< Return to Video

Kirk Citron: Dhe tani, lajmet e vërteta

  • 0:01 - 0:04
    Po mbytemi në lajme.
  • 0:04 - 0:06
    Vetëm Reuters na jep
  • 0:06 - 0:08
    tre milionë e gjysëm lajme në një vit të vetëm.
  • 0:08 - 0:10
    Edhe ky, është vetëm një burim.
  • 0:11 - 0:13
    Pyetja ime është: Sa prej këtyre ngjarjeve
  • 0:13 - 0:15
    janë në fakt të rëndësishme për një kohë të gjatë?
  • 0:16 - 0:19
    Kjo është ideja në themel të Lajmeve të Zgjatura.
  • 0:19 - 0:21
    Është një projekt i "The Long Now Foundation",
  • 0:21 - 0:23
    i cili është krijuar prej TEDsters-ave përfshirë këtu
  • 0:23 - 0:25
    Kevin Kelly-n dhe Stewart Brand-in.
  • 0:25 - 0:27
    Ne jemi duke kërkuar për lajme që mund të kenë rëndësi
  • 0:27 - 0:30
    pas 50, 100 apo 10 mijë vitesh prej tani.
  • 0:31 - 0:34
    Dhe kur i sheh lajmet përmes këtyre filtrave,
  • 0:34 - 0:36
    shumë prej tyre ngelin jashtë.
  • 0:37 - 0:40
    Nëse shihni lajmet kryesore të A.P. vitin e fundit:
  • 0:40 - 0:43
    A do ketë rëndësi kjo pas një dekade?
  • 0:43 - 0:45
    Po kjo?
  • 0:45 - 0:48
    Po kjo tjetra?
  • 0:48 - 0:50
    Vërtetë?
  • 0:50 - 0:53
    Do ketë ndonjë rëndësi kjo pas 50 apo 100 vjetësh?
  • 0:54 - 0:56
    Mirë, kjo ishte e lezetshme.
  • 0:56 - 0:58
    (Të qeshura)
  • 0:58 - 1:00
    Por lajmi kryesor i këtij viti ishte ekonomia.
  • 1:00 - 1:03
    Dhe unë vë bast, se herët a vonë,
  • 1:03 - 1:06
    edhe ky recesion do të jetë lajm i vjetër.
  • 1:06 - 1:08
    Por, ç'lloj ngjarjeje mund të
  • 1:08 - 1:10
    bëjë diferencën në të ardhmen?
  • 1:11 - 1:13
    Epo. le të marrim [mjekësinë].
  • 1:14 - 1:16
    Ndonjë ditë, robotë të vegjël do të ecin
  • 1:16 - 1:18
    nëpër venat tona dhe do të rregullojnë gjëra.
  • 1:18 - 1:20
    Ajo ditë ka ardhur nëse jeni një mi.
  • 1:20 - 1:22
    Disa lajme të kohës:
  • 1:22 - 1:25
    Nanobletët zhdukin tumorët duke përdorur helm të vërtetë blete.
  • 1:25 - 1:28
    Janë duke dërguar gjene në tru.
  • 1:28 - 1:31
    [Ndërtuan një robot] që mund të zvarritet nëpër trupin e njeriut.
  • 1:32 - 1:35
    Po burimet?
  • 1:35 - 1:38
    Boll probleme kemi për të ushqyer gjashtë miliardë edhe sot.
  • 1:38 - 1:41
    Siç e dëgjuam dje, ka një miliardë njerëz që janë të uritur.
  • 1:41 - 1:44
    Britania do të vdesë urie pa të korra të modifikuara gjenetike.
  • 1:45 - 1:48
    Bill Gates, fatmirësisht, ka hedhur një miliardë dollarë për kërkime agrare.
  • 1:50 - 1:52
    Po politika globale?
  • 1:52 - 1:55
    Bota do të jetë shumë ndryshe kur Kina të shpalosë axhendën e saj, nëse e bën diçka të tillë,
  • 1:55 - 1:57
    dhe në fakt mund t'a bëjë.
  • 1:57 - 2:00
    Ata e kanë kaluar SHBA-në si tregu më i madh i makinave.
  • 2:00 - 2:03
    Ata e kanë kaluar Gjermaninë si eksportuesi më i madh.
  • 2:04 - 2:06
    Ata kanë filluar të bëjnë eksperimente ADN-je tek fëmijët
  • 2:06 - 2:08
    që të ndikojnë në zgjedhjen e karrierës.
  • 2:09 - 2:12
    Ne po gjejmë çdo ditë mënyra për të kaluar limitet e asaj që dimë deri më sot.
  • 2:12 - 2:14
    Disa zbulime të fundit:
  • 2:14 - 2:16
    Është një koloni milingonash prej Argjentinës që tani
  • 2:16 - 2:19
    është përhapur në ç'do kontinent përveç Antarktikut.
  • 2:20 - 2:23
    Është një robot shkencëtar i vetëkontrolluar që bëri një zbulim.
  • 2:23 - 2:26
    Së shpejti, shkenca mund të mos ketë më nevojë për ne.
  • 2:26 - 2:28
    Dhe jeta gjithashtu mund të mos ketë nevojë për ne.
  • 2:28 - 2:31
    Një mikrob zgjohet pas 120 mijë vitesh.
  • 2:31 - 2:33
    Duket se me ne ose pa ne
  • 2:33 - 2:35
    jeta do të vazhdojë.
  • 2:35 - 2:37
    Por e preferuara ime prej ngjarjeve të Lajmeve të Zgjatura prej vitit të kaluar
  • 2:37 - 2:40
    është kjo, u gjet ujë në Hënë.
  • 2:40 - 2:43
    Kjo ia lehtëson dikujt të shkojë e të vendosë një koloni atje.
  • 2:43 - 2:45
    Edhe nëse nuk e bën NASA, Kina mundet,
  • 2:45 - 2:48
    apo dikush prej sallës mund të firmosë ndonjë çek të majmë.
  • 2:48 - 2:50
    Ajo që dua të theksoj është:
  • 2:50 - 2:52
    Në ditët që do të vijnë, disa prej lajme të tanishme
  • 2:52 - 2:54
    janë më të rëndësishme se të tjerat.
  • 2:54 - 2:58
    (Duartrokitje)
Title:
Kirk Citron: Dhe tani, lajmet e vërteta
Speaker:
Kirk Citron
Description:

Sa prej titujve të sotëm do kenë vlerë pas 100 vitesh? Po pas 1000? Projekti "Lajmet e Zgjatura" i Kirk Citron mbledh lajme që nuk janë me vlerë vetëm për të sotmen, por do të jehojnë për dekadat -- ndoshta shekujt -- në vazhdim. Në TED2010, ai nënvizon disa prej lajmeve të sotme që kanë potencialin t'i japin formë të ardhmes sonë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
03:01
Ervis Bregu added a translation

Albanian subtitles

Revisions