10 mite për psikologjinë: Të ekspozuara
-
0:01 - 0:04Keni dëgjuar për I.Q.-në,
inteligjencën tuaj të përgjithshme, -
0:04 - 0:05por çfarë është Psy-Q?
-
0:05 - 0:08Sa shumë dini për
atë që ju motivon -
0:08 - 0:10dhe sa mirë mund ta parashikoni
sjelljen e të tjerëve -
0:10 - 0:12apo edhe sjelljen tuaj?
-
0:12 - 0:15Dhe sa nga gjërat që mendoni se i dini
për psikologjinë, janë gabim? -
0:15 - 0:19Le ta kuptojmë duke i numëruar
10 mitet më të mëdha të psikologjisë. -
0:19 - 0:22Besoj që keni dëgjuar të thuhet
që sa i përket psikologjisë së tyre, -
0:22 - 0:25është sikur burrat të jenë nga Marsi
dhe gratë nga Venusi. -
0:25 - 0:27Por sa të ndryshëm
janë ata në të vërtetë? -
0:27 - 0:28Le të shohim diçka
-
0:30 - 0:31ku burrat dhe gratë vërtetë ndryshojnë
-
0:31 - 0:35dhe t'i vendosim ca dallime gjinore
psikologjike në të njëjtën shkallë -
0:35 - 0:37Një gjë ku gratë dhe burrat
ndryshojnë vërtetë -
0:37 - 0:39është sa larg mund ta gjuajnë topin.
-
0:39 - 0:41Nëse shohim të dhënat për burrat këtu,
-
0:41 - 0:43shohim atë që quhet lakorja e shpërndarjes
normale. -
0:43 - 0:44Disa burra
-
0:44 - 0:46gjuajnë topin shumë larg, të tjerët
fare pak, -
0:46 - 0:48por shumica në distancë mesatare.
-
0:48 - 0:50Dhe gratë ndajnë të njëjtën shpërndarje,
-
0:50 - 0:52por në fakt ka një dallim të madh.
-
0:52 - 0:55Burri mesatar mund ta gjuajë topin më larg
-
0:55 - 0:57se rreth 98 % e të gjitha grave.
-
0:57 - 1:00Tani le të shohim se si duken disa dallime
gjinore psikologjike -
1:00 - 1:03në shkallën e njëjtë të standardizuar.
-
1:03 - 1:04Psikologët thonë
-
1:04 - 1:06se burrat kanë vetëdije hapësinore
më të mirë -
1:06 - 1:07se gratë -
-
1:07 - 1:08në gjëra si leximi i hartave,
-
1:08 - 1:09dhe është e vërtetë.
-
1:09 - 1:12Por ta shohim madhësinë e këtij dallimi.
-
1:12 - 1:15Është e vogël; vijat janë aq afër sa gati
takohen. -
1:15 - 1:19Në fakt, gruaja mesatare është më e mirë
se 33% e gjithë burrave, -
1:19 - 1:21dhe natyrisht, po të ishte kjo 50%,
-
1:21 - 1:23të dy gjinitë do të ishin saktësisht
baraz. -
1:23 - 1:27Vlen të thuhet se ky dallim dhe tjetri që
do t'ju tregoj tani -
1:27 - 1:30janë pak a shumë dallimet më të mëdha
psikologjike gjinore -
1:30 - 1:31që janë zbuluar në psikologji.
-
1:31 - 1:32Tani, dallimi tjetër.
-
1:32 - 1:35Psikologët thonë që gratë janë më të zonja
-
1:35 - 1:36se burrat në gjuhë dhe gramatikë.
-
1:36 - 1:39Ja performanca në testin e standardizuar
në gramatikë. -
1:39 - 1:41Ja ku janë gratë. Ja dhe burrat.
-
1:41 - 1:45Sërish, vërtetë që gratë janë më mirë si
mesatare, por vijat janë kaq afër -
1:45 - 1:48saqë 33% e burrave janë më të mirë se
gruaja mesatare, -
1:48 - 1:50dhe sërish, po të ishte 50%,
-
1:50 - 1:52do të ishte barazi e plotë gjinore.
-
1:52 - 1:55Pra, nuk është çështje e Marsit dhe
Venusit. -
1:55 - 1:57Është më shumë si çështja e Mars dhe
Snickers: -
1:57 - 2:02pothuajse njëjtë, por njëra është
më e krisur. -
2:02 - 2:04Nuk ju them se cila.
-
2:04 - 2:06Tani që jemi nxehur
-
2:06 - 2:09le ta bëjmë testin e famshëm
psikanalitik të Rorschach-ut. -
2:09 - 2:12Këtu mund të shihni dy arinj a dy njerëz.
-
2:12 - 2:14Po çka mendoni se po bëjnë?
-
2:14 - 2:17Ngrijeni dorën nëse mendoni se po
përshëndesin. -
2:17 - 2:19Jo aq shumë njerëz. Në rregull.
-
2:19 - 2:21Ngrijeni dorën nëse mendoni se
po takojnë duart. -
2:21 - 2:23Mirë. Ju që mendoni se po përleshen?
-
2:23 - 2:25Vetëm pak njerëz.
-
2:25 - 2:28Mirë, pra nëse mendoni se po përshëndeten
ose po takojnë duart, -
2:28 - 2:30do të thotë se jeni miqësor.
-
2:30 - 2:31Nëse mendoni se po përleshen,
-
2:31 - 2:34jeni person pak më agresiv.
-
2:34 - 2:35Pra jeni ose i dashur, ose luftarak.
-
2:35 - 2:37Po kjo?
-
2:37 - 2:40Kjo s'është me votë, prandaj në 3, thoni
atë që shihni. -
2:40 - 2:44Një, dy, tre.
-
2:44 - 2:45Dëgjova brejtës. Kush tha brejtës?
-
2:45 - 2:47Kjo ishte shqetësuese.
-
2:47 - 2:48Dikush aty tha brejtës.
-
2:48 - 2:52Epo, ju duhet të shihni ndonjë
dykëmbësh aty, -
2:52 - 2:54dhe imazhin e reflektuar të tyre këtu.
-
2:54 - 2:57Nëse nuk e patë, kjo ka kuptimin që
ju keni vështirësi -
2:57 - 3:02të procesoni situatat komplekse
kur jeni të ngarkuar. -
3:02 - 3:04Përpos që, natyrisht, s'e ka fare atë
kuptim. -
3:04 - 3:06Testet me bojë të Rorschach-ut nuk kanë
fare validitet -
3:06 - 3:09sa i përket testeve të personalitetit
-
3:09 - 3:11dhe nuk përdoren nga psikologët e sotshëm.
-
3:11 - 3:15Në fakt, një studim gjeti se kur u përdor
-
3:15 - 3:18testi i Rorschach-ut për testim të
personalitetit, -
3:18 - 3:19u diagnostikuan me skizofreni
-
3:19 - 3:23një e gjashta e pjesëmarrësve dukshëm
normal. -
3:23 - 3:26Pra, nëse nuk ishit të mirë në këtë test,
-
3:26 - 3:29ndoshta nuk jeni shumë tip vizual.
-
3:29 - 3:31Le ta bëjmë një kuiz të shpejtë
për ta kuptuar. -
3:31 - 3:35Kur gatuani tortë, a preferoni - ngrini
duart kësaj radhe - -
3:35 - 3:38a preferoni libër recetash me fotografi?
-
3:38 - 3:40Po, disa njerëz.
-
3:40 - 3:42Preferoni t'ju diktojë një mik?
-
3:42 - 3:45Apo të improvizoni gjatë procesit?
-
3:45 - 3:47Mjaftueshëm njerëz aty.
-
3:47 - 3:48Mirë, nëse thatë A,
-
3:48 - 3:50i bie që ju mësoni vizualisht
-
3:50 - 3:54dhe mësoni më së miri kur të dhënat
janë vizuale. -
3:54 - 3:57Nëse thatë B, i bie që mësoni përmes
dëgjimit -
3:57 - 4:00dhe mësoni më së miri kur të dhënat
janë dëgjimore. -
4:00 - 4:03Nëse thatë C, i bie që mësoni
kinestetikisht, -
4:03 - 4:07që mësoni më mirë kur i bëni vetë gjërat
me duart tuaja. -
4:07 - 4:09Përpos që, siç mund ta keni
qëlluar, -
4:09 - 4:12nuk është ashtu, sepse ky është mit.
-
4:12 - 4:15Stilet e të mësuarit janë të shpikura dhe
pa mbështetje shkencore. -
4:15 - 4:19Këtë e dimë nga eksperimentet tejet
të kontrolluara, -
4:19 - 4:21ku personat marrin material për ta mësuar
-
4:21 - 4:24ose në stil të preferuar ose të kundërt,
-
4:24 - 4:27nuk ka fare dallim në sasinë e të dhënave
që memorizojnë. -
4:27 - 4:29Dhe nëse mendoni vetëm pak,
-
4:29 - 4:31është e qartë që kjo është e vërteta.
-
4:31 - 4:34Është e qartë që formati i prezantimit
-
4:34 - 4:37nuk varet nga ju, por nga ajo që tentoni
ta mësoni. -
4:37 - 4:39A mund të mësoni vozitjen,
-
4:39 - 4:42thjesht duke dëgjuar dikë që ju tregon
çka të bëni -
4:42 - 4:44pa përvojë kinestetike?
-
4:44 - 4:45A mund t'i zgjidhni ekuacionet
-
4:45 - 4:48e përbashkëta,
duke i menduar në kokë, pa i shkruar? -
4:48 - 4:51A mund t'i vlerësoni provimet e
arkitekturës -
4:51 - 4:53me vallëzim interpretues, nëse ju
mësoni kinestetikisht? -
4:53 - 4:56Jo. Ju duhet t'ia përshtatni materialin
-
4:56 - 5:00formatit të prezantimit, jo vetes.
-
5:00 - 5:02E di që shumica jeni studentë
të shkëlqyer, -
5:02 - 5:04që tani i keni marrë rezultatet e GCSE-së.
-
5:04 - 5:07Nëse nuk i keni marrë rezultatet
që keni shpresuar, -
5:07 - 5:09nuk mund ta fajësoni stilin e të mësuarit
-
5:09 - 5:13por mund të konsideroni se faji është
te gjenet tuaja. -
5:13 - 5:17Një studim në University College London
-
5:17 - 5:19ka gjetur se 58% e dallimit
-
5:19 - 5:22midis studentëve të ndryshëm dhe
rezultatet e tyre në GCSE -
5:22 - 5:24ka të bëjë me faktorin gjenetik.
-
5:24 - 5:27Duket si një shifër mjaft precize,
e si mund ta dimë? -
5:27 - 5:31Kur duam të zbulojmë kontributet relative
-
5:31 - 5:33të gjeneve dhe të mjedisit,
-
5:33 - 5:35mund të bëjmë një studim me binjakë.
-
5:35 - 5:39Binjakët identikë kanë mjedis 100%
të njëjtë -
5:39 - 5:41dhe gjene 100% të njëjta,
-
5:41 - 5:44kurse binjakët jo-identikë kanë
mjedis 100% të njëjtë -
5:44 - 5:48por vetëm 50% e gjeneve të tyre
janë të njëjta. -
5:48 - 5:52Duke krahasuar ngjashmërinë
e rezultateve të GCSE për binjakë identikë -
5:52 - 5:54kundrejt atyre jo-identikë,
-
5:54 - 5:55dhe duke bërë ca llogaritje,
-
5:55 - 5:59shohim sa përgjegjës është mjedisi
për performancën -
5:59 - 6:01dhe sa përgjegegjëse janë gjenet.
-
6:01 - 6:05Del se gati 58% është për shkak të
gjeneve. -
6:05 - 6:09Kjo nuk e nënvlerëson punën që bëni
ju dhe mësuesit tuaj. -
6:09 - 6:12Nëse nuk keni marrë rezultatin që keni
shpresuar, -
6:12 - 6:17mund t'i fajësoni prindërit tuaj, ose të
paktën gjenet e tyre. -
6:17 - 6:19Një gjë që nuk mund ta fajësoni është
-
6:19 - 6:21të pasurit një anë të majtë
ose të djathtë më aktive -
6:21 - 6:23të trurit, sepse ky është mit.
-
6:23 - 6:26Besohet se ana e majtë e trurit
është logjike, -
6:26 - 6:27e shkathët me ekuacione si ky,
-
6:27 - 6:32kurse ana e djathtë është më kreative
dhe më e shkathët në muzikë. -
6:32 - 6:34Por sërish, ky është mit, sepse çdo gjë
që ju bëni -
6:34 - 6:37përfshin gati të gjitha pjesët e trurit
tuaj, -
6:37 - 6:41edhe gjëja më e rëndomtë, si bisedat
e zakonshme. -
6:41 - 6:44Sidoqoftë, arsyeja e mbijetesës së këtij
miti -
6:44 - 6:46është se ka një të vërtetë të vogël në të.
-
6:46 - 6:48Një version relativ i mitit
-
6:48 - 6:51është që majtakët janë më kreativ se
djathtakët, -
6:51 - 6:55që lidhet me atë se truri juaj kontrollon
duart në formë të kryqëzuar, -
6:55 - 6:56ashtu që majtakët
-
6:56 - 6:58kanë anë të djathtë pak më aktive
-
6:58 - 7:00sesa ana e majtë e trurit
-
7:00 - 7:03dhe ideja është që ana e djathtë
është më kreative. -
7:03 - 7:04Në parim nuk qëndron ideja
-
7:04 - 7:07që majtakët janë më kreativ sesa
djathtakët. -
7:07 - 7:10Ajo që është e vërtetë është se
-
7:10 - 7:12njerëzit që përdorin me shkathtësi
të dy duart -
7:12 - 7:16kanë të menduar më kreativ sesa ata
që përdorin vetëm njërën dorë, -
7:16 - 7:18sepse përdorimi i dy duarve përfshin
-
7:18 - 7:21bashkëpunim të madh midis pjesëve
të trurit, -
7:21 - 7:24gjë që mundëson të menduar fleksibil
dhe kreativ. -
7:24 - 7:26Miti i majtakut kreativ
-
7:26 - 7:28rrjedh nga fakti që përdorimi i dy duarve
-
7:28 - 7:31është më i shpeshtë te majtakët
sesa te djathtakët, -
7:31 - 7:34pra ka pak saktësi në idenë e
majtakut më kreativ, -
7:34 - 7:36por jo aq shumë.
-
7:36 - 7:38Një tjetër mit relevant që
keni mundur ta dëgjoni -
7:38 - 7:41është që ne përdorim vetëm
10% të trurit. -
7:41 - 7:42Ky, sërish, është krejt mit.
-
7:42 - 7:45Pothuaj çdo gjë bëjmë, edhe
gjëja më e rëndomtë, -
7:45 - 7:47angazhon gati tërë trurin tonë.
-
7:47 - 7:51Megjithatë, natyrisht që është e vërtetë
-
7:51 - 7:55që nuk e përdorim fuqinë e trurit më
së miri. -
7:55 - 7:58Çka mund të bëjmë për ta rritur
këtë fuqi? -
7:58 - 8:00Ndoshta mund ta dëgjojmë
një pjesë nga Mozart. -
8:00 - 8:03A keni dëgjuar ndonjëherë
për efektin Mozart? -
8:03 - 8:06Ideja që nëse dëgjoni Mozartin
bëheni më të zgjuar -
8:06 - 8:08dhe përmirësoni performancën
në teste të I.Q. -
8:08 - 8:10Tani, gjëja interesante këtu
-
8:10 - 8:14është se ky mit megjithatë ka pak
të vërtetë brenda. -
8:14 - 8:16Studimi origjinal gjeti se
-
8:16 - 8:19pjesëmarrësit që dëgjuan muzikë
të Mozartit për disa minuta -
8:19 - 8:22patën rezultate më të mira në
testin e I.Q. -
8:22 - 8:25sesa ata që vetëm qëndruan në heshtje.
-
8:25 - 8:29Një studim tjetër mori njerëz që
iu pëlqen muzika e Mozartit -
8:29 - 8:31dhe një tjetër grup njerëzish
-
8:31 - 8:33adhurues të tregimeve horror të
Stephen King. -
8:33 - 8:37Pjesëmarrësit dëgjuan muzikën
dhe tregimet. -
8:37 - 8:39Njerëzit që parapëlqenin Mozartin
-
8:39 - 8:42Patën rezultate më të mira të I.Q.
nga dëgjimi i muzikës, -
8:42 - 8:45por njerëzit që preferonin tregimet,
-
8:45 - 8:48patën rezultate më të mira nga
dëgjimi i tregimeve -
8:48 - 8:49se nga muzika e Mozartit.
-
8:49 - 8:52E vërteta është që kur dëgjoni
atë që iu pëlqen -
8:52 - 8:55I.Q-ja juaj përmirësohet përkohësisht
-
8:55 - 8:57në një numër detyrash.
-
8:57 - 8:59Nuk do të thotë që dëgjimi i Mozart
-
8:59 - 9:01apo tregimeve të Stephen King
-
9:01 - 9:05do t'ju bëjë më të zgjuar në afat
të gjatë. -
9:05 - 9:07Një tjetër version i mitit të Mozartit
-
9:07 - 9:12është që jo vetëm që do të bëheni më
të zgjuar, por edhe më të shëndetshëm. -
9:12 - 9:14Fatkeqësisht, kjo nuk del të jetë
e vërtetë -
9:14 - 9:17as për dikë që dëgjonte muzikën
e Mozartit gati cdo ditë, -
9:17 - 9:19Mozarti vetë,
-
9:19 - 9:22që vuante nga gonorea, lia, artriti
-
9:22 - 9:27dhe ajo çka shumica e njerëzve mendojnë
se e vrau, sifilisi. -
9:27 - 9:30Kjo nënkupton që Mozarti është
dashur të jetë më i kujdesshëm -
9:30 - 9:33në zgjedhjen e partnerëve seksual.
-
9:33 - 9:35Por si ta zgjedhim partnerin?
-
9:35 - 9:40Një mit tjetër që është përhapur nga
sociologët -
9:40 - 9:43është që preferencat tona në partnerin
romantik janë produkt i kulturës, -
9:43 - 9:45janë kulturalisht specifike.
-
9:45 - 9:47Por të dhënat nuk e përkrahin këtë.
-
9:47 - 9:52Një studim i famshëm studjoi njerëzit nga
37 kultura të ndryshme të botës, -
9:52 - 9:53nga amerikanët te zulut
-
9:53 - 9:55dhe çfarë ata kërkojnë te partneri.
-
9:55 - 9:58Në secilën kulturë në mbarë botën,
-
9:58 - 10:02burrat vlerësuan më shumë pamjen fizike
-
10:02 - 10:03sesa gratë
-
10:03 - 10:05dhe po në secilën kulturë,
-
10:05 - 10:09gratë vlerësuan më shumë ambicien
dhe aftësinë për të fituar. -
10:09 - 10:11Në secilën kulturë,
-
10:11 - 10:13burrat preferojnë gra më të reja se ata,
-
10:13 - 10:16mesatarisht, më duket se ishte 2.66 vjet
-
10:16 - 10:18dhe po në secilën kulturë,
-
10:18 - 10:20gratë preferojnë burra më të vjetër se
ato, -
10:20 - 10:23në mesatare prej 3.42 vjet,
-
10:23 - 10:27prandaj këtu kemi "Secilit i duhet një
sponsor më i vjetër". -
10:27 - 10:29Nga përpjekja për të fituar një partner
-
10:29 - 10:33kalojmë te përpjekja për të fituar në
basketboll, futboll apo tjetër sport. -
10:33 - 10:37Miti është që sportistët kalojnë
periudha të nxehta, sipas amerikanëve, -
10:37 - 10:40apo copëza vjollce, si themi ne në Anli,
-
10:40 - 10:42kur ata thjesht nuk huqin asnjëherë,
si ky këtu. -
10:42 - 10:46Por në fakt, çka ndodh është që
nëse analizoni modelin statistikor -
10:46 - 10:48të goditjeve të qëlluara dhe humbura
-
10:48 - 10:50del që ai është pothuajse gjithnjë
i rastësishëm. -
10:50 - 10:53Truri juaj krijon modele nga rastësia.
-
10:53 - 10:54Nëse hidhni një monedhë,
-
10:54 - 10:58një seri e kokave apo pileve do
të dalë dikur rastësisht -
10:58 - 11:01dhe meqë trurit i pëlqen të shohe
modele aty ku nuk ka, -
11:01 - 11:03ne i shohim këto seri dhe iu japim
atyre kuptime -
11:03 - 11:06dhe themi, "Qenka në formë sot",
-
11:06 - 11:08kur në fakt do ta shihnim të njëjtin
model -
11:08 - 11:11me goditje të rastësishme, të humbura
a të qëlluara. -
11:11 - 11:15Një përjashtim i kësaj janë penaltitë.
-
11:15 - 11:18Një studim i gjuajtjeve të penaltisë
në futboll -
11:18 - 11:20tregon se lojtarët që përfaqësojnë shtetet
-
11:20 - 11:23me një rekord të keq në gjuajtje të
penaltive, -
11:23 - 11:25si për shembull Anglia,
-
11:25 - 11:29i bëjnë gjuajtjet e tyre më shpejt sesa
vendet me rekorde më të mira -
11:29 - 11:32dhe si rezultat, kanë më shumë gjasa
të gabojnë. -
11:32 - 11:34Që na bën të pyesim
-
11:34 - 11:37se a ka ndonjë mënyrë që mund ta
përmirësojë performancën e njerëzve. -
11:37 - 11:39Një gjë që mund të mendoni
-
11:39 - 11:42është t'i dënoni njerëzit kur gabojnë
dhe të shihni nëse ka sukses. -
11:42 - 11:46Këtë ide, që ndëshkimi mund të përmirësojë
performancën, -
11:46 - 11:48pjesëmarrësit menduan se po
testonin në -
11:48 - 11:49eksperimentin e famshëm të Milgramit
-
11:49 - 11:51për të mësuarit dhe ndëshkimin
-
11:51 - 11:54që me siguri e keni dëgjuar nëse jeni
student i psikologjisë. -
11:54 - 11:57Pjesëmarrësit ishin përgatitur të jepnin
-
11:57 - 12:00çka ata besuan se ishte një shok fatal
elektrik te një pjesëmarrës -
12:00 - 12:02kur ai gabonte përgjigjen,
-
12:02 - 12:05vetëm se dikush me mantel të bardhë
iu kishte thënë ashtu. -
12:05 - 12:07Por kjo histori është një mit, për tri
arsye. -
12:07 - 12:12E para më me rëndësi, manteli nuk ishte i
bardhë, por në fakt i hirtë. -
12:12 - 12:16E dyta, pjesëmarrësve u ishte thënë
para studimit -
12:16 - 12:19dhe rikujtuar sa herë që ata e ngritën
çështjen, -
12:19 - 12:22që edhe pse shoku ishte i dhimbshëm,
nuk ishte fatal -
12:22 - 12:25dhe nuk shkaktonte dëm të përhershëm.
-
12:25 - 12:27E treta, pjesëmarrësit nuk dhanë shok
-
12:27 - 12:29vetëm pse dikush me mantel iu tha ashtu.
-
12:29 - 12:32Kur u intervistuan pas studimit,
-
12:32 - 12:34të gjithë pjesëmarrësit thanë se besuan
fuqimisht -
12:34 - 12:38se studimi mbi mësimin dhe ndëshkimin
kishte qëllim të denjë shkencor -
12:38 - 12:40që do t'i sillte shkencës përfitime
afatgjata -
12:40 - 12:46kundrejt shqetësimit momental, jo fatal,
shkaktuar pjesëmarrësve. -
12:47 - 12:50Unë jam duke folur per 12 minuta
-
12:50 - 12:52dhe ju me siguri më keni dëgjuar,
-
12:52 - 12:55keni analizuar modelet e të folurit
dhe gjuhën trupore -
12:55 - 12:58për ta zbuluar se a duhet të ma vini
veshin për këto që po flas -
12:58 - 13:01se a jam duke treguar të vërtetën
apo po gënjej, -
13:01 - 13:03nëse po, me siguri keni
dështuar plotësisht, -
13:03 - 13:05se edhe kur besojmë se mund
ta zëmë një gënjeshtar -
13:05 - 13:07nga gjuha trupore apo modelet e të
folurit, -
13:07 - 13:10qindra teste psikologjike ndër vite
kanë treguar -
13:10 - 13:13që për të gjithë ne, edhe policët dhe
detektivët, -
13:13 - 13:16është çështje fati dallimi i gënjeshtrës
përmes gjuhës trupore -
13:16 - 13:18dhe modeleve verbale.
-
13:18 - 13:20Megjithatë, ka një përjashtim:
-
13:20 - 13:22Thirrjet televizive për të afërmit
e humbur. -
13:22 - 13:25Është shumë lehtë të parashikosh
kur të afërmit kanë humbur -
13:25 - 13:28dhe kur në fakt ata që i kërkojnë, i kanë
vrarë të afërmit e tyre. -
13:28 - 13:32Kërkuesit e rremë kanë më shumë gjasa
të lëkundin kokën, të shohin anash, -
13:32 - 13:33të bëjnë gabime në të folur,
-
13:33 - 13:35kurse kërkuesit e vërtetë kanë prirje
-
13:35 - 13:38të shprehin shpresë që personi do të
kthehet i sigurt -
13:38 - 13:40dhe shmangin gjuhën e ashpër.
-
13:40 - 13:44Ata thonë "na e morën" dhe jo
"e vranë". -
13:44 - 13:47Meqë ra fjala, është koha që t'i jap
fund këtij fjalimi, -
13:47 - 13:50por para kësaj, dua t'ju jap në 30 sekonda
-
13:50 - 13:53mitin kryesor të psikologjisë.
-
13:53 - 13:58Miti është që psikologjia është thjesht
përmbledhje e teorive interesante, -
13:58 - 14:01të cilat thonë diçka të dobishme dhe
të cilat kanë diçka për të ofruar. -
14:01 - 14:04Shpresoj që në minutat që shkuan unë
iu kam treguar -
14:04 - 14:05që kjo nuk është e vërtetë.
-
14:05 - 14:09Çfarë duhet të bëjmë është t'i
vlerësojmë teoritë psikologjike -
14:09 - 14:10duke shikuar parashikimet e tyre,
-
14:10 - 14:13nëse dëgjimi i Mozartit iu bën më të
zgjuar, -
14:13 - 14:18që mësoni më mirë kur të dhënat iu
prezantohen në stilin tuaj të preferuar -
14:18 - 14:22ose çka do tjetër, të gjitha këto janë
parashikime empirike të testueshme -
14:22 - 14:23dhe mënyra e vetme për të përparuar
-
14:23 - 14:25është testimi i parashikimeve
me të dhëna -
14:25 - 14:28në studime tejet të kontrolluara
eksperimentale. -
14:28 - 14:31Dhe vetëm kështu mund të shpresojmë
të gjejmë -
14:31 - 14:34se cilat nga këto teori janë të
mbështetura -
14:34 - 14:37dhe cilat, si këto që iu tregova sot,
janë mite. -
14:37 - 14:38Ju falemnderit.
-
14:38 - 14:42(Duartrokitje)
- Title:
- 10 mite për psikologjinë: Të ekspozuara
- Speaker:
- Ben Ambridge
- Description:
-
Sa prej gjërave që dini për trurin tuaj janë të pasakta? Në këtë udhëtim të shkencës së përgënjeshtruar, Ben Ambridge rishikon 10 ide të famshme për psikologjinë, për të cilat është dëshmuar se janë gabim - dhe zbulon disa të vërteta të befasishme për atë se si funksionon truri jonë në të vërtetë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 14:55
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Shegë Bahtiri edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Shegë Bahtiri edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked | |
![]() |
Shegë Bahtiri edited Albanian subtitles for 9 myths about psychology, debunked |