Return to Video

Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.

  • 0:00 - 0:04
    Cfarë është dashuria?
  • 0:04 - 0:06
    Është një term i vështirë për tu përcaktuar
  • 0:06 - 0:10
    deri tani, pasi ka një përdorim mjaft të gjerë.
  • 0:10 - 0:12
    Mund të adhuroj vrapin.
  • 0:12 - 0:14
    Mund të adhuroj një libër, një film.
  • 0:14 - 0:17
    Mund të adhuroj skalopët.
  • 0:17 - 0:19
    Mund të adhuroj gruan time.
  • 0:19 - 0:22
    (Të qeshura)
  • 0:24 - 0:27
    Por ka një ndryshim të madh
  • 0:27 - 0:32
    midis një eskalopi dhe gruas sime
    për shembull.
  • 0:32 - 0:35
    Që do të thotë nëse
    unë e vlerësoj një skalop,
  • 0:35 - 0:41
    ai nuk më vlerëson mua.
  • 0:41 - 0:44
    Ndërsa gruaja ime më quan
  • 0:44 - 0:46
    yllin e jetës së saj.
  • 0:46 - 0:49
    (Të qeshura)
  • 0:49 - 0:51
    Prandaj vetëm një ndërgjegje e dëshiruar
  • 0:51 - 0:54
    mund të më përcaktojë mua
    si njeri të dëshirueshëm.
  • 0:54 - 0:55
    E di këtë, ja përse
  • 0:55 - 0:58
    dashuria mund të përcaktohet
    në një mënyrë më të saktë
  • 0:58 - 1:02
    si një dëshirë për të qënë të dëshiruar.
  • 1:02 - 1:05
    Kështu ekziston
    problemi i përhershëm i dashurisë:
  • 1:05 - 1:11
    si të bëhesh dhe të mbetesh i dëshirueshëm?
  • 1:11 - 1:14
    Njeriu u mundua të gjente
  • 1:14 - 1:17
    një përgjigje për këtë problem
  • 1:17 - 1:20
    duke i nënshtruar jetën e tij
    rregullave të shoqërisë.
  • 1:20 - 1:22
    Ti kishe një rol specifik për të luajtur
  • 1:22 - 1:24
    sipas gjinisë tënde, moshës,
  • 1:24 - 1:26
    statusit social
  • 1:26 - 1:28
    dhe ti duhet te luaje pjesën tënde
  • 1:28 - 1:32
    për tu vlerësuar dhe admiruar
    nga komuniteti.
  • 1:32 - 1:36
    Mendoni për gruan e re e cila duhet
    të mbetet e dlirë përpara martesës.
  • 1:36 - 1:40
    Mendoni për djalin e vogël i cili
    duhet t’i bindet djalit të madh
  • 1:40 - 1:46
    i cili duhet t’i bindet patriakut.
  • 1:46 - 1:50
    Por në shekullin e 13-të,
  • 1:50 - 1:54
    u shfaq një fenomen,
  • 1:54 - 1:58
    kryesisht në Rilindje, në perëndim
  • 1:58 - 2:01
    i cili shkaktoi krizën
    më të madhe të identitetit
  • 2:01 - 2:03
    në historinë e njerëzimit.
  • 2:03 - 2:05
    Ky fenomen është modernizmi.
  • 2:05 - 2:08
    Në parim mund ta përmbledhim
    në një proces të trefishtë.
  • 2:08 - 2:14
    Së pari, në një proces të racionalizimit
    të kërkimit shkencor,
  • 2:14 - 2:17
    i cili ka përshpejtuar progressin teknik.
  • 2:17 - 2:21
    Më pas, një proces i demokratizimit politik,
  • 2:21 - 2:24
    i cili është kujdesur për të drejtat indiviuale.
  • 2:24 - 2:29
    Dhe së fundi, një proces i racionalizimit
    të prodhimit ekonmik
  • 2:29 - 2:32
    dhe liberalizimit të tregtimit.
  • 2:32 - 2:35
    Këto tre procese të gërshetuara,
  • 2:35 - 2:37
    kanë asgjësuar plotësisht
  • 2:37 - 2:41
    të gjithë barrierat e shoqerive të perëndimit,
  • 2:41 - 2:44
    me pasoja themelore për individin.
  • 2:44 - 2:47
    Tani individët jane të lirë
  • 2:47 - 2:50
    të vlerësojnë ose të mos vlerësojnë
  • 2:50 - 2:54
    çdo qëndrim, çdo vendim, çdo qëllim.
  • 2:54 - 3:00
    Por si pasojë ata përballen
  • 3:00 - 3:02
    me të njëjtën liri që kanë të tjerët
  • 3:02 - 3:07
    për t’i vlerësuar ata ose jo.
  • 3:07 - 3:12
    Me fjalë të tjera, vlera ime sigurohej njëherë
  • 3:12 - 3:16
    duke iu nënshtruar autoritetit tradicional.
  • 3:16 - 3:21
    Tani tregtohet në bursë.
  • 3:21 - 3:26
    Në një treg të lirë të dëshirave njerëzore,
  • 3:26 - 3:30
    unë diskutoj vlerën time çdo ditë.
  • 3:30 - 3:33
    Kështu, shqetësimin e njeriut bashkëkohor.
  • 3:33 - 3:37
    Ai është i fiksuar: “Jam unë i dëshiruar?
    Në çfarë mënyre?
  • 3:37 - 3:40
    Sa njerëz do të më duan mua?”
  • 3:40 - 3:43
    Dhe si i përgjigjet ai shqetësimit të tij?
  • 3:43 - 3:51
    Le të themi në një formë histerike duke
    mbledhur simbole të dëshirueshmërisë.
  • 3:52 - 3:55
    (Të qeshura)
  • 3:55 - 3:58
    E quaj këtë akt të grumbullimit,
  • 3:58 - 4:01
    së bashku me të tjerët, kapital joshës.
  • 4:01 - 4:03
    Në fakt shoqeria jonë konsumatore
  • 4:03 - 4:09
    është e bazuar gjerësisht në joshjen e kapitalit.
  • 4:09 - 4:13
    Për këtë shpërdorim thuhet se periudha
    jonë është materialiste.
  • 4:13 - 4:17
    Por nuk është e vërtetë! Ne vetëm
    mbledhim objekte
  • 4:17 - 4:20
    për të komunikuar me mendjet e tjera.
  • 4:20 - 4:25
    Ne e bëjmë këtë për t’i bërë ata
    të na duan, për t’i joshur.
  • 4:25 - 4:29
    Asgjë nuk mund të ishte më pak materialiste
    ose më shumë sentimentale,
  • 4:29 - 4:33
    sesa një adoleshent që blen xhinse të reja
  • 4:33 - 4:35
    dhe t’i grisë ata te gjuri,
  • 4:35 - 4:37
    që të tërheqi vëmendjen e Xhenifer.
  • 4:37 - 4:40
    (Të qeshura)
  • 4:40 - 4:43
    Konsumatorizmi nuk është materializëm.
  • 4:43 - 4:45
    Është ajo që pranohet
  • 4:45 - 4:48
    dhe sakrifikohet në emër të dashurisë hyjnore,
  • 4:48 - 4:53
    ose në emër të kapitalit joshës.
  • 4:53 - 4:58
    Nën dritën e këtij vëzhgimi të dashurisë bashkëkohore,
  • 4:58 - 5:01
    si mund të mendojmë për dashurinë
    në vitet që do të vijnë?
  • 5:01 - 5:04
    Ne mund të parashikojmë dy hipoteza:
  • 5:04 - 5:06
    E para konsiston në bastin që ne bëjmë
  • 5:06 - 5:12
    që ky proces i kapitalizimit narcizist do të rritet.
  • 5:12 - 5:16
    Është e vështirë të thuhet se çfarë
    forme do të ketë ky intensifikim,
  • 5:16 - 5:18
    sepse varet gjerësisht
  • 5:18 - 5:21
    në risitë sociale the teknologjike,
  • 5:21 - 5:26
    të cilat janë të vështira për tu parashikuar.
  • 5:26 - 5:28
    Ne mund, për shembull,
  • 5:28 - 5:31
    të imagjinojmë një faqe takimesh online,
  • 5:31 - 5:36
    e cila ashtu si ato programet besnike me pikë,
  • 5:36 - 5:39
    përdor kapitalin joshës
  • 5:39 - 5:42
    që varion sipas moshës, gjatësisë/peshës,
  • 5:42 - 5:45
    gradës, rrogës,
  • 5:45 - 5:49
    ose numrit të klikimeve në profil.
  • 5:49 - 5:53
    Në gjithashtu mund të imagjinojmë
  • 5:53 - 5:57
    një trajtim kimik për ndarjet
  • 5:57 - 6:01
    që dobëson ndjenjat e bashkimit.
  • 6:01 - 6:05
    Meqë ra fjala, është një program në MTV
  • 6:05 - 6:09
    ku mësuesit e joshjes
  • 6:09 - 6:13
    trajtojnë dhimbjet e zemrës si nje sëmundje.
  • 6:13 - 6:16
    Këta mësues e quajnë veten "pick-up artists”.
  • 6:16 - 6:19
    “Artist” në frëngjisht është e thjeshtë,
    do të thotë “Artist”.
  • 6:19 - 6:22
    “Pick-up” është të marrim dikë,
  • 6:22 - 6:24
    por jo këdo—vetëm vajzat.
  • 6:24 - 6:29
    Kështu që ata janë artistët e kapjes së vajzave.
  • 6:29 - 6:30
    (Të qeshura)
  • 6:30 - 6:35
    Dhe ata e quanjë dhimbjen e zemrës “one-itis”.
  • 6:35 - 6:39
    Në anglisht “itis” është prapashtesë
    që do të thotë infeksion.
  • 6:39 - 6:43
    One-itis mund të përkthehet
    si “infeksion unik”.
  • 6:43 - 6:47
    Është pak e shëmtuar. Në fakt, për këta artistë,
  • 6:47 - 6:51
    të dashuruarit e dikujt
  • 6:51 - 6:52
    është një humbje kohe,
  • 6:52 - 6:54
    po harxhon kapitalin joshës,
  • 6:54 - 6:56
    kështu që duhet të eleminohet
  • 6:56 - 7:00
    si një sëmundje si një infeksion.
  • 7:00 - 7:04
    Ne gjithashtu mund të përfytyrojmë
  • 7:04 - 7:07
    një përdorim romantik të gjeneve.
  • 7:07 - 7:10
    Gjithkush mund ta mbajë atë
  • 7:10 - 7:13
    dhe ta prezantojë si një kartë biznesi
  • 7:13 - 7:18
    për të verifikuar nëse joshja mund
    të progresojë në riprodhim
  • 7:18 - 7:22
    (Të qeshura)
  • 7:22 - 7:27
    Sigurisht që kjo garë e joshjes,
  • 7:27 - 7:29
    ashtu si çdo garë tjetër,
  • 7:29 - 7:34
    do të krijojë pabarazi të
    mëdha në kënaqësinë narciste.
  • 7:34 - 7:38
    dhe gjithashtu shumë vetmi dhe agresivitet.
  • 7:38 - 7:41
    Kështu që ne mund ta presim atë modernitet,
  • 7:41 - 7:46
    i cili është origjina e kapitalit joshës,
    do të ishte i konsiderueshëm.
  • 7:46 - 7:48
    Veçanërisht po mendoj për reagimin
  • 7:48 - 7:53
    e neo-fashistëve ose komuniteteve fetare.
  • 7:53 - 7:59
    Por nje e ardhme e tillë nuk duhet të ekzistojë.
  • 7:59 - 8:04
    Duhet të ketë një rrugë tjetër për
    të menduar për dashurinë.
  • 8:04 - 8:06
    Po cila është ajo?
  • 8:06 - 8:11
    Si ta refuzojmë dëshirën për tu ndier i vlerësuar?
  • 8:11 - 8:15
    Një mënyrë është të kuptosh padobishmërinë time.
  • 8:15 - 8:17
    (Të qeshura)
  • 8:17 - 8:18
    Po,
  • 8:18 - 8:20
    unë jam i pa dobishëm.
  • 8:20 - 8:22
    Por është e sigurtë:
  • 8:22 - 8:23
    kështu jeni edhe ju.
  • 8:23 - 8:26
    (Të qeshura)
  • 8:26 - 8:30
    (Duartrokitje)
  • 8:30 - 8:34
    Ne jemi të gjithë të pa dobishëm.
  • 8:34 - 8:36
    Kjo padobishmëri dallohet lehtë,
  • 8:36 - 8:40
    sepse për të qënë i vlerësuar,
  • 8:40 - 8:43
    kam nevojë të vlerësohem,
  • 8:43 - 8:45
    që do të thotë që
    nuk kam ndonjë vlerë në vetvete.
  • 8:45 - 8:48
    Nuk kam ndonjë vlerë të përcaktuar.
  • 8:51 - 8:53
    Ne të gjithë pretendojmë të kemi një idhull;
  • 8:53 - 8:56
    dhe të gjithë pretendojmë se jemi
    një idhull për dikë tjetër, por në të vërtetë
  • 8:56 - 9:00
    jemi të gjithë mashtrues, pak a shumë
    si një njeri në rrugë
  • 9:00 - 9:03
    që duket tërheqës dhe indiferent,
  • 9:03 - 9:06
    kur në fakt gjithçka
    e ka të planifikuar dhe llogaritur
  • 9:06 - 9:09
    në mënyrë që të tërheqë vëmendjen.
  • 9:09 - 9:11
    Mendoj se po të kuptojmë
  • 9:11 - 9:13
    këtë mashtrim të përgjithshëm
  • 9:13 - 9:15
    që përfshin këdo,
  • 9:15 - 9:16
    do ta lehtësonte lidhjen tonë.
  • 9:16 - 9:19
    Kjo ndodh sepse unë dua të më duan
  • 9:19 - 9:20
    nga koka te këmbët,
  • 9:20 - 9:22
    duke e justifikuar në çdo veprim,
  • 9:22 - 9:25
    që joshja ekziston.
  • 9:25 - 9:27
    Dhe kështu dua të dukem perfekt
  • 9:27 - 9:29
    kështu që tjetri të mund të më dojë.
  • 9:29 - 9:31
    Dua që ata të jenë perfekt
  • 9:31 - 9:33
    në mënyrë që të jem
    i lehtësuar për vlerësimin tim.
  • 9:33 - 9:35
    Kjo është tipike për çiftet
  • 9:35 - 9:37
    e fiksura pas performancës
  • 9:37 - 9:40
    të cilët ndahen menjëherë,
  • 9:40 - 9:42
    në mossuksesin më të vogël.
  • 9:42 - 9:46
    Në kontrast me këtë sjellje,
  • 9:46 - 9:49
    lind nevoja e ëmbëlsisë-
    dashuria si brishtësi.
  • 9:49 - 9:50
    Cfarë është brishtësia?
  • 9:50 - 9:54
    Të jesh i butë do të thotë të pranosh
    dobësitë e të dashurit.
  • 9:54 - 9:58
    Nuk do të thotë të bëhesh një çift i rregullt.
  • 9:58 - 9:59
    (Të qeshura)
  • 9:59 - 10:01
    Kjo është vërtet keq.
  • 10:01 - 10:02
    Nga ana tjetër,
  • 10:02 - 10:05
    ekziston shumë sharm dhe lumturi në butësinë.
  • 10:05 - 10:09
    I referohem kryesisht një lloj humori
    i cili për fat të keq nuk para përdoret.
  • 10:09 - 10:12
    Është një lloj ngathtësie e matur poetike.
  • 10:12 - 10:15
    I referohem përqeshjes vetjake.
  • 10:15 - 10:18
    Për një çift i cili nuk mbahet ose mbështetet
  • 10:18 - 10:20
    në detyrimet e traditës,
  • 10:20 - 10:21
    mendoj se përqeshja vetjake
  • 10:21 - 10:26
    është një nga mënyrat më të mira
    që një lidhje të rezistojë.
Title:
Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.
Speaker:
Yann Dall'Aglio
Description:

Në këtë fjalim të adhurueshëm, filozofi Yann Dall’Agio zbulon kërkimin universal të brishtësisë dhe të lidhjes në një botë e cila është e fokusuar te individi. Në fakt, është më e lehtë sa mund ta imagjinoni. Një refleksion i zgjuar dhe i mprehtë në emër të dashurisë në epokën moderne. (Filmuar në TEDxParis.)

more » « less
Video Language:
French
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:42

Albanian subtitles

Revisions