Return to Video

Hour of Code - Introduction

  • 0:04 - 0:06
    Kam qenë në klasën e 8-të kur kam mësuar të programoj.
  • 0:06 - 0:07
    Se pari kam mësuar si të krijoj një
  • 0:07 - 0:10
    rreth të gjelbër dhe një katror të kuq në ekran.
  • 0:11 - 0:13
    Ju vetëm sa i keni mësuar këto, dhe nuk ka shumë prej tyre
  • 0:13 - 0:16
    dhe eventualisht mund të arrini pikën ku mund të bëni çfarë do që doni.
  • 0:18 - 0:22
    Shkenca Kompjuterike është shumë e lidhur me mënyrën se si funksionon dhe se si mendon një kompjuter
  • 0:22 - 0:25
    në mënyrë që ta mësoni të bëjë gjëra të reja.
  • 0:25 - 0:28
    Këto ditë, ajo se çka mund të bëni me shkenca kompjuterike është mahnitëse.
  • 0:28 - 0:31
    Mendoj se është gjëja më e afërt që kemi ndaj fuqive mbinatyrore.
  • 0:31 - 0:34
    {Tayna: Nxënëse e shkencave kompjuterike} në orën e ardhshme do të luajmë një lojë
  • 0:34 - 0:36
    e cila do t'u mësoj konceptet bazike të programimit.
  • 0:36 - 0:40
    Zakonisht programimi është i gjithi në tekst mirëpo ne do ta përdorim Blockly,
  • 0:40 - 0:43
    i cili përdor blloqe të zakonshme të cilat mund t'i tërhiqni për të shkruar programe.
  • 0:43 - 0:46
    Ju prap se prap jeni duke krijuar kod.
  • 0:46 - 0:49
    Për të filluar ne do të ndërtojmë një kod për një program i cili do të ndihmojë
  • 0:49 - 0:54
    angry bird të lëvizë përmes labirintit për të arritur tek derri i cili i ka vjedhur vezët.
  • 0:54 - 0:57
    Blockly ndahet në tri pjesë kryesore.
  • 0:57 - 1:00
    Në anën e majtë është rruga e zogut ku programi do të ekzekutohet.
  • 1:00 - 1:04
    Udhëzimet për secilin nivel janë të shkruara me poshtë labirintit.
  • 1:04 - 1:06
    Pjesa e mesme është kutia e blloqeve
  • 1:06 - 1:10
    dhe secili nga këto blloqe është një komandë të cilën zogu mund ta kuptojë.
  • 1:10 - 1:13
    Hapësira e bardhë në anën e djathtë quhet hapësira e punës,
  • 1:13 - 1:15
    dhe në këtë pjesë e ndërtojmë programin tonë.
  • 1:15 - 1:21
    Nëse e tërheq bllokun "move" në hapësirën e punës dhe e shtyp butonin "run, çfarë do të ndodhë?
  • 1:21 - 1:24
    Zogu do të lëviz përpara në kuti.
  • 1:24 - 1:28
    Dhe çka nëse zogu duhet të bëjë diçka pasi të ketë lëvizur përpara në kuti?
  • 1:28 - 1:30
    Mund të shtoj një tjetër bllok në program.
  • 1:30 - 1:34
    Do ta zgjedh bllokun "turn right" dhe t'a tërheq përfundi.
  • 1:34 - 1:37
    bllokut "my move" derisa të shfaqet shigjeta e verdhë
  • 1:37 - 1:41
    dhe pastaj do t'a lëshoj dhe dy blloqet do të lidhen se bashku.
  • 1:41 - 1:45
    Kur e shtyp "run" përsëri, zogu do të performojë komandat që janë parashikuar pra
  • 1:45 - 1:47
    nga larte poshtë, në hapësirën e punës.
  • 1:47 - 1:49
    Nëse keni dëshirë të fshini ndonjë bllok
  • 1:49 - 1:52
    vetëm tërheqeni tek shporta e mbeturinave
  • 1:52 - 1:58
    Pasi të keni shtypur "run", ju mund të shtypni butonin "reset" për të kthyer zogun tek fillimi.
  • 1:58 - 2:00
    Tani, le t'i marrim ata derra!
Title:
Hour of Code - Introduction
Video Language:
English
Team:
Code.org
Project:
Hour of Code
Duration:
02:02

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions