Pse njerëzit u bashkohen kulteve?
-
0:08 - 0:13Kur predikuesi Jim Jones themeloi
"Tepulli i njerëzve" në vitin 1955, -
0:13 - 0:16askush nuk e kishte imagjinuar
përfundimin e tyre të tmerrshëm. -
0:16 - 0:21Kjo lëvizje religjioze përparimtare
fitoi famë dhe mbështetje -
0:21 - 0:25nga disa nga politikanët më të njohur
të San Franciskos. -
0:25 - 0:29Por në vitin 1977, pasi janë zbuluar që po
bëjnë shpërlarje truri dhe abuzime, -
0:29 - 0:32Jones u zhvendos me disa qindra ndjekës
-
0:32 - 0:36për ta themeluar një bashkësi
"Jonestown" në Guyana. -
0:36 - 0:41I ndërtuar si një parajsë utopik,
kolonia ishte më shumë si një kamp burgu, -
0:41 - 0:45dhe kur një delegacion kongresional
erdhi të hetonte mbi kushtet e saj, -
0:45 - 0:48Jones zbatoi planin e tij final.
-
0:48 - 0:54Më 18 Nëntor, 1978, 909 burra, gra
dhe fëmijë vdiqën -
0:54 - 0:58pasi u detyruan të pinin pijen
Flavor Aid të helmuar. -
0:58 - 1:03Ai imazh që nga atëherë
është përjetësuar si një simbol -
1:03 - 1:06për të menduarit njëlloj si një kult,
-
1:06 - 1:08"Ata pinë helmin".
-
1:09 - 1:12Sot, ekzistojnë me qindra kulte
në tërë botën. -
1:12 - 1:15Është e rëndësishme të dimë
dy gjëra rreth tyre. -
1:15 - 1:17Së pari, jo të gjithë kultet
janë religjioze. -
1:17 - 1:19Disa janë politike,
-
1:19 - 1:20të bazuara në terapi,
-
1:20 - 1:21të fokusuara në vetë-përmirësim,
-
1:21 - 1:23ose të tjera.
-
1:23 - 1:24Dhe në anën tjetër,
-
1:24 - 1:29jo të gjitha religjionet e reja janë
si ajo çka ne u referohemi si kulte. -
1:29 - 1:32Pra çfarë saktësisht e definon konceptin
tonë modern mbi kultet, -
1:32 - 1:35dhe pse njerëzit u bashkohen atyre?
-
1:35 - 1:38Në përgjithësi, kulti është një grup
apo lëvizje -
1:38 - 1:42me një angazhim të përbashkët ndaj një
ideologjie, zakonisht ekstreme -
1:42 - 1:46që zakonisht është e mishëruar
në një udhëheqës karizmatik. -
1:46 - 1:49Ndonëse disa përfundojnë me vdekje
si rasti i Jones apo "Porta e Parajsës", -
1:49 - 1:54e cila përfundoi si një vetëvrasje masive
e 39 personave në vitin 1997, -
1:54 - 1:58shumica e kulteve ndajnë
disa karakteristika bazë të përbashkëta. -
1:58 - 2:02Një kult tipik kërkon një nivel të lartë
të angazhimit nga antarët e tij -
2:02 - 2:04dhe mban një hierarki strikte,
-
2:04 - 2:07duke ndarë ndjekësit dhe rekrutët
mosdyshues, -
2:07 - 2:09nga punët e brendshme të kultit.
-
2:09 - 2:12Pretendon të japë përgjigje
ndaj pyetjeve më të mëdha të jetës -
2:12 - 2:14përmes doktrinës së tij,
-
2:14 - 2:16bashkë me një formulë për të ndryshuar
-
2:16 - 2:20që e transformon një anëtar të ri
në një besimtar të vërtetë. -
2:20 - 2:24Dhe më e rëndësishmja, i përdor
të dy sistemet: formal dhe joformal -
2:24 - 2:28e ndikimit dhe kontrollit
për t'i mbajtur anëtarët të bindur, -
2:28 - 2:34me një toleracë të vogël për mospajtime
të brendshme apo mbikqyrje të jashtme. -
2:34 - 2:37Mund të mendosh
nëse ndonjë nga këto përshkrime -
2:37 - 2:40aplikohen nga religjionet e krijuara.
-
2:40 - 2:43Në fakt, emri "kultus"
fillimisht ka përshkruar -
2:43 - 2:46njerëzit që kanë kultivuar një adhurim
për një zot të caktuar -
2:46 - 2:49duke kryer rituale dhe mirëmbajtur tempuj.
-
2:49 - 2:53Por me kohën, erdhi situata deri tek
përkushtim i tepruar. -
2:53 - 2:55Shumë religjione filluan si kulte,
-
2:55 - 3:00por u integruan në strukturën më të madhe
të shoqërisë, ndërsa ato rriteshin. -
3:00 - 3:04Një kult modern, në të kundërt, ndan
anëtarët e tij nga të personat e tjerë. -
3:04 - 3:08Në vend të ofrimit të udhëzimeve për
anëtarët e tij, për një jetë më të mirë, -
3:08 - 3:10një kult kërkon t'i kontrollojë ata,
-
3:10 - 3:12nga marrëdhëniet personale e familjare,
-
3:12 - 3:16deri te mjetet financiare
dhe rregullimin e jetës. -
3:16 - 3:19Kultet gjithashtu kërkojnë bindje
ndaj udhëheqësve -
3:19 - 3:21të cilët priren të jenë
persona shumë bindës -
3:21 - 3:24me nuanca autoritare dhe narcisiste
-
3:24 - 3:30të motivuar nga paratë, seksi, pushteti
ose të trija bashkë. -
3:30 - 3:34Përderisa lideri i kultit përdor karizmën
personale për të tërhequr ndjekësit e parë -
3:34 - 3:37zgjerimi i mëtutjeshëm ndodh
si një skemë piramide, -
3:37 - 3:41ku anëtarët e parë
rekrutojnë antarë të ri. -
3:41 - 3:44Kultet janë të afta për të ditur
se kë të targetojnë, -
3:44 - 3:46zakonisht duke u fokusuar tek
personat të ri të zonës, -
3:46 - 3:52ose ata që së fundmi kanë përjetuar
ndonjë humbje personale apo profesionale. -
3:52 - 3:54Vetmia dhe një dëshirë për kuptim
-
3:54 - 3:58bëjnë një person të ndjeshëm ndaj
njerëzve miqësorë që ofrojnë komunitet. -
3:58 - 4:00Procesi i rekrutimit është delikat,
-
4:00 - 4:03nganjëherë merr muaj
për të ndërtuar një marrëdhënie. -
4:03 - 4:08Në fakt më shumë se 2/3 e antarëve
të kultit janë rekrutuar nga një shok, -
4:08 - 4:09anëtar i familjes,
-
4:09 - 4:10apo koleg,
-
4:10 - 4:13ftesat e të cilëve janë të vështira
për tu refuzuar. -
4:13 - 4:18Në kult, anëtarët i nënshtrohen
formave të shumta të indoktrinimit. -
4:18 - 4:23Disa kanë pritjen natyrore për të imituar
sjellje shoqërore -
4:23 - 4:24ose për të ndjekur urdhërat.
-
4:24 - 4:26Metoda tjera mund të jenë më intensive
-
4:26 - 4:33duke përdorur teknika të bindjes detyruese
duke përfshirë fajësim, turpërim apo frikë -
4:33 - 4:38Dhe në shumë raste, anëtarët mund të
vetë-paraqiten me dëshirën për të përkitur -
4:38 - 4:41dhe të arrijnë përfitimet e premtuara.
-
4:41 - 4:44Ambienti i kultit diskurajon
mendimin kritik, -
4:44 - 4:46dhe nuk lë vend për dyshime
-
4:46 - 4:50kur të gjithë rreth teje
po paraqesin besim absolut. -
4:50 - 4:54Si rezultat, konflikti i brendshëm,
i njohur si disonanca kognitive, -
4:54 - 4:56ju mban të bllokuar,
-
4:56 - 5:01sa çdo kompromis të bën më të vështirë
të pranosh se je mashtruar. -
5:01 - 5:04Edhe pse shumica e nuk i çojnë
anëtarët drejt vdekjes, -
5:04 - 5:06kultet mund të jenë mjaft të dëmshme.
-
5:06 - 5:10Duke mohuar liritë e të menduarit,
të shprehurit dhe të bashkëpunimit, -
5:10 - 5:14kultet frenojnë zhvillimin emocional
dhe psikologjik të anëtarëve të tyre -
5:14 - 5:16një problem i veçantë sidomos tek fëmijët,
-
5:16 - 5:21të cilët janë të privuar nga aktivitetet
dhe fazat zhvillimore normale. -
5:21 - 5:25Megjithatë, shumë anëtarë të kultit
eventualisht gjejnë një rrugë për të dalë, -
5:25 - 5:26qoftë nga ndërgjegjësimi i tyre,
-
5:26 - 5:28ndihma e familjes apo shoqërisë,
-
5:28 - 5:33apo kur kulti shpërbëhet për shkak të
presioneve apo skandaleve të jashtme. -
5:33 - 5:36Shumë kulte janë të vështira
për tu identifikuar, -
5:36 - 5:39dhe disa, pavarësisht besimeve të tyre
të çuditshme -
5:39 - 5:42janë të mbrojtura nga liria fetare.
-
5:42 - 5:45Por kur pratika e tyre
përfshin keqtrajtim, -
5:45 - 5:45kërcënime,
-
5:45 - 5:47aktivitete ilegale,
-
5:47 - 5:48apo abuzim,
-
5:48 - 5:51ligji mund të intervenojë.
-
5:51 - 5:56Të besosh në diçka nuk duhet
të të kushtojë familjen dhe shoqërinë, -
5:56 - 5:58dhe nëse dikush të thotë
të sakrifikosh marrëdhëniet e tua, -
5:58 - 6:01ose parimet morale
për të mirën e përbashkët, -
6:01 - 6:05ka shumë mundësi se ata
po ju shfrytëzojnë për përfitime të tyre.
- Title:
- Pse njerëzit u bashkohen kulteve?
- Speaker:
- Janja Lalich
- Description:
-
Shiko mësimin e tërë: http://ed.ted.com/lessons/why-do-people-join-cults-janja-lalich
Sot, janë me qindra kulte në tërë botën. Në përgjithësi, një kult është një grup apo lëvizje me një angazhim të përbashkët, zakonisht ndaj një ideologjie esktreme që zakonisht është e mishëruar në një lider karizmatik. Por çfarë i dallon saktësisht kultet nga grupet tjera - dhe pse njerëzit u bashkohen atyre? Lanja Lalich përshkruan si kultet rekrutojnë anëtarët dhe si i manipulojnë ata.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 06:27
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Anduena Lahu accepted Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults? | ||
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults? |