Return to Video

A është shteti juaj në rrezik të kthehet në diktaturë? Këtu është mënyra si ta vëreni

  • 0:02 - 0:03
    Disa javë më parë,
  • 0:03 - 0:08
    dikush postoi një tweet gjatë zgjedhjeve
    në Shtetet e Bashkuara
  • 0:08 - 0:10
    që Dita e Zgjedhjeve duhet të bëhet festë.
  • 0:10 - 0:12
    Dhe unë ia bëra retweet duke thënë:
  • 0:12 - 0:15
    "Paj, je i mirëseardhur të vish në shtetin
    tim dhe të votosh.
  • 0:15 - 0:18
    Do ta kesh tërë javën të lirë që ushtria
    t'i numërojë votat."
  • 0:18 - 0:20
    Unë jam nga Togo, meqë ra fjala.
  • 0:20 - 0:24
    Eshtë një shtet i bukur
    në Afrikën Perëndimore.
  • 0:24 - 0:27
    Ka disa fakte interesante
    rreth shtetit tim.
  • 0:27 - 0:31
    Togo udhëhiqet
    nga e njëjta familje për 51 vjet,
  • 0:31 - 0:34
    që na bën autokracinë më
    të vjetër në Afrikë.
  • 0:34 - 0:35
    Eshtë rekord.
  • 0:35 - 0:37
    Dhe e kemi rekordin e dytë më të mirë:
  • 0:37 - 0:41
    ne jemi rankuar tre herë si vendi më i
    palumtur në botë.
  • 0:41 - 0:43
    Të gjithë jeni të ftuar.
  • 0:43 - 0:44
    (Të qeshura)
  • 0:44 - 0:46
    Kështu që vetëm ta dini,
  • 0:46 - 0:49
    nuk është bukur të jetohet nën autokraci.
  • 0:49 - 0:53
    Por gjëja interesante është që kam
    takuar, gjatë aktivizmit tim,
  • 0:53 - 0:55
    kaq shumë njerëz prej vendeve të ndryshme,
  • 0:55 - 0:58
    dhe kur i tregoj për Togon,
    reagimi i tyre gjithnjë është,
  • 0:58 - 1:02
    "Si mund t'i lejoni ju njerëzit e njëjtë
    t'ju terrorizojnë 51 vite?
  • 1:02 - 1:05
    E di, disi, ju togolezët,
    duhet të jeni shumë të durueshëm."
  • 1:05 - 1:08
    Ajo është mënyra e tyre diplomatike
    për të thënë "budallenj".
  • 1:08 - 1:09
    (Të qeshura)
  • 1:09 - 1:12
    Dhe kur jeton në një shtet të lirë,
  • 1:12 - 1:16
    është tendenca të besosh
    që ata që janë të shtypur
  • 1:16 - 1:19
    e tolerojnë shtypjen e tyre
    ose ndihen rehat me të,
  • 1:19 - 1:24
    dhe demokracia është projektuar
    si formë progresive e qeverisjes
  • 1:24 - 1:28
    në mënyrë të tillë që ata njerëz
    që nuk jetojnë në vende demokratike
  • 1:28 - 1:32
    shihen sikur njerëz që, intelektualisht
    ose ndoshta moralisht,
  • 1:32 - 1:34
    nuk janë aq të përparuar sa tjerët.
  • 1:34 - 1:36
    Por kjo nuk është çështja.
  • 1:36 - 1:38
    Arsyeja pse njerëzit e kanë atë mendim
  • 1:38 - 1:42
    ka të bëjë me lajmet që
    bëhen rreth diktaturës.
  • 1:42 - 1:43
    Gjatë aktivizmit tim,
  • 1:43 - 1:48
    më është dashur të bëj plote intervista
    me portale të lajmeve,
  • 1:48 - 1:51
    dhe zakonisht do të fillonin me:
    "Cfarë të shtyu të fillosh?
  • 1:51 - 1:53
    Cfarë të inspiroi?"
  • 1:53 - 1:56
    Dhe unë përgjigjem: "Nuk isha e inspiruar.
    Isha e ndezur."
  • 1:57 - 2:00
    Dhe vazhdon.
    "Paj, cfarë të ndezi?"
  • 2:00 - 2:04
    Dhe unë vazhdoj të tregoj si babai im
    u arrestua kur isha 13 vjeç e u torturua,
  • 2:04 - 2:07
    tërë historine... Nuk dua të hyj
    në detaje tani,
  • 2:07 - 2:09
    sepse do ju zërë gjumi.
  • 2:09 - 2:12
    Por qëliimi është që, në fund të ditës,
    çfarë i intereson më së shumti është:
  • 2:12 - 2:13
    Si e kanë torturuar?
  • 2:13 - 2:16
    Sa ditë? Sa njerëz vdiqën?
  • 2:16 - 2:20
    Ata janë të interesuar në
    abuzimet, në vrasjet,
  • 2:20 - 2:25
    sepse ata besojnë që
    ajo do të fitojë vëmendje dhe keqardhje.
  • 2:25 - 2:28
    Por në të vërtetë, kjo i shërben
    qëllimit të diktatorit.
  • 2:28 - 2:31
    I ndihmon ta reklamojnë dhunën e tyre.
  • 2:31 - 2:36
    Në 2011, unë bashkë-themelova lëvizjen
    që e quaj "Faure duhet të shkojë,"
  • 2:36 - 2:38
    sepse Faure është
    emri i presidentit tonë.
  • 2:38 - 2:41
    Togo është shtet frëngjisht-folës,
    meqë ra fjala,
  • 2:41 - 2:44
    por unë zgjodha anglishtën sepse
    kisha problemet e mia me Francën poashtu.
  • 2:44 - 2:45
    Por atëherë --
  • 2:45 - 2:48
    (Të qeshura)
  • 2:48 - 2:51
    Por atëherë, kur e nisa
    Faure Duhet Të Shkojë,
  • 2:51 - 2:53
    unë bëra një video, dola para kamerës,
  • 2:53 - 2:57
    dhe thashë, "Mirë, Faure Gnassingbé,
    të jap 60 ditë të tërhiqesh nga presidenca,
  • 2:57 - 2:58
    sepse nëse nuk e bën,
  • 2:59 - 3:02
    ne, rinia e Togos, do të organizohemi
    dhe do të të hedhim poshtë,
  • 3:02 - 3:05
    sepse ti ke vrarë
    mbi 500 bashkështetas tanë
  • 3:05 - 3:07
    ta mbashë fuqinë pasi ati yt vdiq.
  • 3:07 - 3:08
    Ne nuk të kemi zgjedhur.
  • 3:08 - 3:10
    Ti je mashtrues dhe ne do të të largojmë."
  • 3:10 - 3:13
    Por unë isha e vetmja fytyrë e njohur
    e lëvizjes.
  • 3:13 - 3:15
    Pse? Sepse unë isha e vetmja e marrë.
  • 3:15 - 3:17
    (Të qeshura)
  • 3:17 - 3:19
    Dhe reagimi filloi.
  • 3:19 - 3:22
    Familja ime filloi të merrte kërcënime.
  • 3:22 - 3:24
    Vëllezërit dhe motrat e mia
    më thirrën një mëngjes.
  • 3:24 - 3:25
    Thanë, "A di cka?
  • 3:26 - 3:29
    Kur vijnë këtu të të vrasin,
    ne nuk duam të vdesim me ty,
  • 3:29 - 3:30
    kështu që largohu."
  • 3:30 - 3:32
    Kështu që unë u largova.
  • 3:32 - 3:35
    Dhe po, jam e zemëruar me ta,
    dhe nuk i kam folur prej 5 vjetësh.
  • 3:35 - 3:38
    Nejse, vazhdojmë...
  • 3:38 - 3:44
    Gjatë nëntë viteve të fundit,
    unë kam punuar me shtete
  • 3:44 - 3:47
    qe ta rris vetëdijen për Togon,
  • 3:47 - 3:49
    t'i ndihmoj njërëzit e Togot
    ta tejkalojnë frikën e tyre
  • 3:49 - 3:52
    që ata gjithashtu të dalin e të thonë
    që duan ndryshim.
  • 3:52 - 3:56
    Unë jam persekutuar e keqtrajtuar shumë
  • 3:56 - 3:57
    që nuk mund ta tregoj,
  • 3:57 - 3:59
    shumë kërcënime, shumë abuzime,
  • 4:00 - 4:01
    psikologjisht.
  • 4:01 - 4:03
    Por mua nuk më pëlqen të flas për to,
  • 4:03 - 4:07
    sepse e di që puna ime si
    aktiviste është të mobilizoj,
  • 4:07 - 4:08
    të organizoj,
  • 4:08 - 4:13
    ta ndihmoj cdonjërin qytetar togolas
    të kuptojë që, si qytetarë,
  • 4:14 - 4:15
    ne kemi fuqinë,
  • 4:15 - 4:16
    ne jemi shefi dhe ne vendosim.
  • 4:17 - 4:21
    Dhe ndëshkimet që diktatorët
    përdorin për të na frikësuar
  • 4:21 - 4:25
    nuk duhet të na ndalin
    për të arritur atë që duam.
  • 4:25 - 4:31
    Për këtë arsye thashë që është e rëndësishme
    të trajtohen ngjarjet e aktivistëve
  • 4:31 - 4:34
    në mënyrë që ta ndihmojë
    mobilizimin e njerëzve,
  • 4:34 - 4:37
    jo në mënyrë që ndihmon frenimin
    e veprimit të tyre
  • 4:37 - 4:42
    dhe t'i shtyjë më thellë drejt nënshtrimit
    ndaj sistemit shtypës.
  • 4:43 - 4:45
    Gjatë këtyre viteve
    që unë kam qenë aktiviste,
  • 4:45 - 4:48
    ka pasur ditë kur kam dashur të dorëzohem
    sepse nuk mund të duroja më.
  • 4:48 - 4:50
    Po atëherë, cfarë më mbante?
  • 4:50 - 4:52
    Gjëja e vetme që më mbante ishte:
  • 4:52 - 4:54
    më kujtohej ngjarja e gjyshit tim,
  • 4:54 - 4:59
    dhe si ai ecte 748 km
    nga fshati i tij në qytet,
  • 4:59 - 5:01
    vetëm të protestojë për pavarësi.
  • 5:02 - 5:04
    Pastaj më kujtohet sakrifica e babait tim,
  • 5:04 - 5:06
    që është torturuar aq herë
  • 5:06 - 5:10
    për shkak të guximit të protestojë kundër regjimit.
  • 5:10 - 5:12
    Në vitet 70të, ata shkruanin pamflete
  • 5:12 - 5:15
    të zgjonin vetëdijen mbi diktaturën,
  • 5:15 - 5:18
    dhe sepse nuk ishin në gjendje
    financiare të bënin kopje,
  • 5:18 - 5:21
    ato do të riprodhonin
    pamfletat e njëjta 500 herë secilën
  • 5:21 - 5:23
    dhe i shpërndanin.
  • 5:23 - 5:25
    Erdhi deri në atë pikë që ushtria
    ia dinte shkrimin,
  • 5:25 - 5:29
    kështu që sa herë i binte ndonjëra në dorë,
    shkonin dhe i merrnin.
  • 5:29 - 5:33
    Por mua më kujtohet ajo dhe,
    e di, sot ka blogje.
  • 5:33 - 5:36
    S'kam nevojë ta kopjoj
    të njëjtën gjë 500 herë.
  • 5:36 - 5:39
    Unë blogoj dhe mijëra njerëz e lexojnë.
  • 5:39 - 5:42
    Meqë ra fjala, në Togo, ata më quajnë
    vajza e WhatsApp-it,
  • 5:42 - 5:44
    sepse gjithmonë jam në WhatsApp
    duke e sulmuar qeverinë.
  • 5:44 - 5:45
    (Të qeshura)
  • 5:45 - 5:47
    Kështu që është shumë më e lehtë.
  • 5:47 - 5:50
    Kur jam e zemëruar me qeverinë,
    unë thjesht e bëj një njoftim të zemëruar,
  • 5:50 - 5:53
    dhe e dërgoj dhe mijëra njerëz e lexojnë.
  • 5:53 - 5:57
    Rrallë jam kaq e përmbajtur.
    Gjithmonë jam e zemëruar, meqë ra fjala.
  • 5:57 - 6:00
    (Të qeshura)
  • 6:00 - 6:04
    (Duartrokitje)
  • 6:08 - 6:13
    Doja të flisja rreth domosdoshmërisë
    që të tregohen ngjarjet tona,
  • 6:13 - 6:16
    sepse kur mendoj për
    sakrificat që janë bërë për ne,
  • 6:16 - 6:17
    më ndihmon të vazhdoj.
  • 6:17 - 6:20
    Njëri prej veprimeve të para
    të lëvizjes tonë Faure Duhet Të Shkojë
  • 6:21 - 6:24
    ishte të nisim një peticion.
    I kërkuam qytetarëve ta nënshkruajnë
  • 6:24 - 6:27
    që të mund të kërkojmë zgjedhje,
    si lejon kushtetuta.
  • 6:27 - 6:30
    Njerëzit frikësoheshin
    ta vendosnin emrin e tyre
  • 6:30 - 6:32
    sepse, ata thanë,
    nuk donin t'i bënin vetës probleme.
  • 6:32 - 6:35
    Edhe në diasporë
    njerëzit ishin të frikësuar.
  • 6:35 - 6:37
    Ata thoshin, "Ne kemi familje në shtëpi."
  • 6:37 - 6:39
    Por ishte një grua në të 60-tat.
  • 6:39 - 6:43
    Kur dëgjoi për të, ajo mori peticionin,
  • 6:43 - 6:45
    shkoi shtëpi më shtëpi,
  • 6:45 - 6:48
    dhe vet mblodhi mbi 1,000 nënshkrime.
  • 6:48 - 6:51
    Ajo më inspiroi aq shumë dhe thashë,
  • 6:51 - 6:55
    nëse një 60 vjecare që s'ka asgjë
    më për të përfituar nga ky regjim
  • 6:55 - 6:57
    mund ta bëjë këtë për ne të rinjtë,
  • 6:57 - 6:59
    atëherë pse duhet të dorëzohem unë?
  • 6:59 - 7:03
    Jane ngjarjet e rezistences,
    ngjarjet e kundërshtimeve,
  • 7:03 - 7:05
    ngjarjet e ripërtëritjes,
  • 7:05 - 7:07
    që inspirojnë njerëzit të përfshihen,
  • 7:07 - 7:10
    jo ngjarjet e abuzimit
    dhe vrasjeve dhe dhimbjes,
  • 7:10 - 7:14
    sepse si njerëz, është natyrale që
    të frikësohemi.
  • 7:14 - 7:18
    Do të doja të ndaja me ju disa
    karakteristika të diktatures
  • 7:18 - 7:20
    që të mund ta vlerësoni shtetin tuaj
  • 7:20 - 7:24
    dhe të shihni mos jeni në rrezik
    të na bashkangjiteni.
  • 7:24 - 7:26
    (Të qeshura)
  • 7:26 - 7:31
    (Duartrokitje)
  • 7:31 - 7:34
    Gjëja e pare që duhet shikuar:
    koncentrimi i pushtetit.
  • 7:34 - 7:37
    A është fuqia e shtetit tuaj e përqëndruar
    në duart e disave, një elite?
  • 7:37 - 7:40
    Mund të jetë elite politike,
    elite ideologjike.
  • 7:40 - 7:41
    Dhe ju keni një njeri të fortë,
  • 7:41 - 7:45
    sepse ne gjithmone kemi një njeri
    që prezantohet dikur profet
  • 7:45 - 7:47
    që do të na shpëtoje nga kjo botë.
  • 7:47 - 7:50
    Pika e dytë është propaganda.
  • 7:50 - 7:52
    Diktatorët ushqehen me propagandë.
  • 7:52 - 7:55
    Atyre u pëlqen të japin përshtypjen
    që ata janë shpëtimtare,
  • 7:55 - 7:57
    dhe pa ata shteti do të bjerë poshtë.
  • 7:57 - 8:00
    Dhe ata luftojnë gjithmonë
    forca të jashtme, e di?
  • 8:00 - 8:02
    Të krishteret, hebrenjtë, muslimanët,
  • 8:02 - 8:04
    priftërinjtë vudu që do vijnë për ty.
  • 8:04 - 8:07
    Komunistët, kur të vijnë këtu,
    të gjithë do jemi trokë.
  • 8:07 - 8:08
    Këto lloj gjërash.
  • 8:08 - 8:11
    Dhe presidenti ynë, në vecanti,
    ai lufton piratët.
  • 8:12 - 8:13
    (Të qeshura)
  • 8:13 - 8:14
    Jam shume serioze.
  • 8:14 - 8:18
    Vitin e kaluar, ai bleu një anije që vlen
    13 milion dollare për t'i luftuar piratet,
  • 8:18 - 8:20
    dhe 60 përqind e njerëzve tanë
    vdesin urie.
  • 8:20 - 8:23
    Kështu që ata gjithmone na mbrojne ne
    nga ndonjë forcë e jashtme.
  • 8:23 - 8:26
    Dhe kjo na qon tek pika e tretë:
    militarizimi.
  • 8:26 - 8:29
    Diktatorët mbijetojnë duke ngjallur frikë,
  • 8:29 - 8:32
    dhe përdorin ushtrinë për të mposhtur
    zërat disidente,
  • 8:32 - 8:34
    edhe pse ata mundohen
    ta japin përshtypjen
  • 8:34 - 8:35
    që ushtria shërben
    për të mbrojtur popullin.
  • 8:36 - 8:38
    Dhe ata shtypin institucionet
    dhe i shkatërrojnë
  • 8:38 - 8:41
    që të mos marrin përgjegjësinë.
  • 8:41 - 8:44
    A ke shtet të armatosur fort?
  • 8:44 - 8:47
    Që na con tek pika katër,
    cka unë e quaj dhunë njerëzore.
  • 8:47 - 8:49
    E di kur flasim për kafshët,
  • 8:50 - 8:52
    themi dhunë ndaj kafshëve,
    kur kafshët abuzohen,
  • 8:52 - 8:55
    sepse nuk ka kartë të njohur nga UN
  • 8:55 - 8:58
    të quajtur Të drejtat e kafshëve.
  • 8:58 - 9:01
    Pika nje: të gjitha kafshët janë krijuar
    të barabarta. Nuk e ke ate.
  • 9:01 - 9:04
    Kështu që sa here abuzohen kafshët,
    ne themi dhunë ndaj kafshëve.
  • 9:04 - 9:08
    Por kur vjen puna te njerëzit,
    ne themi abuzim i të drejtave njerëzore,
  • 9:08 - 9:10
    sepse ne supozojmë
    që të gjithë njerëzit kanë të drejta.
  • 9:10 - 9:14
    Por disa prej nesh ende luftojmë
    për të drejtën tonë për të pasur të drejta.
  • 9:14 - 9:18
    Në këto kushte, unë nuk flas për abuzimin
    e te drejtave njerëzore, apo shkeljen e tyre.
  • 9:18 - 9:21
    Kur jeton në një shtet
    dhe ke problem me presidentin
  • 9:21 - 9:25
    dhe gjëja më e keqe që mund të ndodhë
    është që ai t'ju ndalojë presidencën,
  • 9:25 - 9:26
    ti je me fat.
  • 9:26 - 9:29
    Kur ti vjen në shtetin tim
    dhe ke problem me presidentin,
  • 9:29 - 9:32
    duhet të vraposh, zhdukesh;
    largohesh nga gjithësia,
  • 9:32 - 9:34
    sepse ata ende mund të të gjejnë
    edhe në Turqi.
  • 9:34 - 9:37
    Kështu që njerëzit si unë,
    nuk mund të jetojnë në Togo më.
  • 9:37 - 9:38
    Dhe njerëzit si unë,
  • 9:38 - 9:41
    ne nuk mund të jetojmë në të njejtin
    vend me shumë se një muaj,
  • 9:41 - 9:43
    sepse nuk duam të na gjejnë.
  • 9:43 - 9:44
    Mënyra sesi abuzojnë njerëzit,
  • 9:44 - 9:48
    lloji i dhunës që ndodh
    në të githa shkeljet nën diktaturë
  • 9:48 - 9:50
    janë përtej imagjinatës njerëzore.
  • 9:50 - 9:53
    Ngjarjet e disa aktivistëve që jane vrarë,
  • 9:53 - 9:56
    trupat e tyre të hedhur në det,
  • 9:56 - 9:57
    që ishin torturuar,
  • 9:57 - 10:00
    deri në atë pikë që humbën
    shikimin apo dëgjimin --
  • 10:00 - 10:02
    ato ngjarje ende më percjellin.
  • 10:02 - 10:04
    Dhe ndonjëherë, si aktiviste,
  • 10:04 - 10:07
    jam më pak e brengosur rreth vdekjes,
    sesa si do të ndodhë.
  • 10:07 - 10:10
    Ndonjëherë ulem dhe i mendoj
    të gjithë skenarët e mundshëm.
  • 10:10 - 10:13
    Cfarë do të bëjne ata?
    A do të m'i presin veshët së pari?
  • 10:13 - 10:16
    Ose do të ma presin gjuhën
    sepse gjithmonë i ofendoj?
  • 10:16 - 10:18
    Tingëllon e ashpër, por është realiteti.
  • 10:18 - 10:21
    Jetojmë në një botë të dhunshme.
  • 10:21 - 10:23
    Diktatorët janë perbindësha te dhunshëm,
  • 10:23 - 10:26
    dhe nuk po e them të tingëllojë mirë.
  • 10:27 - 10:30
    Dhe po, kjo është karakteristika e fundit.
  • 10:31 - 10:32
    Lista vazhdon,
  • 10:32 - 10:35
    por kjo është gjëja e fundit
    që dua të ndaj rreth autokracive,
  • 10:35 - 10:38
    që ta shikoni shtetin tuaj
    dhe të shihni a ka rreziqe aty.
  • 10:38 - 10:42
    Eshtë e rëndësishme t'i vëreni
    përparësitë e lirisë që keni sot,
  • 10:42 - 10:45
    sepse disa njerëz e kanë dhënë jetën
    që ju ta keni.
  • 10:45 - 10:47
    Mos e merrni si të sigurtë.
  • 10:47 - 10:50
    Por në te njëjtën kohë,
    gjithashtu duhet të dini
  • 10:50 - 10:54
    që asnjë shtet nuk është i destinuar
    të jetë i shtypur,
  • 10:54 - 10:55
    kur gjatë të njëjtës kohë,
  • 10:55 - 11:00
    asnje shtet nuk eshte imun ndaj shtypjes
    dhe diktaturës.
  • 11:00 - 11:01
    Ju falemnderit.
  • 11:01 - 11:05
    (Duartrokitje)
Title:
A është shteti juaj në rrezik të kthehet në diktaturë? Këtu është mënyra si ta vëreni
Speaker:
Farida Nabourema
Description:

Farida Nabourema ka dedikuar jetën e saj luftës ndaj regjimit në Togo, autokracisë më të madhe në Afrikë. Ajo mësoi dy të vërteta gjatë kësaj: asnjë shtet nuk është i destinuar për tu shtypur -- dhe asnjë shtet nuk është imun ndaj diktaturës. Por si mund ta dini a jeni në rrezik para se të ndodhë? Gjatë një fjalimi energjetik, Nabourema ndan katër shenjat e diktaturës, së bashku me sekretin e përballimit të sfidave të jetesës nën sistem shtypës.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
11:18

Albanian subtitles

Revisions