YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Historiku i Mozilla-s

E njihni Mozilla-n? Kjo video rrëfen se si Mozilla ndihmoi që t'i jepej formë web-it që njohim sot -- dhe se si po shkojmë tej Firefox-i për të arritur më tepër.

Get Embed Code
58 Languages

Showing Revision 8 created 01/01/2013 by Fioralba Duma.

  1. Në fillimet e veta web-i qe i thjeshtë, i ndërlidhur
  2. i hapët, i sigurt
  3. i konceptuar si një forcë e së mirës
  4. por do të shndërrohej në diçka shumë më të madhe
  5. një ekosistem i gjallë, që merr frymë
  6. në shërbim të njerëzimit
  7. një burim publik për risi
  8. dhe mundësi.
  9. Një vend për të vënë në jetë ëndrrat tuaja.
  10. Por në ato fillime,
  11. si për çdo ekosistem,
  12. web-i kish nevojë për mëkim.
  13. Ndërkohë që rritej, përdoruesit u ndeshën me sfida të reja.
  14. Flluska. Viruse.
  15. Mungesë zgjedhjesh.
  16. Ngastra lënde pas muresh të lartë.
  17. Web-i filloi të të fuste frikën.
  18. U bë i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm.
  19. Përdoruesit zunë të pyesnin...
  20. kaq e pati?
  21. Apo web-i mund të ishte diçka më e mirë?
  22. Një grup i vogël personash
  23. programuesa, grafistë, idealistë,
  24. besonin se mund të bëhej i tillë.
  25. Dhe patën një ide të guximshme:
  26. një organizëm i vogël jofitimprurës dhe një bashkësi globale
  27. mund të krijonin diçka më të mirë
  28. dhe të fusnin në Web ide të reja dhe risi.
  29. E quajtën projekti Mozilla.
  30. Zunë fill duke krijuar një shfletues Web të një lloji të ri.
  31. Atë që sot e njohim si Firefox.
  32. Dhe e bënë jofitimprurëse,
  33. që përdoruesit e Web-it të viheshin mbi gjithçka.
  34. Më shumë se sa një program, qe një platformë
  35. që gjithkush mund ta përdorte për të sendërtuar idetë e veta.
  36. Bezditë zunë të pakësoheshin.
  37. Filluan të shfaqen themelet e Web-it
  38. që njohim sot.
  39. Sot Web-i është një vend ku mund të ndërtoni
  40. thuajse çfarëdo ju vjen në mend.
  41. Mozilla dhe Firefox-i
  42. ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit ta rrokin këtë mundësi kudo
  43. dhe të dalin në ballë të përdoruesve, në një botë ku mundësia
  44. e zgjedhjes dhe kontrolli janë të rrezikuara shpeshherë.
  45. Por, po sikur Firefox të qe vetëm fillimi?
  46. Po sikur të qe pjesë e diçkaje më të madhe?
  47. Nga privatësia e përdoruesit te Firefox Mobile,
  48. te zbatimet dhe identiteti,
  49. po i zgjerojmë çdo ditë kufijtë e web-it
  50. Dhe po shkojmë më tej se sa software-et.
  51. Po ndihmojmë në formimin e një brezi ndërtuesish web.
  52. Besojmë se web-i është një vend ku cilido
  53. mund të vijë të materializojë ëndrrat e veta.
  54. Ja pse e krijuam Firefox-in.
  55. Ja pse dhjetëra mijëra vullnetarë na ndihmojnë në krijimin e produkteve tona.
  56. Ja pse qindra milionë anembanë botës përdorin programet tona.
  57. Por më e rëndësishmja -- ja pse gjithmonë ju vëmë juve mbi gjithçka,
  58. dhe përballemi me ata që nuk e bëjnë këtë.
  59. Miliona vetë na dinë si Mozilla Firefox.
  60. Por jemi shumë më tepër se kaq.
  61. Jemi një organizëm jofitimprurës
  62. që lufton për mbrojtjen e web-it që të gjithë e duam.
  63. Bashkohuni me ne - na duhet përkrahja juaj.
  64. Bëni një dhurim.