< Return to Video

Cilin do votojë pjesa tjetër e botës në zgjedhjet e vendit tuaj?

  • 0:00 - 0:02
    E pra, siҫ e dijnë shumë nga ju
  • 0:02 - 0:04
    rezultatet e zgjedhjeve të fundit
    ishin si vijon:
  • 0:05 - 0:08
    Hillary Clinton, kandidatja Demokrate
  • 0:08 - 0:10
    fitoi me një lumë votash
  • 0:10 - 0:12
    prej 52% të votave të përgjithshme.
  • 0:13 - 0:15
    Jill Stein, kandidatja e Gjelbër,
  • 0:15 - 0:17
    u rendit me një hendek, e dyta me 19%.
  • 0:18 - 0:21
    Donald J. Trump, kandidati Republikan,
  • 0:21 - 0:23
    e ndiqte direkt me 14%,
  • 0:24 - 0:27
    dhe votat e mbetura
    u ndanë mes abstenuesve
  • 0:27 - 0:30
    dhe Gary Johnson, kandidatit Liberal.
  • 0:33 - 0:35
    (Te qeshura)
  • 0:35 - 0:39
    Tani, në çfarë universi paralel
    mendoni se jetoj?
  • 0:41 - 0:43
    E pra, nuk jetoj në një univers paralel.
  • 0:43 - 0:46
    Jetoj në botë dhe bota kështu ka votuar.
  • 0:47 - 0:50
    Më lejoni tju kthej pas dhe të shpjegoj
    çfarë nënkuptoj.
  • 0:51 - 0:52
    Në qershor të këtij viti,
  • 0:52 - 0:54
    nisa diçka të quajtur "Vota Globale".
  • 0:55 - 0:58
    Dhe Vota Globale bën pikërisht
    atë që tregon dhe emri.
  • 0:59 - 1:00
    Për herë të parë në histori,
  • 1:00 - 1:03
    lejon këdo, kudo në botë,
  • 1:03 - 1:06
    të votojë në zgjedhjet e
    shteteve të tjera.
  • 1:07 - 1:08
    Tani, pse do ta bënit këtë?
  • 1:09 - 1:11
    Çfarë kuptimi ka?
  • 1:11 - 1:13
    Më lejoni tju tregoj
    se si funksionon.
  • 1:13 - 1:15
    Hyn në një website,
  • 1:16 - 1:17
    të bukur për më tepër,
  • 1:18 - 1:21
    dhe zgjedh një proces zgjedhor.
  • 1:21 - 1:23
    Këtu është një grup që e kemi
    mbuluar tashmë.
  • 1:24 - 1:27
    Zhvillojmë afërsisht një në muaj,
    ose diku rrotull.
  • 1:27 - 1:30
    Pra ju mund të shihni Bullgarinë, SHBA,
  • 1:30 - 1:32
    Sekretari i Përgjithshëm
    i Kombeve të Bashkuara,
  • 1:32 - 1:35
    referendumi Brexit atje në fund.
  • 1:35 - 1:38
    Mund te zgjidhni
    zgjedhjet që ju interesojnë,
  • 1:38 - 1:41
    dhe të zgjidhni kandidatët.
  • 1:42 - 1:44
    Këta janë kandidatët
    e zgjedhjeve të fundit presidenciale
  • 1:44 - 1:48
    në vendin e vogël ishullor,
    São Tomé dhe Príncipe,
  • 1:48 - 1:50
    199,000 banorë,
  • 1:50 - 1:52
    në bregun e Afrikës Perendimore.
  • 1:53 - 1:57
    Dhe më pas mund të shihni përmbledhjen
    e shkurtër për secilin prej kandidatëve
  • 1:57 - 2:00
    për të cilën shpresoj të jetë
    mjaft neutral,
  • 2:00 - 2:02
    informues dhe i përmbledhur.
  • 2:02 - 2:05
    Dhe kur gjeni kandidatin
    që ju pëlqen, e votoni.
  • 2:06 - 2:07
    Këta ishin kandidatët
  • 2:07 - 2:10
    në zgjedhjet e fundit Presidenciale
    në Islandë,
  • 2:10 - 2:11
    dhe kështu funksionon.
  • 2:13 - 2:18
    Por, pse do të donit të votonit
    në zgjedhjet e një vendi tjetër?
  • 2:19 - 2:22
    E pra, nuk do të ishte si arsye,
  • 2:22 - 2:23
    ju siguroj për këtë,
  • 2:23 - 2:27
    ndërhyrja në proceset
    demokratike të një vendi tjetër.
  • 2:27 - 2:29
    Nuk është fare ky qëllimi.
  • 2:29 - 2:30
    Në fakt, nuk mundeni,
  • 2:30 - 2:33
    sepse zakonisht unë e shpall rezultatin
  • 2:33 - 2:36
    pasi elektorati i secilit shtet
    ka votuar tashmë,
  • 2:36 - 2:39
    kështu që s'ka asnjë mundësi
    që të ndërhyjmë në atë proces.
  • 2:39 - 2:40
    Por më e rëndësishmja,
  • 2:40 - 2:42
    nuk jam posaçërisht i interesuar
  • 2:42 - 2:44
    në çështjet e brendshme
    te vendeve të veçanta.
  • 2:44 - 2:46
    Kjo nuk është ajo çka votojmë.
  • 2:47 - 2:51
    Ajo që propozuan të bëjnë Donald J. Trump
    apo Hillary Clinton për amerikanët
  • 2:51 - 2:53
    s'është fare puna jonë sinqerisht.
  • 2:53 - 2:56
    Kjo është diçka të cilën vetëm
    Amerikanët mund ta votojnë.
  • 2:56 - 2:59
    Jo, në votimin global, ju merrni
    në konsideratë vetëm një aspekt të tij,
  • 2:59 - 3:02
    çka është se çfarë do bëjnë ata
    lidera për pjesën tjetër prej nesh?
  • 3:03 - 3:06
    Dhe kjo është kaq shumë e rëndësishme
    sepse ne jetojmë,
  • 3:06 - 3:09
    pa dyshim jeni mërzitur së
    dëgjuari tju thonë,
  • 3:09 - 3:13
    në një Botë të globalizuar,
    të hiperndërlidhur, të ndërvarur masivisht
  • 3:14 - 3:17
    ku vendimet politike
    të popujve të vendeve të tjera
  • 3:17 - 3:19
    mund dhe do të kenë ndikim në jetën tonë
  • 3:19 - 3:21
    pa marrë parasysh se kush jemi,
    dhe ku jetojmë.
  • 3:22 - 3:24
    Si krahët e fluturës,
  • 3:24 - 3:27
    që përplasen në njërën anë të Paqësorit
  • 3:27 - 3:30
    dhe me sa duket mund të krijojnë
    një stuhi në anën tjetër,
  • 3:30 - 3:33
    kështu ndodh dhe me botën
    në të cilën jetojmë sot
  • 3:33 - 3:35
    dhe botën e politikës.
  • 3:35 - 3:39
    Nuk ka më një vijë ndarëse midis punëve
    të brendshme dhe atyre ndërkombëtare.
  • 3:40 - 3:42
    Çdo vend, sado i vogël qoftë,
  • 3:42 - 3:44
    edhe nëse është São Tomé dhe Príncipe,
  • 3:44 - 3:47
    mund të nxjerë Nelson Mandela-n e rradhës
  • 3:47 - 3:48
    ose Stalinin e rradhës.
  • 3:50 - 3:54
    Ata mund të ndotin atmosferën dhe
    oqeanet, të cilat na përkasin të gjithëve,
  • 3:54 - 3:57
    ose mund të bëhen të përgjegjshëm
    dhe të na ndihmojnë të gjithëve.
  • 3:58 - 4:01
    E megjithatë, sistemi është aq i çuditshëm
  • 4:01 - 4:04
    sepse ai nuk është në një hap
    me realitetin e globalizimit.
  • 4:04 - 4:08
    Vetëm një numër i vogël njerëzish
    lejohen të votojnë për ata lidera,
  • 4:08 - 4:10
    edhe pse impakti i tyre është gjigant
  • 4:10 - 4:11
    dhe pothuajse universal.
  • 4:12 - 4:13
    Sa ishte numri?
  • 4:13 - 4:16
    140 milionë amerikanë kanë votuar
  • 4:16 - 4:18
    për presidentin e ardhshëm të SHBA,
  • 4:18 - 4:21
    dhe ende, siç e dimë të gjithë,
    për pak javë kohë,
  • 4:21 - 4:24
    dikush do të dorëzojë
    kodet e hedhjeve bërthamore
  • 4:24 - 4:25
    te Donald J. Trump.
  • 4:26 - 4:29
    Tani, nëse kjo s'flet
    për impaktin te të gjithë ne,
  • 4:29 - 4:31
    s'di se çfarë do të duhej tjetër.
  • 4:31 - 4:36
    Në mënyrë të ngjashme, zgjedhjet
    e referendumit për Brexit,
  • 4:37 - 4:41
    pak miliona nga populli
    Britanik votuan për të,
  • 4:41 - 4:43
    por sidoqë të shkonte rezultati i votimit,
  • 4:43 - 4:45
    do kish një impakt të rëndësishëm
  • 4:45 - 4:49
    mbi jetët e dhjetëra, qindra miliona
    njerëzve në mbarë botën.
  • 4:50 - 4:52
    Dhe prapë, vetëm një numër
    i vogël mund të votojë.
  • 4:52 - 4:53
    Çfarë demokracie është kjo?
  • 4:55 - 4:56
    Vendime madhore që na prekin të gjithë
  • 4:56 - 5:00
    vendosen nga një numër relativisht
    shumë i vogël njerëzish.
  • 5:00 - 5:02
    Dhe nuk e di për ju,
  • 5:02 - 5:04
    por mua nuk më tingëllon
    dhe aq demokratike.
  • 5:04 - 5:06
    Kështu që po përpiqem ta qartësoj.
  • 5:06 - 5:08
    Ashtu si e përmenda
  • 5:08 - 5:09
    ne nuk pyesim për pyetjet e brendshme.
  • 5:10 - 5:13
    Në fakt, unë drejtoj vetëm dy pyetje
    për të gjithë kandidatët.
  • 5:13 - 5:15
    U dërgoj atyre të njëjtat
    dy pyetje çdo herë.
  • 5:15 - 5:17
    Pyes, një,
  • 5:17 - 5:20
    nëse zgjidheni, çfarë do të bëni
    për pjesën tjetër prej nesh,
  • 5:20 - 5:23
    për pjesën e mbetur të shtatë miliardëve
    që jetojnë në këtë planet?
  • 5:23 - 5:25
    Pyetja e dytë:
  • 5:25 - 5:28
    Cili është vizioni juaj
    për të ardhmen e vendit tuaj në botë?
  • 5:28 - 5:30
    Çfarë roli e shihni të luajë?
  • 5:31 - 5:33
    Secilit kandidat, i dërgoj këto pyetje.
  • 5:33 - 5:35
    Ata s'përgjigjen të gjithë.
    Të jemi të qartë.
  • 5:35 - 5:37
    E marr parasysh që nëse je rradhitur
  • 5:37 - 5:40
    për t'u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA,
  • 5:40 - 5:42
    me siguri je i zënë në shumicën e kohës,
  • 5:42 - 5:46
    kështu që s'jam krejt i befasuar që nuk
    përgjigjen të gjithë, por shumë e bëjnë.
  • 5:46 - 5:48
    Çdo herë e më shumë.
  • 5:48 - 5:50
    Dhe disa prej tyre,
    japin më tepër se përgjigje.
  • 5:50 - 5:53
    Disa prej tyre përgjigjen në mënyrën
    me entuziaste dhe emocionuese
  • 5:53 - 5:54
    që mund ta imagjinoni.
  • 5:54 - 5:57
    Dua të them një fjalë këtu
    për Saviour Chishimba,
  • 5:57 - 5:58
    që ishte një prej kandidatëve
  • 5:58 - 6:00
    në zgjedhjet e fundit
    presidenciale në Zambia.
  • 6:00 - 6:05
    Përgjigjet e tij në këto dy pyetje
    ishin në thelb një disertacion 18-faqësh
  • 6:05 - 6:09
    për këndvështrimin e tij mbi rolin
    potencial të Zambia-s në botë
  • 6:09 - 6:11
    dhe në komunitetin ndërkombëtar.
  • 6:11 - 6:13
    E postova në website që
    gjithkush të mund ta lexojë.
  • 6:14 - 6:16
    Tani, Saviour fitoi votën globale,
  • 6:17 - 6:19
    por nuk i fitoi zgjedhjet në Zambia.
  • 6:19 - 6:21
    Kështu që po pyesja veten,
  • 6:21 - 6:23
    çfarë do të bëj me këtë grup
    të jashtëzakonshëm njerëzish?
  • 6:23 - 6:27
    Kam disa njerëz të mrekullueshëm këtu
    që kanë fituar votën globale.
  • 6:27 - 6:28
    Ne gjithmonë gabojmë, sidoqoftë.
  • 6:28 - 6:29
    Ai që kemi zgjedhur
  • 6:30 - 6:32
    s'është kurrë personi i zgjedhur
    nga elektorati vendas.
  • 6:34 - 6:37
    Pjesërisht mund të jetë sepse
    duket se ne anojmë nga gratë.
  • 6:37 - 6:40
    Por mendoj se kjo mund të jetë një shenjë
  • 6:40 - 6:43
    se elektoratit vendas është ende
    duke menduar në shkallë tepër kombëtare.
  • 6:43 - 6:45
    Janë ende duke menduar shumë së brendshmi.
  • 6:45 - 6:49
    Ata janë ende duke pyetur veten:
    Çfarë ka për mua këtu? ...
  • 6:49 - 6:51
    në vend të asaj që
    duhet të kërkojnë sot,
  • 6:51 - 6:53
    që është, çfarë ka për ne këtu?
  • 6:54 - 6:55
    Por ja që ndodh.
  • 6:55 - 6:57
    Pra sugjerime, jo tani, ju lutem,
  • 6:57 - 6:59
    por më dërgoni email nëse ju vjen një ide
  • 6:59 - 7:03
    për atë që mund të bëjmë me këtë ekip
    mahnitës humbësish të lavdishëm.
  • 7:03 - 7:04
    (Të qeshura)
  • 7:04 - 7:06
    Kemi Saviour Chishimba,
    që e përmenda.
  • 7:06 - 7:08
    Kemi Halla Tómasdóttir,
  • 7:08 - 7:11
    e cila ishte favoritja në zgjedhjet
    presidenciale islandeze.
  • 7:11 - 7:13
    Disa mund ta kenë parë
    fjalimin e saj mahnitës në TEDWomen
  • 7:13 - 7:15
    vetëm disa javë më parë
  • 7:15 - 7:18
    ku ajo foli rreth nevojës për më shumë
    gra pjesëmarrëse në politikë.
  • 7:18 - 7:21
    Kemi Maria das Neves
    nga São Tomé dhe Príncipe.
  • 7:22 - 7:23
    Kemi Hillary Clinton.
  • 7:23 - 7:25
    Nuk e di nëse ajo është e disponueshme.
  • 7:25 - 7:26
    Kemi Jill Stein.
  • 7:27 - 7:30
    Dhe kemi mbuluar gjithashtu
    zgjedhjet e radhës
  • 7:30 - 7:33
    për Sekretarin e Përgjithshëm
    të Kombeve të Bashkuara.
  • 7:33 - 7:36
    Kemi ish-kryeministrin e Zelandës së Re,
  • 7:36 - 7:38
    që do ishte një anëtar
    i mrekullueshëm i ekipit.
  • 7:38 - 7:39
    Pra mendoj ndoshta ata njerëz,
  • 7:39 - 7:42
    klubi i humbësve të lavdishëm,
    mund të udhëtojnë nëpër botë
  • 7:42 - 7:43
    kudo ku ka zgjedhje
  • 7:43 - 7:47
    dhe në kohën tonë moderne
    tju kujtojnë njerëzve nevojën
  • 7:47 - 7:48
    e të menduarit së jashtmi
  • 7:48 - 7:51
    dhe për pasojat ndërkombëtare.
  • 7:52 - 7:54
    Pra, çfarë vjen pas votës globale?
  • 7:54 - 7:56
    Epo, padyshim,
  • 7:56 - 8:01
    shfaqja Donald dhe Hillary
    është pak e vështirë për tu ndjekur,
  • 8:01 - 8:04
    por ka disa zgjedhje të tjera
    të rëndësishme që po vijnë.
  • 8:04 - 8:05
    Në fakt, duket sikur janë shumëzuar.
  • 8:05 - 8:09
    Diçka po ndodh, në botë
    Jam i sigurt që e keni vënë re.
  • 8:09 - 8:12
    Dhe zgjedhjet e ardhshme të radhës
    të gjitha kanë rëndësi kritike.
  • 8:13 - 8:15
    Në vetëm pak ditë,
  • 8:15 - 8:18
    kemi ripërsëritjen e zgjedhjeve
    presidenciale të Austrisë,
  • 8:18 - 8:20
    me mundësinë që Norbert Hofer
  • 8:20 - 8:22
    të bëhet siç përshkruhet zakonisht,
  • 8:22 - 8:25
    presidenti i parë ekstremist i djathtë
    në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
  • 8:26 - 8:28
    Vitin tjetër kemi Gjermaninë,
  • 8:28 - 8:29
    Francën,
  • 8:29 - 8:31
    kemi zgjedhjet presidenciale në Iran
  • 8:31 - 8:32
    dhe një duzinë të tjera.
  • 8:33 - 8:35
    Nuk bëhet më pak e rëndësishme.
  • 8:35 - 8:37
    Bëhet gjithmonë e më e rëndësishme.
  • 8:38 - 8:42
    Në mënyrë të qartë, vota globale
    nuk është vetëm një projektit i veçuar.
  • 8:42 - 8:44
    Nuk qëndron më vete.
  • 8:45 - 8:46
    Ai ka një sfond të caktuar.
  • 8:46 - 8:50
    Është pjesë e një projekti
    që kam filluar që në vitin 2014,
  • 8:50 - 8:52
    që e kam quajtur Vendi i Mirë.
  • 8:52 - 8:55
    Ideja e Vendit të Mirë në thelb
    është mjaft e thjeshtë.
  • 8:56 - 8:59
    Është diagnoza ime e thjeshtë
    se çfarë nuk shkon në botë
  • 8:59 - 9:01
    dhe si mund ta rregullojmë.
  • 9:02 - 9:04
    Çfarë nuk shkon në botë
    e kam lënë të kuptohet tanimë.
  • 9:04 - 9:07
    Në thelb, ne përballemi me
    një numër të madh e në rritje
  • 9:07 - 9:10
    sfidash gjigande, ekzistenciale, globale:
  • 9:10 - 9:13
    ndryshimi i klimës, abuzimet
    me të drejtat e njeriut,
  • 9:13 - 9:17
    migrime masive, terrorizmi,
    kaosi ekonomik, përhapja e armëve.
  • 9:18 - 9:21
    Të gjitha këto probleme
    të cilat kërcënojnë të na zhdukin
  • 9:21 - 9:23
    janë nga vetë natyra
    probleme të globalizuara.
  • 9:23 - 9:28
    Asnjë vend nuk e ka aftësinë
    e trajtimit të tyre më vete.
  • 9:29 - 9:30
    Pa dyshim,
  • 9:31 - 9:34
    që ne duhet të bashkëpunojmë
    dhe duhet të bashkëpunojmë si kombe
  • 9:34 - 9:36
    nëse duam t'i zgjidhim këto probleme.
  • 9:37 - 9:39
    Është kaq e qartë dhe prapë nuk e bëjmë.
  • 9:40 - 9:42
    Nuk e bëjmë aq shpesh sa duhet.
  • 9:43 - 9:46
    Shumicën e kohës,
    vendet vazhdojnë ende të sillen
  • 9:46 - 9:51
    sikur po përballen, si fise egoiste
    që luftojnë ndaj njëri-tjetrit,
  • 9:51 - 9:54
    pak a shumë sic kanë vepruar
    kur u shpikën kombet-shtete
  • 9:54 - 9:55
    qindra vjet më parë.
  • 9:55 - 9:57
    Dhe kjo duhet të ndryshojë.
  • 9:57 - 10:01
    Ky nuk është ndryshim sistemesh
    politike ose ndryshim ideologjish.
  • 10:01 - 10:03
    Ky është një ndryshim në kulturë.
  • 10:03 - 10:05
    Të gjithë ne duhet ta kuptojmë
  • 10:06 - 10:10
    që të menduarit nga brenda nuk ofron
    zgjidhje për problemet e botës.
  • 10:10 - 10:14
    Duhet të mësojmë se si
    të bashkëpunojmë shumë më tepër
  • 10:14 - 10:16
    dhe të konkurojmë disi më pak.
  • 10:17 - 10:20
    Përndryshe gjërat do të
    vazhdojnë të përkeqësohen
  • 10:20 - 10:23
    Dhe do të shkojnë shumë më keq,
    shumë më shpejt sesa e parashikojmë.
  • 10:24 - 10:26
    Ky ndryshim do të ndodhi vetëm
  • 10:26 - 10:27
    nëse ne njerëzit e zakonshëm
  • 10:27 - 10:30
    ju themi politikanëve tanë
    se gjërat kanë ndryshuar.
  • 10:30 - 10:33
    Duhet t'u tregojmë atyre
    se kultura ka ndryshuar.
  • 10:33 - 10:35
    Duhet t'u tregojmë atyre
    se kanë një mandat të ri.
  • 10:35 - 10:38
    Mandati i vjetër ishte mjaft i thjeshtë
    dhe mjaft i vetëm:
  • 10:38 - 10:41
    nëse jeni në pozitë pushteti
    ose autoriteti,
  • 10:41 - 10:44
    jeni përgjegjës për njerzit dhe për
    atë pjesë të vogël të territorit tuaj,
  • 10:44 - 10:45
    dhe kaq.
  • 10:45 - 10:48
    Dhe nëse, që të bëni më të mirën
    për njerzit tuaj,
  • 10:48 - 10:51
    do të shkelni mbi çdokënd tjeter
    në planet, akoma më mirë.
  • 10:51 - 10:53
    Kjo konsiderohet pak si macho.
  • 10:53 - 10:56
    Sot, mendoj se çdokush në një
    pozitë pushteti dhe përgjegjësise
  • 10:56 - 10:58
    ka marrë një mandat të dyfishtë,
  • 10:58 - 11:01
    I cili thotë që nëse je në pozitë
    pushteti dhe përgjegjësise,
  • 11:01 - 11:03
    je përgjegjës për njerëzit e tu
  • 11:03 - 11:06
    dhe për çdo burrë, grua, fëmijë
    apo kafshë në këtë planet.
  • 11:07 - 11:10
    Je përgjegjës për pjesën
    tënde të territorit
  • 11:10 - 11:13
    dhe për çdo metër katror
    të sipërfaqes së tokës
  • 11:13 - 11:15
    dhe atmosferës sipër saj.
  • 11:15 - 11:18
    E nëse s'të pëlqen kjo përgjegjësi,
    atëhere s'duhet të jesh në pushtet.
  • 11:18 - 11:20
    Ky është sundimi i epokës moderne për mua,
  • 11:20 - 11:24
    Dhe ky është mesazhi që ne
    duhet tju japim politikanëve tanë,
  • 11:24 - 11:27
    dhe tju tregojmë se kjo është mënyra se
    si bëhen gjërat ditët e sotme.
  • 11:27 - 11:29
    Ndryshe, jemi të gjithë të mbaruar.
  • 11:30 - 11:32
    Në fakt, nuk kam ndonjë problem
  • 11:32 - 11:35
    me kredon e Donald Trumpit,
    "Amerika e para".
  • 11:35 - 11:37
    Më duket një deklaratë mjaft banale
  • 11:37 - 11:40
    e asaj që politikanët kanë bërë
    e ndoshta duhet të bëjnë gjithmonë.
  • 11:40 - 11:44
    Sigurisht që janë zgjedhur të përfaqësojnë
    interesat e popullit të tyre.
  • 11:44 - 11:47
    Por ajo që më duket kaq e mërzitshme,
    e modës së vjetër,
  • 11:47 - 11:50
    dhe kaq pa imagjinatë
    përsa i përket kësaj kapje
  • 11:50 - 11:53
    është se Amerika e para
    nënkupton gjithë të tjerët të fundit,
  • 11:54 - 11:58
    bërja e Amerikës së madhe përsëri do thotë
    bërja e gjithkujt tjetër të vogël përsëri,
  • 11:58 - 12:00
    e kjo s'është e vërtetë.
  • 12:01 - 12:04
    Në punën time si këshilltar i politikave
    gjatë këtyre 20 viteve,
  • 12:04 - 12:07
    Kam parë kaq e kaq qindra
    shembuj politikash
  • 12:07 - 12:11
    që harmonizojnë nevojat e brendëshme
    me ato ndërkombëtare,
  • 12:11 - 12:13
    dhe ato janë politika më të mira.
  • 12:13 - 12:16
    Nuk ju kërkoj kombeve të
    bëhen altruist apo vetë-sakrifikues.
  • 12:16 - 12:18
    Kjo do ishte qesharake.
  • 12:18 - 12:19
    Asnjë komb nuk duhet ta bëjë.
  • 12:20 - 12:24
    Po u kërkoj të zgjohen dhe të kuptojnë se
    kemi nevojë për një formë të re qeverisje,
  • 12:24 - 12:25
    e cila është e mundshme
  • 12:26 - 12:27
    dhe i harmonizon këto dy nevoja,
  • 12:27 - 12:31
    për tju bërë mirë njerzve tanë
    dhe për tju bërë mirë gjithë të tjerëve.
  • 12:32 - 12:34
    Që nga zgjedhjet e SHBA dhe Brexit,
  • 12:34 - 12:36
    po bëhet gjithnjë e më e qartë për mua
  • 12:36 - 12:39
    se dallimet e vjetra të krahut
    të majtë dhe të djathtë
  • 12:39 - 12:40
    nuk kanë më kuptim.
  • 12:40 - 12:42
    Ato nuk përshtaten me modelin.
  • 12:43 - 12:45
    Çfarë duket me rëndësi sot
  • 12:45 - 12:47
    është shumë e thjeshtë,
  • 12:47 - 12:49
    nëse pikëpamja juaj për botën
  • 12:49 - 12:53
    është që gjeni komfort duke u bazuar
    së brëndshmi dhe në të kaluarën,
  • 12:53 - 12:57
    apo nëse ashtu si unë, gjeni shpresë
    duke parë përpara dhe jashtë.
  • 12:58 - 13:00
    Kjo është politika e re.
  • 13:00 - 13:03
    Kjo është ndarja e re që po
    e ndan botën në mes.
  • 13:05 - 13:08
    Mund të tingëllojë si paragjykuese,
    por nuk e ka këtë qëllim.
  • 13:08 - 13:10
    Nuk e keqkuptoj fare
  • 13:10 - 13:14
    pse ka kaq shumë njerëz që gjejnë komfort
    duke parë brenda dhe te e kaluara.
  • 13:15 - 13:17
    Kur vijnë kohë të vështira,
    kur s'keni shumë para,
  • 13:17 - 13:19
    Kur ndiheni të pasigurt
    dhe të pambrojtur,
  • 13:19 - 13:22
    është prirje njerëzore
    të kthehesh nga brenda,
  • 13:22 - 13:24
    të mendosh për nevojat tua
  • 13:24 - 13:26
    dhe të shmangësh nevojat
    e gjithë të tjerëve,
  • 13:26 - 13:30
    dhe ndoshta të fillosh të imagjinosh
    se e kaluara ishte disi më e mirë
  • 13:30 - 13:32
    se e tashmja apo sa mund të jetë
    e ardhmja.
  • 13:33 - 13:35
    Por besoj se ky është
    një fund pa krye.
  • 13:35 - 13:37
    Historia tregon ky që është
    një fund pa krye.
  • 13:37 - 13:40
    Kur njerëzit kthehen nga brënda dhe mbrapa
  • 13:40 - 13:41
    progresi njerëzor kthehet mbrapsh
  • 13:41 - 13:45
    e gjërat përkeqësohen shumë shpejt
    për të gjithë në fakt.
  • 13:47 - 13:48
    Nëse jeni si unë
  • 13:48 - 13:51
    dhe besoni te ardhmja dhe jashtë,
  • 13:51 - 13:56
    besoni se gjëja më e mirë për
    njerëzimin është diversiteti i tij,
  • 13:56 - 13:58
    dhe gjëja më e mirë e globalizimit
  • 13:58 - 14:03
    është mënyra se si e nxit diversitetin,
    atë përzierje kulturore
  • 14:03 - 14:06
    duke sjellë diçka më krijuese,
    më emocionuese, më produktive
  • 14:06 - 14:09
    seç ka qenë ndonjëherë më parë
    në historinë e njerëzimit,
  • 14:09 - 14:11
    atëherë, miq, ne kemi
    një punë për të bërë,
  • 14:12 - 14:15
    sepse brigada brenda dhe prapa
  • 14:15 - 14:18
    janë bashkuar si kurrë më parë,
  • 14:18 - 14:20
    dhe se besimi i brenda dhe prapa,
  • 14:20 - 14:22
    ajo frikë, ai ankth,
  • 14:23 - 14:25
    që luan me instinktet më të thjeshta,
  • 14:25 - 14:27
    është duke gjithëpërfshirë botën.
  • 14:27 - 14:29
    Të gjithë ata prej nesh që,
  • 14:29 - 14:32
    njësoj si unë besojnë, përpara dhe jashtë,
  • 14:32 - 14:34
    ne duhet të organizohemi,
  • 14:35 - 14:39
    sepse koha po vrapon shumë, shumë shpejt.
  • 14:40 - 14:41
    Ju falemnderit.
  • 14:41 - 14:43
    (Duartrokitje)
Title:
Cilin do votojë pjesa tjetër e botës në zgjedhjet e vendit tuaj?
Speaker:
Simon Anholt
Description:

Dëshironi që të keni mundësi të votonit në zgjedhjet e një vendi tjetër? Simon Anholt zbulon Global Vote, një platformë online që lejon gjithëkënd, kudo në botë, "të votojë" në zgjedhjet e çdo shteti në tokë (me rezultate surprizuese).

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
14:55

Albanian subtitles

Revisions