Return to Video

Si te rritni një pyll të vogël kudo

  • 0:01 - 0:03
    Jam një inxhinier industrial.
  • 0:03 - 0:05
    Qëllimi i jetës sime ka qenë gjithmonë që të krijoj
  • 0:05 - 0:07
    shumë e më shumë produkte
  • 0:07 - 0:09
    në sa më pak kohë e burime.
  • 0:09 - 0:11
    Ndërsa punoja per Toyota
  • 0:11 - 0:13
    dija vetem si të ndërtoj makina,
  • 0:13 - 0:15
    derisa u takova me Dr.Akira Miyawaki
  • 0:15 - 0:19
    i cili erdhi në kompaninë tonë për të krijuar një pyll
  • 0:19 - 0:21
    me qëllim që të neutralizojë gjurmën e karbonit.
  • 0:21 - 0:23
    Isha aq i mahnitur
  • 0:23 - 0:26
    saqë vendosa të mësoj metodologjinë e tij
  • 0:26 - 0:29
    duke ju bashkuar ekipit të tij si vullnetar.
  • 0:29 - 0:30
    Së shpejti, fillova të krijoj një pyll
  • 0:30 - 0:33
    në oborrin e shtëpisë sime,
  • 0:33 - 0:37
    dhe ja siç duket pas tri vjetesh.
  • 0:37 - 0:38
    Këto pyje,
  • 0:38 - 0:40
    krahasuar me plantacionet tradicionale,
  • 0:40 - 0:42
    rriten 10 herë më shpejt,
  • 0:42 - 0:45
    janë 30 herë më të dendur,
  • 0:45 - 0:49
    dhe me 100 herë më shumë biodiversitet.
  • 0:49 - 0:52
    Pas dy vjetesh që pylli ekzistonte në oborrin tonë
  • 0:52 - 0:54
    kam vërejtur se uji nëntokësor
  • 0:54 - 0:56
    nuk është tharë gjatë verës,
  • 0:56 - 0:58
    kurse numri i zogjve në këtë zonë
  • 0:58 - 1:00
    është dyfishuar.
  • 1:00 - 1:01
    Kualiteti i ajrit është bërë më i mirë,
  • 1:01 - 1:04
    dhe ne filluam vjeljen e frutave sezonale
  • 1:04 - 1:05
    të cilat rriteshin pa mund
  • 1:05 - 1:08
    mu në oborrin e shtëpisë sonë.
  • 1:08 - 1:10
    Doja të krijoja më shumë pyje të tilla.
  • 1:10 - 1:12
    Isha aq i prekur nga këto rezultate
  • 1:12 - 1:14
    saqë doja të krijoja të tilla pyje
  • 1:14 - 1:16
    me mendjemprehtësinë me të cilen krijojmë vetura,
  • 1:16 - 1:20
    shkruajmë programe apo bëjmë çfarëdo biznesi bashkëkohor,
  • 1:20 - 1:22
    kështu që themelova një kompani
  • 1:22 - 1:24
    te bazuar mbi sherbimin gjithepershires
  • 1:24 - 1:27
    për të krijuar këto pyje natyrale, vendore.
  • 1:27 - 1:30
    Por për ta bërë pyllëzimin një biznes bashkëkohor
  • 1:30 - 1:32
    apo një industri, duhet që të standardizojmë
  • 1:32 - 1:34
    procesin e pyllëzimit.
  • 1:34 - 1:37
    Kështu ne vleresuam sistemin e prodhimit të Toyota-s
  • 1:37 - 1:40
    të njohur për kualitetin dhe efikasitetin
  • 1:40 - 1:42
    për procesin e pyllëzimit.
  • 1:42 - 1:44
    P.sh., thelbi i TPS
  • 1:44 - 1:48
    Sistemit prodhues të Toyota-s, mbështetet në HEIJUNKA,
  • 1:48 - 1:49
    e cila e bën prodhimin
  • 1:49 - 1:52
    e modeleve të ndryshme të veturave
  • 1:52 - 1:54
    në një linjë të vetme montimi.
  • 1:54 - 1:57
    Ne zëvendësuam makinat me peme,
  • 1:57 - 2:00
    qe na sherben ne bërjen e pyjeve shumë-shtresorë.
  • 2:00 - 2:03
    Këto pyje përdorin 100 përqind hapësirën vertikale.
  • 2:03 - 2:04
    Ato po ashtu janë të aq dendura
  • 2:04 - 2:08
    saqë as mund të ecni nëpër to.
  • 2:08 - 2:11
    P.sh., mund të krijojmë një pyll me 300 drunj
  • 2:11 - 2:15
    në një hapësirë të vogël sa vendparkimi
    i gjashtë veturave.
  • 2:15 - 2:19
    Në mënyrë që të zvogëlojmë koston
    dhe gjurmët tona të karbonit,
  • 2:19 - 2:21
    filluam përdorimin e biomasës vendore
  • 2:21 - 2:24
    si permiresues e plehërues të tokës.
  • 2:24 - 2:27
    P.sh., lëvozhgat e kokosit,
    të thërrmuara në një makinë
  • 2:27 - 2:30
    përzihen me kashtën e orizit,
  • 2:30 - 2:34
    pluhurin e orizimit e përzier me pleh organik
  • 2:34 - 2:36
    e gjithe kjo hidhet në dheun
  • 2:36 - 2:38
    ku eshte mbjelle pylli.
  • 2:38 - 2:41
    Pasi ështe mbjelle, përdorim bar dhe kashtë orizi
  • 2:41 - 2:43
    për të mbuluar dheun
  • 2:43 - 2:45
    në mënyrë që i gjithë uji që shkon për ujitje
  • 2:45 - 2:48
    të mos avullohet përsëri në atmosferë.
  • 2:48 - 2:50
    Duke përdorur këto teknika të thjeshta,
  • 2:50 - 2:51
    ne sot mund të krijojmë një pyll
  • 2:51 - 2:55
    me çmim të ulët sa çmimi i një iPhone.
  • 2:55 - 2:58
    Sot, ne jemi duke krijuar pyje për shtëpi,
  • 2:58 - 3:02
    shkolla, e madje edhe fabrika e korporata.
  • 3:02 - 3:04
    Por kjo nuk mjafton.
  • 3:04 - 3:06
    Ka numër të madh njerëzish
  • 3:06 - 3:09
    të cilët duan t'i marrin çështjet në dore.
  • 3:09 - 3:11
    Le të ndodhë.
  • 3:11 - 3:15
    Sot, ne jemi duke punuar në një platformë interneti
  • 3:15 - 3:17
    ku do t'i publikojmë metodologjitë tona,
  • 3:17 - 3:19
    në një burim të hapur,
  • 3:19 - 3:21
    me të cilat çdokush dhe të gjithë
  • 3:21 - 3:22
    mund të krijojnë pyjet e tyre
  • 3:22 - 3:25
    pa prezencën tonë fizike në vend,
  • 3:25 - 3:27
    duke përdorur metodologjitë tona.
  • 3:27 - 3:28
    Me një klikim butoni,
  • 3:28 - 3:30
    ata do të kenë mundësinë
    të njohin të gjitha llojet vendore
  • 3:30 - 3:32
    të vendit të tyre.
  • 3:32 - 3:36
    Me instalimin e një pjese elektronike në vend,
  • 3:36 - 3:39
    ne mund të bëjmë testimin e dheut nga largësia,
  • 3:39 - 3:43
    që të mund të japim udhëzime hap-pas-hapi
  • 3:43 - 3:46
    në krijimin e pyllit, nga largësia.
  • 3:46 - 3:49
    Ne po ashtu mund të mbikëqyrim rritjen e pyllit
  • 3:49 - 3:52
    pa qenë prezent në vend.
  • 3:52 - 3:55
    Kjo metodologji, besoj
  • 3:55 - 3:56
    ka potencial.
  • 3:56 - 3:59
    Duke e shpërndarë, ne në fakt mund të rikthejmë pyjet tona vendore.
  • 3:59 - 4:00
    Tani, kur të ktheheni në shtëpi,
  • 4:00 - 4:02
    nëse e shini një copë toke të pa punuar,
  • 4:02 - 4:05
    sillni ndërmend se ka potencial
    që të shndërrohet në një pyll.
  • 4:05 - 4:09
    Ju faleminderit shumë. Faleminderit
Title:
Si te rritni një pyll të vogël kudo
Speaker:
Shubhendu Sharma
Description:

Një pyll i mbjell nga njerëzit, pastaj i lënë në mekanizmat e vetë natyrës, zakonisht merr së paku 100 vite për tu rritur. Por çka nëse mund ta bëjmë procesin 10 herë më të shpejt? Në këtë fjalim të shkurtër, eco-ndërmarrësi (dhe TED Fellow) Shubhendu Sharma, shpjegon si mund të krijojmë ekosisteme pyjesh të vogla, kudo.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
04:22

Albanian subtitles

Revisions