askush nuk lodhet për ty.
-
1:30 - 1:32(Të qeshura)
-
1:32 - 1:35Pastaj shkova në shtëpi, dhe përjetova një shkrirje edhe më të madhe ndjenjash,
-
1:35 - 1:38për të cilën do t'iu tregoj pas pak.
-
1:38 - 1:40E gjithë kjo ishte shumë tronditëse për mua,
-
1:40 - 1:42sepse para këtij momenti
-
1:42 - 1:44unë krenohesha
-
1:44 - 1:46me faktin që nuk kisha asnjë pendim.
-
1:46 - 1:48Unë kam bërë shumë gabime
-
1:48 - 1:50dhe vendime të marra, sigurisht.
-
1:50 - 1:52Une marr vendime të tilla çdo orë.
-
1:52 - 1:55Por gjithmonë kam menduar që
-
1:55 - 1:57e kam marrur vendimin më të mirë të mundshëm
-
1:57 - 1:59duke marrur parasysh se kush isha atëherë,
-
1:59 - 2:01dhe informacionet që kisha.
-
2:01 - 2:03Mësova diçka prej këtyre vendimeve.
-
2:03 - 2:05Disi, më ndihmuan të arrij këtu ku jam sot.
-
2:05 - 2:08Nuk do të ndërroja shumë gjëra.
-
2:10 - 2:14Me fjalë të tjera, une e kam pirë pijën kulturore për pendime,
-
2:14 - 2:17që na mëson që vajtimi për gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën
-
2:17 - 2:19është një humbje kohe.
-
2:19 - 2:22Ne duhet të shikojmë para, dhe jo prapa,
-
2:22 - 2:24dhe një prej gjërave më të mira që mund të bëjmë
-
2:24 - 2:27është të mundohemi të jetojmë një jetë pa pendime.
-
2:27 - 2:30Kjo ide është e përmbledhur mirë në këtë thënje:
-
2:30 - 2:32"Nuk duhet t'iu kushtojmë vëmendje
-
2:32 - 2:35gjërave që nuk kanë ilaç;
-
2:35 - 2:37ajo që ka ndodhur, ka ndodhur."
-
2:37 - 2:40Kjo duket si një filozofi e admirueshme në fillim,
-
2:40 - 2:43diçka me të cilën të gjithë mund të pajtohemi...
-
2:43 - 2:46derisa t'iu tregoj se kush e ka thënë.
-
2:47 - 2:49Ja, kjo është Zonja MakBeth
-
2:49 - 2:52e cila i thotë burrit të saj që ai duhet të ndalonte së qenuri kaq i dobët
-
2:52 - 2:55kur ky i fundit ndihej keq ngase kishte vrarë njerëz.
-
2:55 - 2:58Si çdo herë tjetër, Shekspiri
-
2:58 - 3:00donte të thoshte diçka me këtë.
-
3:00 - 3:03Për shkak se paafteësia për të përjetuar pendim
-
3:03 - 3:05është një prej karakteristikave
-
3:05 - 3:08të sociopatëve.
-
3:08 - 3:11Kjo është gjithashtu, një karakteristikë e disa dëmtimeve trurore.
-
3:11 - 3:13Njerëzit të cilët vuajnë prej lëndimeve
-
3:13 - 3:15në korteksin orbital të parmë
-
3:15 - 3:17duket që nuk janë në gjendje të ndjejnë pendim
-
3:17 - 3:20edhe kur marrin vendime qartësisht jo të mira.
-
3:21 - 3:23Kështu që, nëse dëshironi të jetoni një jetë pa pendime
-
3:23 - 3:26ka një zgjidhje për ju.
-
3:26 - 3:29Quhet lobotomi.
-
3:29 - 3:31Por nëse dëshironi të funksiononi si duhet
-
3:31 - 3:33dhe të jeni një njeri komplet
-
3:33 - 3:36dhe human,
-
3:36 - 3:39unë mendoj që duhet të mësoheni të jetoni, jo pa pendime, por me pendime.
-
3:39 - 3:41Le të fillojmë duke i definuar disa terma.
-
3:41 - 3:43Çka është pendimi?
-
3:43 - 3:45Pendimi është një emocion të cilin e përjetojmë
-
3:45 - 3:47kur mendojmë që situata e tanishme
-
3:47 - 3:49mund të ishte më e mirë ose më e lumtur
-
3:49 - 3:51nëse do të kishim bërë diçka ndryshe në të kaluarën.
-
3:51 - 3:53Pendimi kërkon dy gjera.
-
3:53 - 3:56Së pari, kërkon veprim -- ne duhet të kemi pasë marrë një vendim.
-
3:56 - 3:59Së dyti, kërkon imagjinatë.
-
3:59 - 4:02Ne duhet të jemi të aftë të imagjinojmë që mund të kthehemi në të kaluarën dhe të vendosim ndryshe.
-
4:02 - 4:05Pastaj e përdorim imagjinatën për të paramenduar
-
4:05 - 4:09se si do të ishin gjërat tani nëse do të kishim vepruar ndryshe në të kaluarën.
-
4:09 - 4:11Në fakt, sa më shumë që të kemi nga këto dy gjëra,
-
4:11 - 4:14sa më shumë veprim dhe imagjinatë
-
4:14 - 4:16në lidhje me një pendim të caktuar,
-
4:16 - 4:19më i rëndë ai pendim do të jetë.
-
4:19 - 4:21Të themi që jeni duke shkuar
-
4:21 - 4:23në dasmen e shoqës suaj të ngushtë
-
4:23 - 4:26dhe ngeceni në trafik rrugës për në aeroport.
-
4:26 - 4:28Kur, më në fund arrini tek porta juaj
-
4:28 - 4:30e kuptoni që e keni humbur fluturimin.
-
4:30 - 4:32Ju do të pendoheni më shumë nëse
-
4:32 - 4:34e humbni fluturimin për 3 minuta
-
4:34 - 4:37se sa nëse e humbni fluturimin për 20 minuta.
-
4:37 - 4:39Pse?
-
4:39 - 4:41Sepse, nëse e humbni fluturimin për 3 minuta,
-
4:41 - 4:43është shumë lehtë të imagjinosh
-
4:43 - 4:45se vendime të ndryshme nga ato që i morrët
-
4:45 - 4:47do të rezultonin në një përfundim më të mirë.
-
4:47 - 4:49"Unë duhet të shkoja nga ura, dhe jo nga tuneli.
-
4:49 - 4:52Duhet të kaloja nëpër dritën e verdhë të semaforit."
-
4:52 - 4:55Këto janë kushte klasike të cilat krijojnë pendim.
-
4:55 - 4:58Ne pendohemi kur mendojmë që jemi të përgjegjshëm
-
4:58 - 5:00për një vendim i cili doli keq,
-
5:00 - 5:03por për pak sa të rezultonte në një përfundim më të mirë.
-
5:03 - 5:05Në këto rrethana,
-
5:05 - 5:08ne do të përjetojmë pendim për shumë gjëra të ndryshme.
-
5:08 - 5:11Seanca e sodit ka të bëj me ekonominë e sjelljes.
-
5:11 - 5:14Ajo që ne tashmë dimë në lidhje me pendimin
-
5:14 - 5:16vjen nga kjo degë e studimeve.
-
5:16 - 5:19Kemi një mori të literaturës
-
5:19 - 5:21që ka të bëj me vendimet e konsumatorëve,
-
5:21 - 5:23dhe pendimet që janë të lidhura më këto vendime.
-
5:23 - 5:25Kjo njihet si keqardhja e blerësit.
-
5:25 - 5:28Më në fund, disa hulumtuesve iu shkoi ndër mend të pyesnin,
-
5:28 - 5:30se cilat janë gjërat për të cilat
-
5:30 - 5:33pendohemi më së shumti në jetë.
-
5:33 - 5:35Këto janë përgjigjet që nxorrën.
-
5:35 - 5:37Pra gjashtë gjërat e para për të cilat
-
5:37 - 5:39pendohemi më së shumti në jetë:
-
5:39 - 5:41Numri një është shkollimi.
-
5:41 - 5:4333% e pendimeve tona
-
5:43 - 5:45i takojnë vendimeve që kane të bëjnë me shkollimin tonë.
-
5:45 - 5:47Ne dëshirojmë që të kishim një shkollim më të mirë.
-
5:47 - 5:50Dëshirojmë të kishim shfrytëzuar më shumë mundësinë për shkollim.
-
5:50 - 5:53Dëshirojmë të kishim vendosur të studiojmë një degë tjetër.
-
5:53 - 5:55Gjërat tjera të cilat janë në listën tonë të pendimeve
-
5:55 - 5:58përfshijnë karrieren, romancën, aftësitë prindërore,
-
5:58 - 6:01disa vendime dhe zgjedhje që kanë të bëjne me kuptimin e vetëvetës
-
6:01 - 6:03dhe se si vendosim të kalojmë kohën e lirë --
-
6:03 - 6:05ose më specifikisht,
-
6:05 - 6:07se si dështojmë të kalojmë kohën tonë të lirë.
-
6:07 - 6:09Pendimet tjera
-
6:09 - 6:11ju takojnë këtyre gjërave:
-
6:11 - 6:14financat, problemeve familjare që nuk
-
6:14 - 6:16janë të lidhura me romancë ose aftësitë prindërore,
-
6:16 - 6:19shëndeti, shoqëria, natyra shpirterore, dhe komuniteti.
-
6:19 - 6:22Kështu që, ne i dijmë të gjitha këto gjëra për pendim
-
6:22 - 6:24për shkak të studimit të financave.
-
6:24 - 6:26Por duket që kur ju analizoni gjërat për të cilat njerëzit pendohen,
-
6:26 - 6:29vendimet tona financiare nuk janë në krye të listës.
-
6:29 - 6:33Ato shkaktojnë më pak se 3% të pendimeve totale.
-
6:33 - 6:35Kështu që, nëse jeni ulur dhe stresoheni
-
6:35 - 6:37për një kapelë të madhe apo të vogël,
-
6:37 - 6:39ose për kompaninë A apo kompaninë B,
-
6:39 - 6:41ose nëse duhet të bleni një Subaru apo një Prius,
-
6:41 - 6:44mos u shqetësoni më për këto.
-
6:44 - 6:47Shanset janë që ju nuk do të lodheni për këto gjëra pas 5 viteve.
-
6:47 - 6:50Por si ndihemi kur pendohemi thellësisht
-
6:50 - 6:52për gjërat të cilat
-
6:52 - 6:55kanë domethënje të madhe për ne?
-
6:56 - 6:58Të gjithë e dimë përgjigjen e shkurtër.
-
6:58 - 7:00Ndihemi tmerrshëm. Pendimi është një ndjenjë e keqe.
-
7:00 - 7:02Ne tani e dimë që pendimi është i tmerrshëm
-
7:02 - 7:05në katër mënyra specifike dhe të qëndrueshme.
-
7:05 - 7:07Përbërësi i parë i pendimit
-
7:07 - 7:10është mohimi.
-
7:10 - 7:13Kur u ktheva në shtëpi atë natë, pasi a kisha vizatuar tatuazhin
-
7:13 - 7:15unë nuk fjeta gjithë natën.
-
7:15 - 7:17Gjatë orëve të para
-
7:17 - 7:19unë mendoja vetëm për një gjë.
-
7:19 - 7:21Mendimi ishte
-
7:21 - 7:24"Bëj që të largohet!"
-
7:24 - 7:28Kjo është një përgjigje shumë primitive ndjenjash.
-
7:28 - 7:31Është njejtë sikur thirrja "Dua nënen!"
-
7:31 - 7:33Ne nuk po mundohemi të zgjedhim një problem
-
7:33 - 7:36Ne nuk po mundohemi të kuptojmë se nga erdhi ky problem.
-
7:36 - 7:39Ne dëshirojmë që problemi të zhduket.
-
7:39 - 7:41Karakteristika e dytë e pendimit
-
7:41 - 7:43është një ndjenjë e hutimit.
-
7:43 - 7:46Gjëja tjetër për të cilen mendova atë natë në dhomën time
-
7:46 - 7:49ishte "Si mund ta bëja këtë?
-
7:49 - 7:52Cfarë po mendoja?"
-
7:52 - 7:54Kjo është një ndjenjë e tjetërsimit
-
7:54 - 7:56nga pjesa jonë e cila e morri këtë vendim për të cilin pendohemi,
-
7:56 - 7:58Ne nuk mund të identifikohemi me këtë pjesë tonën.
-
7:58 - 8:00Ne nuk e kuptojmë atë pjesë tonën.
-
8:00 - 8:02Dhe, sigurisht, nuk kemi mirëkuptim për këtë pjesë
-
8:02 - 8:05ndjenjë e cila e shpjegon përbërësin e tretë të pendimit,
-
8:05 - 8:07që është një dëshirë e fortë për të ndëshkuar veten.
-
8:07 - 8:09Kjo shpjegon pse, kur ballafaqohemi me pendim,
-
8:09 - 8:12ajo që e themi gjithmonë është "Unë mund të kisha shkelmuar vetëveten."
-
8:13 - 8:15Përbërësi i katërt këtu
-
8:15 - 8:17është ajo që psikologët e quajnë perservativë.
-
8:17 - 8:20Të prezervosh do të thotë të përqëndrohesh në
-
8:20 - 8:22një gjë mënyrë të përsëritur dhe obsesive.
-
8:22 - 8:24Efekti i preservimit
-
8:24 - 8:26është që t'i lidh tre përbërësit e parë të pendimit
-
8:26 - 8:29dhe t'i vendosë në një qark pa kufi.
-
8:29 - 8:32Kështu që, unë nuk isha në dhomën time
-
8:32 - 8:35duke menduar "Bëj që kjo të largohet."
-
8:35 - 8:37U ula aty dhe mendova
-
8:37 - 8:39"Bëj që të largohet. Bëj që të largohet.
-
8:39 - 8:42Bëj që të largohet. Bëj që të largohet."
-
8:42 - 8:44Kështu që, nëse lexoni literaturen psikologjike
-
8:44 - 8:48këta janë katër përbërësit kryesor që e definojnë pendimin.
-
8:48 - 8:51Por, unë dua të sygjeroj që ka edhe një përbërës të pestë.
-
8:51 - 8:53Unë e konsideroj këtë si një
-
8:53 - 8:56thirrje zgjimi ekzistenciale.
-
8:56 - 8:58Atë natë, në apartamentin tim,
-
8:58 - 9:01pasi e shqelmova veten,
-
9:01 - 9:03u shtriva në shtrat për një kohë shumë të gjatë
-
9:03 - 9:07dhe mendova për pjesët e lëkures të cilat i tërheqim dhe i vendosim në pjesë tjera të trupit.
-
9:07 - 9:09Pastaj mendova se si,
-
9:09 - 9:12ashtu sikur sigurimi i udhëtimeve nuk i mbulon aktet e Zotit,
-
9:12 - 9:16edhe sigurimi im shëndetësor nuk i mbulon veprimet e mia idiotike.
-
9:17 - 9:20Në të vertete, asnjë sigurim nuk i mbulon veprat e idiotësisë.
-
9:20 - 9:22Gjëja interesante për veprat e idiotësisë
-
9:22 - 9:24është që të lënë të pasiguruar;
-
9:24 - 9:26të lënë të pambrojtur prej botës
-
9:26 - 9:29dhe të zbuluar ndaj dobësisë dhe pasaktësisë tënde
-
9:29 - 9:33para një universi krejtësisht indiferent.
-
9:34 - 9:37Kjo është një përvojë shumë e dhimbshme.
-
9:37 - 9:40Është veqanerisht e dhimbëshme për ne që jetojmë në Perëndim
-
9:40 - 9:42nën mbërthimin e asaj që unë e quaj
-
9:42 - 9:45kultura Kontrol-Z --
-
9:45 - 9:47Kontrol-Z si kamanda në kompjuter,
-
9:47 - 9:49zhbëj.
-
9:49 - 9:52Ne jemi mësuar të mos përballemi
-
9:52 - 9:54me realitetin e vështirë të jetës.
-
9:54 - 9:56Mendojmë që mund të përdorim të holla
-
9:56 - 9:58ose teknologjinë për të zgjidhur problemet tona --
-
9:58 - 10:00ne mund të zhbëjmë, të prishim shoqëri,
-
10:00 - 10:03të ndelemi së ndjekuri.
-
10:03 - 10:06Problemi është që janë disa gjëra që ndodhin në jetë
-
10:06 - 10:09të cilat dëshirojmë t'i ndërrojmë
-
10:09 - 10:11dhe nuk mundemi.
-
10:11 - 10:13Ndonjëherë, në vend të Kontrol-Z,
-
10:13 - 10:15ne nuk kemi aspak kontrol.
-
10:15 - 10:19Për ata të cilet jemi fanatik kontrolli dhe përfeksionista --
-
10:19 - 10:21dhe unë e di se për kë flas --
-
10:21 - 10:23kjo është shumë e vështirë,
-
10:23 - 10:26sepse ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë vetë dhe si duhet.
-
10:27 - 10:29Mund të themi që fanatikët e kontrollit
-
10:29 - 10:32dhe përfeksionistët nuk duhet të bëjnë tatuazhe,
-
10:32 - 10:35dhe do t'i kthehem kësaj çështje pas pak.
-
10:35 - 10:37Së pari dua të them
-
10:37 - 10:39që intensiteti dhe këmbëngulja me të cilat
-
10:39 - 10:42i përjetojmë këta përbërës emocional të pendimit
-
10:42 - 10:44do të ndryshojnë varësisht
-
10:44 - 10:47prej rasteve specifike për të cilat pendohemi.
-
10:47 - 10:49Për shembull, kjo është një prej gjeneratoreve
-
10:49 - 10:53automatik të pendimit në jetën moderne.
-
10:53 - 10:55(Të qeshura)
-
10:55 - 10:57Mesazh: Përgjigjju të gjithëve.
-
10:57 - 10:59Gjëja e mrekullueshme për këtë
-
10:59 - 11:02risi tinëzare teknologjike
-
11:02 - 11:04është që edhe kjo gjë e vogël,
-
11:04 - 11:07mund të na bëj të përjetojmë pendime të niveleve të ndryshme.
-
11:07 - 11:10Mund të shtypni "përgjigjju të gjithëve" aksidentalisht
-
11:10 - 11:13dhe të shkatërroni një lidhje.
-
11:13 - 11:16Apo mund të keni një ditë shumë të turpshme në punë.
-
11:16 - 11:20Apo mund të keni ditën e fundit në punë.
-
11:20 - 11:22Kjo as nuk fillon të prekë
-
11:22 - 11:25pendimet e thella në jetë.
-
11:25 - 11:27Sepse nganjëherë marrim vendime
-
11:27 - 11:31që kanë pasoja të tmerrëshme dhe të pakthyeshme,
-
11:31 - 11:34për shëndetin, lumturinë,
-
11:34 - 11:36dhe jetesën tonë apo të të tjerëve.
-
11:36 - 11:40Në skenarin më të keq, mund të ju kushtoj edhe vetë jetën.
-
11:40 - 11:43Qartë, këto lloje të pendimit
-
11:43 - 11:47janë therrëse dhe afatgjata.
-
11:47 - 11:50Dua të them që edhe pendimit qe keni dërguar një "përgjigje të gjithëve"
-
11:50 - 11:54mund të na kushtoj disa ditë torturuese.
-
11:55 - 11:58Si mund të jetojmë me këtë pendim?
-
11:58 - 12:00Dua të sugjeroj që ka tri gjëra
-
12:00 - 12:03që na ndihmojnë të tejkalojmë pendimin.
-
12:03 - 12:05E para është që të ngushëllohemi
-
12:05 - 12:08me universalitetin e tij.
-
12:09 - 12:13Nëse e kërkoni në Google "pendim dhe tatuazh"
-
12:13 - 12:15ju do të gjeni 11.5 milion klikime.
-
12:15 - 12:17(Të qeshura)
-
12:17 - 12:19Administrata për Ushqim dhe Barna vlerëson
-
12:19 - 12:21që prej të gjithë amerikanëve të cilët kanë tatuazhe,
-
12:21 - 12:2417% prej nesh pendohemi që i kemi bërë.
-
12:24 - 12:26Këtu përfshihen Johnny Depp dhe unë
-
12:26 - 12:28dhe 7 milion shokë të tjerë.
-
12:28 - 12:31Kjo shifër i takon vetëm pendimeve për tatuazhe.
-
12:31 - 12:34Ne të gjithë ballafaqohemi me këtë së bashku.
-
12:35 - 12:37Mënyra e dytë e cila na ndihmon të tejkalojmë pendimin
-
12:37 - 12:40është të qeshemi më vetëveten.
-
12:40 - 12:42Në rastin tim, kjo nuk ishte një problem,
-
12:42 - 12:45sepse është shumë lehtë të qeshesh me veten
-
12:45 - 12:47kur je 29 vjeç dhe e kërkon nënën
-
12:47 - 12:50sepse nuk të pëlqen tatuazhi i ri.
-
12:50 - 12:54Mund të duket si një sugjerim mizor apo i lehtë
-
12:54 - 12:57kur bëhet fjalë për pendime më të thella.
-
12:57 - 13:00Unë nuk mendoj që kjo është e vërtetë.
-
13:00 - 13:03Të gjithë ne që kemi përjetuar pendim
-
13:03 - 13:07i cili ka dhimbje të vërtetë dhe pikëllim real
-
13:07 - 13:10e kuptojmë që humori, edhe humori i zi,
-
13:10 - 13:13na ndihmon të mbijetojmë.
-
13:13 - 13:15Humori i lidh polet e jetës tonë së bashku,
-
13:15 - 13:17pozitiven dhe negativen,
-
13:17 - 13:21dhe e dërgon një rrjedhë të jetës tek ne.
-
13:21 - 13:24Mënyra e tretë për të ndihmuar veten të bëjmë paqe me pendimet tona
-
13:24 - 13:27është nëpërmjet kalimit të kohës,
-
13:27 - 13:29e cila, siq e dimë, i shëron të gjitha plagët --
-
13:29 - 13:32përveq tatuazheve, të cilat janë të përherëshme.
-
13:33 - 13:35Kanë kaluar disa vjet
-
13:35 - 13:38që prej kohës kur e bëra këtë tatuazh.
-
13:39 - 13:43Dëshironi ta shihni?
-
13:43 - 13:45Në rregull.
-
13:45 - 13:48Duhet të ju paralajmëroj që
-
13:48 - 13:50do të dëshpëroheni,
-
13:50 - 13:53sepse nuk është edhe aq i keq.
-
13:53 - 13:56Unë nuk e kam një tatuazh me fytyren e Marilyn Mason-it
-
13:56 - 13:58në vend e pa vend.
-
13:58 - 14:00Shumica e njerëzve të cilët
-
14:00 - 14:02e shohin tatuazhin tim, e pëlqejnë atë.
-
14:02 - 14:04Problemi është që mua nuk më pëlqen.
-
14:04 - 14:07Siç thash më parë, une jam një përfeksioniste.
-
14:07 - 14:10Por do të ju lejoj ta shihni sidoqoftë.
-
14:14 - 14:17Ky është tatuazhi im.
-
14:18 - 14:21Unë mund të ja qëlloj se çfarë po mendoni.
-
14:21 - 14:24Kështu që më lejoni të ju siguroj për diçka.
-
14:24 - 14:26Disa prej pendimive tuaja
-
14:26 - 14:30nuk janë aq të shëmtuara sa mendoni ju.
-
14:30 - 14:32Unë e bëra këtë tatuazh
-
14:32 - 14:34sepse i kalova të shumtat e të 20-tave të mia
-
14:34 - 14:36duke jetuar jashtë shtetit dhe duke udhëtuar.
-
14:36 - 14:38Kur u vendosa në New York më pas,
-
14:38 - 14:40u brengosa që do t'i harroja
-
14:40 - 14:43disa prej mësimeve më të rëndesishme të asaj kohe.
-
14:43 - 14:46Në mënyrë specifike, dy prej gjërave të cilat i mësova për veten time
-
14:46 - 14:48dhe nuk desha t'i harroj
-
14:48 - 14:51ishin rëndësia e eksplorimit
-
14:51 - 14:54dhe, në të njejtën kohë, rëndesia e të
-
14:54 - 14:57diturit se ku dëshirojmë të shkojmë.
-
14:57 - 14:59Gjëja që më pëlqente tek ky imazh i busulles
-
14:59 - 15:01është që u ndjeva sikur i portretizonte këto ide
-
15:01 - 15:04në një imazh të thjeshtë.
-
15:04 - 15:07Mendova që do te ishte si një pajisje e përherëshme e kujtesës.
-
15:08 - 15:10Dhe këtë e bëri.
-
15:10 - 15:13Rrezulton që nuk më kujton për gjënë të cilën mendova që do të më kujtoj.
-
15:13 - 15:17Më kujton diçka tjetër.
-
15:17 - 15:19Më kujton
-
15:19 - 15:22një prej mësimeve më të rëndësishme që na mëson pendimi,
-
15:22 - 15:25që është po ashtu njëri prej mësimeve më të rëndësishme që na mëson jeta.
-
15:25 - 15:28Ironokisht, mendoj që është mësimi më i rëndësishëm,
-
15:28 - 15:31që mund të kisha bërë tatauzh në trupin tim -
-
15:31 - 15:33pjesërisht si një shkrimtare,
-
15:33 - 15:35por edhe si një qenje njerëzore.
-
15:35 - 15:39Ja ku është: Nëse kemi
-
15:39 - 15:41qëllime
-
15:41 - 15:43dhe ëndërra
-
15:43 - 15:47dhe dëshirojmë të japim më të mirën,
-
15:47 - 15:49dhe nëse i duam njerezit,
-
15:49 - 15:51dhe nuk kemi dëshirë t'i lëndojmë apo t'i humbasim,
-
15:51 - 15:55ne duhet të ndjejmë dhimbje kur gjërat nuk shkojnë mirë.
-
15:55 - 15:59Nuk do të thotë që duhet të jetojmë pa pendime.
-
15:59 - 16:03Duhet të mos e urrejmë vetëveten që i kemi këto pendime.
-
16:03 - 16:05Mesimi që e morra nga tatuazhi im
-
16:05 - 16:07dhe me të cilin dua t'iu lë sot
-
16:07 - 16:09është ky:
-
16:09 - 16:11Ne duhet të mësojmë të dashurojmë
-
16:11 - 16:13gjërat me të meta, gjërat imperfekte,
-
16:13 - 16:15të cilat i krijojmë.
-
16:15 - 16:18Dhe duhet të falim veten që i kemi krijuar këto gjëra.
-
16:19 - 16:22Pendimi nuk na kujton që kemi bërë keq.
-
16:22 - 16:25Na kujton që ne mund të përmirësohemi.
-
16:25 - 16:27Faleminderit!
-
16:27 - 16:30(Duartrokitje)
- Title:
- Kathryn Schulz: Mos u pendo për pendime
- Speaker:
- Kathryn Schulz
- Description:
-
more » « less
Ne jemi mësuar të jetojmë një jetë pa pendime. Pse? Duke përdorur tatuazhin e saj si një shembull, Kethryn Schulz jep një fjalim të jashtëzakonshëm dhe prekës që na bind se duhet të përvetësojmë pendimet tona.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:30