Po kërkoni punë? Theksoni aftësitë tuaja, jo eksperiencën
-
0:01 - 0:02E dini për kë jam xheloz?
-
0:03 - 0:07Njerëzit që punojnë një punë që lidhet
me specializimin e tyre në univeristet. -
0:07 - 0:08(Te qeshura)
-
0:08 - 0:11Gazetarët që kanë studiuar gazetarinë,
-
0:11 - 0:13inxhinierët që kanë studiuar inxhinierinë.
-
0:14 - 0:16E vërteta është, që këto gjëra
nuk janë më rregullat, -
0:16 - 0:17përvec përjashtimeve.
-
0:17 - 0:21Një studim i vitit 2010 gjeti se vetëm
një e katërta e studentëve të diplomuar -
0:21 - 0:24punojnë në një fushë
që lidhet me diplomën e tyre. -
0:24 - 0:28Unë u diplomova jo me një,
por me dy diploma në biologji. -
0:29 - 0:33Për shokun e prindërve, nuk
jam as doktor as shkencëtar. -
0:33 - 0:35(Të qeshura
-
0:35 - 0:38Vite të studimit të replikimit
të ADN dhe fotosintezës -
0:38 - 0:41më dhanë bazat për
një karrierë në teknologji. -
0:41 - 0:45Mu desh që ti mësoja vetes çdo gjë
nga shitjet, marketingun, strategjitë, -
0:45 - 0:48edhe pak programim, të gjitha vetë.
-
0:49 - 0:52Nuk e mbajta kurrë titullin
Menaxher i Produkteve -
0:52 - 0:54para se të dërgoja rezymen time tek Etsy.
-
0:55 - 0:58Tashmë isha refuzuar nga
Google dhe disa firma tjera -
0:58 - 0:59dhe po bëhesha i irrituar.
-
1:00 - 1:02Kompania para pak kohësh
ishte bërë publike, -
1:02 - 1:04dhe si pjesë e aplikimit
tim për punë, -
1:04 - 1:07lexova materialet e shumta të IPO
faqe për faqe -
1:07 - 1:11dhe ndërtova një website nga asgjë e cila
përfshinte analizën time të biznesit -
1:11 - 1:13dhe katër ide për funksione të reja.
-
1:14 - 1:18Doli që kompania aktivisht
po punonte në dy nga ato ide -
1:18 - 1:20dhe e kishte konsideruar
seriozisht një të tretë. -
1:21 - 1:22E fitova punën.
-
1:25 - 1:28Ne të gjithë njohim njerëz që
janë injoruar ose neglizhuar në fillim -
1:28 - 1:30por që iu vërtetojnë
kritikëve të kundërten. -
1:31 - 1:32Historia ime e preferuar?
-
1:33 - 1:36Brian Acton, një menaxher i inxhinierisë
-
1:36 - 1:39i cili ishte refuzuar nga të dyja
Twitter dhe Facebook -
1:39 - 1:40para se ta krijonte WhatsApp,
-
1:41 - 1:44platformën e mesazheve telefonike
e cila u shit për 19 miliardë dollarë. -
1:46 - 1:49Sistemi i punësimit që kemi krijuar
në shekullin e 20 po dështon -
1:49 - 1:52dhe po bën që të humbim njerëzit
me potencial të mrekullueshëm. -
1:53 - 1:56Avancimi i robotikës dhe
të mësuarit e makinerive -
1:56 - 1:57po transformojnë mënyrën që punojmë,
-
1:57 - 2:00rutina automatike e detyrave
në shumë profesione -
2:01 - 2:05ndërsa rritja dhe zgjerimi i
punës njerëzore në tjera. -
2:05 - 2:09Në këtë shkallë, ne të gjithë duhet të
bëjmë punë që nuk i kemi bërë kurrë -
2:10 - 2:11gjatë tërë karrierës.
-
2:12 - 2:15Cilat janë pajisjet dhe
strategjitë që na nevojiten -
2:15 - 2:17të identifikojmë performuesit e lartë
të së nesërmes? -
2:18 - 2:22Në kërkim të përgjigjes, jam konsultuar
me udhëheqës nga shumë sektorë, -
2:22 - 2:25kam lexuar shumë raporte dhe
letra hulumtimi -
2:25 - 2:27dhe kam kryer edhe disa
eksperimente talenti të mijat. -
2:28 - 2:30Kërkimi im ende nuk ka mbaruar,
-
2:30 - 2:33por këto janë tre ide që
duhet të merren parasysh. -
2:33 - 2:36Një: zgjero kërkimin tënd.
-
2:36 - 2:39Nëse e kërkojmë talentin
në të njejtat vende si gjithmonë -- -
2:39 - 2:42programet e fëmijëve me dhunti,
shkollat me arritje të larta -
2:42 - 2:43organizatat prestigjoze --
-
2:43 - 2:46do të marrim të njejtat rezultate
që i kemi marrë gjithmonë. -
2:46 - 2:50Basketbolli i transformua kur
Oakland Athletics, pa fonde, -
2:50 - 2:52filluan të pranonin lojtarë që
s'kishin rezultate të larta -
2:52 - 2:55në matjet tradicionale
valide si vrapimet, -
2:55 - 2:58por merrnin ata që kishin aftësi
të ndihmonin skuadrën të shënonte pikë -
2:58 - 2:59dhe të fitonte lojrat.
-
3:00 - 3:02Kjo ide po zgjerohet edhe
jashtë sportit. -
3:02 - 3:05Kryetari i dizajnit dhe
hulumtimit në Pinterest -
3:05 - 3:07më tha se kanë ndërtuar
një nga skuadrat më të larmishme -
3:07 - 3:10dhe më produktive në Silicon Valley
-
3:10 - 3:12sepse ata besojnë se asnjë lloj i njeriut
-
3:12 - 3:14nuk posedon monopolin mbi talentin.
-
3:14 - 3:18Ata kanë punuar shumë për të
shikuar përtej diplomave të teknologjisë -
3:18 - 3:20dhe janë fokusuar në portofolet
e dizajnerëve -
3:20 - 3:22dhe jo në eksperiencat e tyre të kaluara.
-
3:22 - 3:24Dy: punësoni për performancë.
-
3:25 - 3:27I inspiruar nga eksperiencat
e mija në punë, -
3:27 - 3:30kam krijuar një platformë punësimi
që quhet Headlight, -
3:30 - 3:33e cila iu jep kandidatëve
një mundësi për të shkëlqyer. -
3:33 - 3:36Njejtë si skuadrat që kanë prova
dhe shfaqjet kanë audicione, -
3:36 - 3:39kandidatët duhet të pyeten
të demonstrojnë aftësitë e tyre -
3:39 - 3:40para se të punësohen.
-
3:40 - 3:44Klientët tonë po përfitojnë nga
85 vitet e hulumtimeve të punësimit, -
3:44 - 3:45i cili tregon se mostrat e punës
-
3:45 - 3:48janë parashikuesit më të mirë
të suksesit në punë. -
3:48 - 3:50Nëse po punësoni një analizues
të të dhënave, -
3:50 - 3:54jepi atyre një letër të të dhënave
historike dhe kërko njohuritë e tyre kyqe. -
3:54 - 3:56Nëse po punësoni një
menaxher të marketingut, -
3:56 - 4:00kërkoni nga ata të hartojnë një plan
të lansimit të një produkti të ri. -
4:00 - 4:02Dhe nëse ti je kandidat
mos prisni nga një punëdhënës të pyes. -
4:02 - 4:06Gjeni mënyra që tregojnë
aftësitë tuaja unike -
4:06 - 4:08jashtë standardeve të rezymesë
dhe letrës mbuluese. -
4:09 - 4:12Tre: shikoni më thellë.
-
4:13 - 4:16Kam dëgjuar që rekrutuesit etiketojnë
shpejt kandidatët si të paaftë -
4:16 - 4:19bazuar në një kufizim
të vogël në rezymenë e tyre: -
4:19 - 4:23lexova për mësuesit që i injorojnë
mesazhet identike nga studentët -
4:24 - 4:28sepse emri i tyre ishte
i zi ose aziatik e jo i bardhë. -
4:28 - 4:32Unë gati u vendosa në grupin e fëmijëve
me nevoja të veçanta kur isha i vogël. -
4:32 - 4:34Një muaj në çerdhe,
-
4:34 - 4:36dhe mësuesi im shkruajti
një mesazh një faqe të gjatë -
4:36 - 4:38duke thënë se isha impulsiv,
-
4:38 - 4:40kisha një spektër të shkurtër
të vëmendjes, -
4:40 - 4:42dhe pavarësisht prej kuriozitetit tim
të mrekullueshëm -
4:42 - 4:44ishte lodhëse të punonte me mua.
-
4:44 - 4:45(Te qeshura)
-
4:46 - 4:49Drejtori kërkoi që prindërit e
mi të shkonin në mbledhje, -
4:49 - 4:52dhe kërkoi nga nëna nëse kishe pasur
komplikime gjatë lindjes -
4:52 - 4:55dhe sygjeroi që unë të takohesha
me një psikolog të shkollës. -
4:55 - 4:56Babai im e pa se çfarë po ndodhte
-
4:56 - 4:59dhe shpejt e shpjegoi
situatën tonë familjare. -
4:59 - 5:02Si emigrant të vonë
ne jetonim në papafingon -
5:02 - 5:05në një shtëpie që kujdeseshin për njerëz
me aftësi të kufizuara mendore. -
5:05 - 5:08Prindërit e mi punonin natën
për të siguruar jetesën, -
5:08 - 5:11dhe unë nuk kisha mundësi të kaloja
kohë me fëmijë të moshës sime. -
5:12 - 5:16A është me të vërtetë surprizë se si një
djalë pesëvjeçar i pastimuluar -
5:16 - 5:18mund të jetë pak i gëzuar në
një klasë të çerdhes -
5:18 - 5:20pas një vere të tërë vetëm?
-
5:21 - 5:24Përderisa nuk mund të shohim
një pamje holistike rreth dikujt, -
5:24 - 5:28gjykimi ynë për ta do të
jetë gjithmonë me të meta. -
5:29 - 5:33Le të ndalemi së barazuari
eksperiencën me aftësitë, -
5:33 - 5:35kualifikimet me kompetencën.
-
5:36 - 5:39Le të ndalemi së kërkuari për
zgjedhje të sigurta, dhe të njohura -
5:39 - 5:42dhe të lëmë derën hapur për dikë
i cili mund të jetë fantastik. -
5:43 - 5:47Ne na nevojitet që punëdhënësit ti
ndalojnë praktikat e vjetra të punësimit -
5:47 - 5:50dhe të pranojnë ide të reja të
identifikimit dhe kultivimit të talentit, -
5:51 - 5:54dhe kandidatë mund të ndihmojnë
duke mësuar të tregojnë historinë e tyre -
5:54 - 5:56në mënyra të forta dhe imponuese.
-
5:57 - 6:01Ne mund të jetojmë në një botë ku njerëzit
shihen për çfarë ata kanë kapacitet -
6:02 - 6:05dhe të kenë mundësi për të
kuptuar potencialin e tyre të plotë. -
6:06 - 6:09Pra le të shkojmë jashtë
dhe ta ndërtojmë këtë. -
6:09 - 6:10Ju falemnderit.
-
6:10 - 6:17(Duartrokitje)
- Title:
- Po kërkoni punë? Theksoni aftësitë tuaja, jo eksperiencën
- Speaker:
- Jason Shen
- Description:
-
Shumë pak nga ne kemi punë që lidhen direkt me eksperiencat tona të kaluara ose nga ajo që kemi mësuar në universitet. Merrni parasysh autorin Jason Shen nga TED: ai ka studiuar biologji por më vonë u bë menaxher i produkteve në një kompani teknologjike. Në këtë bisedë të shpejtë por shumë të kuptueshme për potencialin njerëzor, Shen tregon disa mendime të reja se si kërkuesit e punëve mund ta bëjnë veten më tërheqës -- dhe si punëdhënësit duhet ti shikojnë aftësitë mbi eksperiencat e kaluara.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 06:30
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Looking for a job? Highlight your ability, not your experience | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Looking for a job? Highlight your ability, not your experience | |
![]() |
Eranda Reqica accepted Albanian subtitles for Looking for a job? Highlight your ability, not your experience | |
![]() |
Erlanda Gjeka edited Albanian subtitles for Looking for a job? Highlight your ability, not your experience |