0:00:03.700,0:00:05.600 Kam qenë në klasën e 8-të kur kam mësuar të programoj. 0:00:05.700,0:00:07.000 Se pari kam mësuar si të krijoj një 0:00:07.000,0:00:10.500 rreth të gjelbër dhe një katror të kuq në ekran. 0:00:10.700,0:00:13.400 Ju vetëm sa i keni mësuar këto, dhe nuk ka shumë prej tyre 0:00:13.400,0:00:16.400 dhe eventualisht mund të arrini pikën ku mund të bëni çfarë do që doni. 0:00:17.700,0:00:22.330 Shkenca Kompjuterike është shumë e lidhur me mënyrën se si funksionon dhe se si mendon një kompjuter 0:00:22.330,0:00:24.700 në mënyrë që ta mësoni të bëjë gjëra të reja. 0:00:24.800,0:00:28.100 Këto ditë, ajo se çka mund të bëni me shkenca kompjuterike është mahnitëse. 0:00:28.200,0:00:31.200 Mendoj se është gjëja më e afërt që kemi ndaj fuqive mbinatyrore. 0:00:31.300,0:00:34.200 {Tayna: Nxënëse e shkencave kompjuterike} në orën e ardhshme do të luajmë një lojë 0:00:34.200,0:00:36.000 e cila do t'u mësoj konceptet bazike të programimit. 0:00:36.000,0:00:39.500 Zakonisht programimi është i gjithi në tekst mirëpo ne do ta përdorim Blockly, 0:00:39.600,0:00:43.200 i cili përdor blloqe të zakonshme të cilat mund t'i tërhiqni për të shkruar programe. 0:00:43.200,0:00:46.000 Ju prap se prap jeni duke krijuar kod. 0:00:46.000,0:00:49.400 Për të filluar ne do të ndërtojmë një kod për një program i cili do të ndihmojë 0:00:49.400,0:00:54.000 angry bird të lëvizë përmes labirintit për të arritur tek derri i cili i ka vjedhur vezët. 0:00:54.000,0:00:56.600 Blockly ndahet në tri pjesë kryesore. 0:00:56.600,0:01:00.000 Në anën e majtë është rruga e zogut ku programi do të ekzekutohet. 0:01:00.000,0:01:04.000 Udhëzimet për secilin nivel janë të shkruara me poshtë labirintit. 0:01:04.000,0:01:06.000 Pjesa e mesme është kutia e blloqeve 0:01:06.000,0:01:10.200 dhe secili nga këto blloqe është një komandë të cilën zogu mund ta kuptojë. 0:01:10.200,0:01:13.000 Hapësira e bardhë në anën e djathtë quhet hapësira e punës, 0:01:13.000,0:01:15.100 dhe në këtë pjesë e ndërtojmë programin tonë. 0:01:15.100,0:01:21.000 Nëse e tërheq bllokun "move" në hapësirën e punës dhe e shtyp butonin "run, çfarë do të ndodhë? 0:01:21.000,0:01:23.500 Zogu do të lëviz përpara në kuti. 0:01:23.500,0:01:28.000 Dhe çka nëse zogu duhet të bëjë diçka pasi të ketë lëvizur përpara në kuti? 0:01:28.000,0:01:30.300 Mund të shtoj një tjetër bllok në program. 0:01:30.300,0:01:33.900 Do ta zgjedh bllokun "turn right" dhe t'a tërheq përfundi. 0:01:33.900,0:01:37.000 bllokut "my move" derisa të shfaqet shigjeta e verdhë 0:01:37.000,0:01:41.000 dhe pastaj do t'a lëshoj dhe dy blloqet do të lidhen se bashku. 0:01:41.000,0:01:45.000 Kur e shtyp "run" përsëri, zogu do të performojë komandat që janë parashikuar pra 0:01:45.000,0:01:47.000 nga larte poshtë, në hapësirën e punës. 0:01:47.000,0:01:49.000 Nëse keni dëshirë të fshini ndonjë bllok 0:01:49.000,0:01:52.000 vetëm tërheqeni tek shporta e mbeturinave 0:01:52.000,0:01:57.800 Pasi të keni shtypur "run", ju mund të shtypni butonin "reset" për të kthyer zogun tek fillimi. 0:01:57.800,0:01:59.500 Tani, le t'i marrim ata derra!