Return to Video

Unplugged - Variables in Envelopes

  • 0:23 - 0:26
    Ky mësim quhet variabla në zarfe.
  • 0:26 - 0:30
    Ne do të mësojmë se si mund të ndërtojmë fjali kur ende na mungojnë pjesët e informacionit.
  • 0:30 - 0:34
    Shumica prej nesh tashmë janë njohur me idenë e plotësimit të një hapësire bosh.
  • 0:34 - 0:37
    Ne e bëjmë atë kur vendosim emrin tonë në detyrat e shtëpisë.
  • 0:37 - 0:41
    Ndonjëherë, ka më shumë se një boshllëk që duhet të plotësohet, dhe në atë rast,
  • 0:42 - 0:46
    ne i japim boshllëkut një etiketë në mënyrë që të dimë se cila pjesë e informacionit ku shkon.
  • 0:47 - 0:51
    Variablat janë mbajtës të vendeve për pjesët e informacionit që mund të ndryshojnë.
  • 0:51 - 0:56
    Duke përdorur një variabël për informacionin që mungon, ne mund të vazhdojmë të punojmë në çdo gjë që po bënim
  • 0:56 - 1:00
    dhe të lëmë dikë tjetër të plotësojë informacionin më vonë.
  • 1:00 - 1:02
    Në softuer, ne i përdorim shumë variablat.
  • 1:03 - 1:07
    Ne përdorim variabla si mbajtës të vendeve për emrin, adresën e emailit dhe madje edhe emrin e përdoruesit.
  • 1:07 - 1:10
    Në këtë mënyrë, ne mund t'i bëjmë të ditur programit se ku do të shfaqen ato detaje
  • 1:10 - 1:12
    pasi përdoruesi t'i plotësojë ato.
  • 1:13 - 1:15
    Ne përdorim variabla gjatë gjithë kohës në punën tonë.
  • 1:15 - 1:20
    Sa herë që ju duhet të ruani një pjesë të informacionit për më vonë, ne përdorim një variabël.
  • 1:21 - 1:24
    Le të themi se duhet të numërojmë sa herë përdoruesi ka postuar në Twitter.
  • 1:26 - 1:29
    Sa herë që ai përdorues poston në Twitter, ne do t'i shtojmë një atij numri.
  • 1:29 - 1:32
    Dhe sa herë që përdoruesi fshin një tweet, ne do ta ulim atë numër me një.
  • 1:33 - 1:36
    Sa herë që duhet të dimë se sa herë ai përdorues ka postuar në Twitter,
  • 1:36 - 1:38
    ne do të shikojmë atë variabël.
Title:
Unplugged - Variables in Envelopes
Video Language:
English
Team:
Code.org
Project:
CSF '21-'22
Duration:
01:43

Albanian subtitles

Incomplete

Revisions