< Return to Video

Gjenialiteti i tabelës periodike të Mendelejevit-Lou Serico

  • 0:14 - 0:17
    Tabela periodike është menjëherë
    e njohshme,
  • 0:17 - 0:20
    jo vetëm që është në çdo laborator kimie
    rreth botës,
  • 0:20 - 0:23
    por edhe në bluza, kupa kafeje,
    dhe perde dushi.
  • 0:23 - 0:26
    Por tabela periodike nuk është
    vetëm një ikonë tjetër trendi.
  • 0:26 - 0:29
    Është një pllakë masive
    e gjenialitetit njerëzor,
  • 0:29 - 0:35
    së bashku me Taj Mahal, Mona Lisa-n dhe
    akulloren sandviç --
  • 0:35 - 0:40
    dhe krijuesi i tabelës, Dmitri Mendeleev,
    është një shkencëtar i vërtetë i sallës së famës.
  • 0:40 - 0:43
    Por pse? Çfarë është kaq e mahnitshme
    rreth tij dhe tabelës së tij?
  • 0:43 - 0:46
    A është sepse ai bëri një listë tërësore
    të elementeve të njohura?
  • 0:46 - 0:51
    Jo, nuk zë vend në sallën e famës vetëm
    pse ke bërë një listë.
  • 0:51 - 0:55
    Përpos asaj, Mendeleevi ishte larg nga
    personi i parë që e bëri këtë.
  • 0:55 - 0:59
    A është sepse Mendeleevi i organizoi
    elementet me veti të përbashkëta së bashku?
  • 0:59 - 1:01
    Jo në të vërtetë, pasi ajo
    ishte bërë po ashtu më përpara.
  • 1:01 - 1:03
    Pra çfarë ishte gjenialiteti i Mendeleevit?
  • 1:03 - 1:08
    Le të shikojmë njërin nga versionet e
    hershme të tabelës periodike, rreth 1870.
  • 1:08 - 1:12
    Këtu shohim elemente të përcaktuara nga simbolet
    e tyre dy-shkronjëshe të rregulluara në tabelë
  • 1:12 - 1:15
    Shikoni hyrjen e kolonës së tretë,
    rreshti i pestë.
  • 1:15 - 1:17
    Aty gjendet një vizë.
  • 1:17 - 1:22
    Nga ajo vizë e thjeshtë rrjedh madhështia
    e gjallë e Mendeleev-it.
  • 1:22 - 1:25
    Ajo vizë është shkencë.
  • 1:25 - 1:29
    Duke vënë atë vizë aty, Dmitri
    po bënte një deklaratë të guximshme.
  • 1:29 - 1:31
    Ai tha -- dhe po parafrazoj këtu --
  • 1:31 - 1:36
    Ju të gjithë ende nuk e keni zbuluar këtë
    element. Ndërkohë, unë do t'ia vë një emër
  • 1:36 - 1:39
    Është një hap larg aluminit,
    kështu që do ta quajmë eka-alumin.
  • 1:39 - 1:42
    "eka" nga Sanskritja me kuptimin 'një'.
  • 1:42 - 1:46
    Askush nuk e ka gjetur eka-aluminin ende,
    kështu që nuk dijmë asgjë për të, saktë?
  • 1:46 - 1:51
    Gabim! Bazuar në atë se ku gjendet,
    unë mund t'ju tregoj gjithçka rreth saj.
  • 1:51 - 1:56
    Së pari, një atom i eka-aluminit ka peshë
    atomike prej 68,
  • 1:56 - 1:58
    rreth 68 herë më i rëndë
    se një atom hidrogjeni.
  • 1:58 - 2:03
    Kur eka-alumini izolohet, atë e sheh si
    metal të ngurtë në temperaturën e dhomës.
  • 2:03 - 2:05
    Është i shndëritshëm, përçon nxehtësinë
    shumë mirë,
  • 2:05 - 2:07
    mund të rrafshohet në fletë,
    zgjatet në tel,
  • 2:07 - 2:12
    por pika e tij shkrirëse është e ulët.
    Çuditshmërisht e ulët.
  • 2:12 - 2:16
    Oh, dhe një centimetër kub i tij
    do të peshojë gjashtë gram.
  • 2:16 - 2:20
    Mendeleevi mund të parashikonte të gjitha
    këto gjëra thjesht nga aty se ku vendi i zbrazur ishte,
  • 2:20 - 2:24
    dhe kuptimi i tij se si silleshin elementet që e
    rrethonin.
  • 2:24 - 2:26
    Disa vite pas këtij parashikimi,
  • 2:26 - 2:29
    një tip francez i quajtur
    Paul Emile Lecoq de Boisbaudran
  • 2:29 - 2:31
    zbuloi një element të ri
    në mostra mineralesh
  • 2:31 - 2:35
    dhe e emëroi galium, pas Gaulit,
    emri historik për Francën.
  • 2:35 - 2:39
    Galiumi është një hap pas aluminit
    në tabelën periodike.
  • 2:39 - 2:43
    Është eka-alumini. Pra a ishin
    parashikimet e Mendeleevit të sakta?
  • 2:43 - 2:47
    Pesha atomike e galiumit është 69.72.
  • 2:47 - 2:51
    Një centimetër kub i tij peshon 5.9 gram.
  • 2:51 - 2:53
    Është metal i ngurtë
    në temperaturë dhome,
  • 2:53 - 2:56
    por shkrin në 30 gradë Celcius,
  • 2:56 - 2:59
    85 gradë Fahrenheit.
  • 2:59 - 3:01
    Shkrihet në gojën dhe dorën tënde.
  • 3:01 - 3:04
    Jo vetëm që Mendeleevi
    ia qëlloi saktësisht galiumit,
  • 3:04 - 3:07
    ai parashikoi elemente tjera që ishin
    të panjohura aso kohe.
  • 3:07 - 3:10
    skandiumi, germaniumi, reniumi.
  • 3:10 - 3:14
    Elementi që ai e quajti eka-manganez
    tani quhet teknetium.
  • 3:14 - 3:22
    Teknetiumi është aq i rrallë saqë nuk mund të izolohej
    derisa u sintetizua në një ciklotron në 1937,
  • 3:22 - 3:26
    gati 70 vjet pasi Dmitri parashikoi
    ekzistencën e tij,
  • 3:26 - 3:29
    30 vjet pasi ai vdiq.
  • 3:29 - 3:35
    Dmitri vdiq pa një çmim Nobel në 1907,
    por ai arriti një nder shumë më të veçantë.
  • 3:35 - 3:44
    Në 1955, shkencëtarët tek UC Berkeley krijuan
    17 atome të një elementi të pazbuluar më parë.
  • 3:44 - 3:48
    Ky element mbushi një hapësirë boshe në
    tabelën periodike tek numri 101,
  • 3:48 - 3:53
    dhe zyrtarisht u emëria Mendelevium në 1963.
  • 3:53 - 3:56
    Kanë qenë më shumë se 800 fitues
    të çmimit Nobel,
  • 3:56 - 4:00
    por vetëm 15 shkencëtarë kanë elemente
    të emëruara pas tyre.
  • 4:00 - 4:02
    Kështu që herën tjetër që vështron
    një tabelë periodike,
  • 4:02 - 4:07
    qoftë në murin e klasës së universitetit
    ose në një kupë kafeje pesë-dollarëshe,
  • 4:07 - 4:10
    Dmitri Mendeleev, arkitekti i tabelës periodike,
  • 4:10 - 4:13
    po të vështron ty.
Title:
Gjenialiteti i tabelës periodike të Mendelejevit-Lou Serico
Speaker:
Lou Serico
Description:

Elementët kimikë kanë qenë listuar e sistemuar me kujdes përpara Dmitri Mendelejevit; ishin të organizuar në bazë të vecorive. Po pse tabela e Mendelejevit ka qenë e vetmja që i ka rezistuar kohës? Lou Serico na e shpjegon nëpërmjet eka-aluminit, një element, ekzistenca e të cilit u parashikua nga Mendelejev vite më parë se të zbulohej.

Leksioni nga Lou Serico, animacioni nga TED-Ed.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:25

Albanian subtitles

Revisions