Çfarë duhet për të krijuar ndryshime shoqërore përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve
-
0:01 - 0:02Me dekada
-
0:03 - 0:06kolegët e mi dhe unë kemi ekspozuar
keqbërje dhe krime të tmerrshme -
0:06 - 0:07nga korporatat e mëdha,
-
0:08 - 0:10të cilat kanë marrë shumë jetë
-
0:10 - 0:12dhe shkaktuar lëndime dhe sëmundje,
-
0:13 - 0:17përveç kostove të dëmshme ekonomike,
-
0:17 - 0:19duke ndikuar në shumë incidente.
-
0:19 - 0:22Por ekspozimi nuk ishte i mjaftueshëm.
-
0:23 - 0:25Na u desh të siguronim
mandatet e kongresit -
0:26 - 0:28për të parandaluar shkatërrime të tilla.
-
0:29 - 0:33Si rezultat, shumë jetë u shpëtuan
dhe shumë trauma u parandaluan, -
0:33 - 0:36veçanërisht në fushat e automobilave,
farmaceutikës, mjedisit -
0:36 - 0:39dhe shëndetit
dhe sigurisë në vendin e punës. -
0:39 - 0:42Gjatë rrugës, ne vazhduam
të merrnim një pyetje përsëri dhe përsëri: -
0:43 - 0:46"Ralph, si i bën të gjitha këto?
-
0:46 - 0:47Grupet tuaja janë të vogla,
-
0:48 - 0:49fondet tuaja janë modeste
-
0:49 - 0:53dhe ju nuk jepni
kontribute fushate për politikanët." -
0:53 - 0:56Përgjigja ime tregon për një neglizhim,
-
0:56 - 0:59të një modeli të mhanitshëm
të historisë amerikane. -
0:59 - 1:02Pothuajse çdo përparim në drejtësi,
-
1:02 - 1:04çdo bekim i demokracisë,
-
1:04 - 1:08erdhi nga përpjekjet e një numri të vogël
të qytetarëve individualë. -
1:09 - 1:11Ata e dinin se për çfarë po flisnin.
-
1:11 - 1:13Ata zgjeruan opinionin publik,
-
1:13 - 1:18ose atë që Abraham Lincoln e quajti
"ndjenja publike më e rëndësishmja". -
1:18 - 1:21Pak qytetarë që filluan këto lëvizje
-
1:21 - 1:24morën një numër më të madh gjatë rrugës
-
1:24 - 1:27për të arritur këto reforma
dhe ridrejtime. -
1:28 - 1:30Sidoqoftë, edhe në kulmin e tyre,
-
1:30 - 1:36të angazhuarit në mënyrë aktive nuk e
kaluan kurrë një përqind të qytetarisë, -
1:36 - 1:37shpesh shumë më pak.
-
1:38 - 1:41Këta ndërtues të demokracisë
dhe drejtësisë -
1:41 - 1:44dolën nga nxitësit
kundër skllavërisë -
1:44 - 1:46presionet për të drejtën e grave
për të votuar. -
1:47 - 1:51Ata u ngritën nga fermerët dhe punëtorët
në sektorët industrialë -
1:51 - 1:56duke kërkuar rregullimin e bankave,
hekurudhave dhe prodhuesve -
1:56 - 1:58dhe standardeve të drejta të punës.
-
1:58 - 2:00Në shekullin e 20-të,
-
2:00 - 2:06përmirësimet e jetës erdhën me palë
të treta të vogla dhe aleatët e tyre -
2:06 - 2:09që shtyjnë partitë e mëdha
në arenën zgjedhore -
2:10 - 2:11të miratojnë masa të tilla,
-
2:12 - 2:16si e drejta për të formuar
sindikata të punës, -
2:16 - 2:17java 40-orëshe,
-
2:17 - 2:20taksimi progresiv, paga minimale,
-
2:20 - 2:22kompensimi i papunësisë
-
2:22 - 2:23dhe sigurimet shoqërore.
-
2:24 - 2:26Kohët e fundit erdhën Medicare
-
2:26 - 2:29dhe të drejtat civile, liritë civile,
-
2:29 - 2:31traktatet e armëve bërthamore,
-
2:31 - 2:33konsumatorët dhe triumfet mjedisore-
-
2:34 - 2:36të gjitha të shkaktuara
nga avokatët e qytetarëve -
2:36 - 2:38dhe palët e vogla të treta
-
2:38 - 2:41të cilët kurrë nuk fituan
një zgjedhje kombëtare. -
2:42 - 2:44Nëse jeni të gatshëm
të humbni me këmbëngulje, -
2:44 - 2:47shkaqet tuaja
mund të bëhen fituese me kohë. -
2:47 - 2:48(Të qeshura)
-
2:48 - 2:51Historia se si kam ardhur
në këto aktivitete qytetare -
2:51 - 2:53mund të jetë udhëzuese
-
2:53 - 2:57për njerëzit që shkojnë së bashku
me besimin e senatorit Daniel Webster, -
2:57 - 3:01"Drejtësia, zotëri,
është interesi i madh i njeriut në tokë". -
3:02 - 3:06Unë u rrita në një qytet të vogël,
shumë të industrializuar në Connecticut -
3:06 - 3:08me tre vëllezër e motra dhe prindër
-
3:08 - 3:12që kishin një restorant të njohur,
furrë dhe ushqime të shijshme. -
3:13 - 3:14Dy lumenj të lundrueshëm,
-
3:14 - 3:17Lumi Mad dhe Lumi Still,
-
3:17 - 3:19kalonin përgjatë rrugës sonë kryesore.
-
3:20 - 3:25Si fëmijë, pyeta pse nuk mund
të lundronim e të peshkonim në to, -
3:25 - 3:27si lumenjtë për të cilët lexojmë
në librat tanë shkollorë. -
3:28 - 3:32Përgjigja: fabrikat i përdorin
lirishëm këta lumenj -
3:32 - 3:36për të hedhur kimikate të dëmshme toksike
dhe ndotës të tjerë. -
3:36 - 3:41Në fakt, kompanitë morën kontrollin
e lumenjve që na përkisnin të gjithëve -
3:41 - 3:43për ndjekjet e tyre fitimprurëse.
-
3:43 - 3:48Më vonë, kuptova që lumenjtë
s'ishin aspak pjesë e jetës sonë normale, -
3:48 - 3:51përveç kur ata vërshuan në rrugët tona.
-
3:51 - 3:55Atëherë nuk kishte
rregullore për ndotjen e ujit. -
3:55 - 3:58Kuptova që vetëm ligje të forta
mund të pastronin rrugët tona ujore. -
3:59 - 4:04Vëzhgimi im rinor i dy kanalizimeve
të lumenjve të qytetit tonë -
4:04 - 4:08filloi në fjalimin tim
të diplomimit në klasën e tetë -
4:08 - 4:14në lidhje me ruajtjen e madhe,
avokatin e parkut kombëtar John Muir, -
4:14 - 4:19pastaj në studimet e mia në Princeton
mbi origjinën e kanalizimeve publike, -
4:19 - 4:22dhe më pas në Rachel Carson
"Pranvera e Heshtur". -
4:22 - 4:24Këto angazhime më përgatitën
-
4:24 - 4:28për të kapur orën e artë
të hartimit të ligjeve mjedisore -
4:28 - 4:30në fillimin e viteve 1970.
-
4:30 - 4:32Kam luajtur një rol kryesor qytetari
-
4:32 - 4:35në lobimin përmes
Kongresit Akti i Ajrit të Pastër; -
4:35 - 4:38ligjet e ujit të pastër, EPA;
-
4:38 - 4:41standardet e sigurisë
në vendin e punës, OSHA; -
4:41 - 4:43dhe Akti i Ujit të Pijshëm të Sigurt.
-
4:43 - 4:45Nëse ka më pak plumb në trupin tuaj,
-
4:45 - 4:47nuk ka më asbest në mushkëritë tuaja
-
4:47 - 4:49dhe ajër dhe ujë më të pastër,
-
4:49 - 4:53kjo për shkak të këtyre ligjeve
gjatë viteve. -
4:53 - 4:57Sot, zbatimi i këtyre
ligjeve shpëtuese nën Trump -
4:57 - 5:00po shkatërrohet me shumicë.
-
5:01 - 5:04Rrokullisja mbrapa këtyre rreziqeve
është sfida e menjëhershme -
5:05 - 5:07për një lëvizje të ringjallur mjedisore
-
5:07 - 5:09për brezin e ri.
-
5:09 - 5:13Sa i përket avokatëve të konsumatorëve,
nuk ka fitore të përhershme. -
5:13 - 5:15Miratimi i një ligji është
vetëm hapi i parë. -
5:15 - 5:19Hapi tjetër, dhe hapi tjetër,
është mbrojtja e ligjit. -
5:20 - 5:23Për mua, disa nga këto beteja
ishin shumë personale. -
5:23 - 5:28Kam humbur miqtë në shkollën e mesme
e kolegj si shkak i përplasjeve në rrugë, -
5:28 - 5:31shkaku i parë kryesor
i vdekjeve në atë grupmoshë. -
5:31 - 5:34Pastaj, faji u vu mbi shoferin,
-
5:34 - 5:37i quajtur me tallje "budallai në timon".
-
5:38 - 5:41Vërtetë, shoferët e dehur
kishin përgjegjësi, -
5:41 - 5:45por automjetet e autostradat me dizajn më
të sigurt mund të parandalonin përplasjet -
5:45 - 5:48dhe të zvogëlonin
ashpërsinë e tyre kur ato ndodhën. -
5:48 - 5:50Nuk kishte rripa sigurimi,
panele të mbushura, -
5:50 - 5:54pa airbag ose
mbrojtje të tjera të denja -
5:54 - 5:58për të zvogëluar ashpërsinë e përplasjeve.
-
5:58 - 6:04Frenat, gomat dhe trajtimi i qëndrueshëm
të US automjeteve lanë për të dëshiruar, -
6:04 - 6:07madje edhe në krahasim
me prodhuesit e huaj. -
6:07 - 6:09Më pëlqente të bëja autostop,
-
6:09 - 6:13përfshirë para e mbrapa nga Princeton
dhe Shkolla e Drejtësisë në Harvard. -
6:13 - 6:18Ndonjëherë, një shofer dhe unë
kemi pa skena të kobshme të përplasjes. -
6:19 - 6:22Tmerret më bënë një përshtypje të thellë.
-
6:22 - 6:25Ata më nxitën të shkruaj një artikull
në shkollën e drejtësisë -
6:25 - 6:30mbi modelin e pasigurt të makinës dhe
nevojën për ligjet e sigurisë automatike. -
6:30 - 6:34Një nga miqtë e mi më të ngushtë
në shkollën e drejtësisë, Fred Condon, -
6:34 - 6:38po vinte me makinë në shtëpi një ditë
nga puna te familja e tij në New Hampshire -
6:39 - 6:44dhe për moment u mbyt
pas timonit të kamionçinës së tij. -
6:44 - 6:47Automjeti hyri në hendek dhe u përmbys.
-
6:48 - 6:51Në vitin 1961, nuk kishte
asnjë rrip sigurimi. -
6:51 - 6:53Fredi u bë paraplegjik.
-
6:53 - 6:58Kjo dhunë e parandalueshme më tërboi.
-
6:59 - 7:03Industria e automjeteve refuzoi
mizorisht të instalonte -
7:03 - 7:07pajisje sigurie dhe kontrolli të ndotjes.
-
7:07 - 7:12Në vend të kësaj, industria u përqendrua
në reklamimin e ndryshimeve vjetore -
7:12 - 7:14të stilit dhe kuaj-fuqive.
-
7:14 - 7:15U indinjova.
-
7:16 - 7:20Sa më shumë që kam hetuar shtypjen
e pajisjeve të sigurisë automatike -
7:20 - 7:24kam publikuar prova nga çështjet gjyqësore
në lidhje me kompanitë e automjeteve -
7:24 - 7:27që dëmtojnë nga pakujdesia
e pasagjerëve e automjeteve - -
7:27 - 7:31veçanërisht paqëndrueshmërinë
e një automjeti GM të quajtur Corvair - -
7:31 - 7:36aq më shumë General Motors ishte i prirur
të zhvlerësonte shkrimet e dëshmitë e mia. -
7:36 - 7:41Ata punësuan detektivë privatë që
t'më ndiqnin që të nxirrnin të palara. -
7:42 - 7:45Pas botimit të librit tim,
"Të pasigurt me çdo shpejtësi", -
7:45 - 7:49GM donte të minonte
dëshminë time të ardhshme -
7:49 - 7:51para një nënkomiteti të Senatit në 1966.
-
7:52 - 7:54Policia e Kapitolit i kapi.
-
7:55 - 7:57Media ishte
në të gjithë betejën në Kongres -
7:57 - 7:59midis meje dhe gjigandit General Motors.
-
8:00 - 8:03Me një shpejtësi të jashtëzakonshme
krahasuar me sot, -
8:03 - 8:09në 1966, Kongresi dhe Presidenti Johnson
sollën industrinë më të madhe në Amerikë -
8:09 - 8:10nën rregulloren federale
-
8:10 - 8:15për sigurinë, kontrollin e ndotjes
dhe efikasitetin e karburantit. -
8:15 - 8:17Deri në vitin 2015,
-
8:17 - 8:21tre milion e gjysmë vdekje
u shmangën në SH.B.A., -
8:22 - 8:24miliona lëndime të tjera u parandaluan,
-
8:24 - 8:26miliarda dollarë të kursyera.
-
8:26 - 8:31Çfarë u desh për një fitore
kundër shanseve të tilla dërrmuese? -
8:32 - 8:34Epo, kishte:
-
8:34 - 8:39një, disa avokatë
që dinin të komunikonin provat kudo; -
8:39 - 8:43dy, disa kryesues kryesorë
të komitetit kongresiv -
8:43 - 8:45të udhëhequr nga tre senatorë;
-
8:46 - 8:49tre, rreth shtatë reporterë
nga gazetat kryesore -
8:49 - 8:53që raportuan rregullisht
për historinë e shpalosur; -
8:53 - 8:57katër, Presidenti Lyndon Johnson,
me asistencën e tij, -
8:57 - 9:03i aftë për krijimin e një agjencie
rregullatore të sigurisë, NHTSA; -
9:03 - 9:08dhe pesë, një duzinë inxhinierësh
makinash, inspektorësh dhe fizikantësh -
9:09 - 9:11që zbuluan informacione thelbësore
-
9:11 - 9:14dhe që duhet të njihen më mirë.
-
9:14 - 9:18Një faktor tjetër ishte kritik:
opinioni i informuar publik. -
9:18 - 9:22Shumica mësuan se sa më të sigurta
mund të ishin makinat e tyre. -
9:22 - 9:26Ata donin që automjetet e tyre
të ishin me efikasitet të karburantit. -
9:26 - 9:28Ata donin të merrnin ajër më të pastër.
-
9:28 - 9:31Rezultati: në shtator 1966,
-
9:31 - 9:36Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi
legjislacionin e sigurisë
në Shtëpinë e Bardhë -
9:36 - 9:40me mua pranë tij,
duke marrë një stilolaps! -
9:40 - 9:41(Të qeshura)
-
9:41 - 9:44Mes 1966 dhe 1976,
-
9:44 - 9:49ata gjashtë faktorë të lidhur
në mënyrë kritike u përdorën vazhdimisht. -
9:49 - 9:54Ajo u bë epoka e artë e
legjislacionit dhe veprimit rregullator -
9:54 - 9:57për mbrojtjen e konsumatorit,
punëtorit dhe mjedisit. -
9:58 - 10:01Ata elementë të lidhur të fushatave tona
të së kaluarës -
10:01 - 10:06duhet të mbahen në mend nga njerëzit
që përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë sot -
10:06 - 10:08për sigurinë e ujit të pijshëm,
-
10:08 - 10:10vdekjet nga rezistenca ndaj antibiotikëve,
-
10:10 - 10:13reformën në drejtësinë penale,
-
10:13 - 10:15rreziqet nga përçarja e klimës,
-
10:15 - 10:17ndikimet bio dhe nanoteknike,
-
10:17 - 10:19garën e armëve bërthamore,
-
10:19 - 10:20traktatet e paqes,
-
10:20 - 10:21rreziqet për fëmijët,
-
10:22 - 10:24rreziqet kimike dhe radioaktive
-
10:24 - 10:25dhe të ngjashme.
-
10:25 - 10:31Sipas një studimi të qëndrueshëm në vitin
2016 nga Shkolla e Mjeksisë Johns Hopkins -
10:31 - 10:33vdekjet e parandalueshme
-
10:33 - 10:38në spital marrin 5.000 jetë marramendëse
në javë në Amerikë. -
10:39 - 10:42Kulmi i viteve 1980:
-
10:42 - 10:47lufta jonë dramatike për të kufizuar
pirjen e duhanit në vende publike, -
10:47 - 10:49rregullimin e industrisë së duhanit
-
10:49 - 10:52dhe krijimin e kushteve
për zvogëlimin e pirjes së duhanit. -
10:52 - 10:56Lufta e tyre filloi seriozisht në 1964,
-
10:56 - 10:59me raportin e famshëm të Kirurgut
të Përgjithshëm të SH.B.A.-së -
10:59 - 11:03që lidhte pirjen e duhanit
me kancerin dhe sëmundjet e tjera. -
11:03 - 11:07Mbi 400,000 vdekje në vit
në Shtetet e Bashkuara -
11:07 - 11:09kanë të bëjnë me pirjen e duhanit.
-
11:10 - 11:16Seancat dëgjimore publike, gjyqësore,
mediatike dhe sinjalizuesit e industrisë -
11:16 - 11:21u bashkuan me shkencëtarë vendimtarë mjek
të mernin një industri të fuqishme. -
11:21 - 11:25Unë pyeta Michael Pertschuk,
një personel kryesor i Senatit, -
11:25 - 11:30sa avokatë po punonin
me kohë të plotë për kontrollin
e industrisë së duhanit në atë kohë. -
11:30 - 11:36Z. Pertschuk vlerësoi jo më shumë
se 1.000 kampionë në SH.B.A. -
11:36 - 11:38duke bërë presion
për një shoqëri pa duhan. -
11:38 - 11:44Unë them që është një numër tejet
i vogël i atyre që mundësojnë të ndodhë. -
11:44 - 11:49Ata kishin një shumicë të opinionit publik
të sensibilizuar, jo-duhanpirës, -
11:49 - 11:50pas tyre.
-
11:50 - 11:54Shumë duhanpirës po hiqnin dorë
nga varësia ndaj nikotinës. -
11:54 - 11:57Veetëm mendoni:
nga 45 për qind e të rriturve -
11:57 - 12:01në 15 për qind deri në 2018.
-
12:02 - 12:05Pika kryesore ishte kur
Kongresi miratoi legjislacionin -
12:05 - 12:07që fuqizon Administratën e Ushqimit
dhe Barnave -
12:07 - 12:10për të rregulluar kompanitë e duhanit.
-
12:10 - 12:13Mbani në mend se përparimet
për konsumatorët dhe punëtorët -
12:13 - 12:17zakonisht ndiqen nga një shumëllojshmëri
e kundërsulmeve të korporatave. -
12:17 - 12:21Kur zbehet pas një reforme të tillë,
-
12:22 - 12:28atëherë legjislaturat dhe
agjencitë rregullatore bëhen shumë
të prekshme ndaj kapjes së industrisë -
12:28 - 12:31që pengon zbatimin ekzistues ose më tej.
-
12:32 - 12:33Cila është ajo thënie?
-
12:33 - 12:37"Drejtësia kërkon
vigjilencë të vazhdueshme." -
12:37 - 12:39Ne e shohim ndryshimin midis
qëndrueshmërisë së drejtuar -
12:39 - 12:44nga kundërsulmi,
fuqisë së korporatave të drejtuar -
12:44 - 12:48nga fitimi dhe lodhjes
që kapërcen një qytetar vullnetar, -
12:48 - 12:51ndërgjegjësimi dhe aftësia e të cilit
kanë nevojë për rinovim. -
12:52 - 12:54Nuk është një garë e ndershme
-
12:54 - 12:58midis kompanive të mëdha
si General Motors, Pfizer, -
12:58 - 13:02ExxonMobil, Wells Fargo, Monsanto,
-
13:02 - 13:05plus kompani të tjera shumë
të pasura dhe lobistë, -
13:05 - 13:09krahasuar me grupet e mbrojtjes
së njerëzve me burime shumë të kufizuara. -
13:10 - 13:13Për më tepër, korporatat
kanë imunitete dhe privilegje -
13:13 - 13:16të padisponueshme
për qeniet njerëzore të vërteta. -
13:16 - 13:22Për shembull, Takata ishte fajtor për
një skandal të tmerrshëm të airbag-ve, -
13:22 - 13:25por kompania i shpëtoi ndjekjes penale.
-
13:25 - 13:31Por, Takata u lejua të falimentonte dhe
udhëheqësit e saj mbajtën bonuse të mira. -
13:32 - 13:36Por njerëzit e organizuar nuk duhet
të kenë frikë nga fuqia e korporatave. -
13:36 - 13:39Ligjvënësit ende duan vota
-
13:39 - 13:44më shumë sesa u duhet
financimi i fushatës nga korporatat. -
13:45 - 13:49Ne jemi shumë më të fortë se korporatat
për sa i përket ndikimit të mundshëm, -
13:50 - 13:52Por votuesit duhet të jenë të lidhur qartë
-
13:52 - 13:57me atë që votuesit e organizuar
duan nga ligjvënësit. -
13:57 - 14:02Duke deleguar autoritetin
kushtetues të "ne njerëzve", -
14:02 - 14:06ne duam që ata të bëjnë punën e njerëzve.
-
14:07 - 14:08Kongresi i një populli,
-
14:08 - 14:12dega më e fuqishme
e kushtetutës e qeverisë, -
14:12 - 14:17mund të kapërcejë, bllokojë
ose rikalizojë korporatat më shkatërruese. -
14:18 - 14:22Ka vetëm 100 senatorë
dhe 435 përfaqësues -
14:22 - 14:25me vetëm dy milion aktivistë
të organizuar që kthehen në shtëpi, -
14:25 - 14:27një hobi mbikëqyrës i Kongresit.
-
14:28 - 14:32Drejtësia në Kongres
mund të bëhet e besueshme dhe e shpejtë. -
14:32 - 14:35Ne e kemi provuar atë përsëri dhe përsëri
me shumë më pak njerëz. -
14:35 - 14:38Por sot, Kongresi,
i larë në para të fushatës, -
14:38 - 14:42ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij
ndaj një dege ekzekutive -
14:43 - 14:48që shpesh është bërë një shtet
i korporatave i kontrolluar
nga kompanitë e mëdha. -
14:48 - 14:53Presidenti Franklin D. Roosevelt,
në 1938, në një mesazh drejtuar Kongresit, -
14:53 - 14:57thirri pushtetin e përqendruar
të korporatave mbi kuotën -
14:57 - 15:00e qeverisë sonë - fashizmi-
kuotën e fundit. -
15:01 - 15:04Një angazhim modest
i një përqind të të rriturve -
15:04 - 15:08në secilën prej 435
rretheve të kongresit, -
15:08 - 15:12duke thirrur senatorë dhe përfaqësues
ose ligjvënës të shtetit -
15:12 - 15:14në takimet e tyre të qytetit,
-
15:14 - 15:17ku qytetarët paraqesin axhendën e tyre,
-
15:17 - 15:19të mbështetur nga shumica e votuesve,
-
15:19 - 15:21mund ta kthejnë Kongresin.
-
15:21 - 15:26Përfaqësuesit tanë mund të bëhen
burim i demokracisë dhe drejtësisë, -
15:26 - 15:28duke ngritur mundësitë njerëzore.
-
15:29 - 15:30Unë ëndërroj që shkollat tona,
-
15:30 - 15:32ose klubet pas shkollës,
-
15:32 - 15:36të mësojnë aftësitë e veprimit qytetar
të komunitetit, drejt në një jetë të mirë. -
15:36 - 15:39Klasat e arsimit për të rritur
duhet të bëjnë të njëjtën gjë. -
15:39 - 15:44Ne kemi nevojë për të krijuar biblioteka
të trajnimit dhe veprimit të qytetarëve. -
15:44 - 15:49Studentët dhe të rriturit e duan njohurinë
që lidhet me jetën e tyre të përditshme. -
15:49 - 15:54Shumica e madhe e amerikanëve,
pavarësisht nga etiketat politike, -
15:54 - 15:55favorizojnë një pagë jetese,
-
15:55 - 15:57sigurim shëndetësor universal,
-
15:57 - 16:01zbatim real kundër krimit
të korporatave, mashtrime dhe abuzime. -
16:01 - 16:03Ata duan një sistem
të drejtë, produktiv të taksave, -
16:03 - 16:07buxhete publike që i kthejnë
vlerën njerëzve në shtëpi -
16:07 - 16:09në infrastrukturën moderne
-
16:09 - 16:11dhe një fund të subvencioneve
të korporatave. -
16:11 - 16:16Gjithnjë e më shumë, ata po kërkojnë
vëmendje serioze ndaj përçarjes së klimës -
16:16 - 16:20dhe rreziqeve e pandemive të tjera
të shëndetit mjedisor dhe global. -
16:21 - 16:23Shumica e madhe e njerëzve
duan një qeveri efikase, -
16:23 - 16:28një fund të luftërave të pafundme,
agresive që kthehen. -
16:28 - 16:33Ata duan zgjedhje të pastra dhe rregulla
të drejta për votuesit dhe kandidatët. -
16:33 - 16:36Këto janë ndryshime
që i bashkojnë njerëzit, -
16:36 - 16:38ndryshime që Kongresi
mund të bëjë të ndodhin. -
16:38 - 16:41Njerëzit në të gjithë botën
favorizojnë demokracinë, -
16:41 - 16:45sepse ajo sjell më të mirën
nga banorët e saj dhe udhëheqësit e saj. -
16:45 - 16:48Por ky objektiv kërkon që qytetarët
të duan të kalojnë kohë -
16:48 - 16:51në këtë mundësi të madhe
të quajtur demokraci, -
16:51 - 16:53midis dhe në zgjedhje.
-
16:54 - 16:57Historia jep shembuj
që na inkurajojnë të besojmë -
16:57 - 17:00se thyerja e pushtetit
është më e lehtë nga sa mendojmë. -
17:00 - 17:03Njerëzit më thonë:
"Unë nuk di çfarë të bëj!" -
17:03 - 17:05Filloni të mësoni duke bërë.
-
17:05 - 17:07Sa më shumë që praktikojnë
veprimet e qytetarëve, -
17:07 - 17:09aq më të aftë dhe inovativë bëhen në të.
-
17:10 - 17:14Ashtu si të mësosh një zanat, një punë,
një hobi, të mësosh si të notosh, -
17:14 - 17:17dyshimet, paragjykimet
dhe hezitimet e tyre -
17:17 - 17:20fillojnë të shkrihen
në thelbin e veprimit. -
17:21 - 17:24Argumentet e tyre për ndryshim
bëhen më të thella dhe më të mprehta. -
17:24 - 17:28Në vitin 1965 deri 1966,
-
17:28 - 17:31kur po bëja çështjen
e automobilave më të sigurt, -
17:31 - 17:34kuptova se kishte shumë
industri që bënin shumë para -
17:34 - 17:38nga trajtimi i rezultateve
të tmerrshme të aksidenteve: -
17:38 - 17:42kujdesi mjekësor, shitja e sigurimeve,
riparimi i makinave ... -
17:42 - 17:47Atje ishte një stimul prevers për të
bërë asgjë përveç ruajtjes së status quos. -
17:47 - 17:51Në të kundërt, parandalimi
i këtyre tragjedive -
17:51 - 17:55çliron dollarë t'konsumatorëve për të
shpenzuar ose kursyer në [mënyra] -
17:55 - 17:57vullnetare për jetesë më të mirë.
-
17:57 - 18:02Duhet vetëm një numër i vogël njerëzish
për të ushtruar muskujt e tyre qytetarë, -
18:02 - 18:04si individë dhe grupe të organizuara,
-
18:04 - 18:07mbi vendimmarrësit tanë ligjorë.
-
18:07 - 18:12Idealia, duhen vetëm disa njerëz të pasur
të shkolluar që kontribuojnë me fonde -
18:12 - 18:17për të shpejtuar përpjekjet e qytetarëve
kundër drejtesve të lakmisë e pushtetit. -
18:17 - 18:20Pse, në të kaluarën tonë, njerëzit e pasur
dhuruan para thelbësore -
18:20 - 18:25për antisllavërinë, të drejtën e grave
për të votuar
dhe lëvizjet e të drejtave civile. -
18:25 - 18:26Ne duhet ta kujtojmë atë.
-
18:26 - 18:28Me fillimin e katastrofës klimatike,
-
18:28 - 18:33secili nga ne duhet të ketë një vlerësim
më të lartë të domethënies së vet, -
18:33 - 18:36të përkushtimit tonë të qëndrueshëm
ndaj jetës qytetare, -
18:36 - 18:40si pjesë e një mënyre normale
të jetesës së përditshme, -
18:40 - 18:43së bashku me jetën tonë
personale familjare. -
18:43 - 18:46Shfaqja e menduar
është gjysma e demokracisë. -
18:46 - 18:49Kjo është ajo që përparon jetën,
lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. -
18:50 - 18:53Mos harroni, vendi ynë është plot
me probleme që nuk i meritojmë -
18:53 - 18:56dhe zgjidhje të cilat nuk i zbatojmë.
-
18:56 - 19:01Ky një hendek i demokracisë që asnjë
fuqi nuk mund të na ndalojë ta mbyllim. -
19:01 - 19:04Këtë ia kemi borxh pasardhësve tanë.
-
19:04 - 19:06A nuk duam që pasardhësit tanë,
-
19:06 - 19:10në vend që të na mallkojnë
për neglizhencën tonë dritëshkurtër, -
19:10 - 19:12nuk duam që ata të bekojnë largpamësinë
-
19:12 - 19:17dhe horizontet tona të ndritshme
që mund të përmbushin jetën e tyre në paqe -
19:17 - 19:19dhe të përparojnë të mirën e përbashkët?
-
19:19 - 19:20Ju faleminderit.
-
19:21 - 19:23(Duartrokitje)
- Title:
- Çfarë duhet për të krijuar ndryshime shoqërore përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve
- Speaker:
- Ralph Nader
- Description:
-
Gjatë karrierës së tij dekada të gjatë si aktivist politik, Ralph Nader ka ndihmuar në zbulimin e disa prej veprimeve më të mëdha të korporatave të mëdha. Ju mund të njiheni me ndryshimet në botën reale që nxiti puna e tij: Akti i Ajrit të Pastër, ligjet e sigurisë së automobilave, rregullimi i industrisë së duhanit dhe më shumë. Duke gjurmuar harkun e kohës së tij duke përkrahur ndryshimin, Nader tregon se si ai ndihmoi në katalizimin e përparimit shoqëror kundër shanseve të mëdha - dhe tregon se si mund të merrni pjesë në avancimin e së mirës së përbashkët për brezat që do të vijnë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:38
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Erona Mjekiqi accepted Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Altina Korqa edited Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Altina Korqa edited Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Altina Korqa edited Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Altina Korqa edited Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds | ||
Altina Korqa edited Albanian subtitles for What it takes to create social change against all odds |