Return to Video

Librat e vjetër të rilindur si një art kompleks

  • 0:01 - 0:02
    Unë jam artist dhe pres libra.
  • 0:02 - 0:04
    Kjo është një ndër veprat e mia të para.
  • 0:04 - 0:06
    Quhet ''Rruga alternative drejt dijes''.
  • 0:06 - 0:09
    Doja të krijoja një raft librash,
  • 0:09 - 0:11
    në mënyrë që çdokush që do të futej
    në galeri
  • 0:11 - 0:12
    do të mendonte se po shihte
    një raft të zakonshëm librash,
  • 0:12 - 0:15
    por sa më shumë që të afrohej do të
    shihte këtë vrimë
  • 0:15 - 0:18
    të gdhendur në të, dhe do të çuditej
    me atë që po ndodhte, do të pyeste pse,
  • 0:18 - 0:20
    dhe do të mendonte për materialin
    e librave.
  • 0:21 - 0:24
    Pra, jam i interesuar në material, por jam
    edhe më shumë i interesuar
  • 0:24 - 0:27
    për tekstin dhe imazhet që mund
    t'i gjejmë në libra.
  • 0:27 - 0:31
    Ajo që më së shumti bëj gjatë punës
    sime, është ngjitja e skajeve të librit
  • 0:31 - 0:33
    me një lustër të trashë, ashtu që të
    krijohet një lloj mbulese e trashë
  • 0:33 - 0:35
    në pjesën e jashtme të librit, kështu
    bëhet një material i qëndrueshëm
  • 0:35 - 0:39
    por fletat brenda librit janë të
    pangjitura, pastaj gdhend në
  • 0:39 - 0:43
    sipërfaqen e librit, dhe nuk largoj
    apo shtoj ndonjë gjë në të.
  • 0:43 - 0:46
    Unë vetëm gdhend rreth gjithçkaje që më
    duket interesante. Kështu që gjithçka që
  • 0:46 - 0:49
    shihni brenda pjesës së përfunduar është
    saktësisht e njejta gjë sikurse
  • 0:49 - 0:52
    ishte në libër para se të filloja.
  • 0:52 - 0:55
    E shoh punën time si një lloj përzierje,
  • 0:55 - 0:59
    deri diku, sepse punoj me materialin
    e dikujt tjetër njejtë si një D.J.
  • 0:59 - 1:01
    që punon me muzikën e dikujt tjetër.
  • 1:01 - 1:05
    Ky ishte një libër me pikturat
    e Raphael, një artist i Rilindjes,
  • 1:05 - 1:09
    dhe duke marrë punën e tij,
    duke e përzier dhe duke gdhendur
  • 1:09 - 1:11
    në të, jam duke e kthyer
    në diçka më të re
  • 1:11 - 1:16
    dhe bashkëkohore. Po mendoj
    gjithashtu për të dalë nga korniza
  • 1:16 - 1:21
    e librave tradicionalë duke e shmangur
    atë format linear, duke u munduar qe vetë
  • 1:21 - 1:26
    libri të bëhet një skulpturë më vete.
  • 1:30 - 1:35
    Unë po përdor mengene, litarë dhe gjëra
    të tilla, pesha, ashtu që të vendosë
  • 1:35 - 1:39
    gjërat në vend para se t'i lustroj, që të
    mund të jap forma para se të filloj,
  • 1:39 - 1:43
    në mënyrë që një gjë si kjo mund
    të shndërrohet në diçka të tillë.
  • 1:43 - 1:49
    e cila është bërë nga një fjalor i vetëm.
  • 1:49 - 1:54
    Ose diçka si kjo, mund të shndërrohet
    në këtë.
  • 1:54 - 1:59
    Ose diçka si kjo, kush e di se çfarë do
    të bëhet me të apo pse është në
  • 1:59 - 2:03
    studion time, do të shndërrohet në
    diçka si kjo.
  • 2:06 - 2:09
    Pra, mendoj që njëra ndër arsyet pse
    njerëzit shqetësohen kur shohin librat të
  • 2:09 - 2:12
    shkatërrohen, ata nuk duan
    t'i shqyejnë librat, apo t'i hedhin ato,
  • 2:12 - 2:16
    është se ne i mendojmë librat si frymorë,
    i mendojmë si trupa,
  • 2:16 - 2:19
    dhe librat janë të krijuar që të jene të
    lidhur me trupin tonë, si një tregues,
  • 2:19 - 2:24
    por ato e kanë gjithashtu potencialin të
    rriten e të shndërrohen në gjëra të reja.
  • 2:24 - 2:30
    Pra librat janë me të vërtetë të gjallë.
    I mendoj librat si trupa, i mendoj
  • 2:30 - 2:33
    librat si teknologji.
    E mendoj librin si një mjet,
  • 2:35 - 2:43
    gjithashtu si një makinë,
    ashtu dhe si një peisazh.
  • 2:43 - 2:47
    Ky është një grumbull enciklopedish
    që kanë qenë të lidhura dhe të ngjitura,
  • 2:47 - 2:52
    e nderkohë që gdhend në to,
    po vendos se çka të zgjedh.
  • 2:52 - 2:54
    Me enciklopedi, mund të bëj gati
    çdo gjë, por zgjedh të
  • 2:54 - 3:00
    marrë imazhet e peisazheve.
    Dhe me vetë materialin, po përdor letër
  • 3:00 - 3:06
    zmerile, lëmoj skajet ashtu që jo vetem
    imazhet të japin peisazhin por edhe vetë
  • 3:06 - 3:09
    materiali ta nxjerrë në pah peisazhin.
  • 3:10 - 3:15
    Një nga gjërat që bëj ndersa gdhend
    në libra, mendoj për imazhet,
  • 3:15 - 3:18
    mendoj edhe për tekstin, mendoj për to
    në mënyrë të ngjashme,
  • 3:18 - 3:23
    sepse çka është interesante, kur lexojmë
    tekst, apo kur lexojmë libra,
  • 3:23 - 3:27
    krijojmë imazhe në kokën tonë,
    që ta përmbushim atë pjesë.
  • 3:27 - 3:31
    Ne krijojmë imazhe në të njejtën kohë që
    lexojmë diçka, ndërsa kur shikojmë
  • 3:31 - 3:35
    një pikturë, ne mundohemi të përdorim
    gjuhën për të kuptuar atë çfarë po shohim
  • 3:35 - 3:39
    Pra është një lloj yin-yang që ndodh,
    lloj fllip-fllopi.
  • 3:39 - 3:44
    Pra po krijoj një vepër te tillë ku
    shikuesi mund ta kompletojë veten.
  • 3:44 - 3:51
    E mendoj punën time gati si punë
    arkeologjike. Jam duke rrëmuar dhe
  • 3:51 - 3:53
    duke u përpjekur të maksimizoj
    potencialin duke zbuluar sa më
  • 3:53 - 4:01
    shumë dhe duke e ekspozuar me
    punën time. Por në të njejtën kohë mendoj
  • 4:01 - 4:05
    për idenë e asgjësimit, dhe çfarë po
    ndodh tani kur shumica e informatave
  • 4:05 - 4:11
    tona janë të paprekshme, dhe kjo ide
    e humbjes, ideja se nuk është vetëm
  • 4:11 - 4:15
    forma ajo çfarë po zhvendoset
    në kompjuter, por vetë informacioni,
  • 4:15 - 4:20
    tani që nuk kemi një backup fizik,
    duhet që informacioni të përditësohet
  • 4:20 - 4:27
    vazhdimisht në mënyrë që të mos e humbim.
    Kam disa fjalorë në studion time,
  • 4:27 - 4:30
    dhe përdor çdo ditë kompujterin,
    dhe nëse më duhet të kërkoj një fjalë,
  • 4:30 - 4:33
    do të përdorja kompjuterin, sepse
    mund ta gjej direkt dhe menjëherë
  • 4:33 - 4:38
    atë se çfarë kërkoj. Mendoj se libri kurrë
    nuk ishte forma e duhur për informata
  • 4:38 - 4:42
    jolineare, rrjedhojë e të cilës është se
    librat referent janë të parët të
  • 4:42 - 4:51
    rrezikuar ose të zhdukur.
    Pra nuk mendoj se librat do të vdesin
  • 4:51 - 4:56
    ndonjëherë. Njerëzit mendojnë se
    tani që kemi teknologjinë
  • 4:56 - 5:01
    dixhitale, librat do të vdesin, e ne po
    shohim gjërat duke u zhvendosur
  • 5:01 - 5:06
    dhe duke evoluar. Mendoj se librat do të
    evolojne, ashtu sikurse njerëzit
  • 5:06 - 5:10
    thanë se piktura do të vdesë me ardhjen
    e fotografisë dhe printerave në jetën e
  • 5:10 - 5:14
    përditshme, por çfarë me të vërtetë
    kjo i bëri pikturës është që e detyroi
  • 5:14 - 5:21
    të heq dorë nga puna e përditshme.
    E ndaloi pikturën që të ketë punën
  • 5:21 - 5:24
    e përditshme për të treguar një histori,
    kështu piktura u lirua dhe u lejua
  • 5:24 - 5:28
    të ketë mënyrat e veta të të treguarit
    të historive, dhe kur e pamë Modernizmin
  • 5:28 - 5:31
    të shfaqet, pamë dhe pikturën të shkojë
    në drejtime të ndryshme. Mendoj se kjo
  • 5:31 - 5:34
    është ajo se çfare po ndodh me librat tani
    kur pjesa më e madhe e teknologjisë,
  • 5:34 - 5:38
    shumica e informatave tona, të dhënat
    personale dhe kulturore janë në
  • 5:38 - 5:42
    formën dixhitale, mendoj se kjo po e lejon
    librin të shndërrohet në diçka të re.
  • 5:42 - 5:46
    Mendoj se kjo është koha më e mirë
    për një artsit si unë, jam shumë
  • 5:46 - 5:48
    shumë i entuziasmuar për të parë se çfarë
    do të ndodhë me librat në të ardhmen.
  • 5:48 - 5:49
    Faleminderit.
  • 5:49 - 5:52
    (Duartrokitje)
Title:
Librat e vjetër të rilindur si një art kompleks
Speaker:
Brian Dettmer
Description:

Çfarë bëni me një enciklopedi të vjetëruar në epokën e informacionit?
Me thika X-Acto dhe një sy për ndërthurje të mirë, artisti Brian Dettmer bën skulptura të bukura, befasuese që risjellin në jetë librat e vjetër.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:06

Albanian subtitles

Revisions