Return to Video

Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.

  • 0:01 - 0:04
    A ju është dashur ndonjëherë të thyeni
    rregullat e familjes suaj?
  • 0:04 - 0:07
    Sot, unë po thyej timen,
  • 0:07 - 0:10
    rreth parave, sekretit dhe turpit.
  • 0:12 - 0:16
    Në vitin 2006, në 40 vjetorin
    e vëllait tim Keith, ai më telefonoi.
  • 0:17 - 0:20
    "Tam, jam ngusht me paratë.
  • 0:21 - 0:23
    Nuk do të të kerkoja
    nese nuk do ta kisha te nevojshme.
  • 0:24 - 0:27
    A mund të marr hua 7.500 dollarë? "
  • 0:29 - 0:31
    Kjo nuk ishte hera e parë që
    ai kishte nevojë urgjente për para,
  • 0:31 - 0:34
    por këtë herë, zëri i tij më frikësonte.
  • 0:36 - 0:40
    Nuk e kisha dëgjuar kurrë
    aq të lodhur dhe poshtëruar,
  • 0:42 - 0:44
    dhe ishte në ditëlindjen e tij të 40-të.
  • 0:50 - 0:53
    Pas disa pyetjeve
    që çdokush do ti pyeste,
  • 0:54 - 0:57
    unë rashe dakord t'i huazoja para,
    por me një kusht:
  • 0:58 - 1:01
    që si profesionistja financiare
    në familje,
  • 1:01 - 1:03
    doja të takohesha me të dhe të shoqen
  • 1:03 - 1:05
    për të parë se çfarë
    po ndodhte në të vërtetë.
  • 1:06 - 1:09
    Javë më vonë,
    u takuam tek Starbucks-i i afert
  • 1:09 - 1:13
    dhe fillova direkt me bisedën
    e vështirë të buxhetit të dashur.
  • 1:14 - 1:19
    "Ju duhet të shisni shtëpinë,
    blini diçka që mund ta përballoni,
  • 1:19 - 1:21
    shisni lodrat.
  • 1:21 - 1:22
    Dhe Starbucks?
  • 1:22 - 1:24
    Hiqni dorë nga kafeja ditore
    pesë dollarëshe ".
  • 1:25 - 1:29
    Pra, të gjitha gjerat që bëjmë
    për t'u ndjerë si gjithe te tjeret.
  • 1:31 - 1:34
    Menjëherë, vëllai im dhe gruaja e tij
    filluan një lojë të frikshme faji,
  • 1:35 - 1:37
    dhe gjërat morën tatëpjetën.
  • 1:38 - 1:43
    Unë lëkundesha diku midis terapistit
    dhe motrës së inatosur.
  • 1:44 - 1:46
    Doja që ata të ishin më mirë se kaq.
  • 1:46 - 1:49
    "Hë pra, ju dy. Ejani në vete.
  • 1:50 - 1:52
    Jeni prindër.
  • 1:52 - 1:54
    Silluni si të rritur dhe bëhuni serioz ".
  • 1:56 - 1:59
    Pasi u larguam, unë telefonova time më,
  • 2:00 - 2:02
    por Keith ma kaloi,
  • 2:02 - 2:05
    dhe i kishte thene asaj
    se unë nuk po ndihmoja.
  • 2:06 - 2:09
    Në fakt, ai ishte i lënduar
    dhe ndihej sikur po i merrnin frymën.
  • 2:12 - 2:19
    Sigurisht që ishte. E turpërova me bisedën
    e vështirë të buxhetit të dashur.
  • 2:21 - 2:24
    Kishin kaluar dy muaj
    kur mora një telefonatë.
  • 2:25 - 2:27
    "Tam? Kam lajme të këqija.
  • 2:29 - 2:31
    Keith kreu vetëvrasje mbrëmë. "
  • 2:36 - 2:39
    Ditë më vonë, në shtëpinë e tij,
    shkova për të kërkuar përgjigje,
  • 2:41 - 2:43
    në "zyrën" e tij - garazhin.
  • 2:44 - 2:49
    Atje gjeta një pirg faturash
    të papaguara te kartave të kreditit
  • 2:49 - 2:53
    dhe një njoftim hipoteke që i ishte dhënë
    ditën kur ai vdiq.
  • 3:13 - 3:17
    Vëllai im la pas
    vajzën e tij të bukur 10-vjeçare,
  • 3:18 - 3:23
    djalin i tij të shkëlqyer 18-vjeçar,
    javë para diplomimit të shkollës së mesme,
  • 3:23 - 3:25
    dhe gruan e tij prej 20 vjetësh.
  • 3:26 - 3:28
    Si ndodhi kjo gjë?
  • 3:30 - 3:35
    Vëllai im ishte kapur në ciklin e turpit
    të parave në familjen tonë,
  • 3:35 - 3:37
    dhe ai nuk ishte i vetëm në këtë gjë.
  • 3:38 - 3:44
    Normat e vetëvrasjeve
    tek të rriturit 40-64 vjeç
  • 3:44 - 3:47
    janë rritur me rreth 40 për qind
    që nga viti 1999.
  • 3:48 - 3:52
    Humbja e punës, falimentimi dhe hipoteka
  • 3:52 - 3:55
    ishin të pranishme pothuajse
    ne 40 për qind të vdekjeve,
  • 3:55 - 4:00
    me burra të bardhë të moshës së mesme
    duke përbërë shtatë nga 10 vetëvrasjet.
  • 4:02 - 4:04
    Ajo që unë kam mësuar
  • 4:04 - 4:11
    është se sjelljet tona vetë-shkatërruese
    dhe vetë-goditëse financiare
  • 4:11 - 4:15
    nuk shtyhen nga mendjet tona
    racionale, logjike.
  • 4:15 - 4:22
    Në vend të kësaj, janë produkt i sistemeve
    tona të pandërgjegjeshme të besimit
  • 4:22 - 4:24
    të rrënjosur në fëmijërinë tonë
  • 4:24 - 4:26
    dhe aq thellë të ngulitur tek ne,
  • 4:26 - 4:31
    sa që formojnë mënyrën se si ne merremi
    me paratë gjatë gjithë rritjes sonë,
  • 4:31 - 4:38
    dhe kështu shumë prej jush ngelin
    duke besuar se janë dembela,
  • 4:38 - 4:42
    të çmendur apo budallenj
    - ose thjesht keq me të hollat.
  • 4:43 - 4:46
    Kjo është ajo që unë e quaj turp parash.
  • 4:47 - 4:51
    Dr. Brené Brown,
    një studiuese e njohur e turpit,
  • 4:51 - 4:57
    e përcakton turpin si "ndjenjën
    intensivisht të dhimbshme ose
  • 4:57 - 5:01
    të besuarit se ne kemi të meta,
  • 5:01 - 5:04
    dhe për këtë arsye jemi të padenjë
    për dashuri dhe përkatësi. "
  • 5:06 - 5:10
    Bazuar në këtë përkufizim,
    kështu e përcaktoj unë turpin e parave:
  • 5:11 - 5:14
    "ndjenjën intensivisht
    të dhimbshme ose përvojën
  • 5:14 - 5:17
    e të besuarit se kemi të meta,
  • 5:17 - 5:20
    dhe për këtë arsye jemi të padenjë
    për dashuri dhe përkatësi,
  • 5:20 - 5:22
    bazuar në bilancet e llogarisë bankare,
  • 5:24 - 5:28
    borxhet tona, shtëpitë tona, makinat tona
  • 5:28 - 5:30
    dhe titujt e punës sonë".
  • 5:32 - 5:34
    Më lejoni t'ju jap disa
    shembuj të asaj që dua të them.
  • 5:36 - 5:38
    Besoj se ne të gjithë kemi turp parash,
  • 5:38 - 5:42
    pavarësisht nëse fitoni
    10,000 dollarë në vit apo 10 milionë,
  • 5:42 - 5:46
    dhe kjo është për shkak se ne u japim
    parave gjithë fuqinë tonë.
  • 5:48 - 5:51
    Ja se si do të dukej
    nëse dikush që doni, ose ju,
  • 5:52 - 5:54
    mund të ketë turp parash.
  • 5:54 - 5:57
    Ata luajnë me shuma të mëdha,
    gjithmonë e marrin çekun,
  • 5:57 - 6:00
    duke shpëtuar financiarisht
    familje dhe miq.
  • 6:00 - 6:03
    Ata janë financiarisht të sigurt,
  • 6:03 - 6:06
    por jetojnë në një gjendje
    kronike të pa-mjaftueshmërisë.
  • 6:08 - 6:15
    Ngasin një Mercedes, por buxheti i tyre në
    realitet mund të përballojë vetëm një Honda.
  • 6:16 - 6:19
    Dhe ata duken mirë me çdo kusht.
  • 6:21 - 6:25
    E di që ne mund të shpëtojmë
    nga mbërthimi i turpit të parave,
  • 6:25 - 6:26
    sepse unë e bëra.
  • 6:27 - 6:31
    Pak pas vdekjes së vëllait tim,
    goditi recesioni.
  • 6:32 - 6:35
    Unë humba biznesin dhe hasa falimentimin.
  • 6:36 - 6:40
    Në fshehtësi, isha e tmerruar.
  • 6:41 - 6:47
    Qëndrova në shtëpinë time për një vit,
    duke menduar se kisha bërë diçka gabim,
  • 6:47 - 6:51
    i thashë vetes: "Çfarë ke bërë?
    Cfare ndodhi?"
  • 6:52 - 6:57
    Qëndroja në heshtje, teksa gjithë kohës,
    dilja jashtë dhe buzëqeshja.
  • 6:58 - 6:59
    Askush nuk e dinte.
  • 7:00 - 7:01
    Ky është turpi i parave.
  • 7:03 - 7:08
    Cfarë duhet të bëja ishte të hiqja dorë
    nga ai mbërthim që kisha
  • 7:08 - 7:10
    në njohjen e të gjitha përgjigjeve.
  • 7:10 - 7:12
    Unë isha ajo që i dinte
    të gjitha në familjen time,
  • 7:14 - 7:18
    dhe duhej të hiqja dorë nga ideja
    se një plan të ri financiar
  • 7:18 - 7:20
    ishte zgjidhja.
  • 7:21 - 7:26
    Dhe ashtu si çdo gjë
    në jetën time, për mua,
  • 7:26 - 7:30
    U dërgua një njeri për të ndihmuar,
  • 7:31 - 7:33
    dhe unë e pranova ndihmën,
  • 7:34 - 7:37
    por duhet të isha kërkuese nga vetja
  • 7:37 - 7:41
    rreth historisë së parave në familjen time
  • 7:41 - 7:42
    dhe besimeve e mia rreth parave.
  • 7:45 - 7:49
    Duhet të fillojmë ta bejme këtë bisedë.
  • 7:49 - 7:51
    Paraja nuk mund të jetë më një temë tabu.
  • 7:52 - 7:58
    Duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin
    kur po vuajmë me çështje monetare,
  • 7:58 - 8:03
    dhe le të bëhemi real - ne duhet të ndalojmë
    së mpiri dhimbjen tonë.
  • 8:04 - 8:08
    Për të zbuluar pjesët e dhimbshme
  • 8:08 - 8:10
    të tregimit tuaj të parave
    dhe historisë tuaj të parave,
  • 8:11 - 8:13
    ju nuk mund të jeni të mpirë.
  • 8:14 - 8:19
    Duhet ta lëshojmë të kaluarën tonë
    në mënyrë që të jemi të lirë.
  • 8:21 - 8:25
    Lënia e së shkuarës
    ndodh përmes dorëzimit,
  • 8:25 - 8:27
    besimit dhe faljes.
  • 8:27 - 8:32
    Borxhi është manifestimi aktual
    i të mosfalurit.
  • 8:33 - 8:37
    Nëse keni borxhe, nuk e keni
    falur plotësisht të kaluarën tuaj,
  • 8:37 - 8:41
    kështu që është puna jonë
    të falim vetveten dhe të tjerët
  • 8:41 - 8:43
    në mënyrë që të jetojmë lirshëm.
  • 8:43 - 8:46
    Përndryshe, historia jonë
    do të vazhdojë të përsëritet.
  • 8:48 - 8:52
    Kjo nuk është një rregullim i shpejtë,
    dhe e di që ne të gjithë e duam një,
  • 8:52 - 8:54
    por është një zgjim i ngadalshëm.
  • 8:54 - 8:56
    Ky është një nivel tjetër i punës.
  • 8:56 - 9:00
    Duhet të shkojmë më lart për ta marrë atë,
  • 9:00 - 9:01
    për ta arritur atë.
  • 9:02 - 9:05
    Pra provoni këtë: ndiqni dollarët tuaj.
  • 9:05 - 9:09
    Paratë tuaja do t'ju tregojnë
    menjëherë atë që e vlerësoni.
  • 9:09 - 9:11
    Ku po shkojne?
  • 9:11 - 9:15
    Dhe pastaj pyesni veten:
    A i vlerësoj vërtet të gjitha këto gjëra?
  • 9:16 - 9:19
    Dhe të interesoheni
    çfarë ndjeni kur jeni duke shpenzuar.
  • 9:19 - 9:21
    A je i vetmuar?
  • 9:21 - 9:22
    A je i mërzitur?
  • 9:23 - 9:25
    Apo je thjesht i ngazëllyer?
  • 9:27 - 9:30
    Por ka punë më të thellë
    që duhet të ndodhë.
  • 9:30 - 9:33
    Si i morët të gjitha këto
    besimet e parave si fillim?
  • 9:35 - 9:37
    Unë e quaj këtë autobiografinë
    tuaj të parave,
  • 9:37 - 9:42
    dhe si një trajner parash, ky është
    hapi i parë që marr me klientët e mi.
  • 9:43 - 9:46
    Mendoni deri tek kujtimi juaj
    më i hershëm i parave të fëmijërisë.
  • 9:47 - 9:49
    Si u ndjetë kur kishit para?
  • 9:49 - 9:53
    Ishit të emocionuar,
    krenarë apo të hutuar?
  • 9:54 - 9:56
    Dhe çfarë bëtë me paratë?
  • 9:56 - 10:00
    A ju drejtuat dyqanit të karameleve,
    apo ju drejtuat bankës?
  • 10:01 - 10:03
    Dhe çfarë dëgjuat t'ju thoshin prindërit,
  • 10:03 - 10:06
    dhe çfarë keni parë
    të bëjnë prindërit me paratë?
  • 10:08 - 10:10
    Vëllai im dhe unë dëgjuam,
  • 10:10 - 10:12
    "Më shumë para do të na bëjnë të lumtur".
  • 10:13 - 10:14
    Çdo ditë.
  • 10:14 - 10:16
    "Më shumë para do të na bëjnë të lumtur".
  • 10:16 - 10:19
    Dhe ne e përshtatëm atë
    në besimin e parave
  • 10:19 - 10:23
    se vlera jonë personale ishte e barabartë
    me vlerën tonë neto
  • 10:23 - 10:29
    teksa ne shihnim nënën tonë të jetonte
    në një gjendje kronike pa-mjaftueshmërie.
  • 10:29 - 10:33
    Dhe ajo e mpiu dhimbjen
    me sheqer e pazare.
  • 10:34 - 10:36
    Pra, çfarë bëmë ne?
  • 10:37 - 10:39
    Keith përsëriti jetën e nënës sime.
  • 10:40 - 10:44
    Ai kishte të ardhura te ulta,
    që kërkonte të shpëtohej financiarisht,
  • 10:44 - 10:46
    dhe ai e mpiu dhimbjen me alkool.
  • 10:47 - 10:48
    Unë bëra të kundërtën.
  • 10:49 - 10:52
    Unë kisha të ardhura te mira,
  • 10:52 - 10:55
    shpetuese,
  • 10:55 - 10:58
    dhe unë e mpiva dhimbjen
    me libra vetë-ndihme.
  • 11:00 - 11:03
    Por ajo që ne kishim të përbashkët
    ishte besimi ynë i parave.
  • 11:03 - 11:05
    Të dy ne besonim
    se bilanci ynë i llogarisë bankare
  • 11:05 - 11:07
    ishte i barabartë me vlerën
    tonë personale.
  • 11:09 - 11:12
    Kur shoh mbrapa tek
    takimi me tim vëlla në Starbucks...
  • 11:14 - 11:17
    ai nuk kishte nevojë
    për një buxhet dhe gjykimin tim.
  • 11:18 - 11:21
    Ai kishte nevojë për rrugëdalje
    nga vuajtjet e tij,
  • 11:21 - 11:23
    dhe kishte nevojë për dhembshurinë time.
  • 11:24 - 11:27
    Keith nuk ishte në gjendje
    të ishte ai që e ngre zërin
  • 11:27 - 11:29
    dhe që thyen ciklin e turpshëm
    të parave në familjen tonë,
  • 11:29 - 11:33
    kështu që ai ma la mua ta bëj punën
    dhe të ndaj trashëgiminë e tij.
  • 11:35 - 11:36
    Ndryshimi është i vështirë,
  • 11:38 - 11:41
    por në familjen time,
    të mos ndryshosh është fatale.
  • 11:43 - 11:44
    Kështu që unë e bëra punën,
  • 11:44 - 11:49
    dhe kam përjetuar
    një falje të thellë dhe kuptimplotë,
  • 11:51 - 11:53
    dhe teksa qëndroj këtu sot,
  • 11:54 - 11:56
    Unë po jetoj me një qëllim,
  • 11:57 - 12:01
    Unë shërbej dhe paraja më shërben mua.
  • 12:02 - 12:06
    Duhej vetëm një person në familjen tuaj
  • 12:06 - 12:09
    për të thyer ciklin e turpit të parave.
  • 12:09 - 12:12
    Unë dua që ju të jeni ai person.
  • 12:13 - 12:14
    Ju falemnderit.
  • 12:14 - 12:17
    (Duartrokitje)
Title:
Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.
Speaker:
Tammy Lally
Description:

Vështirësia për të ndarë dhe menaxhuar financat është e zakonshme - por të folurit sinqerisht dhe hapur rreth saj nuk është. Pse i fshehim problemet tona rreth parave? Në këtë bisedë të kujdesshme dhe personale, autorja Tammy Lally na inkurajon të heqim dorë nga "turpi i parave" dhe na tregon se si të mos i barazojmë llogaritë tona bankare me vetëvlerësimin tonë personal.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:30

Albanian subtitles

Revisions