-
[Universiteti Standford www.standford.edu]
-
Lajmerim: Ky program u mundesua nga Universiteti i Standford. Ju lutemi te na vizitoni ne standford.edu
-
[duartrokitje]
-
Steve Jobs: Faleminderit
-
[Steve Jobs - CEO Apple dhe Pixar Animation]
-
Jobs: Jam i nderuar që ndodhem sot mes jush, në diplomimin tuaj nga një nga universitetet më të mira në botë
-
[brohoritje]
-
Për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk u diplomova dhe asnjëherë nuk kam qënë aq afër sa sot në një ceremoni diplomimi.
-
[të qeshura]
-
Sot, dua t'ju tregoj tre histori nga jeta ime.
-
Historia e parë është rretth lidhjes së shenjave.
-
Universitetin Reed e braktisa pas 6 muajve të parë, por gjithësesi qëndrova atje për rreth 18 muaj të tjerë para se të largohesha përfundimisht
-
Pra, përse e braktisa?
-
Nisi që para se të lindja.
-
Nëna ime biologjike, një studente e re e pamartuar, vendosi të më jepte për adoptim.
-
Ajo ngulmonte me patjetër që unë të adoptohesha nga njerëz të diplomuar
-
kështu që çdo gjë u caktua, unë do të jepesha per adoptim te një avokat dhe gruaja e tij.
-
Vetëm se kur unë dola në jetë ato vendosën momentin e fundit se donin në të vërtetë një vajzë.
-
Pra prindërit e mi, të cilët ishin në një listë pritje, morën një telefonatë në mes të natës:
-
"Ne patëm një bebe djalë të paparashikuar; e doni?" Ato thanë: "Patjetër."
-
Nëna ime biologjike zbuloi më vonë se nëna ime adoptuese nuk kishte një diplome universiteti, ndërsa babai nuk e kishte mbaruar shkollën e mesme.
-
Ajo refuzoi të firmoste dokumentat përfundimtare për adoptim.
-
Ajo ndryshoi mendje vetëm pak muaj më vonë, kur prindërit e mi premtuan se do të më çonin në universitet. Ky ishte fillimi në jetën time.
-
Dhe 17 vite më vonë, unë shkova në universitet. Por pa e menduar, zgjodha nje universitet pothuajse aq të shtrenjtë sa Stanford,
-
dhe të gjitha shpenzimet e prindërve, të cilët i takonin klasës punëtore, do të shpenzoheshin për pagesën e shkollimit.
-
Pas gjashtë muajsh, nuk munda të shoh asnjë vlerë në të.
-
Nuk kisha asnjë ide se çfarë doja të bëja me jetën time dhe asnjë ide se si universiteti mund të më ndihmonte ta zbuloja.
-
Dhe ja ku isha duke shpenzuar te gjithë paratë, për të cilat prindërit e mi kishin kursyer gjatë të gjithë jetës.
-
Pra, vendosa të largohesha dhe të kisha besim se çdo gjë do funksiononte.
-
Ishte shumë e frikshme atëherë, por kur e mendoj tani mendoj se është një nga vendimet më të mira që kam bërë ndonjëherë.
-
[të qeshura]
-
Sapo u tërhoqa, unë mund të mos i ndiqja më orët e me detyrim të cilat nuk më interesonin
-
dhe fillova të ndjek ato të cilat më dukeshin shumë herë më interesante.
-
Nuk ishte gjithçka romantike. Nuk kisha dhomë konvikti, kështu që flija në dyshemenë e dhomave të shokëve. Për të blerë ushqime ktheja shishet e Kolës për 5 cent.
-
Dhe do të ecja çdo të djelë 7 milje përmes qytetit, për të marrë një vakt të mirë në javë në tempullin Hare Krishna.
-
E pëlqeja atë.
-
Dhe shumë nga ato gjëra që kam hasur duke ndjekur kureshtjen dhe intuitën dolën tepër të çmuara më vonë.
-
Më lejoni t'ju jap një shembull:
-
Universiteti Reed në atë kohë ofronte ndoshta një nga mësimet më të mira të kaligrafisë në vend.
-
Nëpër kampus, çdo poster, çdo emërtim në çdo dollap, ishte kaq bukur i shkruar me dorë.
-
Duke qënë se une e kisha lënë universitetin tashmë dhe nuk kisha pse të ndiqja lëndët si normalisht, vendosa të ndiqja lëndën e kaligrafisë dhe të mesoja se si bëhej.
-
Mësova për llojet e shkrimit serif dhe sans serif, rreth ndryshimit në madhësinë e hapësirës mes kombinimeve të ndryshme të shkronjave,
-
rreth asaj që e bën shtypshkrimin të shkëlqyer.
-
Ishte e bukur, historike, artistikisht delikate në një mënyrë që shkenca nuk mund ta kapë, dhe kjo gjë mu duk e magjishme
-
Asnjë nga këto nuk kishte sikur një shpresë për aplikim praktik në jetën time.
-
Por dhjetë vite më vonë, kur po skiconim kompjuterin e parë Makintosh, mu kujtua gjithshka.
-
Dhe ne i projektuam të gjitha në Mac. Ishte kompjuteri i parë me tipografi të bukur.
-
Nëse unë nuk do ta kisha ndjekur atë lëndë të vetme në universitet,
-
Mac, nuk do të kishte patur shkrime të shumta apo fonte me hapësira proporcionale midis shkronjave
-
Dhe, meqënëse Windows kopjoi Mac, me shumë mundësi asnjë kompjuter nuk do t'i kishte patur.
-
[të qeshura dhe duartrokitje]
-
Nëse nuk do ta kisha braktisur universitetin, nuk do ta kisha ndjekur kurrë lëndën e kaligrafisë,
-
dhe kompjuterat personalë nuk do të kishin tipografinë e bukur që kanë.
-
Sigurisht, ishte e pamundur t'i lidhja pikat në kohën kur isha në universitet.
-
Por ishte shumë, shumë e qartë duke u kthyer dhjetë vjet më mbrapa
-
Pra, nuk mund t'i lidhni pikat duke parë përpara; por vetëm duke u kthyer për të parë mbrapa.
-
Pra, duhet të keni besim se shenjat do të lidhen disi në të ardhmen tuaj
-
Ju duhet të besoni në diçka - emocionet, fati, jeta, karma, çfarëdo qoftë.
-
Sepse duke besuar se shenjat do te lidhen gjatë rrugës do ju japë guxim të ndiqni zemrën,
-
edhe kur ju udhëheq jashtë nga rruga e zakonshme, dhe kjo do të bëjë diferencën.
-
Historia e dytë është rreth dashurisë dhe humbjes.
-
Unë isha me fat -e gjeta herët se çfarë doja të bëja në jetë.
-
Unë dhe Woz e krjuam Apple ne garazhdin e prindërve të mi kur isha 20.
-
Punuam fort, dhe në 10 vite Apple ishte rritur nga vetëm ne të dy në një garazhd, në një kompani 2 bilion dollarëshe me mbi 4000 punojës.
-
Ne sapo kishim lançuar krijimin tonë më të përsosur - Makintosh - kur një vit me vonë unë bëra 30 vjeç.
-
Dhe atë kohë unë u pushova nga puna.
-
Si mund të shkarkohesh nga një kompani që e ke krijuar vetë?
-
Epo, me rritjen e Apple, ne punësuam dikë të cilin une e mendova tepër të talentuar, për të drejtuar kompaninë bashkarisht,
-
dhe vitin e parë gjerat shkuan mië.
-
Por pastaj vizionet tona për të ardhmen filluan të degëzohen dhe përfundimisht ne patëm mosmarrëveshje.
-
Në këtë kohë, Bordi drejtues mbajti anën e tij.
-
Kështu që 30 vjeç unë isha jashtë. Dhe shumë publikisht jashtë.
-
Ajo çfarë kishte qenë fokusi i krejt jetës sime si i rritur ishte zhdukur, dhe kjo ishte shkatërruese.
-
Vërtet nuk dija çfarë të bëja për disa muaj.
-
Ndjeja se e kisha braktisur brezin e mëparshëm të ndërmarrësve - sikur isha larguar pikërisht atëherë kur ishte rradha ime.
-
Une takova David Packard dhe Bob Noyce dhe u përpoqa të kërkoja ndjesë për përfundimin kaq të keq.
-
Isha një dështim shumë publik, aq sa madje dhe mendova të largohesha nga Valley.
-
Por diçka filloi ngadalë të bëhej e qartë- Une ende e doja atë.që bëra.
-
Rendi i ngjarjeve në Apple nuk kishtë ndryshuar asnjë grimë. Unë isha përjashtuar, por isha ende i dashuruar.
-
Kështu, vendosa të filloj nga e para.
-
Nuk e kuptova atëherë, por doli që pushimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur.
-
Rendësia e të qënit i suksesshëm ishte zëvendësuar nga ndriçim i të qenit fillestar sërish, më pak i sigurt për gjithshka.
-
Kjo më dha lirinë e fillimit të një nga periudhave më kreative të jetës sime.
-
Gjatë pesë viteve të ardhshme, Une krijova një kompani të quajtur NeXT, një kompani tjetër, Pixar,
-
dhe u dashurova me një grua fantastike e cila do të bëhej gruaja ime.
-
Pixar ia doli të krijonte filmin e parë artistik me metrazh të gjatë të animuar nga kompjuteri, Toy Story, dhe tani është studio më e suksesshme e animimit në botë.
-
[duartrokitje dhe brohoritje]
-
Në një kthesë të mrekullueshme të ngjarjeve, Apple bleu NeXT dhe une u riktheva në Apple,
-
dhe teknologjia që ne zhvilluam te NeXT qëndron në zemrën e rilindjes së tanishme të Apple.
-
Dhe unë me Laurene krijuam një familje të mrekullueshme së bashku.
-
Jam shumë i sigurt që asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të isha pushuar nga Apple.
-
Ishte e tmerrshme të shijoje ilaçet, por besoj se pacienti kishte nevojë për to.
-
Ndonjëherë jeta do t'ju godasë me një tullë në kokë.
-
Mos e humbisni besimin. Jam i bindur se e vetmja gjë që më bëri të vazhdoja përpara ishte se unë e doja atë që bëja.
-
Duhet të zbuloni se çfarë doni. Dhe kjo ka vlerë si për punën ashtu dhe për të dashurit tuaj.
-
Puna do t'ju mbushë një pjesë të madhe të jetës, dhe e vetmja rrugë për të qenë vërtet i kënaqur është të bëni atë që ju mendoni se është puna më e mirë.
-
Dhe e vetmja rrugë për të bërë një punë të mirë, është ta doni atë që bëni.
-
Nëse nuk e keni gjetur akoma, vazhdoni të kërkoni dhe mos u ndalni.
-
Si me të gjitha çështjet e zemrës, ju do ta dini kur ta gjeni atë.
-
Dhe, si çdo marrëdhënie tjetër e mirë, çdo gjë përmirësohet dhe bëhet akoma më mirë vitet në vazhdim.
-
Pra vazhdoni të kërkoni. Mos u ndalni.
-
[duartrokitje]
-
Historia ime e tretë është rreth vdekjes.
-
Kur isha 17, lexova një shprehje që shkruante diçka të tipit:
-
"Nëse jetoni çdo ditë si të jetë e fundit, një ditë do të jetë "
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Lajmërim: programi në vazhdim është pronë
-
Ju lutem nga vizitoni në standford.edu