< Return to Video

Kevin Slavin: Si i japin formë botës sonë algoritmet

  • 0:00 - 0:02
    Kjo është një foto
  • 0:02 - 0:04
    nga artisti Michael Najjar,
  • 0:04 - 0:06
    dhe është e njëmendtë,
  • 0:06 - 0:08
    në kuptimin që shkoi atje, në Argjentinë
  • 0:08 - 0:10
    për të bërë foton.
  • 0:10 - 0:13
    Por është edhe sajesë. Përmban mjaft punë të bërë mbi të pas fotografimit.
  • 0:13 - 0:15
    Dhe ajo çka ka bërë
  • 0:15 - 0:17
    është që riformoi, në mënyrë dixhitale,
  • 0:17 - 0:19
    krejt përvijimet e maleve
  • 0:19 - 0:22
    për të ndjekur ndryshimet e treguesit Dow Jones.
  • 0:22 - 0:24
    Kështu që ajo çka shihni,
  • 0:24 - 0:26
    ajo humnerë, ajo humnerë e madhe me luginën,
  • 0:26 - 0:28
    është kriza financiare e 2008-s.
  • 0:28 - 0:30
    Fotoja u bë
  • 0:30 - 0:32
    kur gjendeshim thellë në luginë.
  • 0:32 - 0:34
    Nuk e di se ku gjendemi tani.
  • 0:34 - 0:36
    Ky është treguesi Hang Seng
  • 0:36 - 0:38
    për Hong Kongun.
  • 0:38 - 0:40
    Dhe topografi të ngjashme.
  • 0:40 - 0:42
    Pyes veten pse.
  • 0:42 - 0:45
    Ky është art. Kjo është metaforë.
  • 0:45 - 0:47
    Por mendoj se thelbi është
  • 0:47 - 0:49
    që kjo është metaforë me dhëmbë,
  • 0:49 - 0:52
    dhe me këto dhëmbë dua t'ju propozoj sot
  • 0:52 - 0:54
    që ta rimendojmë pakëz
  • 0:54 - 0:57
    rolin e matematikës bashkëkohore --
  • 0:57 - 1:00
    jo thjesht atë financiaren, por matematikën në përgjithësi.
  • 1:00 - 1:02
    Pra kalimin e saj
  • 1:02 - 1:05
    nga diçka që nxirret dhe përftohet prej botës
  • 1:05 - 1:08
    në diçka që fillon në fakt t'i japë formë asaj --
  • 1:08 - 1:11
    botës rreth nesh dhe botës brenda nesh.
  • 1:11 - 1:13
    Dhe këtu hyjnë algoritmet veçanërisht,
  • 1:13 - 1:15
    që janë në thelb matematika
  • 1:15 - 1:18
    e përdorur nga kompjuterët për të marrë vendime.
  • 1:18 - 1:20
    Këta fitojnë ndjeshmërinë e diçkaje
  • 1:20 - 1:22
    prej vërteti, ngaqë përsëriten vazhdimisht,
  • 1:22 - 1:25
    ngurtësohen dhe kalcifikohen,
  • 1:25 - 1:27
    dhe bëhen realë.
  • 1:27 - 1:30
    Dhe këtë po e mendoja, në vendin më të pamundur,
  • 1:30 - 1:33
    gjatë një fluturimi transatlantik para ca vitesh,
  • 1:33 - 1:35
    ngaqë rastisi të kisha ngjitur
  • 1:35 - 1:37
    një fizikan hungarez në një moshë me mua
  • 1:37 - 1:39
    dhe po bisedonim
  • 1:39 - 1:41
    rreth jetës së fizikanëve në Hungari
  • 1:41 - 1:43
    gjatë Luftës së Ftohtë.
  • 1:43 - 1:45
    Dhe i them, "Pra me se merreshit?"
  • 1:45 - 1:47
    "Shumicën e kohës zbërthenim mënyra pikasjeje të ulët."
  • 1:47 - 1:49
    I them, "Punë e bukur. Më duket interesante.
  • 1:49 - 1:51
    Si funksionon kjo?"
  • 1:51 - 1:53
    Dhe që ta kuptoni këtë,
  • 1:53 - 1:56
    lypset të kuptoni pak se si funksionon pikasja e ulët.
  • 1:56 - 1:59
    Pra -- thënë shumë e thjeshtëzuar --
  • 1:59 - 2:01
    por në thelb, nuk bëhet fjalë që
  • 2:01 - 2:03
    thjesht të kaloni një sinjal radari
  • 2:03 - 2:06
    drejt e përmes 156 tonësh çeliku në qiell.
  • 2:06 - 2:09
    Nuk ka për t'u zhdukur.
  • 2:09 - 2:12
    Por nëse mundeni ta merrni këtë gjë të madhe, masive,
  • 2:12 - 2:15
    dhe ta shndërroni në
  • 2:15 - 2:17
    një milion gjëra të vockla --
  • 2:17 - 2:19
    në diçka të ngjashme me një tufë zogjsh --
  • 2:19 - 2:21
    atëherë radari që kërkon për të
  • 2:21 - 2:23
    duhet të jetë në gjendje të shohë
  • 2:23 - 2:25
    çdo tufë zogjsh në qiell.
  • 2:25 - 2:29
    Dhe po të jeni radari, e keni vërtet punën pisk.
  • 2:29 - 2:32
    Dhe tha, "Po." Tha, "Por nëse jeni radar ama.
  • 2:32 - 2:34
    Por ne nuk përdornim radar;
  • 2:34 - 2:37
    ne krijuam një kuti të zezë që kërkonte për sinjale elektrike,
  • 2:37 - 2:40
    ndërlidhje elektronike.
  • 2:40 - 2:43
    Dhe kurdo që kapnim një tufë zogjsh me ndërlidhje elektronike,
  • 2:43 - 2:46
    mendonim, 'Ka mundësi të kenë diçka me amerikanët.'"
  • 2:46 - 2:48
    Iu përgjigja, "Po.
  • 2:48 - 2:50
    E lezetshme.
  • 2:50 - 2:52
    Pra hodhët tej me efekt
  • 2:52 - 2:54
    60 vjetë kërkimesh aeronautike.
  • 2:54 - 2:56
    Po akti i dytë i shfaqjes?
  • 2:56 - 2:58
    Ç'bëtë kur u rritët?"
  • 2:58 - 3:00
    Dhe më thotë,
  • 3:00 - 3:02
    "Po ja, shërbime financiare."
  • 3:02 - 3:04
    Dhe i them, "Oh."
  • 3:04 - 3:07
    Ngaqë këto janë në lajme së fundi.
  • 3:07 - 3:09
    I them, "Po kjo si funksionon?"
  • 3:09 - 3:11
    Më tha, "Po ja, sot në Wall Street ka 2 mijë fizikanë,
  • 3:11 - 3:13
    e unë jam një prej tyre."
  • 3:13 - 3:16
    I thashë, "Po për Wall Street-in ç'kuti të zezë ka?"
  • 3:16 - 3:18
    Dhe më thotë, "Më zbavit pyetja jote,
  • 3:18 - 3:21
    ngaqë quhen vërtet transaksione të kutisë së zezë.
  • 3:21 - 3:23
    Dhe ndonjëherë i quajnë transaksione algo,
  • 3:23 - 3:26
    transaksione algoritmike."
  • 3:26 - 3:29
    Transaksione me bazë algoritmet pjesërisht evoluuan
  • 3:29 - 3:32
    ngaqë operatorët e institucionalizuar patën të njëjtat probleme
  • 3:32 - 3:35
    që patën Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara,
  • 3:35 - 3:38
    pra që ndryshojnë pozicionin e tyre --
  • 3:38 - 3:40
    Proctor & Gamble a Accenture qoftë, cilido --
  • 3:40 - 3:42
    hedhin në treg një milionë aksione
  • 3:42 - 3:44
    për diçka.
  • 3:44 - 3:46
    Edhe nëse e bën njëherësh,
  • 3:46 - 3:48
    është si të luash gjithçka në poker në një dorë.
  • 3:48 - 3:50
    Thjesht zbulon dorën.
  • 3:50 - 3:52
    Pra u duhet të gjejnë një mënyrë --
  • 3:52 - 3:54
    dhe për ta bërë këtë përdorin algoritmet --
  • 3:54 - 3:56
    për ta ndarë atë gjënë e madhe
  • 3:56 - 3:58
    në një milionë transaksione të vockla.
  • 3:58 - 4:00
    Magjia dhe tmerri i kësaj
  • 4:00 - 4:02
    është që e njëjta matematikë
  • 4:02 - 4:04
    që përdorni për ta ndarë gjënë e madhe
  • 4:04 - 4:06
    në një milion gjëra të vogla
  • 4:06 - 4:08
    mund të përdoret për të gjetur një milion gjëra të vogla
  • 4:08 - 4:10
    për t'i ngjitur me njëra-tjetrën
  • 4:10 - 4:12
    dhe për të parë kështu seç po ndodh në treg.
  • 4:12 - 4:14
    Pra, nëse ju duhet të keni një ide
  • 4:14 - 4:17
    se ç'po ndodh në bursë këtë çast,
  • 4:17 - 4:19
    ajo çka ju duhet është një dorë algoritmesh
  • 4:19 - 4:22
    të krijuar në fakt për ta fshehur këtë, dhe një dorë
  • 4:22 - 4:25
    algoritmesh që janë krijuar për t'i gjetur këta më sipër.
  • 4:25 - 4:28
    Dhe krejt kjo është e bukur, e pacen.
  • 4:28 - 4:30
    Dhe përbën 70 përqind
  • 4:30 - 4:32
    të bursës së Shteteve të Bashkuara,
  • 4:32 - 4:34
    70 përqind e sistemit operativ
  • 4:34 - 4:37
    të njohur dikur si pensionet tuaj,
  • 4:37 - 4:40
    kredia juaj për shtëpinë.
  • 4:40 - 4:42
    Po, edhe ç'rrezik ka?
  • 4:42 - 4:44
    Çka mund të shkojë ters
  • 4:44 - 4:46
    është që një vit më parë,
  • 4:46 - 4:49
    nëntë përqind e krejt tregut thjesht u avullua brenda pesë minutash,
  • 4:49 - 4:52
    dhe e quajtën Vithisja Rrufe e orës 2:45.
  • 4:52 - 4:55
    Krejt papritmas, nëntë përqind thjesht u zhdukën,
  • 4:55 - 4:57
    dhe deri më sot askush
  • 4:57 - 4:59
    nuk bie dakord mbi çka ndodhi
  • 4:59 - 5:02
    ngaqë nuk u urdhërua nga askush, askush s'e kërkoi.
  • 5:02 - 5:05
    Askush nuk kish kontroll mbi atë që po ndodhte realisht.
  • 5:05 - 5:07
    Kishin vetëm
  • 5:07 - 5:09
    një monitor para syve
  • 5:09 - 5:11
    që shfaqte numra
  • 5:11 - 5:13
    dhe thjesht një buton të kuq
  • 5:13 - 5:15
    ku lexohej, "Stop."
  • 5:15 - 5:17
    Këtu është puna,
  • 5:17 - 5:19
    çështja, që po shkruajmë gjëra,
  • 5:19 - 5:22
    po shkruajmë gjëra që nuk i lexojmë dot më.
  • 5:22 - 5:24
    Diçka e kemi bërë
  • 5:24 - 5:26
    të palexueshme,
  • 5:26 - 5:29
    dhe kemi humbur idenë
  • 5:29 - 5:31
    se ç'po ndodh në të vërtetë
  • 5:31 - 5:33
    në botën që kemi krijuar.
  • 5:33 - 5:35
    Dhe sa kemi filluar.
  • 5:35 - 5:38
    Në Boston ka një kompani që quhet Nanex,
  • 5:38 - 5:40
    të cilët përdorin matematikë dhe trike magjike
  • 5:40 - 5:42
    e nuk di ç'tjetër,
  • 5:42 - 5:44
    hyjnë në krejt të dhënat e tregut
  • 5:44 - 5:47
    dhe zbulojnë, jo gjithmonë, disa prej këtyre algoritmeve.
  • 5:47 - 5:50
    Dhe kur gjejnë të tillë, i nxjerrin
  • 5:50 - 5:53
    sheshit dhe i ngulin në mur si flutura.
  • 5:53 - 5:55
    Dhe bëjnë çfarë kemi bërë gjithmonë
  • 5:55 - 5:58
    kur gjendemi faqe sasish të mëdha të dhënash që nuk i kuptojmë --
  • 5:58 - 6:00
    pra u japin një emër
  • 6:00 - 6:02
    dhe një histori.
  • 6:02 - 6:04
    Kjo është një prej gjetjeve,
  • 6:04 - 6:08
    e quajtën Kama,
  • 6:08 - 6:10
    Karnavali,
  • 6:10 - 6:14
    Boston Shuffler,
  • 6:14 - 6:16
    Muzgu.
  • 6:16 - 6:18
    Dhe qyfyri këtu është se,
  • 6:18 - 6:21
    pa dyshim, këta nuk përshkojnë vetëm tregun.
  • 6:21 - 6:24
    Gjëra si këto shihen ngado të hidhni sytë,
  • 6:24 - 6:26
    pasi e kuptoni se si t'i kërkoni.
  • 6:26 - 6:29
    Mund ta kapni këtu: ky libër mbi mizat
  • 6:29 - 6:31
    që ndoshta kërkonit në Amazon.com.
  • 6:31 - 6:33
    Mund ta keni vënë re
  • 6:33 - 6:35
    kur çmimi fillestar qe 1.7 milionë dollarë.
  • 6:35 - 6:37
    Është jashtë katalogu -- ende ...
  • 6:37 - 6:39
    (Të qeshura)
  • 6:39 - 6:42
    Po ta kishit blerë për 1.7, do kishit dalë me qar.
  • 6:42 - 6:44
    Ca orë më pas, u ngjit
  • 6:44 - 6:46
    në 23.6 milionë dollarë,
  • 6:46 - 6:48
    plus paketimin dhe dërgimin.
  • 6:48 - 6:50
    Pyetja është:
  • 6:50 - 6:52
    Askush nuk po blinte a shiste gjë; si ndodhi?
  • 6:52 - 6:54
    Pra këtë marifet e shihni në Amazon.com
  • 6:54 - 6:56
    ashtu si, sigurisht, e shihni në Wall Street.
  • 6:56 - 6:58
    Dhe kur vini re këtë lloj sjellje,
  • 6:58 - 7:00
    ajo çka shihni është dëshmi
  • 7:00 - 7:02
    algoritmesh në konflikt,
  • 7:02 - 7:04
    algoritme të ngërthyer dhe të bllokuar me njëri-tjetrin,
  • 7:04 - 7:06
    pa kontroll njerëzor,
  • 7:06 - 7:09
    pa mbikëqyrje nga një i pjekur
  • 7:09 - 7:12
    që të thosh, "Mor, po si shumë 1.7 milionë."
  • 7:12 - 7:15
    (Të qeshura)
  • 7:15 - 7:18
    Njësoj me Amazon.com, edhe Netflix-i.
  • 7:18 - 7:20
    Netflix-i ka kaluar nëpër
  • 7:20 - 7:22
    disa algoritme të ndryshëm përgjatë vitesh.
  • 7:22 - 7:25
    Ia filluan me Cinematch, dhe kanë provuar edhe ca të tjerë --
  • 7:25 - 7:27
    të tillë si Planeti i Dinozaurit; si Rëndesa.
  • 7:27 - 7:29
    Tani përdorin Kaosin Pragmatik.
  • 7:29 - 7:31
    Kaosi Pragmatik përpiqet, si krejt algoritmet e Netflix-it,
  • 7:31 - 7:33
    të bëjë të njëjtën gjë.
  • 7:33 - 7:35
    Të arrijë pak kontroll mbi ju,
  • 7:35 - 7:37
    mbi programin brenda kafkës së njeriut,
  • 7:37 - 7:39
    që të mundë të rekomandojë ç'film
  • 7:39 - 7:41
    mund të donit të shihni herës tjetër --
  • 7:41 - 7:44
    çka është problem shumë, shumë i vështirë.
  • 7:44 - 7:46
    Por vështirësia e problemit
  • 7:46 - 7:49
    dhe fakti që nuk e kemi vënë poshtë ende,
  • 7:49 - 7:51
    nuk na mban larg
  • 7:51 - 7:53
    nga efektet që sjell Kaosi Pragmatik.
  • 7:53 - 7:56
    Kaosi Pragmatik, si krejt algoritmet e Netflix-it,
  • 7:56 - 7:58
    përcakton, në fund të fundit,
  • 7:58 - 8:00
    60 përqind
  • 8:00 - 8:02
    të dhënieve me qira të filmave.
  • 8:02 - 8:04
    Pra një copë kod
  • 8:04 - 8:07
    me një ide të përciptë rreth jush
  • 8:07 - 8:10
    është përgjegjës për 60 përqind të dhënieve me qira.
  • 8:10 - 8:12
    Po sikur të mund t'i vlerësonit këta filma
  • 8:12 - 8:14
    përpara se të prodhoheshin?
  • 8:14 - 8:16
    A s'do të ish me leverdi?
  • 8:16 - 8:19
    Në Hollivud ka një dorë shkencëtarësh britanikë të dhënash,
  • 8:19 - 8:21
    dhe kanë "algoritme historish" --
  • 8:21 - 8:23
    një kompani e quajtur Epagogix.
  • 8:23 - 8:26
    Skenarin tuaj mund t'ua nënshtroni këtyre,
  • 8:26 - 8:28
    dhe mund t'ju tregojnë, në mënyrë sasiore,
  • 8:28 - 8:30
    që ky bën për një film 30 milionë dollarësh
  • 8:30 - 8:32
    ose për një film 200 milionë dollarësh.
  • 8:32 - 8:34
    E bukura këtu është se nuk bëhet fjalë për Google.
  • 8:34 - 8:36
    Ky nuk është informacion.
  • 8:36 - 8:38
    Këto nuk janë statistika financiare; kjo është kulturë.
  • 8:38 - 8:40
    Dhe ajo çka shihni këtu,
  • 8:40 - 8:42
    ose ajo që normalisht nuk e shihni,
  • 8:42 - 8:46
    është kjo fizikë e kulturës.
  • 8:46 - 8:48
    Dhe nëse këta algoritme,
  • 8:48 - 8:50
    ashtu si algoritmet në Wall Street,
  • 8:50 - 8:53
    një ditë thjesht vithisen e venë së prapthi,
  • 8:53 - 8:55
    si do ta marrim vesh?
  • 8:55 - 8:57
    Me se do të ngjante kjo?
  • 8:57 - 9:00
    Dhe i keni brenda në shtëpi. Janë brenda shtëpisë suaj.
  • 9:00 - 9:02
    Ka dy algoritme që konkurrojnë për dhomën e ndenjes.
  • 9:02 - 9:04
    Këta janë dy robotë të ndryshëm pastrimi
  • 9:04 - 9:07
    që kanë ide krejt të ndryshme mbi ç'do të thotë pastrim.
  • 9:07 - 9:09
    Dhe mund ta shihni
  • 9:09 - 9:12
    nëse i ngadalësoni dhe u ngjisni drita,
  • 9:12 - 9:15
    dhe duken si arkitektë sekretë në dhomën tuaj.
  • 9:15 - 9:18
    Vetë ideja që arkitektura të jetë
  • 9:18 - 9:20
    në një farë mënyre subjekt optimizimi algoritmik
  • 9:20 - 9:22
    nuk është dhe aq e largët.
  • 9:22 - 9:25
    Është super-reale dhe po ndodh përqark jush.
  • 9:25 - 9:27
    E ndjeni më shumë kur
  • 9:27 - 9:29
    gjendeni brenda një kutie metalike të vulosur,
  • 9:29 - 9:31
    ashensor i një tipi të ri;
  • 9:31 - 9:33
    quhen ashensorë me kontroll të vendmbërritjes.
  • 9:33 - 9:36
    Janë ata ku të duhet të shtypësh se në ç'kat po shkon,
  • 9:36 - 9:38
    përpara se të hyni në ashensor.
  • 9:38 - 9:40
    Përdorin atë që quhet algoritmi i mbushjesh së shportës.
  • 9:40 - 9:42
    Që kështu asnjë prej këtyre nuk shkallon
  • 9:42 - 9:44
    dhe të lërë këdo të hipë në kë ndarje të dojë.
  • 9:44 - 9:46
    Cilido që dëshiron të shkojë në katin e 10, të hipë te dyshi,
  • 9:46 - 9:49
    dhe cilido që dëshiron të shkojë në katin e tretë të hyjë te pesa.
  • 9:49 - 9:51
    Problemi me këtë është se
  • 9:51 - 9:53
    u kall datën njerëzve.
  • 9:53 - 9:55
    Njerëzit i kap paniku.
  • 9:55 - 9:57
    Dhe e shihni pse. E kuptoni psenë.
  • 9:57 - 9:59
    Ngaqë ashensorit
  • 9:59 - 10:02
    i mungojnë disa instrumente të rëndësishëm, si butonat.
  • 10:02 - 10:04
    (Të qeshura)
  • 10:04 - 10:06
    Gjëra që përdorin njerëzit.
  • 10:06 - 10:08
    Krejt ç'ka, është
  • 10:08 - 10:11
    një numër që rritet ose zvogëlohet
  • 10:11 - 10:14
    dhe një buton të kuq që thotë, "Stop."
  • 10:14 - 10:17
    Kjo është ajo çka kemi hartuar.
  • 10:17 - 10:19
    Kemi hartuar diçka
  • 10:19 - 10:21
    në dialektin e kësaj makine.
  • 10:21 - 10:24
    Deri ku mund ta shpini këtë? Sa thellë?
  • 10:24 - 10:26
    Mund ta çoni shumë, shumë thellë.
  • 10:26 - 10:29
    Më lejoni të kthehem te Wall Street-i.
  • 10:30 - 10:32
    Ngaqë algoritmet e Wall Street-it
  • 10:32 - 10:35
    duhet, mbi të gjitha, të kenë një veti,
  • 10:35 - 10:37
    që është shpejtësia.
  • 10:37 - 10:40
    Ata veprojnë brenda milisekondash dhe mikrosekondash.
  • 10:40 - 10:42
    Dhe që të kuptoni se ç'janë mikrosekondat,
  • 10:42 - 10:44
    ju nevojiten 500 mijë mikrosekonda
  • 10:44 - 10:46
    që të klikoni mbi një mi.
  • 10:46 - 10:48
    Por nëse jeni një algoritëm Wall Street-i
  • 10:48 - 10:50
    dhe jeni pesë mikrosekonda pas tjetrit,
  • 10:50 - 10:52
    e mori dreqi atë punë.
  • 10:52 - 10:54
    Pra, po të ishit algoritëm, do të shihnit
  • 10:54 - 10:57
    për ndonjë arkitekt si ai që takova unë në Frankfurt
  • 10:57 - 10:59
    i cili po zbrazte një rrokaqiell --
  • 10:59 - 11:02
    nga krejt mobilimi, krejt infrastruktura e përdorshme nga njeriu,
  • 11:02 - 11:05
    dhe po e vishte dyshemenë me çelik
  • 11:05 - 11:08
    për ta bërë gati për grumbujt e shërbyesve që do të instaloheshin --
  • 11:08 - 11:10
    e gjitha kjo që një algoritëm
  • 11:10 - 11:13
    të ishte afër Internetit.
  • 11:13 - 11:16
    Internetin e mendojmë si një lloj sistemi me shpërndarje.
  • 11:16 - 11:19
    Dhe sigurisht që është, por me shpërndarje larg vendesh.
  • 11:19 - 11:21
    Në Nju Jork, ja se prej nga shpërndahet:
  • 11:21 - 11:23
    Hoteli Carrier
  • 11:23 - 11:25
    që gjendet në Hudson Street.
  • 11:25 - 11:28
    Dhe ky është me të vërtet vendi prej nga kabllot hyjnë në qytet.
  • 11:28 - 11:32
    Dhe fakti është që sa më larg të jeni prej kësaj pike,
  • 11:32 - 11:34
    aq më shumë mikrosekonda mbeteni prapa.
  • 11:34 - 11:36
    Ata të Wall Street-it,
  • 11:36 - 11:38
    Marco Polo-s dhe Cherokee Nation-it,
  • 11:38 - 11:40
    janë tetë mikrosekonda
  • 11:40 - 11:42
    prapa gjithë këtyre
  • 11:42 - 11:46
    që hyjnë te ndërtesat bosh, të zbrazura
  • 11:46 - 11:48
    rreth e qark Hotelit Carrier.
  • 11:48 - 11:51
    Dhe kjo do të vazhdojë të ndodhë.
  • 11:51 - 11:53
    Do të vazhdojmë t'i zbrazim,
  • 11:53 - 11:56
    ngaqë ju, centimetër pas centimetri
  • 11:56 - 11:59
    sterlinë pas sterline dhe dollar pas dollari,
  • 11:59 - 12:02
    askush nga ju, nuk mund të nxjerrë nga ajo hapësirë më tepër fitim
  • 12:02 - 12:05
    se sa mund të nxirrte Boston Shuffler.
  • 12:05 - 12:07
    Por po të zmadhoni,
  • 12:07 - 12:09
    sikur të zmadhonit këtu,
  • 12:09 - 12:13
    do të shihni një kanal 825 milje
  • 12:13 - 12:15
    që lidh Nju Jorkun me Çikagon
  • 12:15 - 12:17
    e që është ndërtuar gjatë viteve të fundit
  • 12:17 - 12:20
    nga një shoqëri e quajtur Spread Networks.
  • 12:20 - 12:22
    Ky është një kabëll fibrash optike
  • 12:22 - 12:24
    që u shtrua mes dy qyteteve
  • 12:24 - 12:27
    thjesht për të qenë në gjendje të transmetohet një sinjal
  • 12:27 - 12:30
    37 herë më shpejt se sa koha për një klikim të miut --
  • 12:30 - 12:33
    vetëm për këto algoritme,
  • 12:33 - 12:36
    vetëm për Karnavalin dhe Kamën.
  • 12:36 - 12:38
    Dhe po ta mendosh,
  • 12:38 - 12:40
    që i kemi hyrë Shteteve të Bashkuara
  • 12:40 - 12:43
    me dinamit dhe sharra guri
  • 12:43 - 12:45
    që një algoritëm të mund të përfundojë
  • 12:45 - 12:48
    një pazar tre mikrosekonda më shpejt,
  • 12:48 - 12:50
    krejt kjo për një lloj ndërlidhje
  • 12:50 - 12:54
    që s'ka për ta kuptuar kush ndonjëherë,
  • 12:54 - 12:57
    vjen e bëhet si fat i shkruar;
  • 12:57 - 13:00
    përherë në kërkim për kufij të rinj.
  • 13:00 - 13:03
    Për fat të keq, kjo punë është e zorshme.
  • 13:03 - 13:05
    Kjo është vetëm teorikisht.
  • 13:05 - 13:07
    Këta janë disa matematikanë në MIT.
  • 13:07 - 13:09
    Ç'është e vërteta, unë nuk kuptoj në fakt
  • 13:09 - 13:11
    shumë prej gjërave për të cilat flasin.
  • 13:11 - 13:14
    Hyjnë në lojë kone drite dhe kurthe kuantikë,
  • 13:14 - 13:16
    dhe nuk kuptoj vërtet asgjë prej kësaj.
  • 13:16 - 13:18
    Por mund të kuptoj këtë hartë,
  • 13:18 - 13:20
    dhe ajo që thotë kjo hartë
  • 13:20 - 13:23
    është që, nëse po provoni të fitoni para në tregjet ku janë pikat e kuqe,
  • 13:23 - 13:25
    atje ku gjenden njerëzit, atje ku janë qytetet,
  • 13:25 - 13:28
    do të duhet që shërbyesit t'i vini atje ku janë pikat blu
  • 13:28 - 13:30
    që këtë ta arrini me efektshmërinë më të madhe.
  • 13:30 - 13:33
    Dhe ajo që mund ta keni vënë re për këto pikat blu
  • 13:33 - 13:36
    është që shumica e tyre bien në mes të oqeanit.
  • 13:36 - 13:39
    Ja si do ta zgjidhnim: do të ndërtojmë flluska ose diçka
  • 13:39 - 13:41
    të ngjashme, ose platforma.
  • 13:41 - 13:43
    Do të hapim ujët që
  • 13:43 - 13:45
    paraja të hidhet në hava,
  • 13:45 - 13:47
    sepse e ardhmja është e shkëlqyer
  • 13:47 - 13:49
    nëse jeni algoritëm.
  • 13:49 - 13:51
    (Të qeshura)
  • 13:51 - 13:54
    Dhe faktikisht ajo që është kaq me interes nuk është paraja.
  • 13:54 - 13:56
    Është ajo çka motivohet prej parasë,
  • 13:56 - 13:58
    fakti që në të vërtetë po tokëformojmë
  • 13:58 - 14:00
    Tokën vetë
  • 14:00 - 14:02
    me këtë efektshmëri algoritmesh.
  • 14:02 - 14:04
    Me këtë optikë,
  • 14:04 - 14:06
    kthehuni mbrapsht
  • 14:06 - 14:08
    dhe vështroni fotot e Michael Najjar-it,
  • 14:08 - 14:11
    dhe e kuptoni që nuk janë metaforë, janë profeci.
  • 14:11 - 14:13
    Janë profeci
  • 14:13 - 14:17
    për ato lloj efektesh sizmike, tokësore
  • 14:17 - 14:19
    të matematikës që po krijojmë.
  • 14:19 - 14:22
    Panorama gjithmonë është pjellë e këtij
  • 14:22 - 14:25
    lloji bashkëpunimi të çuditshëm, të sikletshëm
  • 14:25 - 14:28
    mes natyrës dhe njeriut.
  • 14:28 - 14:31
    Por tani kemi këtë forcë të tretë ko-evolucionare: algoritmet --
  • 14:31 - 14:34
    Boston Shuffler-in, Karnavalin.
  • 14:34 - 14:37
    Dhe do të na duhet t'i konsiderojmë si natyrë,
  • 14:37 - 14:39
    dhe në një farë mënyre, janë të tillë.
  • 14:39 - 14:41
    Faleminderit.
  • 14:41 - 15:01
    (Duartrokitje)
Title:
Kevin Slavin: Si i japin formë botës sonë algoritmet
Speaker:
Kevin Slavin
Description:

Kevin Slavin thotë se rrojmë në një botë të hartuar për -- dhe të kontrolluar gjithnjë e më shumë nga -- algoritmet. Në këtë fjalë ngërthyese nga TEDGlobal, ai tregon se si këto programe komplekse kompjuteri përcaktojnë: taktika spiunazhi, çmime aksionesh, skenarë filmash dhe arkitekturë. Dhe tërheq vëmendjen mbi faktin që po shkruajmë ko të cilin nuk e kuptojmë, me pasoja të cilat nuk i kontrollojmë dot.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
15:02
Besnik Bleta added a translation

Albanian subtitles

Revisions