William Li: A mund ta mbysim urie kancerin duke ngrënë?
-
0:02 - 0:04Mirëdita,
-
0:04 - 0:07Një revolucion mjekësor është duke ndodhur përreth nesh,
-
0:07 - 0:09dhe ky revolucion do të na ndihmoj t'i mposhtim
-
0:09 - 0:11disa prej sëmundjeve më të frikshme të shoqërisë,
-
0:11 - 0:13përfshirë kancerin.
-
0:13 - 0:16Ky revolucion quhet angiogjeneza,
-
0:16 - 0:18dhe bazohet në proceset të cilat trupi
-
0:18 - 0:21ynë i përdorë për zhvillimin e enëve(të reja) të gjakut
-
0:21 - 0:23Shtrohet pyetja-"perse duhet ne të interesohemi për enët e gjakut?"
-
0:23 - 0:26Epo, trupi ynë në të vërtetë është i paketuar me to:
-
0:26 - 0:2996.000 km enë të gjakut gjenden në një të rritur tipik.
-
0:29 - 0:31Nga njëri skaj në tjetrin, do formohej një litar
-
0:31 - 0:34që do t'i sillej Tokës dy herë.
-
0:34 - 0:37Enët më të vogla të gjakut quhen kapilarë.
-
0:37 - 0:40ne kemi 19 miliardë kapilarë në trupin tonë.
-
0:40 - 0:43Dhe këto janë ENËT E JETËS, dhe
-
0:43 - 0:45siç do të iu prezantoj,
-
0:45 - 0:48ato mund të jenë edhe ENËT E VDEKJES.
-
0:48 - 0:50Një karakteristikë e veçantë e enëve të gjakut
-
0:50 - 0:52është se ato kanë aftësinë
-
0:52 - 0:54të adaptohen në çfarëdo ambienti ku rriten.
-
0:54 - 0:56Për shembull, në mëlçi formojnë kanale
-
0:56 - 0:58për detoksifikimin e gjakut;
-
0:58 - 1:01në mushkëri mbështjellin alveolet për shkëmbimin e gazrave;
-
1:01 - 1:03në muskuj përdridhen ashtu që muskujt mund të kontrahohen
-
1:03 - 1:06pa e ndërprerë qarkullimin e gjakut;
-
1:06 - 1:08dhe në nerva shtrihen përgjatë si tela elektrik,
-
1:08 - 1:10duke mbajtur nervat të gjallë.
-
1:10 - 1:12Shumica e enëve të gjakut krijohen
-
1:12 - 1:14gjersa jemi ende në mitër,
-
1:14 - 1:17E kjo do të thotë se tek të rriturit,
-
1:17 - 1:19enët e gjakut normalisht nuk rriten.
-
1:19 - 1:22Përveç në disa rrethana speciale!
-
1:23 - 1:25Te gratë, enët e gjakut rriten çdo muaj
-
1:25 - 1:27për të ndërtuar shtresën e brendshme të mitrës;
-
1:27 - 1:29gjatë shtatzënisë, ato formojnë placentën,
-
1:29 - 1:32e cila lidh nënën me frytin.
-
1:32 - 1:34Gjithashtu pas lëndimit, enët e gjakut
-
1:34 - 1:36në fakt rriten nën koren e plagës
-
1:36 - 1:38me qëllim të shërimit të plagës.
-
1:38 - 1:40Dhe kjo është në fakt se si duket,
-
1:40 - 1:42qindra enë të gjakut
-
1:42 - 1:44të gjitha duke u rritur drejt qendrës së plagës
-
1:44 - 1:47Pra, trupi ka aftësinë për të rregulluar
-
1:47 - 1:50sasinë e enëve të gjakut që janë prezente në një moment kohor.
-
1:50 - 1:52E kryen këtë përmes një sistemi elaborues
-
1:52 - 1:54dhe elegant të kontrollës dhe baraspeshës,
-
1:54 - 1:57stimuluesve dhe inhibuesve të angiogjenezës,
-
1:57 - 2:00ashtu që, kur na duhet shpejt një sasi e enëve të gjakut,
-
2:00 - 2:03trupi e realizon këtë duke liruar stimulatorët,
-
2:03 - 2:05proteinat e quajtura faktorët angiogjenik
-
2:05 - 2:07që veprojnë si fertilizues natyral
-
2:07 - 2:09dhe stimulojnë enët e gjakut të lëshojnë degë.
-
2:09 - 2:11Dhe kur këto enë tepricë nuk na duhen më,
-
2:11 - 2:14trupi i krasit ato në nivel të normales
-
2:14 - 2:17duke përdorur inhibitorët natyral të angiogjenezës.
-
2:18 - 2:20Tash, ka situata kur fillojmë nën nivelin normal
-
2:20 - 2:23dhe duhet të krijojmë enë të reja për të arritur në nivel normal--
-
2:23 - 2:25për shembull, pas lëndimit--
-
2:25 - 2:27dhe trupi mund ta bëj këtë gjithashtu,
-
2:27 - 2:29por vetëm deri në nivelin normal,
-
2:29 - 2:31te pika e caktuar.
-
2:31 - 2:34Po ajo çka dimë tash, është se për një numër sëmundjesh,
-
2:34 - 2:36ka defekte në sistem
-
2:36 - 2:39ku trupi nuk mund ti krasit enët e gjakut tepricë
-
2:39 - 2:41ose nuk mund të krijoj të reja
-
2:41 - 2:43në vendin e duhur, në kohën e duhur.
-
2:43 - 2:45Dhe në këso situata, angiogjeneza
-
2:45 - 2:47është jashtë balancit.
-
2:47 - 2:49Dhe kur angiogjeneza është jashtë balancit,
-
2:49 - 2:51një miriadë e sëmundjeve rezultojnë.
-
2:51 - 2:53Për shembull, angiogjeneza e pamjaftueshme--
-
2:53 - 2:55pra nuk ka enë gjaku mjaftueshëm--
-
2:55 - 2:58shpie tek plagët të cilat nuk shërohen, ataqet në zemër,
-
2:58 - 3:00këmbët pa qarkullim, vdekja nga sulmi në tru,
-
3:00 - 3:02dëmtimet nervore.
-
3:02 - 3:04Kurse në anën tjetër, edhe angiogjeneza e tepërt--
-
3:04 - 3:07shumë enë gjaku--nxit sëmundje,
-
3:07 - 3:09dhe këtë e shohim te kanceri, verbërimi,
-
3:09 - 3:11artriti, obeziteti,
-
3:11 - 3:13sëmundja e Alz'heimer.
-
3:13 - 3:16Në total, janë mbi 70 sëmundje të rënda
-
3:16 - 3:19që prekin më shumë se një miliardë njerëz në botë
-
3:19 - 3:21të cilat sipërfaqësisht duken të jenë të ndryshme nga njëra-tjetra,
-
3:21 - 3:23por që në fakt ndajnë
-
3:23 - 3:25angiogjenezën anormale
-
3:25 - 3:27si emërues të përbashkët
-
3:27 - 3:29Dhe ky përfundim na mundëson neve
-
3:29 - 3:31të rikonceptojmë
-
3:31 - 3:33mënyrën se si iu qasemi këtyre sëmundjeve
-
3:33 - 3:36duke kontrolluar angiogjenezën.
-
3:36 - 3:38Tash do të fokusohem tek kanceri
-
3:38 - 3:41sepse angiogjeneza është hallkë e kancerit,
-
3:41 - 3:43çdo tipi të kancerit
-
3:43 - 3:45Pra ja ku jemi.
-
3:45 - 3:47Ky është një tumor: masë ogurzezë, e errët, ngjyrë gri,
-
3:47 - 3:49duke u rritur brenda trurit.
-
3:49 - 3:51Dhe nën mikroskop, mund të shihni
-
3:51 - 3:53me qindra të këtyre enëve të gjakut të ngjyrosura ngjyrë kafe,
-
3:53 - 3:55kapilarë që janë duke i ushqyer qelizat kanceroze,
-
3:55 - 3:58duke iu dërguar oksigjen dhe ushqim.
-
3:58 - 4:00Mirëpo, kancerët nuk fillojnë kështu.
-
4:00 - 4:02Dhe, në fakt kancerët nuk fillojnë
-
4:02 - 4:04me furnizim me gjak.
-
4:04 - 4:07Ata fillojnë si një fole qelizash të vogla mikroskopike
-
4:07 - 4:09të cilat mund të rriten vetëm deri
-
4:09 - 4:12gjysmë milimetri kub në madhësi;
-
4:12 - 4:14kjo është sa maja e lapsit.
-
4:14 - 4:16Pastaj ato nuk mund të rriten më shumë ngase nuk kanë furnizim me gjak,
-
4:16 - 4:19ashtuqë nuk kanë oksigjen dhe ushqim të mjaftueshëm.
-
4:19 - 4:21Në fakt, me gjasë ne formojmë këso
-
4:21 - 4:24kancere mikroskopike në trupin tonë gjatë gjithë kohës.
-
4:25 - 4:28Studimet e autopsisë së njerëzve që kanë vdekur në aksidentet automobilistike
-
4:28 - 4:31kanë treguar se 40% e femrave
-
4:31 - 4:33në mes moshës 40 dhe 50 vjeçare
-
4:33 - 4:35në fakt kanë kancere mikroskopike
-
4:35 - 4:37në gjinjtë e tyre,
-
4:37 - 4:39rreth 50% e meshkujve në të 50-tat dhe 60-tat
-
4:39 - 4:42kanë kancere mikroskopike të prostatës
-
4:42 - 4:44dhe virtualisht krejt ne,
-
4:44 - 4:46në kohën kur të arrijmë të 70-tat,
-
4:46 - 4:49do të kemi kancere mikroskopike duke u rritur në gjëndrën tiroide.
-
4:49 - 4:51Mirëpo, pa furnizim me gjak,
-
4:51 - 4:53shumica e këtyre kancereve
-
4:53 - 4:55asnjëherë nuk do të bëhen të rrezikshëm.
-
4:55 - 4:57Dr. Judah Folkman, e cila ishte mentorja ime
-
4:57 - 5:00dhe e cila ishte pioniere në fushën e angiogjenezës
-
5:00 - 5:03njëherë e pat quajtur këtë "kancer pa sëmundje".
-
5:04 - 5:07Andaj, aftësia e trupit për të balancuar angiogjenezën,
-
5:07 - 5:09kur funksionon në rregull
-
5:09 - 5:11pengon enët e gjakut për të ushqyer kancerët.
-
5:11 - 5:13Dhe ky duket të jetë
-
5:13 - 5:16një prej mekanizmave mbrojtës më të rëndësishëm
-
5:16 - 5:18kundër kancerit.
-
5:18 - 5:20Në fakt, nëse ju bllokoni angiogjenezën
-
5:20 - 5:22dhe pengoni enët e gjakut për mos të arritur asnjëherë tek qelizat kanceroze,
-
5:22 - 5:24tumoret thjeshtë nuk mund të rriten.
-
5:24 - 5:26Mirëpo, njëherë kur angiogjeneza të ndodh,
-
5:26 - 5:29kancerët mund të rriten eksponencialisht.
-
5:29 - 5:31Dhe kjo është në fakt mënyra se si
-
5:31 - 5:33një kancer kalon prej një kanceri të padëmshëm
-
5:33 - 5:35në një vdekjeprurës
-
5:35 - 5:37Qelizat kanceroze pësojnë mutacione
-
5:37 - 5:39dhe fitojnë aftësinë e lirimit të shumë
-
5:39 - 5:41nga këta faktorët angiogjenik, fertilizuesve natyral,
-
5:41 - 5:43të cilët e zhvendosin balancin në favor të enëve të reja të gjakut
-
5:43 - 5:45duke pushtuar kancerin
-
5:45 - 5:47Dhe njëherë kur këto enë ta kenë pushtuar kancerin,
-
5:47 - 5:50kanceri mund të rritet, të pushtoj indet fqinje.
-
5:50 - 5:52Dhe të njëjtat enë të cilat e ushqejnë tumorin
-
5:52 - 5:55iu mundësojnë qelizave kanceroze të kalojnë në qarkullimin e gjakut
-
5:55 - 5:57dhe metastazojnë.
-
5:57 - 6:00Dhe fatkeqësisht, kjo fazë e vonshme e kancerit
-
6:00 - 6:02është ajo që me gjasë
-
6:02 - 6:04më së shpeshti diagnostifikohet,
-
6:04 - 6:06kur angiogjeneza veç është aktivizuar
-
6:06 - 6:09dhe qelizat kanceroze janë duke u shumuar si të çmendura.
-
6:10 - 6:12Andaj, nëse angiogjeneza
-
6:12 - 6:14paraqet kufirin në mes
-
6:14 - 6:17një kanceri të padëmshëm dhe atij të dëmshëm,
-
6:17 - 6:20atëherë, një pjesë e madhe e revolucionit të angiogjenezës
-
6:20 - 6:22është qasja e re në trajtimin e kancerit
-
6:22 - 6:25duke ndërprerë furnizimin me gjak.
-
6:25 - 6:28E quajmë këtë terapia antiangiogjenike,
-
6:28 - 6:30dhe është në tërësi e ndryshme nga hemoterapia
-
6:30 - 6:32sepse në mënyrë selektive ka në shënjestër
-
6:32 - 6:35enët e gjakut të cilat ushqejnë kancerët.
-
6:35 - 6:37Dhe ne mund ta bëjmë këtë ngase,
-
6:37 - 6:39enët tumorale të gjakut nuk janë të ngjashme me enët
-
6:39 - 6:41e shëndosha, normale që i shohim gjetiu në organizëm:
-
6:41 - 6:43Ato janë anormale:
-
6:43 - 6:45të ndërtuara shumë dobët:
-
6:45 - 6:47dhe për shkak të kësaj, janë jashtëzakonisht
-
6:47 - 6:49të ndjeshme ndaj trajtimeve që i shënjestrojnë ato.
-
6:50 - 6:52Në fakt, kur pacientëve me kancer
-
6:52 - 6:54iu japim terapi antiangiogjenike--
-
6:54 - 6:57këtu p.sh., një ilaç eksperimental për gliomën,
-
6:57 - 6:59i cili është një tip i tumorit të trurit--
-
6:59 - 7:02mund të shihni se ndodhin ndryshime dramatike
-
7:02 - 7:04kur tumori është i deprivuar nga ushqimi.
-
7:04 - 7:06Këtu është një grua me kancer të gjirit
-
7:06 - 7:09e trajtuar me barin antiangiogjenik të quajtur Avastin,
-
7:09 - 7:11i aprovuar nga FDA-ja.
-
7:11 - 7:14Siç mund të shihni, haloja e qarkullimit të gjakut
-
7:14 - 7:17zhduket pas trajtimit.
-
7:17 - 7:19Pra, ju kam prezantuar
-
7:19 - 7:21dy raste të ndryshme të kancerit,
-
7:21 - 7:24të cilat kanë reaguar ndaj terapisë antiangiogjenike.
-
7:24 - 7:26Para disa vitesh, pyeta vetën:
-
7:26 - 7:28"A mund ta ngrisim këtë një hap më tutje
-
7:28 - 7:30dhe trajtojmë edhe kancerët tjerë,
-
7:30 - 7:33qoftë edhe tek speciet tjera?"
-
7:34 - 7:36Epo, ja ku është një qen bokser 9-vjeçar i quajtur Majlo
-
7:36 - 7:38i cili kishte një tumor shumë agresiv
-
7:38 - 7:41në krahun e tij, i quajtur neruofibroma malinje.
-
7:41 - 7:43Ky kancer përfshiu mushkëritë e tij.
-
7:43 - 7:45Veterinari i tij i dha tre muaj jetë.
-
7:45 - 7:48Andaj ne e trajtuam me një koktej të barërave antiangiogjenike
-
7:48 - 7:50të cilat mund të kombinoheshin në ushqimin e tij,
-
7:50 - 7:52e gjithashtu edhe si kremë antiangiogjenike
-
7:52 - 7:55e cila mund të përdorej në sipërfaqe të tumorit.
-
7:55 - 7:57Dhe brenda disa javëve të trajtimit,
-
7:57 - 8:00ne arritëm të ngadalësojmë rritjen e kancerit
-
8:00 - 8:03ashtuqë përfundimisht ne zgjatëm mbijetesën e tij
-
8:03 - 8:066 herë më shumë sesa kishte parashikuar veterinari i tij,
-
8:06 - 8:09dhe me një kualitet shumë të mirë të jetës.
-
8:09 - 8:12Rrjedhimisht, ne trajtuam mbi 600 qenë.
-
8:12 - 8:14Shkalla e reagimit dhe përmirësimit të mbijetesës
-
8:14 - 8:16është përafërsisht 60%
-
8:16 - 8:19që ishin në proces të eutanazisë (vrasje nga mëshira).
-
8:19 - 8:21Andaj, më lejoni të iu tregoj disa
-
8:21 - 8:23shembuj edhe më interesant.
-
8:23 - 8:25Ky është një delfin 20-vjeçar që jeton në Florida,
-
8:25 - 8:27dhe ajo kishte këto lezione në gojën e saj,
-
8:27 - 8:29të cilat gjatë një periudhe 3-vjeçare,
-
8:29 - 8:32u zhvilluan në qeliza kanceroze skuamoze invazive.
-
8:32 - 8:35Dhe ne e trajtuam me pastë antiangiogjenike.
-
8:35 - 8:37Pastën e aplikonim në sipërfaqe të kancerit,
-
8:37 - 8:39tri herë në javë.
-
8:39 - 8:41Dhe gjatë periudhës prej disa muajsh,
-
8:41 - 8:43kanceri u zhduk plotësisht,
-
8:43 - 8:46dhe biopsitë rezultuan negative(normale).
-
8:47 - 8:49Ja ku kemi një kancer duke u rritur në buzën e
-
8:49 - 8:51kalit Wuarter me emrin Guinis.
-
8:51 - 8:54Është një kancer jashtëzakonisht vdekjeprurës që quhet angiosarkoma.
-
8:54 - 8:56Ky kancer tashmë ishte është shpërndarë në nyjet limfatike të tija,
-
8:56 - 8:59ashtuqë ne përdorëm kremë lëkurore antiangiogjenike për buzën,
-
8:59 - 9:02dhe koktej oral, për ta trajtuar nga brenda
-
9:02 - 9:04sikurse nga jashtë.
-
9:04 - 9:06Dhe gjatë një periudhe prej 6 muajsh,
-
9:06 - 9:09ai përjetoi një shërim të plotë.
-
9:09 - 9:12Dhe ja ku është 6 vite më vonë,
-
9:12 - 9:15Guinissi, me pronaren e tij të lumtur.
-
9:15 - 9:18(duartrokitje)
-
9:18 - 9:20Tash, është e qartë se terapia antiangiogjenike
-
9:20 - 9:23mund të përdoret për një brez të gjerë të kancereve.
-
9:23 - 9:25Dhe në fakt, tretmanet e para pioniere
-
9:25 - 9:27si për njerëzit ashtu edhe për qentë,
-
9:27 - 9:29veç janë në dispozicion.
-
9:29 - 9:32Janë 12 barëra të ndryshme, për 11 kancere të ndryshme.
-
9:32 - 9:34Por pyetja e vërtetë është:
-
9:34 - 9:36Sa funksionojnë mirë këto barëra në praktikë?
-
9:36 - 9:39Dhe ja ku i kemi të dhënat e mbijetesës së pacientëve
-
9:39 - 9:41nga 8 tipe të ndryshme kanceresh.
-
9:41 - 9:43Shtylla tregojnë kohën e mbijetesës
-
9:43 - 9:45marrë nga periudha kur ishte
-
9:45 - 9:47vetëm hemoterapia, ose operacioni,
-
9:47 - 9:50ose radioterapia në dispozicion.
-
9:50 - 9:52Por duke filluar nga 2004,
-
9:52 - 9:54kur terapitë antiangiogjenike për herë të parë u vunë në dispozicion,
-
9:54 - 9:56pra, mund të shihni se kemi
-
9:56 - 9:5870 deri 100%
-
9:58 - 10:00përmirësim në mbijetesën e pacientëve me
-
10:00 - 10:03kancer të veshkave, mielomë multiple,
-
10:03 - 10:06kancer kolorektal, dhe tumorët stromal gastrointestinal.
-
10:07 - 10:09Kjo është magjepse.
-
10:09 - 10:12Por, për llojet tjera të tumoreve dhe kancereve,
-
10:12 - 10:15përmirësimet kanë qenë modeste.
-
10:15 - 10:17Kështuqë, fillova ta pyes vetën:
-
10:17 - 10:20"Pse nuk kemi mundur të bëjmë diçka më mirë?"
-
10:20 - 10:22Dhe përgjigjja, për mua ishte e qartë:
-
10:22 - 10:24ne po trajtojmë kancerët tepër vonë,
-
10:24 - 10:26kur kanceri veçmë lëshuar rrënjë,
-
10:26 - 10:29dhe shpesh, veçmë është shpërndarë ose ka metastazuar.
-
10:29 - 10:31Si mjek e di që kur sëmundja
-
10:31 - 10:34ka progreduar në një fazë të avancuar,
-
10:34 - 10:36shërimi mund të jetë
-
10:36 - 10:39i vështirë, në mos i pamundshëm.
-
10:39 - 10:41Kështuqë, iu ktheva biologjisë
-
10:41 - 10:43së angiogjenezës
-
10:43 - 10:45dhe fillova të mendoj:
-
10:45 - 10:47A mund të jetë përgjigjja ndaj kancerit
-
10:47 - 10:50duke parandaluar angiogjenezën,
-
10:50 - 10:52duke e mundur kancerin në lojën e tij ashtuqë kanceri
-
10:52 - 10:55asnjëherë të mos mund të bëhet i rrezikshëm?
-
10:56 - 10:58Kjo do i ndihmonte njerëzit e shëndoshë,
-
10:58 - 11:00sikurse edhe njerëzit të cilët e kanë mundur kancerin
-
11:00 - 11:02një apo dy herë
-
11:02 - 11:05e që duan ta pengojnë rikthimin e tij.
-
11:05 - 11:08Kështuqë, për të gjetur një rrugë për parandalimin e angiogjenezës tumorale
-
11:08 - 11:10Iu ktheva shkaktarëve të kancerit.
-
11:10 - 11:12Dhe ajo që më intrigoi më së shumti,
-
11:12 - 11:14ishte kur pashë se dieta
-
11:14 - 11:16ishte përgjegjëse për 30-35%
-
11:16 - 11:19të kancereve të shkaktuar nga faktorët ambiental.
-
11:19 - 11:21Tani, mendimi racional do ishte të mendojmë
-
11:21 - 11:24se çka mund të largojmë nga dieta, çka të përjashtojmë.
-
11:25 - 11:28Por unë mora një qasje komplet të kundërt.
-
11:28 - 11:31dhe fillova të pyes: Çka mund t'i shtojmë dietës
-
11:31 - 11:34që është antiangiogjenik natyral,
-
11:34 - 11:36e që do përforconte sistemin tonë mbrojtës
-
11:36 - 11:39dhe ti mundim ato enë të gjakut të cilat ushqejnë kancerin?
-
11:39 - 11:42Me fjalë tjera, a mund ta mbysim urie kancerin.
-
11:43 - 11:45Dhe, përgjigjja është po,
-
11:45 - 11:47dhe do të iu tregoj se si.
-
11:47 - 11:49Kërkimi ynë për këtë na ka dërguar
-
11:49 - 11:52në treg, në fermë dhe në dollapin e erëzave,
-
11:52 - 11:54ngase ajo çka zbuluam ishte se
-
11:54 - 11:56nëna natyrë ka stolisur një numër të madh
-
11:56 - 11:58të ushqimeve, lëngjeve dhe barishteve
-
11:58 - 12:00me inhibitorët natyral
-
12:00 - 12:02të angiogjenezës.
-
12:02 - 12:04Ja ku është një test të cilin e kemi zhvilluar.
-
12:04 - 12:06Në qendër është unaza prej së cilës miliona enë gjaku
-
12:06 - 12:08janë duke u rritur në mënyrë rrezore.
-
12:08 - 12:10Dhe mund të përdorim këtë sistem
-
12:10 - 12:12për testimin e faktorëve dietal në koncentrime
-
12:12 - 12:15të njëjta sikurse merren gjatë ushqimit.
-
12:15 - 12:17Dhe me lejoni të ju paraqes se çka ndodh kur vendosim
-
12:17 - 12:20ekstraktin e rrushit të kuq.
-
12:20 - 12:22Substanca aktive që është reveratroli,
-
12:22 - 12:24gjendet poashtu në verën e kuqe.
-
12:24 - 12:27Kjo inhibon angiogjenezën jonormale
-
12:27 - 12:29me 60%.
-
12:29 - 12:32Ja çka ndodh kur i shtojmë ekstraktin e dredhëzave;
-
12:32 - 12:35në mënyrë të fuqishme inhibon angiogjenezën
-
12:35 - 12:38Dhe ekstrakti i sojës.
-
12:39 - 12:41Dhe ja ku është lista e zgjeruar e
-
12:41 - 12:43ushqimeve dhe lëngjeve antiangiogjenike
-
12:43 - 12:45për të cilat jemi të interesuar t'i studiojmë.
-
12:45 - 12:47Për secilin lloj të ushqimit,
-
12:47 - 12:49ne besojmë se forca e veprimit është e ndryshme
-
12:49 - 12:52brenda shtameve dhe varieteteve të ndryshme.
-
12:52 - 12:54Dhe ne duam ta masim këtë, sepse
-
12:54 - 12:56p.sh., derisa jeni duke ngrënë dredhëza
-
12:56 - 12:58ose duke pirë çaj,
-
12:58 - 13:00pse të mos zgjedhim atë që është më i forti
-
13:00 - 13:02në parandalimin e kancerit.
-
13:02 - 13:05Ja ku janë 4 lloje të çajit të cilat kemi testuar.
-
13:05 - 13:07Të gjithë janë të zakonshëm
-
13:07 - 13:09Çaj kinez Jaseminë, Senka Japoneze
-
13:09 - 13:11Earl Grey(çaj i zi) dhe një përzierje e veçantë të cilën e kemi përgatitur.
-
13:11 - 13:13Dhe mund të shihni qartë
-
13:13 - 13:15se çajrat variojnë në forcën e veprimit
-
13:15 - 13:18nga më pak të forta deri te më të forta.
-
13:18 - 13:20Por çka ishte edhe më interesante
-
13:20 - 13:22ishte kur ne përzienim dy çajra
-
13:22 - 13:24me nivel veprimi më të dobët,
-
13:24 - 13:26kombinimi, mikstura
-
13:26 - 13:29ishte më e fortë se sa secili çaj vetëm.
-
13:29 - 13:32Kjo do të thotë se kemi një sinergji mes ushqimeve.
-
13:34 - 13:36Ja edhe disa të dhëna nga testimet tona.
-
13:36 - 13:39Tani, në laborator mund të simulojmë angiogjenezën tumorale
-
13:39 - 13:41e paraqitur këtu me shtyllën e zezë.
-
13:41 - 13:44Dhe duke përdorur këtë sistem, ne mund të masim potencën e barërave antikanceroze
-
13:44 - 13:46Sa më e shkurtë shtylla,
-
13:46 - 13:49më pak angiogjenezë, çka është e mirë.
-
13:49 - 13:51Dhe ja ku janë disa barëra të zakonshme të cilat
-
13:51 - 13:53kanë qenë të asocuara me zvogëlimin e rrezikut
-
13:53 - 13:55të kancerit tek njerëzit.
-
13:55 - 13:57Statinat, barërat anti-inflamatore josteroide
-
13:57 - 13:59dhe disa tjera,
-
13:59 - 14:02inhibojnë angiogjenezën, gjithashtu.
-
14:02 - 14:04Dhe ja ku janë faktorët dietal
-
14:04 - 14:07duke u përballur kokë me kokë kundër këtyre barërave.
-
14:07 - 14:09Mund të shihni, ata qartë mund të mbijetojnë
-
14:09 - 14:11dhe në disa raste, ata janë më potente
-
14:11 - 14:13se barërat aktuale.
-
14:13 - 14:15Soja, majdanozi, hudhra,
-
14:15 - 14:17rrushi, dredhëzat
-
14:17 - 14:19Mund të shkoj në shtëpi dhe ziej një racion të shijshëm
-
14:19 - 14:21duke përdorur këta përbërës.
-
14:21 - 14:23Pra, imagjinoni nëse ne do kishim mundur të krijojmë
-
14:23 - 14:25sistemin e parë botëror të klasifikimit
-
14:25 - 14:27në të cilin ne do mund ti klasifikonim ushqimet
-
14:27 - 14:29në bazë të tipareve të tyre antiangiogjenike,
-
14:29 - 14:31kancer-parandaluese.
-
14:31 - 14:34Dhe kjo është çka jemi duke bërë tani.
-
14:34 - 14:36Tani, unë ju paraqita një grumbull të dhënash laboratorike,
-
14:36 - 14:38dhe pyetja e vërtetë është:
-
14:38 - 14:40Cilat janë faktet se njerëzit
-
14:40 - 14:42duke ngrënë ushqime të caktuara mund të reduktojnë
-
14:42 - 14:45angiogjenezën kanceroze?
-
14:45 - 14:47Epo, shembulli më i mirë që di
-
14:47 - 14:49është studimi i 79.000 meshkujve
-
14:49 - 14:51të përcjellur për 20 vjet radhazi,
-
14:51 - 14:53në të cilën ishte gjetur se meshkujt që konsumonin
-
14:53 - 14:55domate të ziera 2 deri 3 here në javë
-
14:55 - 14:58kishin deri 50% reduktim
-
14:58 - 15:01të rrezikut për të zhvilluar kancer të prostatës.
-
15:01 - 15:04Tani, ne e dimë se domatet janë burim i mirë i likopenit,
-
15:04 - 15:07dhe likopeni është antiangiogjenik.
-
15:07 - 15:09Por çka është edhe më interesante nga ky studim,
-
15:09 - 15:12është se njerëzit të cilët zhvilluan kancer të prostatës,
-
15:12 - 15:15ata të cilët kish konsumuar më shumë salcë domatesh
-
15:15 - 15:17në fakt kishin më pak enë gjaku që
-
15:17 - 15:19ushqenin kancerin e tyre.
-
15:19 - 15:21Andaj ky studim human, është një shembull kyç
-
15:21 - 15:23se si substancat antiangiogjenike
-
15:23 - 15:26të pranishme në ushqim dhe konsumuar në nivele praktike
-
15:26 - 15:28mund të kenë ndikim në kancer.
-
15:28 - 15:30Dhe ne, tani jemi duke studiuar
-
15:30 - 15:32rolin e dietës së shëndetshme
-
15:32 - 15:35me Dean Ornish në Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin e Tufts-it
-
15:35 - 15:38në rolin e kësaj diete të shëndetshme në markerët e angiogjenezës
-
15:38 - 15:41të cilët mund t'i gjejmë në gjak.
-
15:41 - 15:44Tani, është e qartë se ajo çka kam ndarë me juve ka implikime afatgjata
-
15:44 - 15:46bile edhe përtej hulumtimeve të kancerit.
-
15:46 - 15:49Ngase nëse kemi të drejtë, kjo mund të ndikoj edukimin e konsumatorëve,
-
15:49 - 15:51shërbimet e ushqimit, shëndetin publik,
-
15:51 - 15:53madje edhe industrinë e sigurimeve.
-
15:53 - 15:55Dhe në fakt, disa kompani sigurimesh
-
15:55 - 15:57tashmë kanë filluar të mendojnë në këtë drejtim.
-
15:57 - 16:00Shikoni këtë reklamë nga Blue Cross Blue Shield nga Minesota.
-
16:01 - 16:03Dhe për shumë njerëz nga rreth e përqark botës,
-
16:03 - 16:05parandalimi dietal i kancerit
-
16:05 - 16:07mund të jetë e vetmja zgjidhje praktike
-
16:07 - 16:10ngase jo secili mund të ketë komoditetin për trajtimet e shtrenjta antikanceroze në stadet e fundit,
-
16:10 - 16:12por, secili mund të përfitoj nga
-
16:12 - 16:15një dietë e shëndetshme bazuar në të mbjellurat lokale,
-
16:15 - 16:17të qëndrueshme, antiangiogjenike.
-
16:18 - 16:20Tani, në fund,
-
16:20 - 16:22ju fola për ushqimin,
-
16:22 - 16:24dhe ju fola për kancerin,
-
16:24 - 16:27dhe është vetëm edhe një sëmundje për të cilën do ju flas,
-
16:27 - 16:29dhe ky është obeziteti.
-
16:29 - 16:31Ngase, del se
-
16:31 - 16:33indi adipoz, dhjami,
-
16:33 - 16:35është shumë i varur nga angiogjeneza.
-
16:35 - 16:38Dhe sikurse tumori, edhe dhjami rritet kur enët e gjakut rriten.
-
16:38 - 16:41Dhe pyetja është: A mund ta zvogëlojmë dhjamin
-
16:41 - 16:43duke ia ndërprerë furnizimin me gjak?
-
16:43 - 16:46Lakorja e sipërme tregon peshën trupore
-
16:46 - 16:48të miut gjenetikisht obez.
-
16:48 - 16:50i cili han pandërprerë
-
16:50 - 16:53derisa të trashet sikurse ky top tenisi prej gëzofi.
-
16:54 - 16:57Dhe lakorja në fund tregon peshën e miut normal.
-
16:57 - 16:59Nëse marrim miun obez dhe i japim
-
16:59 - 17:01inhibitorë të angiogjenezës, ai humb peshë.
-
17:01 - 17:03Ndalojmë trajtimin, miu e kthen peshën prapë.
-
17:03 - 17:05Prapë fillojmë me trajtimin, miu humb peshë prapë.
-
17:05 - 17:07Ndalojmë trajtimin, miu fiton peshë prapë.
-
17:07 - 17:09Dhe në fakt ju mund të ngrisni dhe uleni peshën,
-
17:09 - 17:12thjeshtë duke inhibuar angiogjenezën.
-
17:12 - 17:14Andaj, kjo qasje të cilën jemi duke e ndërmarrë për parandalimin e kancerit
-
17:14 - 17:16mund të gjej aplikim edhe
-
17:16 - 17:18për obezitetin.
-
17:18 - 17:20Gjeja vërtet interesante në lidhje me këtë
-
17:20 - 17:22është se nuk mund ti bëjmë këta minj obez
-
17:22 - 17:24të humbin peshë më shumë
-
17:24 - 17:27sesa pesha normale që do të duhej të ishte.
-
17:27 - 17:29Me fjalë tjera, nuk mund të krijojmë minjtë supermodele.
-
17:29 - 17:31(qeshje)
-
17:31 - 17:33Dhe kjo tregon për rolin e angiogjenezës
-
17:33 - 17:36në rregullimin e kufijve të shëndoshë biologjik.
-
17:36 - 17:38Albert Szent-Gyorgi njëherë pat thënë,
-
17:38 - 17:41"Zbulimi konsiston në të pamurit e asaj që secili e ka parë,
-
17:41 - 17:43e të mendosh atë që askush nuk e ka menduar."
-
17:43 - 17:45Shpresoj të ju kam bindur
-
17:45 - 17:48se për sëmundjet si kanceri, obeziteti dhe gjendjet tjera
-
17:48 - 17:50si potencial i fuqishëm mund të jetë
-
17:50 - 17:53luftimi i emëruesit të përbashkët të tyre:
angiogjenezës. -
17:53 - 17:56Dhe kjo është ajo çka mendoj se bota ka nevojë tani.
Ju faleminderit. -
17:56 - 18:07(duartrokitje)
-
18:07 - 18:10June Cohen: Kam një pyetje të shkurtë për ju. Pra, këto barëra nuk janë në thelb
-
18:10 - 18:13aktualisht tretmanet kryesore antikanceroze.
-
18:13 - 18:15Për secilin që ka kancer,
-
18:15 - 18:17çka do të rekomandonit?
-
18:17 - 18:20A rekomandoni të iu nënshtrohen këtyre tretmaneve tani, për shumicën e pacientëve me kancer?
-
18:20 - 18:22William Li: Shikoni, kemi tretmane antiangiogjenike
-
18:22 - 18:24të cilat janë të aprovuara nga FDA-ja,
-
18:24 - 18:26dhe nëse ju jeni pacient me kancer,
-
18:26 - 18:28punoni apo përfaqësoni dikë të tillë,
-
18:28 - 18:30ju duhet të pyesni për ketë tretmane.
-
18:30 - 18:33Dhe ka shumë hulumtime klinike në zhvillim.
-
18:33 - 18:36Fondacioni i Angiogjenezës është duke i përcjellur mbi 300 kompani,
-
18:36 - 18:38dhe janë mbi 100 barëra
-
18:38 - 18:40në rrugë e sipër.
-
18:40 - 18:42Andaj, konsideroni ato të cilat janë të miratuara,
-
18:42 - 18:44kërkoni hulumtimet klinike,
-
18:44 - 18:46mirëpo, mes asaj se çka mund të bëj mjeku për juve,
-
18:46 - 18:48ne duhet të mendojmë se çka mund të bëjmë për vetën tonë.
-
18:48 - 18:50Dhe kjo është një nga tema për të cilën po flas,
-
18:50 - 18:52nëse ne arrijmë të fuqizojmë veten tonë për të bërë
-
18:52 - 18:54gjërat të cilat mjekët nuk mund t'i bëjnë për ne,
-
18:54 - 18:56e që në fakt është përdorimi i dijes dhe ndërmarrja e veprimeve.
-
18:56 - 18:59Dhe nëse Nëna Natyrë na ka dhënë disa të dhëna
-
18:59 - 19:01ne mendojmë se mund të kemi një të ardhme të re
-
19:01 - 19:03në vlerësimin se si ushqehemi.
-
19:03 - 19:06Dhe ajo çka hamë në fakt është hemoterapia jonë tri herë në ditë.
-
19:06 - 19:08JC: Mirë. Dhe në linjë me këtë,
-
19:08 - 19:11për njerëzit të cilët mund të kenë faktorë rreziku për kancer,
-
19:11 - 19:14do iu rekomandonit ndjekjen e tretmaneve si formë parandaluese
-
19:14 - 19:16ose thjeshtë duke ndjekur dietën e duhur
-
19:16 - 19:18me shumë salcë domatesh?
-
19:18 - 19:21WL: Epo, ju e dini se ekzistojnë dëshmi të bollshme epidemiologjike.
-
19:21 - 19:23Dhe unë mendoj se në epokën informative
-
19:23 - 19:25nuk merr kohë për të arritur në një burim të besueshëm
-
19:25 - 19:27si PubMed, Libraria Kombëtare e Mjekësisë,
-
19:27 - 19:29dhe të kërkosh studimet epidemiologjike
-
19:29 - 19:31për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri
-
19:31 - 19:34bazuar në dietë dhe në barërat e zakonshme.
-
19:34 - 19:36Dhe kjo është diçka që secili mund të ketë qasje dhe shikoj.
-
19:36 - 19:38JC: Në rregull. Mirë, ju faleminderit shumë.
-
19:38 - 19:40(duartrokitje)
- Title:
- William Li: A mund ta mbysim urie kancerin duke ngrënë?
- Speaker:
- William Li
- Description:
-
William Li prezanton një mënyrë të re të të menduarit mbi trajtimin e kancerit: angiogjenezën, shënjestrimin e enëve të gjakut të cilat ushqejnë tumorin. Hapi i pare thelbësor (dhe më i miri): Duke ngrënë ushqime kancer-luftuese të cilat e mundin kancerin në lojën e nisur nga ai vetë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:41
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Alisa Xholi edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Alisa Xholi edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Idriz Merovci edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Idriz Merovci edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Idriz Merovci edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Idriz Merovci edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? | |
![]() |
Idriz Merovci edited Albanian subtitles for Can we eat to starve cancer? |