Hans Rosling dhe 200 shtete, 200 vite, në 4 minuta - Kënaqësia e Statistikave - BBC Four
-
0:04 - 0:07Vizualizimi është aspekt qëndor i punës sime.
-
0:08 - 0:10Unë ligjeroj për çështjet e shëndetit botëror.
-
0:11 - 0:13Dhe unë e di se nuk mjafton vetëm që të kesh të dhëna statistikore.
-
0:15 - 0:18Ato duhet të prezantohen në një mënyrë të kuptueshme dhe zbavitëse për njerëzit.
-
0:18 - 0:22Tani do të bëj diçka që s'e kam provuar asnjëherë më parë.
-
0:22 - 0:25Do t'i animoj të dhënat në një hapësirë të vërtetë.
-
0:25 - 0:29Për ta realizuar këtë synim do të më ndihmojë ekipi teknik.
-
0:29 - 0:33Po fillojmë: së pari shfaqim boshtin për shëndetin.
-
0:33 - 0:39Këtu e kemi jetëgjatësinë e pritur prej 25 deri në 75 vite.
-
0:39 - 0:41Dhe këtu poshtë, e kemi boshtin për pasurinë.
-
0:41 - 0:47Të ardhurat për person: $400, $4,000 dhe $40,000.
-
0:47 - 0:50Këtu poshtë e kemi varfërinë dhe sëmundjen,
-
0:50 - 0:52ndërsa këtu lart i kemi të pasurit dhe të shëndetshmit.
-
0:53 - 0:59Tani do t'ju tregoj se si bota ishte para 200 vitesh,
-
0:59 - 1:00në vitin 1810.
-
1:00 - 1:02Ja ku janë të gjitha shtetet:
-
1:02 - 1:08Europa është ngjyrë kafe, Azia e kuqe, Lindja e Mesme e gjelbër, Afrika nën-Sahariane e kaltër,
-
1:08 - 1:10dhe Amerikat të verdha.
-
1:10 - 1:13Ndërsa madhësia e topit të një shteti tregon madhësinë e popullsisë së tij.
-
1:13 - 1:17Në vitin 1810 këtu poshtë kishte shumë tollovi, apo jo?
-
1:17 - 1:19Të gjitha shtetet ishin të varfëra dhe të sëmura,
-
1:19 - 1:23Jetëgjatësia mesatare ishte më e vogël se 40 vjet në të gjitha shtetet.
-
1:23 - 1:27Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda ishin pak më mirë,
-
1:27 - 1:29por jo edhe aq më mirë.
-
1:29 - 1:30Dhe në këtë moment unë po e nisi jetën e botës!
-
1:32 - 1:37Revolucioni industrial bën që shtetet e Europës dhe disa vende të tjera
-
1:37 - 1:39të largohen prej pjesës tjetër të botës.
-
1:39 - 1:41Por shtetet e kolonizuara të Azisë dhe Afrikës
-
1:41 - 1:44mbeten të ngujuara këtu poshtë.
-
1:44 - 1:47Me kalimin e kohës, shtetet perendimore bëhen gjithnjë e më të shëndetshme.
-
1:47 - 1:51Dhe tani, ta ngadalësojmë pak rrëfimin për ta treguar ndikimin
-
1:51 - 1:53e Luftës së Parës Botërore.
-
1:53 - 1:58dhe epidemisë së gripit spanjoll. Çfarë katastrofe!
-
1:58 - 2:02Dhe tani shkojmë shpejtë nëpr vitet 1920 dhe 1930.
-
2:02 - 2:04Përkundër periudhës së Depresionit të Madh
-
2:04 - 2:06shtetet perendimore vazhdojnë të ecin para
-
2:06 - 2:07drejt pasurisë dhe shëndetit më të mirë
-
2:07 - 2:10Japonia dhe disa shtete të tjera përpiqen t'u vijnë pas
-
2:10 - 2:11por shumica e shteteve të tjera mbeten aty poshtë.
-
2:11 - 2:15Tani, pas tragjedive të Luftës së Dytë Botërore,
-
2:15 - 2:19ndalemi pak për të parë se si dukej bota e vitit 1948.
-
2:19 - 2:23Viti 1948 ishte një vit i rëndësishëm: Lufta kishte përfunduar,
-
2:23 - 2:26Suedia bëri kërdinë në Lojërat Dimërore Olimpike
-
2:26 - 2:28dhe unë kisha lindur!
-
2:28 - 2:31Por dallimi mes shteteve të botës
-
2:31 - 2:32ishte më i madh se kurdoherë.
-
2:32 - 2:37SHBA-të ishin përpara, Japonia po i ndiqte pas,
-
2:37 - 2:39Brazili ishte shumë më prapa.
-
2:39 - 2:43Irani po bëhej pak më i pasur për shkak të naftës por vazhdonte të kishte jetëgjatësi të shkurtër.
-
2:43 - 2:46Ndërkohë, gjigantët aziatik:
-
2:46 - 2:48Kina, India, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia,
-
2:48 - 2:50ishin akoma të varfëra dhe të sëmura këtu poshtë.
-
2:50 - 2:52por shikoni se çfarë do të ndodhë!
-
2:52 - 2:54Ja po ia nisim prap!
-
2:54 - 2:57Gjatë jetës sime, kolonitë e mëparshme fituan pavarësinë,
-
2:57 - 3:00dhe më në fund filluan të bëhen më të shëndetshme,
-
3:00 - 3:01dhe më të shëndetshme
-
3:01 - 3:02dhe më të shëndetshme.
-
3:02 - 3:06Dhe në vitin 1970, shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine
-
3:06 - 3:09filluan t'u afrohen shteteve perendimore:
-
3:09 - 3:11ato u bënë ekonomi në zhvillim e sipër.
-
3:11 - 3:12Disa shtete afrikane fillojnë të ndjekin pas,
-
3:12 - 3:14disa të tjera mbeten të ngujuara në luftëra civile,
-
3:14 - 3:16disa të tjera u goditën nga virusi HIV.
-
3:16 - 3:18Dhe ja ku e kemi botën e sotme,
-
3:18 - 3:22me statistikat e fundit.
-
3:23 - 3:25Shumica e njerëzve sot jetojnë këtu në mes.
-
3:25 - 3:28Por në të njejtën kohë ka shumë dallime
-
3:28 - 3:30në mes të shteteve më të pasura dhe shteteve më të varfëra.
-
3:30 - 3:34dhe ka shumë pabarazi edhe brenda vetë shteteve.
-
3:34 - 3:37Këta topa i tregojnë mesataret e shteteve,
-
3:37 - 3:38por unë mund t'i ndaj.
-
3:38 - 3:41Merreni për shembull Kinën. Mund ta ndaj në provinca.
-
3:41 - 3:44Ja ku iku Shanghai.
-
3:44 - 3:48Ai sot ka pasuri dhe shëndet të një niveli të njejtë sa Italia.
-
3:48 - 3:51Dhe ja ku është provinca e varfër Guizhou.
-
3:51 - 3:52Ajo është si Pakistani.
-
3:52 - 3:55Dhe nëse e ndaj edhe më tutje
-
3:55 - 3:58pjesët e saja rurale janë si Ghana në Afrikë.
-
4:01 - 4:03Dhe përkundër dallimeve enorme që hasim sot,
-
4:05 - 4:07gjatë 200 viteve kemi parë progres të hatashëm.
-
4:07 - 4:09Hendeku i madh historik që ekzistonte në mes të perendimit
-
4:09 - 4:10dhe pjesës tjetër të botës, tani po zvogëlohet.
-
4:10 - 4:15Jemi bërë një botë krejtësisht e re që shkon drejt konvergjencës,
-
4:15 - 4:18dhe unë e shoh një trend të qartë drejt së ardhmes.
-
4:18 - 4:20përmes ndihmës, tregtisë, teknologjisë ekologjike dhe paqes.
-
4:20 - 4:23Është krejt e mundshme që çdo shtet të arrijë
-
4:24 - 4:26te cepi i pasur dhe i shëndetshëm.
-
4:28 - 4:31Kjo që ju patë në këto minuta
-
4:31 - 4:34është rrëfimi i 200 shteteve
-
4:34 - 4:36në 200 vitet e fundit, dhe në të ardhmen!
-
4:36 - 4:40Unë thjesht vendosa 120,000 numra në një diagram.
-
4:40 - 4:43Shumë bukur, apo jo?
-
Not Synced
- Title:
- Hans Rosling dhe 200 shtete, 200 vite, në 4 minuta - Kënaqësia e Statistikave - BBC Four
- Video Language:
- English
- Duration:
- 04:48
Show all