Return to Video

Cfarë ushqimi i ka pëlqyer paraardhësve tuaj?

  • 0:00 - 0:05
    Vitin e kaluar, po jetoja me
    këtë familje vendase në Indi.
  • 0:07 - 0:08
    Një pasdite,
  • 0:08 - 0:11
    djali i ri ishte duke ngrënë,
  • 0:11 - 0:16
    në momentin që më shikoi,
    ai shpejt e fshehi kërrin pas shpinës.
  • 0:17 - 0:21
    I nevojitej shumë bindje për të
    më treguar se cfarë ishte dukë ngrënë.
  • 0:22 - 0:25
    Doli të ishte larvë e tenjës,
  • 0:25 - 0:29
    një delikatesë tradicionale për
    njerëzit indigjen Madia.
  • 0:29 - 0:31
    Unë qava,
  • 0:31 - 0:33
    "Oh Zot, je duke i ngrënë këto?!
  • 0:33 - 0:35
    Shpresoj që ka mbetur pak edhe për mua."
  • 0:36 - 0:39
    Pashë mosbesim në sytë e djalit.
  • 0:39 - 0:41
    "Ju... i hani këto?"
  • 0:42 - 0:45
    "Unë i dua këto", u përgjigja unë.
  • 0:47 - 0:50
    E vërejta se
    nuk po më besonte aspak.
  • 0:51 - 0:53
    Si ka mundësi që një
    grua e civilizuar, e edukuar
  • 0:53 - 0:55
    të pëlqej ushqimin e njejtë si ai?
  • 0:57 - 1:00
    Më vonë, unë diskutova këtë temë
    me babain e tij,
  • 1:00 - 1:03
    dhe rezultoi të ishte një
    cështje shumë sensitive.
  • 1:05 - 1:07
    Ai tha gjëra si :
  • 1:07 - 1:10
    " Oh, vetëm djalit tim i
    pëlqen të ushqehet me të.
  • 1:10 - 1:13
    Ne i themi atij,
    'Hiq dorë, është e keqe.'
  • 1:13 - 1:15
    Ai nuk dëgjon, ju e shihni.
  • 1:15 - 1:19
    Ne kemi hequr dorë nga ushqyerja
    me një gjë të tillë shumë kohë më parë."
  • 1:20 - 1:22
    " Pse? " -pyeta unë.
  • 1:23 - 1:25
    "Ky është ushqimi juaj tradicional,
  • 1:26 - 1:29
    është në dispozicion në ambientin tuaj,
  • 1:29 - 1:30
    është i shëndetshëm,
  • 1:30 - 1:33
    dhe unë mund tju
    garantoj që është e shijshme.
  • 1:34 - 1:36
    Pse është keq
    të ushqehemi me të?"
  • 1:37 - 1:38
    Zotëriu ra në heshtje.
  • 1:39 - 1:41
    Unë pyeta:
  • 1:41 - 1:45
    " A ju kanë thënë se
    ushqimi juaj është i keq,
  • 1:45 - 1:48
    se ta hash atë është e prapambetur,
  • 1:48 - 1:50
    jo e civilizuar?"
  • 1:52 - 1:54
    Me qetësi, ai pohoi me kokë,
  • 1:55 - 2:01
    Kjo ishte një nga shumë herët ne punen
    time me njerëz vendas në Indi
  • 2:01 - 2:04
    që kam dëshmuar turpin rreth ushqimit,
  • 2:05 - 2:08
    turpin ndaj ushqimit që të pëlqen,
  • 2:08 - 2:11
    ushqimit që është ngrënë
    ndër gjenerata me radhë,
  • 2:11 - 2:13
    qenka në një mënyrë inferior,
  • 2:13 - 2:15
    madje edhe jonjerëzor.
  • 2:16 - 2:21
    Ky turp nuk është i kufizuar në
    ushqime jo të zakonshme, të ngjitshme,
  • 2:21 - 2:24
    si insektet ose minjtë, ndoshta,
  • 2:24 - 2:27
    por kjo zgjatet edhe në
    ushqime të rregullta:
  • 2:27 - 2:29
    perimet e bardha,
  • 2:29 - 2:32
    kërpudhat, lulet
  • 2:32 - 2:36
    teknikisht, gjithcka që
    rrëmohet por nuk kultivohet.
  • 2:37 - 2:41
    Në Indinë indigjene,
    ky turp është i pranishëm në cdo sferë.
  • 2:42 - 2:44
    Cdo gjë mund ta nxit atë.
  • 2:44 - 2:49
    Një magjistër vegjetarian i shkallës së lartë
    punësohet në një shkollë,
  • 2:49 - 2:54
    brenda disa javëve, fëmijët i thonë prindërve
    të tyre se sa e shpifur është të hash karbohidrate
  • 2:54 - 2:55
    ose mëkat të hash mish.
  • 2:56 - 3:00
    Një program nutricioni i qeverisë
    shërben oriz pushatak,
  • 3:00 - 3:03
    tani askush nuk dëshiron të
    konsumoj oriz të kuq ose mel.
  • 3:04 - 3:09
    Një OJQ ofron një dietë ideale për
    gratë shtatzënë në këtë fshat.
  • 3:09 - 3:11
    Ja ku e keni.
  • 3:11 - 3:13
    Të gjitha nënat e ardhshme
    ndjehen të trishtuara
  • 3:13 - 3:16
    që nuk mund të përballojnë
    financiarisht molla dhe krepa.
  • 3:16 - 3:19
    Njerëzit thjesht i harrojnë frutat
  • 3:19 - 3:21
    që mund të merren nga toka e pyllit.
  • 3:23 - 3:24
    Punonjësit e shëndetësisë,
  • 3:25 - 3:27
    misionarët fetar.
  • 3:27 - 3:30
    punonjësit e rëndomtë të qeverisë
  • 3:30 - 3:33
    madje edhe fëmijët e tyre të edukuar
  • 3:33 - 3:37
    bukfalisht, po i akuzojnë njerëzit indigjen
  • 3:37 - 3:41
    se ushqimi i tyre nuk është aq i mirë,
  • 3:41 - 3:42
    jo aq i civilizuar.
  • 3:43 - 3:46
    Në këtë mënyrë ushqimi vazhdon të zhduket,
  • 3:47 - 3:49
    pak nga pak në një kohë të caktuar.
  • 3:50 - 3:54
    Po pyes nëse ndonjëri nga ju
    ka konsideruar
  • 3:54 - 3:58
    se a mund të kenë komunitetet tuaja
    një histori të ngjashme rreth ushqimit.
  • 3:59 - 4:03
    Nëse do të flisnit me
    gjyshen tuaj 90-vjecare,
  • 4:04 - 4:06
    a do t'i përmendte ajo disa ushqime
  • 4:06 - 4:09
    të cilat as nuk i keni parë e
    as nuk keni dëgjuar për to?
  • 4:09 - 4:11
    A jeni të vetëdijshëm se sa nga
    ushqimi i komunitetit tuaj
  • 4:11 - 4:13
    nuk është më në dispozicion për juve?
  • 4:15 - 4:16
    Ekspertët vendas më thonë
  • 4:17 - 4:22
    se ekonomia ushqimore e Afrikës Jugore
    tani varet plotësisht nga ushqimet e importuara.
  • 4:23 - 4:26
    Misri është bërë primar,
  • 4:26 - 4:32
    përderisa melekuqja, meli, kokrrat,
    zhardhokët janë të gjitha të humbura.
  • 4:32 - 4:35
    Kështu janë edhe legumet dhe perimet,
  • 4:35 - 4:39
    derisa njerëzit hanë patate dhe qepë,
    lakra dhe karrota.
  • 4:40 - 4:42
    Në vendin tim,
  • 4:42 - 4:45
    kjo humbje e ushqimit është kolosale.
  • 4:45 - 4:49
    India moderne ka mbetur me oriz, drithëra
  • 4:49 - 4:51
    dhe diabet.
  • 4:52 - 4:57
    Dhe ne kemi harruar plotësisht ushqimet
    sic janë larmitë e zhardhokëve,
  • 4:57 - 5:01
    sapitë e pemëve, peshku dhe butakët,
  • 5:01 - 5:03
    farat e vajit,
  • 5:03 - 5:07
    molusqet, kërpudhat, insektet,
  • 5:07 - 5:10
    mishrat e kafshëve të vogla, jo të rrezikuara,
  • 5:10 - 5:15
    që kanë qenë të gjitha të
    disponueshme në rrethinat tona.
  • 5:16 - 5:18
    Ku ka mbetur ky ushqim?
  • 5:19 - 5:22
    Pse janë shportat tona të ushqimit aq të vogla?
  • 5:23 - 5:29
    Ne mund të flasim për arsyet komplekse
    politike, ekonomike dhe ekologjike,
  • 5:29 - 5:33
    por unë jam këtu të flas
    për fenomenin njerëzor, turpin.
  • 5:35 - 5:38
    sepse turpi është një pikë kruciale
  • 5:38 - 5:42
    me të cilin ushqimi me
    të vërtetë zhduket nga pjata jote.
  • 5:43 - 5:45
    Cfarë bën turpi?
  • 5:46 - 5:49
    Turpi të bën të ndjehesh i vogël,
  • 5:49 - 5:50
    i trishtuar,
  • 5:50 - 5:51
    jo i vlefshëm,
  • 5:51 - 5:53
    jo njerëzor.
  • 5:54 - 5:58
    Turpi krijon një disonancë kognitive.
  • 5:58 - 6:00
    Ai shtrembëron historitë e ushqimit.
  • 6:01 - 6:03
    Më lini të marr një shembull.
  • 6:04 - 6:06
    Si do të doje të kishe
  • 6:06 - 6:09
    një ushqim bazik, të mrekullueshëm
    dhe të përshtatshëm,
  • 6:10 - 6:13
    që është i disponueshëm me bollëk
    në mjedisin tuaj?
  • 6:13 - 6:15
    E vetmja gjë që duhet të bëni
    është ta mbledhni, ta thani, ta ruani,
  • 6:15 - 6:18
    dhe duhet ta bëni këtë për një vit
  • 6:18 - 6:20
    që të gatuani sa më shumë
    pjata që dëshironi me atë.
  • 6:20 - 6:24
    India kishte një ushqim
    të quajtur "mahua,"
  • 6:25 - 6:28
    kjo lulja këtu.
  • 6:28 - 6:31
    Unë kam qenë duke e hulumtuar
    këtë ushqim për 3 vitet e fundit.
  • 6:31 - 6:35
    Shquhet si ushqim i shëndetshëm
    në traditën indigjene
  • 6:36 - 6:40
    dhe në njohuritë shkencore.
  • 6:40 - 6:42
    Për vendasit,
  • 6:43 - 6:46
    ka qenë primar për 4 deri
    në 6 muaj në vit.
  • 6:46 - 6:49
    Në shumë mënyra, është i ngjajshëm
    me marulën tuaj lokale,
  • 6:51 - 6:54
    përvec se është lule, jo frut.
  • 6:54 - 6:57
    Aty ku pyjet janë të pasura.
  • 6:57 - 7:00
    njerëzit ende mund t'i hanë
    gjatë gjithë vitit
  • 7:00 - 7:04
    dhe janë mjaft të tepërta sa të shiten.
  • 7:04 - 7:05
    Kam gjetur 35 specialitete me mahua
  • 7:06 - 7:11
    që askush nuk i konsumon më.
  • 7:11 - 7:14
    Ky ushqim nuk njihet më si ushqim,
  • 7:15 - 7:20
    por si material i gjallë për liker.
  • 7:20 - 7:22
    Mund të arrestoheni nëse e keni në shtëpi.
  • 7:23 - 7:26
    Arsyeja? Turpi.
  • 7:26 - 7:29
    Kam folur me njerëz indigjen
    në të gjithë Indinë
  • 7:29 - 7:33
    se pse nuk konsumohet më mahua.
  • 7:36 - 7:38
    Dhe mora në cdo vend përgjigjien e njejtë.
  • 7:39 - 7:42
    "Oh, e kemi ngrënë kur kemi
    qenë të varfër dhe duke vdekur nga uria.
  • 7:43 - 7:45
    Pse duhet ta hamë tani?
  • 7:45 - 7:47
    Ne kemi oriz dhe grurë,."
  • 7:49 - 7:51
    Dhe pothuajse në të njejtën frymë,
  • 7:51 - 7:54
    njerëzit me tregojnë se
    sa e shëndetshme është mahua."
  • 7:55 - 7:58
    Gjithmonë ka histori të të moshurave
    që kanë ngrënë mahua.
  • 7:59 - 8:03
    "Kjo gjyshe e jona ka pasur 10 fëmijë,
  • 8:03 - 8:08
    pavarësisht, ajo ka vazhduar të punojë
    shumë, pa u lodhur, pa u sëmurë."
  • 8:09 - 8:14
    Ky rrëfim i njejtë gjithkund.
  • 8:15 - 8:16
    Si ka mundësi?
  • 8:16 - 8:19
    Si ka mundësi që ushqimi i njejtë
  • 8:19 - 8:24
    të perceptohet si shumë i shëndetshëm
    dhe njëkohësisht ushqim i varfërisë,
  • 8:24 - 8:26
    pothuajse në të njejtën fjali?
  • 8:27 - 8:30
    E njejta vlen edhe për
    ushqimet e tjera të pyllit.
  • 8:30 - 8:33
    Kam dëgjuar histori
    pas historive dëshpëruese,
  • 8:33 - 8:36
    të skajshmërisë dhe urisë,
  • 8:36 - 8:39
    të njerëzve që kanë mbijetuar me mbeturina
    të gjetura në pyll.
  • 8:40 - 8:42
    sepse aty nuk kishte ushqim.
  • 8:43 - 8:45
    Nëse gërmoj më thellë,
  • 8:45 - 8:47
    kuptoj se mangësia e ushqimit
  • 8:47 - 8:50
    nuk ishte për dicka
    të respektueshme si orizi.
  • 8:52 - 8:54
    Unë i pyeta ata,
  • 8:54 - 8:58
    "Si kuptuat se të ashtuquajturat
    mbeturina janë të ngrënshme?
  • 8:59 - 9:04
    Kush ju tha juve se
    zhardhokët tuaj të hidhur
  • 9:04 - 9:07
    do të ëmbëlsohen nëse
    qëndrojnë gjatë gjithë natës në burim?
  • 9:07 - 9:10
    Apo si të merrni mishin
    nga një guacë e kërmillit?
  • 9:10 - 9:13
    Apo si të bëni një grackë
    për një mi të egër?"
  • 9:14 - 9:17
    Kjo ndodh kur ata
    fillojnë të kruajnë kokat e tyre,
  • 9:17 - 9:20
    dhe kuptojnë se e kanë mësuar
    nga paraardhësit e tyre,
  • 9:21 - 9:27
    që ata kanë jetuar dhe përparuar
    me këto ushqime për shekuj
  • 9:27 - 9:29
    para se të shfaqej orizi,
  • 9:29 - 9:33
    dhe ishin më të
    shëndetshëm se gjenerata e tyre.
  • 9:34 - 9:36
    Ja kështu funksionon ushqimi,
  • 9:38 - 9:39
    kështu funksionon turpi:
  • 9:39 - 9:46
    bën që ushqimi dhe traditat e ushqimit të
    zhduken nga jeta dhe kujtesa e njerëzve
  • 9:46 - 9:48
    pa e kuptuar atë.
  • 9:50 - 9:53
    Si ta largojmë këtë trend?
  • 9:54 - 10:00
    Si t'i rideklarojmë sistemet tona të
    bukura dhe komplekse të ushqimit natyral,
  • 10:01 - 10:06
    ushqimit të dhënë tek ne nga Nëna Natyrë,
    duke u bazuar në ritmin e saj,
  • 10:07 - 10:11
    ushqimit të përgatitur nga
    nënat tona me qejf
  • 10:11 - 10:14
    dhe të ngrënë nga
    baballarët tanë me mirënjohje,
  • 10:15 - 10:19
    ushqimit që është i shëndetshëm,
    vendor, natyral,
  • 10:20 - 10:22
    i larmishëm, i shijshëm,
  • 10:22 - 10:25
    që nuk kërkon kultivim,
  • 10:25 - 10:27
    që nuk dëmton ekologjinë tonë,
  • 10:28 - 10:29
    nuk kushton asgjë?
  • 10:30 - 10:32
    Të gjithëve na duhet ky ushqim,
  • 10:32 - 10:35
    nuk mendoj se duhet të ju tregoj se pse.
  • 10:36 - 10:40
    Nuk duhet t'ju tregoj
    për krizën globale të shëndetit,
  • 10:40 - 10:43
    ndryshimet klimatike, krizën ujore,
  • 10:43 - 10:44
    thatësinë e dheut,
  • 10:44 - 10:46
    sistemet e rrënuara agrikulturore,
  • 10:46 - 10:47
    të gjitha.
  • 10:48 - 10:52
    Por për mua, arsyet me rëndësi të
    barabartë pse na duhen këto ushqime
  • 10:52 - 10:54
    janë thellësisht të ndjera,
  • 10:55 - 10:58
    sepse ushqimi është
    shumë gjëra, ju e shihni.
  • 10:58 - 11:02
    Ushqimi është ushqyerje, ngushëllim,
  • 11:02 - 11:05
    kreativitet, komunitet.
  • 11:05 - 11:09
    kënaqësi, siguri, identitet
  • 11:09 - 11:10
    dhe shumë më shumë.
  • 11:11 - 11:13
    Mënyra si lidhemi me ushqimin
  • 11:13 - 11:15
    definon shumë në jetët tona.
  • 11:16 - 11:18
    Definon si lidhemi me trupat tanë,
  • 11:19 - 11:21
    sepse trupat tanë janë teknikisht ushqim.
  • 11:22 - 11:26
    Definon sensin tonë bazik të ndërlidhjes
  • 11:26 - 11:27
    me ekzistencën tonë.
  • 11:28 - 11:32
    Na duhen këto ushqime më së shumti sot
  • 11:32 - 11:35
    për të qenë të gatshëm të
    ridefinojmë hapësirën tonë si njerëz
  • 11:35 - 11:38
    me skemën natyrale të gjërave.
  • 11:39 - 11:41
    Dhe neve na duhet një
    ridefinim i tillë sot?
  • 11:44 - 11:48
    Për mua, përgjigjia e vetme
    reale është dashuria,
  • 11:49 - 11:54
    sepse dashuria është e
    vetmja gjë që mposht turpin.
  • 11:56 - 12:00
    Dhe si të sjellim më shumë nga kjo dashuri
    në lidhjen tonë me ushqimin?
  • 12:02 - 12:06
    Për mua, dashuria është,
    në metodë gjigante,
  • 12:06 - 12:10
    për vullnetin për t'u ngadalësuar,
  • 12:11 - 12:14
    për të marrë kohën për të ndjerë,
  • 12:14 - 12:18
    të kuptuar, të dëgjuar, të hetuar.
  • 12:20 - 12:22
    Mund të jetë dëgjim ndaj trupave tanë.
  • 12:23 - 12:30
    Cfarë i nevojitet atyre në shprehitë tona
    të ushqimit, të besimeve
  • 12:30 - 12:32
    dhe varësive?
  • 12:32 - 12:36
    Ka ardhur koha që t'i
    shqyrtojmë ato besime.
  • 12:37 - 12:39
    Nga cili vend erdhën?
  • 12:40 - 12:42
    Mund të jetë rikthim në fëmijëri.
  • 12:43 - 12:45
    Cilat ushqime na pëlqyen atëherë,
  • 12:46 - 12:47
    dhe cka ka ndryshuar?
  • 12:48 - 12:53
    Mund të jetë shpenzimi i një
    mbrëmje të qetë me një të moshuar,
  • 12:53 - 12:56
    dëgjimi ndaj kujtesës ushqimore,
  • 12:56 - 12:59
    ndoshta edhe duke i ndihmuar ata për
    të gatuar dicka që dashurojnë
  • 12:59 - 13:01
    dhe për të shpërndarë një vakt.
  • 13:02 - 13:06
    Dashuria mund të jetë rikujtimi
  • 13:06 - 13:08
    se njerëzimi është i madh
  • 13:08 - 13:11
    dhe zgjedhjet e ushqimit janë të ndryshme.
  • 13:11 - 13:15
    Mund të jetë për shfaqjen e respektit
    dhe kuriozitetit
  • 13:15 - 13:17
    në vend të cenzurës
  • 13:17 - 13:20
    kur shohim dikë që shijon
    një ushqim jo të zakonshëm.
  • 13:22 - 13:26
    Dashuria mund të merr kohë të zhvillohet,
  • 13:27 - 13:28
    të mbushet me informacion,
  • 13:28 - 13:30
    të zgjatet për lidhje.
  • 13:31 - 13:35
    Mund të jetë një shëtitje e
    qetë në Fynbos
  • 13:35 - 13:40
    për të parë nëse një bimë
    e caktuar flet me ty.
  • 13:40 - 13:41
    Kjo ndodh.
  • 13:41 - 13:43
    Ato flasin gjatë gjithë kohës.
  • 13:45 - 13:46
    Dhe mbi të gjitha,
  • 13:47 - 13:51
    dashuria është të besosh se këta
    hapa të vegjël zbulues
  • 13:51 - 13:55
    kanë potencialin për të na udhëhequr
    në dicka më të madhe,
  • 13:56 - 13:59
    ndonjëherë në përgjigjie shumë befasuese.
  • 14:00 - 14:03
    Një mjeke indigjene një herë më tha
  • 14:03 - 14:06
    se dashuri është të ecësh në Nënën Natyrë
  • 14:06 - 14:09
    si fëmiu i saj i preferuar,
  • 14:10 - 14:15
    për të besuar se ajo vlerëson
    një qëllim të sinqertë
  • 14:15 - 14:17
    dhe di si ti udhërrëfej hapat tanë.
  • 14:18 - 14:20
    Shpresoj që ju kam frymëzuar
  • 14:20 - 14:23
    për të filluar të rilidheni
    me ushqimin e paraardhësve tuaj.
  • 14:23 - 14:25
    Faleminderit për dëgjimin.
  • 14:25 - 14:27
    (Duartrokitje)
Title:
Cfarë ushqimi i ka pëlqyer paraardhësve tuaj?
Speaker:
Aparna Pallavi
Description:

Rreth botës, kulturat e ushqimit indigjen zhduken për shkak të agrikulturës së industrializuar dhe zhvendosjeve, konceptit të dietës ideale të ndikuar nga perëndimi. Hulumtuesja e ushqimit Aparna Pallavi shqyrtoi se pse traditat kulinare që ishin thelbësore, zhduken nga jetët dhe kujtesa e njerëzve pothuajse pa u vërejtur, dhe servojnë një zgjidhje delikate për të rivitalizuar lidhjen tonë me ushqimet që hamë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
14:40

Albanian subtitles

Revisions