< Return to Video

Frigoriferi Ekologjik i Adam Grosser

  • 0:01 - 0:04
    Ky është një projekt akoma në zhvillim
  • 0:04 - 0:07
    që bazohet në disa komente që u bënë
  • 0:07 - 0:08
    në TED dy vite më parë
  • 0:08 - 0:12
    mbi nevojën e arkivimit të vaksinave.
  • 0:12 - 0:13
    (Muzikë)
  • 0:13 - 0:14
    [ Në këtë planet ]
  • 0:14 - 0:16
    [ 1.6 bilion njerëz ]
  • 0:16 - 0:18
    [ nuk kanë qasje tek rryma elektrike ]
  • 0:18 - 0:22
    [ sistem ftohje ]
  • 0:22 - 0:24
    [ ose lëndë djegëse ]
  • 0:26 - 0:28
    [ kjo është problem ]
  • 0:28 - 0:30
    [ që ndikon në: ]
  • 0:32 - 0:34
    [ shpërndarjen e sëmundjeve ]
  • 0:34 - 0:37
    [ ruajtjen e ushqimit dhe medikamenteve ]
  • 0:37 - 0:40
    [ dhe kualitetin e jetës ]
  • 0:40 - 0:43
    [ kështu që ky është plani: një frigorifer i lirë që punon pa rrymë elektrike... ]
  • 0:43 - 0:48
    [ pa propan, gaz, vajguri ose ndonjë lëndë tjetër djegëse ]
  • 0:48 - 0:50
    [ koha për pak termodinamikë ]
  • 0:50 - 0:53
    [ Dhe tregimin e Frigoriferit me Absorbim të Ndërprerë ]
  • 0:53 - 0:56
    Rreth 29 vjet më parë, mbaj mend kur mësuesi i termodinamikës
  • 0:57 - 0:58
    na shpjegonte absorbimin dhe ngrirjen.
  • 0:58 - 1:00
    Që atëherë ky process më ngeli në mendje.
  • 1:00 - 1:01
    Është shumë i ngjashëm në Motorin e Stirling:
  • 1:01 - 1:03
    gjë shumë e bukur, por që asnjë nuk dinte për se mund të përdorej.
  • 1:04 - 1:07
    Që ishte zbuluar më 1858 nga Ferdinand Carre
  • 1:07 - 1:08
    por ky s'mundi ta përdorte idenë në praktikë
  • 1:08 - 1:11
    për shkak të mungesës së mjeteve në atë kohë.
  • 1:11 - 1:14
    Një Kanadez ekstravagant, Powell Crosley
  • 1:15 - 1:17
    nxori në shitje një implementim të quajtur Icyball më 1928,
  • 1:17 - 1:19
    dhe ishte një ide e shkëlqyeshme,
  • 1:19 - 1:20
    dhe do t'ju them më vonë pse nuk funksionoi,
  • 1:20 - 1:21
    por ja se si punonte.
  • 1:22 - 1:24
    Kishte dy sfera larg njëra-tjetrës.
  • 1:24 - 1:26
    Njëra përmbante fluid, ujë dhe amoniak,
  • 1:27 - 1:28
    ndërsa tjetra shërben si kondensator.
  • 1:28 - 1:30
    Në fillim, një sferë, asaj nga ana e nxehtë, i jepet nxehtësi
  • 1:30 - 1:31
    Amoniaku avullon
  • 1:31 - 1:33
    dhe kondenzon në sferën nga ana tjetër.
  • 1:34 - 1:35
    Më pas lihet të ftohet në temperaturë ambienti,
  • 1:35 - 1:39
    dhe atëherë, amoniaku fillon të ri-avullojë dhe në të njejtën kohë përzihet me ujin
  • 1:39 - 1:40
    aty ku ishte në anën e nxehtë,
  • 1:40 - 1:42
    ky proces krijon një efekt freskues/ngrirës mjaftë të fuqishëm.
  • 1:43 - 1:46
    Me pak fjalë, si ide ishte shumë e bukur vetëm që nuk funksionoi: shpërtheu.
  • 1:46 - 1:51
    Kjo ndodhi ngaqë amoniaku arrin presion shumë të lartë
  • 1:51 - 1:52
    kur nxehet në mënyrë të gabuar.
  • 1:52 - 1:56
    Presioni arriti deri në 400 psi. Amoniaku ishte helmues. U shpërnda gjithandej.
  • 1:56 - 1:58
    Sidoqoftë, ishte interesante si ide.
  • 1:58 - 2:01
    Ashtu që gjëja e mirë e 2006s është se
  • 2:01 - 2:04
    egziston një potencial i lartë kompjuterik që mund të përdoret.
  • 2:04 - 2:07
    Kështuqë në futem në punë tërë departamentin e termodinamikës
  • 2:07 - 2:08
    në Stanford.
  • 2:08 - 2:09
    Llogaritje të shumta mbi dinamikën e fluideve.
  • 2:10 - 2:13
    Në fund vërtetuam që shumica e tabelave mbi ngirjen e amoniakut ishin të gabuara.
  • 2:13 - 2:16
    Gjetëm disa gazra ngrirës jo helmues
  • 2:16 - 2:17
    që mund të punonin në shtypje të ulët të avullit.
  • 2:17 - 2:20
    Sollëm një team nga Britania --
  • 2:20 - 2:21
    me sa duket ka shumë ekspertë mbi ngrirjen
  • 2:21 - 2:23
    në Britani --
  • 2:23 - 2:25
    dhe ndërtuam një model, që vërtetoi se është e mundur të
  • 2:25 - 2:28
    ndërtohet një frigorifer që punon me gazra jo helmues në shtypje të ulta.
  • 2:29 - 2:30
    Ja si punon.
  • 2:30 - 2:31
    Vihet të nxehet në zjarrë të kuzhinës.
  • 2:31 - 2:33
    Në shumicën e vendeve nëpër botë zjarri i kuzhinës nuk mungon,
  • 2:33 - 2:34
    qoftë jashtëqitje deveje qoftë dru për djegie.
  • 2:35 - 2:38
    Lihet të nxehet për rreth 30 minuta, dhe të ftohet për rreth një orë.
  • 2:38 - 2:40
    Futet në një enë
  • 2:41 - 2:43
    dhe ky do rrijë i ftohtë per 24 orë.
  • 2:43 - 2:46
    Ja si duket. Ky është prototipi i pestë. S'është përfunduar akoma.
  • 2:47 - 2:50
    Peshon rreth 8 paunda (3.6 Kg), dhe punon kështu.
  • 2:50 - 2:53
    Futet në një enë 15 litrash,
  • 2:54 - 2:56
    dhe e ftohë gati në temperaturë ngrirjeje
  • 2:56 - 2:57
    rreth 3 gradë mbi ngrirje
  • 2:58 - 3:01
    për rreth 24 orë në një dhomë me temperaturë 30 gradë Celsius. Është shumë ekonomik.
  • 3:01 - 3:04
    Mendojmë se mund të ndërtojmë më shumë prej këtyre për rreth 25 dollarë,
  • 3:04 - 3:06
    dhe në numër të vogël për rreth 40 dollarë.
  • 3:06 - 3:08
    Kështu mendojmë se mund të bëjmë një lloj frigoriferi
  • 3:09 - 3:10
    një komoditet që gjithkush mund ta përballojë.
  • 3:10 - 3:11
    Ju faleminderit.
  • 3:11 - 3:14
    (Duartrokitje)
Title:
Frigoriferi Ekologjik i Adam Grosser
Speaker:
Adam Grosser
Description:

Adam Grosser flet mbi projektin e një frigoriferi që punon pa elektricitet dhe mbi shpërndarjen e ketij mjeti kaq vital nëpër klinika dhe fshatra nëpër botë. Duke përdor teknologji të vjetër, ai ka kriju një sistem të ri që funksion.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
03:13
olgert denas added a translation

Albanian subtitles

Revisions