< Return to Video

Alain De Botton: Një filozofi më e butë dhe e këndshme drejt suksesit

  • 0:00 - 0:03
    Për mua, këto krizat e karierës, ndodhin normalisht
  • 0:03 - 0:05
    shpesh, në fakt në një mbrëmje të djele,
  • 0:05 - 0:07
    atëherë kur dielli fillon të perëndojë,
  • 0:07 - 0:10
    dhe hapësira mes shpresave për veten time,
  • 0:10 - 0:14
    dhe realitetit të jetës sime, fillojnë të devijojnë kaq dhimbshëm
  • 0:14 - 0:17
    sa që perfundoj duke u përlotur mbi jastëk.
  • 0:17 - 0:19
    Po i përmend të gjitha këto,
  • 0:19 - 0:22
    po i përmend të gjitha këto pasi mendoj që ky nuk është thjesht një problem personal.
  • 0:22 - 0:24
    Ju mund të mendoni se gabohem për këtë.
  • 0:24 - 0:26
    Por unë mendoj që ne jetojmë në një kohë ku jetët tona janë vazhdimisht
  • 0:26 - 0:28
    të prekura nga krizat e karierës,
  • 0:28 - 0:30
    nga momentet kur ato që ne mendonim se dinim,
  • 0:30 - 0:32
    rreth jetës sonë, karierës sonë,
  • 0:32 - 0:36
    ndeshen me një lloj realiteti kërcenues.
  • 0:36 - 0:39
    Ndoshta është më e thjeshtë tani, se më parë, të sigurosh një jetesë të mirë.
  • 0:39 - 0:42
    Ndoshta është më e vështirë se kurdoherë,
  • 0:42 - 0:45
    të qëndrosh i qetë, të jesh i lirë nga ankthet e karierës.
  • 0:45 - 0:47
    Nëse mundem, dua të flas tani
  • 0:47 - 0:49
    për disa nga arsyet pse
  • 0:49 - 0:52
    ne ndihemi në ankth lidhur me karierën tonë.
  • 0:52 - 0:54
    Pse ne jemi viktima të ketyre krizave,
  • 0:54 - 0:58
    ndërkohë që përlotemi butësisht mbi jastëkët tonë.
  • 0:58 - 1:01
    Një nga arsyet pse ne mund të vuajmë
  • 1:01 - 1:03
    është se jemi të rrethuar nga snobist, arrogantë.
  • 1:03 - 1:06
    Tani, në një farë mënyre kam ca lajme të këqija,
  • 1:06 - 1:09
    sidomos për ata që kanë ardhur në Oxford nga jashtë shtetit.
  • 1:09 - 1:11
    Snobizmi është një problem i vërtetë.
  • 1:11 - 1:13
    Sepse, shumëherë njerëzit që vijnë në Britaninë e Bashkuar mendojnë
  • 1:13 - 1:15
    që ky snobizëm është një fenomen i vecantë për Britaninë
  • 1:15 - 1:18
    i lidhur me shtëpitë tipike dhe fisnikërinë.
  • 1:18 - 1:20
    Lajmi i keq eshte se kjo nuk eshte e vertete.
  • 1:20 - 1:22
    Snobizmi është një fenomen global.
  • 1:22 - 1:24
    Ne jemi një organizatë botërore. Ky është një fenomen botëror.
  • 1:24 - 1:26
    Ekziston. Cfare është një snob?
  • 1:26 - 1:29
    Një snob është dikush që merr një pjesë tënden
  • 1:29 - 1:32
    dhe e përdor atë për të arritur në një vizion të kompletuar se kush jeni ju.
  • 1:32 - 1:34
    Ky është snobizmi.
  • 1:34 - 1:36
    Dhe snobizmi më dominues
  • 1:36 - 1:38
    që ekziston sot është snobizmi i punës.
  • 1:38 - 1:40
    Ndeshesh në çdo minute në një mbrëmje,
  • 1:40 - 1:43
    kur dikush të bën pyetjen simbolike më të famshme
  • 1:43 - 1:46
    të shekullit të 21, "Cfarë pune bën?"
  • 1:46 - 1:48
    Dhe në varësi se si i përgjigjesh kësaj pyetje,
  • 1:48 - 1:50
    njerëzit ose janë shumë të lumtur kur të shikojnë,
  • 1:50 - 1:52
    ose fillojnë të shohin orën e tyre dhe gjejnë justifikime për tu larguar.
  • 1:52 - 1:53
    (Qeshje)
  • 1:53 - 1:56
    E kundërta e një snobisti është nëna juaj.
  • 1:56 - 1:58
    (Qeshje)
  • 1:58 - 2:01
    Jo domosdoshmërisht nëna juaj, ose e imja.
  • 2:01 - 2:03
    Por, sikur të ishte, nëna ideale.
  • 2:03 - 2:05
    Dikush që nuk i intereson se cfarë ke arritur.
  • 2:05 - 2:07
    Por fatkeqësisht, shumë njerëz nuk janë si mamatë tona.
  • 2:07 - 2:10
    Shumica e njerëzve bëjnë një lidhje të ngushtë midis sasisë së kohës,
  • 2:10 - 2:12
    dhe dashurisë, jo dashurisë romantike,
  • 2:12 - 2:14
    dhe ajo mund të jetë një,
  • 2:14 - 2:16
    por dashurisë në përgjithësi, respektit
  • 2:16 - 2:19
    që ata duan të na kushtojnë ne, që do të jetë e përcaktuar në mënyrë strikte
  • 2:19 - 2:21
    nga pozicioni ynë në hierarkinë sociale.
  • 2:21 - 2:24
    Dhe kjo është pjesa me e madhe e arsyes përse interesohemi kaq shumë për karierën tonë.
  • 2:24 - 2:28
    Dhe përse fillojmë të kujdesemi kaq shumë për të mirat materiale.
  • 2:28 - 2:31
    Thuhet shpesh, që ne jetojmë në një kohë shumë materialiste,
  • 2:31 - 2:33
    që ne jemi të tërë njerëz të babëzitur.
  • 2:33 - 2:35
    Unë nuk mendoj që ne jemi materialistë në mënyrë të vecantë.
  • 2:35 - 2:37
    Mendoj që ne jetojmë në një shoqëri
  • 2:37 - 2:39
    e cila ka krijuar disa shpërblime emocionale
  • 2:39 - 2:42
    nga përvetesimi i të mirave materiale.
  • 2:42 - 2:45
    Nuk janë të mirat materiale ato që duam. Janë shpërblimet.
  • 2:45 - 2:47
    Dhe kjo është një nga mënyrat për të vlerësuar të mirat lluksoze.
  • 2:47 - 2:49
    Kur ju shikoni dikë që nget një Ferrarri
  • 2:49 - 2:51
    mos mendoni që "Ky është dikush që është lakmiqar"
  • 2:51 - 2:54
    Mendoni, "Ky është dikush që është shumë i dobët dhe ka nevoje për dashuri."
  • 2:54 - 2:59
    Me fjalë të tjera -- (Qeshje)
  • 2:59 - 3:01
    ndjeni keqardhje, jo përbuzje.
  • 3:01 - 3:03
    Ka dhe arsye të tjera --
  • 3:03 - 3:04
    (Qeshje)
  • 3:04 - 3:06
    Ka arsye të tjera pse ndoshta është më e vështirë tani
  • 3:06 - 3:08
    se më parë të ndihesh i qetë.
  • 3:08 - 3:11
    Një nga këto, dhe është paradoksiale pasi është e lidhur me dicka të këndshme,
  • 3:11 - 3:14
    është shpresa që ne kemi për karrierën tonë.
  • 3:14 - 3:16
    Kurrë ndonjëherë, pritshmëritë nuk kanë qenë kaq të larta
  • 3:16 - 3:19
    për atë që qëniet njerëzore mund të arrijnë në jetën e tyre.
  • 3:19 - 3:22
    Ne na thuhet, nga shumë burime, që cdokush mund të arrijë gjithcka.
  • 3:22 - 3:24
    Ne e kemi shkatërruar sistemin e shtresave njerëzore.
  • 3:24 - 3:26
    Ne tani jemi në sistemin ku cdokush mund të ngrihet
  • 3:26 - 3:28
    në cdo pozicion që dëshiron.
  • 3:28 - 3:30
    Dhe kjo është një ide e bukur.
  • 3:30 - 3:34
    Bashkë me këtë vjen dhe një ndjesi barazie. Ne jemi të gjithë të barabartë.
  • 3:34 - 3:36
    Nuk ka percaktime strikte
  • 3:36 - 3:38
    të hierarkive.
  • 3:38 - 3:40
    Ekziston një problem me të vërtetë të shumë madh lidhur me këtë.
  • 3:40 - 3:42
    Ky problem quhet lakmi.
  • 3:42 - 3:45
    Lakmia, është një tabu e vërtetë të përmendesh lakminë,
  • 3:45 - 3:48
    por nëse ka nje emocion dominues në shoqerinë moderne, kjo është lakmia.
  • 3:48 - 3:52
    Dhe është i lidhur me ndjesinë e barazisë. Më lejoni ta shpjegoj.
  • 3:52 - 3:55
    Mendoj se do të ishte dicka e pazakontë për këdo që është këtu, ose që po na ndjek,
  • 3:55 - 3:57
    të ketë zili Mbretëreshën e Anglisë.
  • 3:57 - 4:00
    Edhe pse ajo është shumë më tepër e pasur nga ju.
  • 4:00 - 4:03
    Dhe ka një shtëpi shumë të madhe.
  • 4:03 - 4:07
    Arsyeja pse ne nuk e kemi zili atë është se ajo është shumë e çuditshme.
  • 4:07 - 4:09
    Eshtë thjeshtë shumë e çuditshme.
  • 4:09 - 4:11
    Ne nuk kemi asnjë lidhje me të. Ajo flet në mënyrë qesharake.
  • 4:11 - 4:13
    Vjen nga një vend i çuditshëm.
  • 4:13 - 4:17
    Kështu që nuk kuptohemi me të. Dhe ju nuk ndiheni ziliqar për një njeri që nuk kuptoheni apo ndjeni lidhje me të.
  • 4:17 - 4:20
    Sa më afër dy njerëz të jenë, në moshë, në eksperiencat e kaluara,
  • 4:20 - 4:23
    në procesin e identifikimit, aq më shumë rrezik ka që lakmia të ekzistojë.
  • 4:23 - 4:26
    Dhe kjo është arsyeja përse askush nga ju nuk duhet të shkojë në takimet me ish-shokët e shkollës.
  • 4:26 - 4:29
    Pasi nuk ka pikë më të fortë reference
  • 4:29 - 4:31
    sesa njerëzit që ke patur në shkollë.
  • 4:31 - 4:34
    Por problemi, në përgjithësi, në shoqërinë moderne, është që e shndërron të tërë botën
  • 4:34 - 4:36
    në një shkollë. Të gjithë veshin xhinse, të gjthë janë njësoj.
  • 4:36 - 4:38
    Edhe në fakt, ata nuk janë.
  • 4:38 - 4:41
    Ka një ndjesi barazie, e kombinuar me një pabarazi të thellë.
  • 4:41 - 4:44
    E cila krijon - mund të krijojë një situatë shumë stresuese.
  • 4:44 - 4:46
    Ndoshta është e pazakontë në ditët e sotme
  • 4:46 - 4:48
    që ju të bëheni të pasur dhe të famshëm si Bill Gates,
  • 4:48 - 4:50
    sa ishte e pamundur ne shekullin e 17-të
  • 4:50 - 4:53
    që ju do të ngriheshit në rangjet e aristokracisë Franceze.
  • 4:53 - 4:55
    Por çështja është, që nuk ndihet në këtë mënyrë.
  • 4:55 - 4:58
    Nga revistat dhe burime të tjera të medias, është bërë e tillë që të ndihet
  • 4:58 - 5:01
    sikur ju të keni energjitë, disa ide brilante për teknologjinë,
  • 5:01 - 5:05
    një garazh, ju mund të filloni diçka të madhe.
  • 5:05 - 5:06
    (Qeshje)
  • 5:06 - 5:09
    Dhe pasojat e këtij problemi ndihen akoma më shumë kur shkojmë në një librari.
  • 5:09 - 5:12
    Kur shkon në një librari e madhe, dhe shikon tek seksioni i librave për vetë-ndihmë,
  • 5:12 - 5:14
    ashtu siç e bëj unë zakonisht,
  • 5:14 - 5:16
    nëse analizon librat për vetë-ndihmë që janë prodhuar
  • 5:16 - 5:18
    në botë sot, janë dy llojesh.
  • 5:18 - 5:21
    Lloji i parë të thotë, "Ju mund ta bëni! Ju mund ta arrini! Cdo gjë është e mundur!"
  • 5:21 - 5:24
    Dhe lloji tjetër të tregon se si të përballesh
  • 5:24 - 5:27
    me atë që ne në mënyrë të sjellshme e quajnë "vetë-vlerësim të ulët,"
  • 5:27 - 5:29
    ose në mënyrë të pasjellshme "se sa keq ndihesh për veten tënde."
  • 5:29 - 5:31
    Ekziston një korrelacion i vërtetë,
  • 5:31 - 5:35
    një korrelacion i vërtetë midis shoqërisë që i thotë njerëzve që ata mund të bëjnë gjithçka,
  • 5:35 - 5:37
    dhe ekzistencës së vetë-vlerësimit të ulët.
  • 5:37 - 5:39
    Eshtë një tjetër mënyrë, ku diçka që është disi pozitive
  • 5:39 - 5:41
    mund të ketë pasojë të pështirë.
  • 5:41 - 5:44
    Ka një arsye tjetër pse ne mund të ndihemi në ankth,
  • 5:44 - 5:48
    më shumë se asnjëherë, për karrierën tonë, për statusin tonë në botë.
  • 5:48 - 5:50
    Dhe është sërisht, e lidhur me diçka të këndshme.
  • 5:50 - 5:53
    Dhe kjo diçka e këndshme quhet meritokraci.
  • 5:53 - 5:55
    Cdokush, të gjithë politikanët të djathtë e të majtë,
  • 5:55 - 5:57
    janë dakort që meritokracia është shumë e mirë,
  • 5:57 - 6:01
    dhe ne duhet të mundohemi ti bëjmë shoqëritë tona akoma më shumë meritokratike.
  • 6:01 - 6:05
    Me fjalë të tjera, cfarë është një shoqëri meritokratike?
  • 6:05 - 6:07
    Një shoqëri meritokratike është një shoqëri ku
  • 6:07 - 6:09
    nëse ke talent, energji dhe aftësi,
  • 6:09 - 6:11
    ju do të arrini në majë. Asgjë nuk duhet t'ju pengojë.
  • 6:11 - 6:14
    Eshtë një ide shumë e bukur. Problemi është
  • 6:14 - 6:16
    që nëse ju me të vërtetë besoni në një shoqëri
  • 6:16 - 6:19
    ku ata që e meritojnë të arrijnë në majë, arrijnë në shkallën më të lartë,
  • 6:19 - 6:22
    ju gjithashtu, si pasojë, dhe në mënyrë të pështirë,
  • 6:22 - 6:25
    besoni në një shoqëri ku ata që e meritojnë të jenë të fundit
  • 6:25 - 6:28
    arrijnë fundin dhe qëndrojnë aty.
  • 6:28 - 6:31
    Me fjalë të tjera, pozicioni që arrini në jetë duket sikur nuk ndodh rastësisht,
  • 6:31 - 6:33
    por është i merituar dhe i dëshiruar.
  • 6:33 - 6:36
    Dhe kjo e bën dështimin të duket akoma edhe më shkatërrues.
  • 6:36 - 6:38
    E dini që në, kohën e mesjetës, në Angli,
  • 6:38 - 6:40
    kur takoje një njeri shumë të varfër,
  • 6:40 - 6:43
    ai person përshkruhej si i "pafat".
  • 6:43 - 6:47
    Me fjalë të tjera, dikush që nuk ka qënë i bekuar nga fati, një i pafat.
  • 6:47 - 6:49
    Ditët e sotme, sidomos në Shtetet e Bashkuara,
  • 6:49 - 6:51
    nëse takon dikë që është në nivelet e fundit të shoqërisë,
  • 6:51 - 6:54
    ata, në mënyre jo shumë të këndshme, përshkruhen si "dështak".
  • 6:54 - 6:57
    Ka një ndryshim të madh midis të pafatit dhe dështakut.
  • 6:57 - 7:00
    Dhe kjo tregon 400 vjet të evolucionit të shoqërisë,
  • 7:00 - 7:03
    dhe të besimit tonë se kush është përgjegjës për jetën tonë.
  • 7:03 - 7:06
    Nuk janë më Zotat, por jemi ne. Jemi ne ata që drejtojmë,
  • 7:06 - 7:08
    Kjo është fantastke nëse po ju ecin gjërat ashtu sic duhet,
  • 7:08 - 7:10
    dhe është shkatërruese në rastin e kundërt.
  • 7:10 - 7:13
    Në rastet më të këqija, rezulton në analizat e sociologëve
  • 7:13 - 7:17
    si Emil Durkheim, që thonë se con në rritjen e shifrave të vetëvrasjeve.
  • 7:17 - 7:20
    Ka më shumë vetëvrasje në vendet individualiste të zhvilluara
  • 7:20 - 7:22
    se sa në cdo anë tjetër të botës.
  • 7:22 - 7:24
    Dhe një pjesë e arsyes për këtë është se njerëzit reagojnë ndaj asaj që u ndodh
  • 7:24 - 7:26
    në mënyrë ekstreme shumë personale.
  • 7:26 - 7:30
    Pronësinë e suksesit të tyre. Por dhe të dështimit të tyre.
  • 7:30 - 7:32
    A ka ndonjë clirim nga tërë këto presione
  • 7:32 - 7:34
    që jam duke përmendur?
  • 7:34 - 7:36
    Mendoj se ka. Dua të rikthehem te disa prej tyre.
  • 7:36 - 7:38
    Le të marim meritokracinë.
  • 7:38 - 7:41
    Ideja që cdokush e meriton të arrijë aty ku ata arrijnë.
  • 7:41 - 7:44
    Mendoj se është një ide e cmendur, komplet e cmendur.
  • 7:44 - 7:46
    Do të mbështesja cdo politikan të majtë apo të djathtë,
  • 7:46 - 7:48
    me një gjysëm mendimi të saktë mbi idenë e meritokracisë.
  • 7:48 - 7:50
    Unë kam meritokrat dhe ky është fakt.
  • 7:50 - 7:52
    Por mendoj që është cmenduri të besosh që ne do të
  • 7:52 - 7:56
    bëjme një shoqëri me te vërtetë meritrokratike. Eshtë një ëndërr e pamundur.
  • 7:56 - 7:58
    Ideja që ne do mund të bëjmë një shoqëri
  • 7:58 - 8:00
    ku cdokush vlerësohet sipas një shkalle,
  • 8:00 - 8:02
    të mirët në majë, dhe të këqinjtë në fund,
  • 8:02 - 8:04
    dhe është e bërë ashtu sic duhet, është e pamundur.
  • 8:04 - 8:06
    Thjesht ka shumë faktorë që influencojnë këtë.
  • 8:06 - 8:08
    Aksidente, aksidente në lindje,
  • 8:08 - 8:11
    aksidente të gjërave që bien mbi kokat e njerëzve, sëmundje, etj.
  • 8:11 - 8:13
    Ne nuk mund ti klasifikojmë këto.
  • 8:13 - 8:15
    Asnjëherë ashtu sic duhet.
  • 8:15 - 8:18
    Më tërheq një thënie nga Shën Agustini në "Qyteti i Zotit",
  • 8:18 - 8:22
    ku ai thotë, "Eshtë një mëkat të gjykosh dikë nga pozicioni i tij."
  • 8:22 - 8:24
    Ne gjuhën moderne kjo nënkupton,
  • 8:24 - 8:26
    është në mëkat të vendosësh se kujt duhet ti flasësh
  • 8:26 - 8:28
    në varësi të kartvizitës së tyre.
  • 8:28 - 8:30
    Nuk është pozita që ka rëndësi.
  • 8:30 - 8:32
    Dhe sipas Shën Agustinit,
  • 8:32 - 8:34
    është vetëm Zoti që mund të vendosë cdokund aty ku duhet.
  • 8:34 - 8:36
    Dhe Ai do ta bëjë atë në Ditën e Gjykimit.
  • 8:36 - 8:38
    me engjëj dhe trumpeta, dhe të gjithë qiejt do të hapen.
  • 8:38 - 8:41
    Ide e cmendur, nëse je person indiferent ndaj fesë, si puna ime.
  • 8:41 - 8:43
    Por pavarësisht, ka dicka shumë me vlerë në këtë ide.
  • 8:43 - 8:47
    Me fjalë të tjera, mos u nxitoni kur vjen puna të gjykoni të tjerët.
  • 8:47 - 8:50
    Ju jo gjithmonë e dini vlerën e vërtetë të dikujt.
  • 8:50 - 8:52
    Ka një anë të panjohur të tyre.
  • 8:52 - 8:55
    Dhe ne nuk duhet të sillemi sikur cdo gjë të jetë e njohur.
  • 8:55 - 8:58
    Ka një burim tjetër ngushëllimi në tërë këtë.
  • 8:58 - 9:01
    Kur ne mendojnë rreth dështimit në jetë, kur ne mendojmë dështimin,
  • 9:01 - 9:03
    një nga arsyet pse ne kemi frike nga dështimi nuk është thjesht
  • 9:03 - 9:05
    humbja e të ardhurave, humbja e statusit.
  • 9:05 - 9:09
    Cfarë ne kemi frikë është gjykimi dhe tallja nga të tjerët. Dhe kjo ekziston.
  • 9:09 - 9:11
    E dini që një nga organet që vihen më shumë në lojë
  • 9:11 - 9:13
    në ditët e sotme, është gazeta.
  • 9:13 - 9:15
    Nëse e hap gazetën në cfarëdo dite të javës,
  • 9:15 - 9:17
    është e mbushur plot me njerëz që kanë shkatërruar jetën e tyre.
  • 9:17 - 9:20
    Mund të kenë fjetur me personin e gabuar. Mund të kenë pirë substanca të gabuara.
  • 9:20 - 9:22
    Mund të kenë miratuar ligje të gabuara. Cfarëdo lloj qoftë.
  • 9:22 - 9:25
    Ata janë perfekt për tu tallur.
  • 9:25 - 9:28
    Me fjalë të tjera, ata kanë dështuar. Ata mund të përshkruhen si "dështakë".
  • 9:28 - 9:30
    Po, a ka ndonjë alternativë për këtë?
  • 9:30 - 9:32
    unë mendoj se tradita Perëndimore na jep një alternative të shkëlqyer.
  • 9:32 - 9:35
    Dhe kjo është tragjedia.
  • 9:35 - 9:38
    Arti tragjik, ashtu sic u zhvillua në teatrat antik grek,
  • 9:38 - 9:40
    në shekullin e 5-të para Krishtit, ishte në thelb një formë arti
  • 9:40 - 9:43
    përkushtuar gjetjes së si dështojnë njerëzit.
  • 9:43 - 9:47
    Dhe sipas tyre, dhe të një farë simpatie.
  • 9:47 - 9:51
    Simpati të cilën jeta e zakonshme nuk ia jep gjithmonë.
  • 9:51 - 9:52
    Më kujtohet disa vjet më parë, po mendoja për tërë këtë.
  • 9:52 - 9:54
    Dhe shkova të vizitoja "The Sunday Sport",
  • 9:54 - 9:57
    një gazetë thashethemesh që nuk iu'a rekomandoj ta lexoni,
  • 9:57 - 9:59
    nëse nuk e dini akoma se cfarë është.
  • 9:59 - 10:01
    Vajta të flisja me ta
  • 10:01 - 10:04
    rreth tragjedive të mëdha të artit Perendimor.
  • 10:04 - 10:06
    Dhe doja të shikoja se si do ti vlerësonin ata
  • 10:06 - 10:09
    disa lloj historish nëse do paraqiteshin si lajme për ta
  • 10:09 - 10:12
    në një të shtunë pasdrekë.
  • 10:12 - 10:14
    Kështu fola me ta rreth Otellos. Ata nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të por u mrekulluan nga historia.
  • 10:14 - 10:15
    (Qeshje)
  • 10:15 - 10:18
    Dhe i kerkova të shkruajnë një titull kryesor për historinë e Otellos.
  • 10:18 - 10:21
    Përfunduan me "Emigranti i cmendur nga dashuria vret vajzën e senatorit"
  • 10:21 - 10:23
    si titull për faqen kryesore.
  • 10:23 - 10:25
    I dhashë një përmbledhje peër Madame Bovary.
  • 10:25 - 10:27
    Një libër që ata, sërisht, ishin të mrekulluar të zbulonin.
  • 10:27 - 10:32
    Dhe ata shkruan "Një e përdalë gëlltit arsenik pas një vjedhje kredie"
  • 10:32 - 10:33
    (Qeshje)
  • 10:33 - 10:35
    Dhe më pas e preferuara ime.
  • 10:35 - 10:37
    Jane me të vërtetë gjeni, keta djem.
  • 10:37 - 10:39
    E preferuara im është Sofokliu "Mbreti Edip".
  • 10:39 - 10:42
    Ata përfunduan me "Seksi me mamanë ishte verbues"
  • 10:42 - 10:45
    (Qeshe)
  • 10:45 - 10:47
    (Duartrokitje)
  • 10:47 - 10:50
    Në një farë mënyrë, në një ane të spektrumit të mbështetjes,
  • 10:50 - 10:52
    ke gazeta thashethemesh.
  • 10:52 - 10:55
    Në anën tjetër të spektrit ke tragjedinë dhe artin tragjik.
  • 10:55 - 10:57
    Dhe mendoj se po diskutoj që ne duhet të mësojmë pak
  • 10:57 - 10:59
    rreth asaj që ndodh në artin tragjik.
  • 10:59 - 11:02
    Do të ishte cmenduri nëse do ta quanim Hamletin një dështak.
  • 11:02 - 11:05
    Ai nuk është një dështak, edhe pse ka humbur.
  • 11:05 - 11:07
    Mendoj se është një mesazh i tragjedisë për ne,
  • 11:07 - 11:10
    që pse është kaq i rëndësishëm.
  • 11:10 - 11:12
    Një tjetër karakteristikë e shoqërive moderne,
  • 11:12 - 11:14
    dhe pse shkakton këtë ankth,
  • 11:14 - 11:17
    është që ne nuk kemi asgjë në qendër të saj që nuk është humane.
  • 11:17 - 11:19
    Ne jemi shoqëria e parë që jeton në këtë botë
  • 11:19 - 11:22
    ku ne nuk adhurojmë askënd përvec vetes sonë.
  • 11:22 - 11:24
    Ne e shikojmë veten shumë lart. Dhe ashtu duhet.
  • 11:24 - 11:27
    Ne kemi dërguar njerez deri në hënë. Kemi bërë gjithë ato gjëra të jashtëzakonshme.
  • 11:27 - 11:29
    Dhe prandaj kemi tendence të adhurojmë veten tonë.
  • 11:29 - 11:31
    Heronjtë tanë janë heronj njerëzorë.
  • 11:31 - 11:33
    Kjo është një situatë e re.
  • 11:33 - 11:35
    Shumica e shoqërive kanë patur në qendër të tyre
  • 11:35 - 11:37
    adhurimin e dickaje të mbinatyrshme. Një Zot,
  • 11:37 - 11:39
    një shpirt, një force natyrore, universi.
  • 11:39 - 11:42
    Cfarëdo që të jetë, ishte dicka tjetër që adhurohej.
  • 11:42 - 11:44
    Ne e kemi humbur pakëz zakonin e të bërit këtë.
  • 11:44 - 11:46
    Që mendoj se ne jemi të ndikuar nga natyra.
  • 11:46 - 11:49
    Jo për hir të shëndetit tonë, edhe pse prezantohet në këtë formë.
  • 11:49 - 11:53
    Por sepse është një arratisje nga natyra njerëzore.
  • 11:53 - 11:55
    Eshtë një arratisje nga forma jonë komplete
  • 11:55 - 11:57
    dhe e dramave tona.
  • 11:57 - 11:59
    Ja pse ne kenaqemi duke parë akullnajat dhe oqeanet,
  • 11:59 - 12:03
    dhe duke vrojtuar Tokën nga perimetri i saj i jashtëm, etj.
  • 12:03 - 12:07
    Na pëlqen të ndihemi në kontakt me dicka që nuk është njerëzore.
  • 12:07 - 12:11
    Dhe është në brendësi shumë e rëndësishme për ne.
  • 12:11 - 12:14
    Ajo që po flas është suksesi dhe dështimi.
  • 12:14 - 12:17
    Dhe dicka interesante mbi suksesin
  • 12:17 - 12:19
    është se ne mendojmë që ne e dimë kuptimin e tij.
  • 12:19 - 12:21
    Nëse do t'ju thoja që është dikush pas skene
  • 12:21 - 12:24
    i cili është shumë i sukseshëm, menjëhere disa ide do t'ju vijnë në mendje.
  • 12:24 - 12:26
    Ju do të mendoni që ai person do të ketë shumë para,
  • 12:26 - 12:29
    ka pasur arritje në disa fusha.
  • 12:29 - 12:31
    Teoria ime e suksesit, dhe unë jam dikush
  • 12:31 - 12:34
    që jam shumë i interesuar për suksesin. Me të vërtetë dua të jem i sukseshëm.
  • 12:34 - 12:36
    Gjithmonë mendoj. "Si mund të bëhem akoma më i suksesshëm?"
  • 12:36 - 12:38
    Sa më shumë kalon koha, aq më shumë nuanca vë re
  • 12:38 - 12:40
    në kuptimet e mundshme të fjalës "sukses".
  • 12:40 - 12:42
    T'ju jap mendim tim që unë kam rreth suksesit.
  • 12:42 - 12:45
    Nuk mund të jesh i sukseshëm në gjithcka.
  • 12:45 - 12:47
    Dëgjojmë shumë për balancën punë-jetë.
  • 12:47 - 12:50
    Pa kuptim. S'mund ti kesh të gjitha. S'mundesh.
  • 12:50 - 12:52
    Kështu cdo perceptim i suksesit
  • 12:52 - 12:54
    duhet të pranojë cfarë po humbet ndërkohë,
  • 12:54 - 12:56
    ku ndodhet elementi humbje.
  • 12:56 - 12:59
    Unë mendoj që cdo jetë inteligjente do të pranojë
  • 12:59 - 13:02
    sic i quaj unë, që do ketë një element ku ne nuk jemi të sukseshëm.
  • 13:02 - 13:04
    Dhe cështja rreth jetës së sukseshme,
  • 13:04 - 13:06
    është që shumicën e kohës, idetë tona
  • 13:06 - 13:09
    se cfarë do të thotë të jetosh në mënyrë të sukseshme, nuk janë idetë tona.
  • 13:09 - 13:11
    I kemi thithur nga njerëz të tjerë.
  • 13:11 - 13:13
    Zakonisht, nëse je mashkull, babai yt.
  • 13:13 - 13:15
    Dhe nëse je femër, nëna jote.
  • 13:15 - 13:18
    Psikoanalistët e kanë dhënë këtë mesazh prej 80 vjetësh.
  • 13:18 - 13:21
    Askush nuk i dëgjon me vëmendje. Por unë besoj që kjo është e vërtetë.
  • 13:21 - 13:23
    Ne marrim e kopjojmë edhe mesazhe të tjera
  • 13:23 - 13:25
    nga gjithcka, televizioni, reklamat,
  • 13:25 - 13:27
    nga marketingu etj.
  • 13:27 - 13:29
    Këto janë forca me fuqi të madhe
  • 13:29 - 13:33
    që përcaktojnë cfarë ne duam, dhe si e shikojmë veten.
  • 13:33 - 13:36
    Kur na thuhet që të punosh në bankë është një profesion shumë i respektuar
  • 13:36 - 13:38
    shumë prej nesh duan të punojnë në banka.
  • 13:38 - 13:41
    Kur puna në bankë nuk është më e respektuar, ne humbasim interesin.
  • 13:41 - 13:44
    Ne jemi tepër të hapur ndaj sugjerimeve.
  • 13:44 - 13:47
    Atë që dua të them, nuk është që ju duhet të hiqni dorë
  • 13:47 - 13:49
    nga idetë tuaja për suksesin.
  • 13:49 - 13:51
    Por që ne duhet të sigurohemi që këto janë tonat.
  • 13:51 - 13:53
    Ne duhet të fokusohemi në idetë tona.
  • 13:53 - 13:56
    Të sigurohemi që ne jemi pronarët e tyre,
  • 13:56 - 13:58
    që ne jemi autorët e vërtetë të ambicieve tona.
  • 13:58 - 14:00
    Eshtë keq kur nuk merr atë që do.
  • 14:00 - 14:03
    Por është dhe më keq kur të kesh ide
  • 14:03 - 14:06
    për atë që do, dhe të kuptosh në fund
  • 14:06 - 14:09
    që nuk është, në fakt, ajo që ke dashur gjatë tërë kohës.
  • 14:09 - 14:11
    Do ta mbyll këtu.
  • 14:11 - 14:14
    Ajo që dua të theksojë
  • 14:14 - 14:16
    në cdo mënyrë është sukses.
  • 14:16 - 14:18
    Por, le ti pranojmë cuditshmërinë e disa prej ideve tona.
  • 14:18 - 14:21
    Le të zhbirojmë disa nga opinionet tona mbi suksesin.
  • 14:21 - 14:25
    Le të sigurohemi që idetë e suksesit janë me të vërtetë tonat.
  • 14:25 - 14:27
    Shume faleminderit.
  • 14:27 - 14:43
    (Duartrokritje)
  • 14:43 - 14:45
    Chris Anderson: Kjo ishte magjepëse. Si ta pajtosh
  • 14:45 - 14:50
    idenë që dikush të jetë --
  • 14:50 - 14:53
    të qënit keq të mendosh për dikë si dështak.
  • 14:53 - 14:57
    me idenë që shumë njerëz kanë: të marrësh kontroll mbi jetën tende.
  • 14:57 - 15:00
    Dhe një shoqëri që inkurajon këtë
  • 15:00 - 15:03
    ndoshta duhet të ketë disa fitues dhe humbës.
  • 15:03 - 15:06
    Alain De Botton: Po. Mendoj që është thjesht rastësia
  • 15:06 - 15:08
    e procesit të fitimit dhe humbjes që dua të theksoj.
  • 15:08 - 15:10
    Pasi theksi në ditët e sotme është
  • 15:10 - 15:12
    kaq shumë mbi drejtësinë për gjithcka
  • 15:12 - 15:14
    Dhe politikanët gjithmonë flasin për drejtësi.
  • 15:14 - 15:17
    Unë jam besimtar i fortë në drejtësi. Thjesht mendoj që është e mundur.
  • 15:17 - 15:19
    Kështu ne duhet të bëjmë gjithcka që mundemi,
  • 15:19 - 15:21
    ne duhet të bëjmë gjithcka për ta arritur atë.
  • 15:21 - 15:23
    Por në fund të ditës duhet të kujtojmë
  • 15:23 - 15:26
    që kushdo që përballet me ne, cfarëdo t'u ketë ndodhur në jetën e tyre
  • 15:26 - 15:29
    do ketë një element të fortë shansi.
  • 15:29 - 15:31
    Dhe ky është elementi që duhet të marrim parasysh.
  • 15:31 - 15:33
    Sepse ndryshe mund të ndihemi shumë ngushtë.
  • 15:33 - 15:35
    Chris Anderson: Mendoni se mund të kombinosh
  • 15:35 - 15:37
    këtë filozofi të punës të kendshme dhe më të butë
  • 15:37 - 15:41
    me një ekonomi të sukseshme?
  • 15:41 - 15:43
    Apo mendon që nuk është e mundur?
  • 15:43 - 15:45
    Por nuk ka shumë rëndësi që po e theksojmë kaq shumë këtë pikë?
  • 15:45 - 15:48
    Alain De Botton: Tmerri është
  • 15:48 - 15:52
    që ti frikësosh njerëzit është mënyra më e mirë për ti bërë të punojnë.
  • 15:52 - 15:55
    Dhe në një farë mënyrë sa më i pamëshirshëm është ambjenti
  • 15:55 - 15:57
    aq më shumë njerëzit duan të përballen me këto sfida.
  • 15:57 - 16:01
    Mendoni këtë, kë do të donit si babanë tuaj ideal?
  • 16:01 - 16:04
    Dhe babai juaj ideal është dikush që është i rreptë por i butë.
  • 16:04 - 16:06
    Dhe është vështirë ti ndash.
  • 16:06 - 16:10
    Ne kemi nevojë për baballarë, bie fjala, figurat atërore ekzemplare në shoqëri
  • 16:10 - 16:12
    që shmangin dy ekstremitetet.
  • 16:12 - 16:16
    Që është autoritar, disiplinues nga një anë.
  • 16:16 - 16:20
    Dhe nga ana tjetër, jo strikt, pa rregulla.
  • 16:20 - 16:22
    Chris Anderson: Alain De Botton.
  • 16:22 - 16:24
    Alain de Botton: Shumë faleminderit.
  • 16:24 - 16:34
    (Duartrokitje)
Title:
Alain De Botton: Një filozofi më e butë dhe e këndshme drejt suksesit
Speaker:
Alain de Botton
Description:

Alain De Botton analizon idetë tona të suksesit dhe dështimit -- dhe ngre pyetje mbi supozimet që nënvizojnë këto dy konkluzione. A është suksesi gjithmonë i fituar? Po dështimi? Ai shpjegon në mënyrë elokuente dhe argëtuese se si të kalosh përtej snobizmit për të gjetur kënaqesi të vërtetë në punë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:39
Erjona Murzaku added a translation

Albanian subtitles

Revisions