Për të kuptuar autizmin, mos u ndalni së shikuari
-
0:01 - 0:03"Më shiko!"
-
0:05 - 0:09Kjo frazë më shndërroi në një
trajner të kontaktit me sy. -
0:11 - 0:14Unë jam nëna e Ivanit; ai është 15 vjeç.
-
0:15 - 0:16Ivan ka autizëm,
-
0:16 - 0:18ai nuk flet,
-
0:18 - 0:20dhe komunikon përmes një iPad,
-
0:20 - 0:24ku i gjithë universi i tij i fjalëve
ekziston në imazhe. -
0:26 - 0:30Ai u diagnostikua kur ishte dy e gjysmë.
-
0:32 - 0:36E mbaj mend akoma atë ditë me dhimbje.
-
0:37 - 0:40Burri im dhe unë ndiheshim
vërtet të humbur; -
0:41 - 0:44ne nuk dinim se ku të fillonim.
-
0:45 - 0:47Nuk kishte internet,
-
0:47 - 0:50ju nuk mund kërkonit informacionet
në Google, -
0:51 - 0:53kështu që i bëmë hapat e parë
-
0:54 - 0:56vetëm nga intuita.
-
0:58 - 1:00Ivan nuk e mbante kontaktin me sy,
-
1:01 - 1:03ai kishte humbur fjalët që i dinte
-
1:04 - 1:08dhe nuk iu përgjigj emrit të tij
ose asgjë që ne i kërkuam, -
1:09 - 1:11sikur fjalët të ishin zhurmë.
-
1:13 - 1:17E vetmja mënyrë që mund ta dija
-
1:18 - 1:20se çfarë po ndodhte me të,
-
1:20 - 1:22atë që ndjente,
-
1:22 - 1:24ishte ta shikoja në sy.
-
1:26 - 1:28Por ajo urë u prish.
-
1:31 - 1:33Si mund ti mësoja atij gjërat për jetën?
-
1:36 - 1:39Kur i bëja gjërat që atij i pëlqenin,
ai më shikonte, -
1:39 - 1:41dhe ne ishim të lidhur.
-
1:42 - 1:45Kështu që u përkushtova që të punoja me të
për ato gjëra, -
1:45 - 1:50kështu që do të kishim gjithnjë e më shumë
momente të kontaktit me sy. -
1:51 - 1:58Do të kalonim orë të tëra duke luajtur
kile me motrën e tij më të madhe, Aleksian -
1:59 - 2:01dhe kur thoshim: "Unë të kapa!"
-
2:02 - 2:04ai do të shikonte përreth nesh,
-
2:05 - 2:10dhe në atë moment,
unë mund të ndjeja se ai ishte gjallë. -
2:13 - 2:18Ne gjithashtu mbajmë një rekord
për orë të kaluara në pishinë. -
2:19 - 2:23Ivan gjithmonë kishte pasion ujin.
-
2:24 - 2:27Mbaj mend kur ai ishte dy e gjysmë,
-
2:28 - 2:31në një ditë dimri me shi,
-
2:31 - 2:34Po e çoja në një pishinë të brendshme,
-
2:34 - 2:36sepse edhe në ditë me shi
do të shkonim në not. -
2:38 - 2:42Ne ishim në autostradë,
dhe mora daljen e gabuar. -
2:42 - 2:46Ai shpërtheu në lot dhe qau
në mënyrë të pandërprerë, -
2:46 - 2:48derisa u ktheva mbrapa.
-
2:49 - 2:50Vetëm pas kësaj ai u qetësua.
-
2:52 - 2:55Si ishte e mundur
që një dy vjeç e gjysmë -
2:55 - 2:57nuk iu përgjigj emrit të tij,
-
2:58 - 3:02e në mes të shiut dhe mjegullës,
ku unë nuk mund të shoh asgjë, -
3:02 - 3:06ai e dinte rrugën e saktë?
-
3:09 - 3:13Ishte kjo kur kuptova që Ivan kishte një
memorje të jashtëzakonshme vizuale, -
3:14 - 3:17dhe kjo do të ishte rruga ime.
-
3:18 - 3:20Kështu që unë fillova të beja
foto gjithçka, -
3:21 - 3:23dhe duke e mësuar atë si ishte jeta,
-
3:23 - 3:27duke i treguar atij, foto nga foto.
-
3:28 - 3:32Edhe tani, është mënyra si komunikon Ivan
-
3:32 - 3:34çfarë dëshiron,
-
3:34 - 3:36atë që i duhet
-
3:36 - 3:39dhe gjithashtu atë që ndjen.
-
3:42 - 3:45Por nuk ishte vetëm kontakti me
sytë e Ivanit që kishte rëndësi. -
3:47 - 3:49Të gjithë të tjerët kanë bërë gjithashtu.
-
3:51 - 3:55Si mund t'i bëj njerëzit të shohin
jo vetëm autizmin e tij, -
3:55 - 3:56por ta shikojnë atë si person
-
3:57 - 3:59dhe gjithçka që mund të japë ai;
-
4:00 - 4:02gjithçka që mund të bëjë;
-
4:03 - 4:06gjërat që ai i pëlqen dhe nuk i pëlqen,
-
4:06 - 4:08ashtu si ndonjëri prej nesh?
-
4:09 - 4:12Por për këtë, edhe unë duhej
të jap veten. -
4:14 - 4:16Unë duhej të kisha forcën ta lëshoja,
-
4:17 - 4:19që ishte jashtëzakonisht e vështirë.
-
4:21 - 4:23Ivan ishte 11 vjeç,
-
4:24 - 4:27dhe ai shkonte për trajtim
në një lagje afër shtëpisë tonë. -
4:29 - 4:32Nje pasdite,
ndërsa e prisja, -
4:33 - 4:34Unë hyra në një dyqan,
-
4:34 - 4:37një dyqan tipik lagjeje
me pak nga gjithçka. -
4:38 - 4:40Ndërsa po bëja pazar,
-
4:40 - 4:43Fillova të flas me Jose, pronarin.
-
4:45 - 4:46I tregova atij për Ivanin,
-
4:47 - 4:48se ai kishte autizëm,
-
4:49 - 4:54dhe që unë doja që ai të mësonte
të eci nëpër rrugë vetë, -
4:54 - 4:56pa e mbajtur njeri.
-
4:57 - 5:01Prandaj vendosa ta pyes Jose
nëse të enjten rreth orës 14:00, -
5:02 - 5:05Ivan mund të vinte dhe ta ndihmonte
të rregullonte shishet e ujit në rafte, -
5:05 - 5:08sepse i pëlqente të organizonte gjëra.
-
5:08 - 5:11Dhe si shpërblim, ai mund të blinte
disa biskota çokollate, -
5:11 - 5:13të cilat ishin të preferuarit e tij.
-
5:16 - 5:17Ai tha "po" menjëherë.
-
5:19 - 5:22Kështu ka kaluar një vit:
-
5:22 - 5:24Ivan do të shkonte në dyqan të Jose,
-
5:25 - 5:29të ndihmonte të rregullojë raftet
me shishe uji -
5:29 - 5:34me etiketat perfekte
rreshtuar në të njëjtën anë, -
5:34 - 5:38dhe ai do të largohej i lumtur
me biskotat e tij me çokollatë. -
5:44 - 5:46Jose nuk është ekspert i autizmit.
-
5:49 - 5:52Nuk ka nevojë të jesh ekspert
-
5:53 - 5:57as të bëjë ndonjë gjë heroike për të
përfshirë dikë. -
6:00 - 6:02Thjesht duhet të jemi aty --
-
6:03 - 6:04(Duartrokitje)
-
6:11 - 6:13(Duartrokitjet mbarojnë)
-
6:14 - 6:15Me të vërtetë, asnjë vepër heroike --
-
6:17 - 6:19thjesht duhet të jemi afër.
-
6:22 - 6:24Dhe nëse kemi frikë nga diçka
-
6:25 - 6:27ose ne nuk kuptojmë diçka,
-
6:27 - 6:28duhet të pyesim.
-
6:29 - 6:31Le të jemi kureshtar
-
6:32 - 6:36por asnjëherë indiferent.
-
6:38 - 6:42Le të kemi guximin
për të parë njëri-tjetrin në sy, -
6:44 - 6:46sepse duke parë,
-
6:47 - 6:50ne mund të hapim një botë
të tërë për dikë tjetër. -
6:51 - 6:54(Duartrokitje)
-
6:54 - 6:56(Brohoritje)
- Title:
- Për të kuptuar autizmin, mos u ndalni së shikuari
- Speaker:
- Carina Morillo
- Description:
-
Carina Morillo nuk dinte gati asgjë për autizmin kur djali i saj Ivan ishte diagnostikuar, vetëm se ai nuk fliste apo nuk u përgjigjej fjalëve dhe se ajo duhej të gjente mënyra tjera për t'u lidhur me të. Carina tregon se si ajo mësoi të ndihmojë djalin e saj të përmbushë veten duke ndarë kuriozitetin e saj me të.
- Video Language:
- Spanish
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 07:09
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Nita Konjusha accepted Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Velsa Shabani edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Velsa Shabani edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Velsa Shabani edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Velsa Shabani edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada | ||
Velsa Shabani edited Albanian subtitles for Para entender el autismo, no quites la mirada |