Return to Video

Një kamerë që mund të shohi përrreth qosheve

  • 0:01 - 0:02
    Në të ardhmen,
  • 0:02 - 0:06
    makinat që ecin vetë do jenë
    më të sigurta se njerëzit.
  • 0:06 - 0:07
    Por që kjo të ndodhi,
  • 0:07 - 0:10
    na duhen teknologji
    që makinat të reagojnë
  • 0:10 - 0:11
    më shpejt se njerëzit,
  • 0:11 - 0:15
    na duhen algoritme që
    makinat të ecin më mirë vetë,
  • 0:15 - 0:19
    dhe na duhen kamera që mund
    të shohin më tepër se syri i njeriut.
  • 0:20 - 0:25
    Për shembull, mendoni një makinë
    të tillë që do marri një kthesë qorre,
  • 0:25 - 0:26
    dhe një makinë po vjen aty,
  • 0:26 - 0:29
    apo mbase një fëmijë
    do kalojë rrugën me vrap.
  • 0:29 - 0:33
    Fatmirësisht, makina e së ardhmes
    do e ketë këtë superfuqi,
  • 0:33 - 0:37
    një kamerë që sheh përreth kthesave
    që të dallojë rreziqet e mundshme.
  • 0:38 - 0:40
    Vitet e fundit si një
    student doktorature
  • 0:40 - 0:42
    në Laboratorin e Imazherisë
    Kompjuterike në Stanford,
  • 0:42 - 0:45
    kam punuar për një kamerë
    që mund të bëjë pikërisht këtë -
  • 0:45 - 0:48
    një kamerë që mund të pasqyrojë
    objektet e fshehura në kthesa
  • 0:48 - 0:51
    apo të bllokuara nga vija e shikimit.
  • 0:51 - 0:55
    Më lini t'ju jap një shembull se
    çfarë mund të shohi kamera jonë.
  • 0:55 - 0:57
    Ky është një eksperiment
    që zhvilluam në terren
  • 0:57 - 1:01
    ku sistemi ynë i kamerës po skanon
    faqen e ndërtesës me lazer,
  • 1:01 - 1:03
    dhe skena që duam të kapim
  • 1:03 - 1:06
    është e fshehur pas perdes.
  • 1:06 - 1:09
    Kështu që mund të themi se kamera
    nuk e sheh dot drejtpërdrejt.
  • 1:10 - 1:11
    Por, në një farë mënyre,
  • 1:11 - 1:15
    kamera mund të pasqyrojë
    gjeometrinë 3D të kësaj skene.
  • 1:16 - 1:17
    Si arrijmë ta bëjmë këtë gjë?
  • 1:17 - 1:20
    Magjia ndodh këtu
    në sistemin e kamerës.
  • 1:20 - 1:24
    Mund ta mendoni këtë si një
    kamerë e shpejtësisë së lartë.
  • 1:24 - 1:27
    Por jo një që operon me
    1,000 imazhe në sekondë,
  • 1:27 - 1:30
    dhe as një milion
    imazhe në sekondë,
  • 1:30 - 1:32
    por një bilion imazhe në sekondë.
  • 1:33 - 1:38
    Aq e shpejtë sa mund të
    kapi vetë lëvizjen e dritës.
  • 1:39 - 1:42
    Dhe për t'ju dhënë një shembull
    se sa shpejt ecën drita,
  • 1:42 - 1:47
    le ta krahasojmë me një superhero
    të shkathët librash komik
  • 1:47 - 1:49
    i cili lëviz me tre-fishin
    e shpejtësisë së zërit.
  • 1:50 - 1:54
    Një impulsi drite i duhen
    3.3 të miliardat e një sekonde,
  • 1:54 - 1:56
    apo 3.3 nanosekonda,
  • 1:56 - 1:58
    që të kryejë distancën e një metri.
  • 1:58 - 2:00
    Epo, në atë kohë,
  • 2:00 - 2:04
    superheroi ynë ka lëvizur
    më pak se gjerësia e një qime floku.
  • 2:05 - 2:06
    Kjo është vërtet e shpejtë.
  • 2:06 - 2:09
    Por, në fakt, na duhet
    të kapim imazhe më shpejt
  • 2:09 - 2:12
    nëse duam ta kapim lëvizjen
    e dritës nën një centimetër.
  • 2:13 - 2:15
    Kështu që sistemi ynë
    i kamerës kap fotone
  • 2:15 - 2:19
    në kornizën kohore të
    50 të biliontat e sekondës,
  • 2:19 - 2:21
    apo 50 pikosekonda.
  • 2:22 - 2:24
    Ndaj e marrim këtë
    kamerën ultra të shpejtë
  • 2:24 - 2:28
    dhe e bashkojmë me një lazer që
    dërgon impulse të shkurtra drite.
  • 2:29 - 2:31
    Çdo impuls udhëton te ky muri i dukshëm
  • 2:31 - 2:33
    dhe pak dritë shpërndahet
    mbrapsht te kamera,
  • 2:33 - 2:37
    por murin e përdorim dhe për
    të shpërndarë dritën përreth qoshes
  • 2:37 - 2:39
    te objekti i fshehur dhe mbrapsht.
  • 2:39 - 2:42
    Këtë matje e përsërisim shumë herë
  • 2:42 - 2:44
    që të llogarisim kohën e
    mbërritjes të shumë fotoneve
  • 2:44 - 2:46
    nga vendndodhje të ndryshme në mur.
  • 2:46 - 2:49
    Dhe pasi bëjmë matjet,
    ne mund të krijojmë
  • 2:49 - 2:52
    një video me një bilion
    imazhe në sekondë të murit.
  • 2:52 - 2:55
    Ndërkohë që ky mur duket
    i zakonshëm për syrin tonë,
  • 2:55 - 3:00
    me një bilion imazhe në sekondë,
    ne mund të shohim diçka fantastike.
  • 3:00 - 3:05
    Ne mund të shohim valët e dritës që
    shpërndahen nga pamja e fshehur
  • 3:05 - 3:07
    dhe përplasen me murin.
  • 3:07 - 3:10
    Dhe secila valë mbart informacion
  • 3:10 - 3:12
    rreth objektit të fshehur që e dërgoi.
  • 3:12 - 3:14
    Ndaj mund t'i marrim këto matje
  • 3:14 - 3:17
    dhe t'ia kalojmë
    një algoritmi rindërtues
  • 3:17 - 3:20
    që më pas të ndërtojmë
    gjeometrinë 3D të pamjes së fshehur.
  • 3:21 - 3:25
    Tani dua t'ju tregoj dhe një rast tjetër
    të një pamjeje të brendshme që kapëm,
  • 3:25 - 3:28
    kësaj radhe me shumë lloje të
    ndryshme objektesh të fshehura.
  • 3:28 - 3:30
    Këto objekte kanë pamje të ndryshme,
  • 3:30 - 3:32
    ndaj e reflektojnë dritën ndryshe.
  • 3:32 - 3:36
    Për shembull, kjo statuja me shkëlqim
    e dragoit e reflekton dritën ndryshe
  • 3:36 - 3:38
    nga topi i diskos me pasqyra
  • 3:38 - 3:41
    apo nga statuja e hedhësit të diskut.
  • 3:41 - 3:44
    Dhe mund t'i shohim
    ndryshimet e dritës së reflektuar
  • 3:44 - 3:47
    duke e përfytyruar si ky vëllimi 3D,
  • 3:47 - 3:51
    ku thjesht kemi marrë imazhe të videos
    dhe i kemi bashkuar bashkë.
  • 3:51 - 3:55
    Dhe koha këtu paraqitet si
    dimensioni i thellësisë së kubit.
  • 3:56 - 3:59
    Këto njollat e shndritshme
    janë reflektimet e dritës
  • 3:59 - 4:02
    nga secila faqe e topit të diskos
  • 4:02 - 4:04
    duke u shpërndarë në mur
    përgjatë kohës.
  • 4:04 - 4:08
    Vijat e ndritshme të dritës,
    të cilat arrijnë më shpejt,
  • 4:08 - 4:12
    janë nga statuja me shkëlqim
    e dragoit që është më afër murit,
  • 4:12 - 4:16
    dhe vijat e tjera të dritës vijnë nga
    reflektimi i dritës me raftin e librave
  • 4:16 - 4:17
    dhe nga statuja.
  • 4:18 - 4:22
    Gjithashtu, ne mund t'i përfytyrojmë
    këto matje imazh pas imazhi,
  • 4:22 - 4:23
    si një video,
  • 4:23 - 4:25
    për të parë dritën që shpërndahet.
  • 4:25 - 4:29
    Dhe, sërish, këtu shohim si fillim
    reflektimin e dritës nga dragoi,
  • 4:29 - 4:30
    që është më afër murit,
  • 4:30 - 4:34
    ndjekur nga njollat e
    shndritshme nga topi i diskos,
  • 4:34 - 4:37
    dhe reflektimet e tjera
    nga rafti i librave.
  • 4:37 - 4:41
    Dhe, në fund, shohim të reflektuar
    valët e dritës nga statuja.
  • 4:42 - 4:45
    Këto valë drite që ndriçojnë murin
  • 4:45 - 4:49
    janë si fishekzjarre që zgjasin
    një të biliontin e sekondës.
  • 4:54 - 4:57
    Edhe pse këto objekte e
    reflektojnë dritën ndryshe,
  • 4:57 - 5:00
    ne mund ta ndërtojmë formën e tyre.
  • 5:00 - 5:02
    Dhe kjo është pamja që
    mund të shohim nga pas kthesës.
  • 5:04 - 5:07
    Tani dua t'ju tregoj dhe një
    shembull tjetër pak më ndryshe.
  • 5:07 - 5:10
    Në këtë video mund të më shihni
    mua të veshur me një kostum reflektues
  • 5:10 - 5:15
    dhe sistemin tonë të kamerës që
    skanon murin katër herë në sekondë.
  • 5:15 - 5:16
    Kostumi është reflektues,
  • 5:16 - 5:19
    në mënyrë që të kapim
    mjaftueshëm fotone
  • 5:19 - 5:23
    për të parë se ku
    unë jam dhe çfarë po bëj,
  • 5:23 - 5:26
    pa e drejtuar kamerën nga unë.
  • 5:26 - 5:30
    Duke kapur fotonet që
    shpërndahen nga muri në kostum,
  • 5:30 - 5:32
    sërish në mur dhe më pas te kamera,
  • 5:32 - 5:36
    ne mund të regjistrojmë këtë
    video të tërthortë në kohë reale.
  • 5:37 - 5:40
    Dhe mendojmë se kjo lloj imazherie
    praktike jo në vijën e shikimit
  • 5:40 - 5:44
    mund të jetë e dobishme për
    zbatime si makinat që ecin vetë,
  • 5:44 - 5:46
    por edhe për imazheri biomjekësore,
  • 5:46 - 5:50
    ku na duhet të shohim
    strukturat e imëta të trupit.
  • 5:50 - 5:53
    Dhe mbase mund të vendosim
    kamera të tilla në robotët
  • 5:53 - 5:56
    që dërgojmë të eksplorojnë
    planetet e tjera.
  • 5:57 - 6:00
    Mbase keni dëgjuar për shikimin
    përreth qosheve më parë,
  • 6:00 - 6:02
    por kjo që ju tregova sot
    do ishte e pamundur
  • 6:02 - 6:03
    para dy vitesh.
  • 6:03 - 6:07
    Për shembull, ne sot mund të pasqyrojmë
    skena të mëdhaja në ambiente të jashtme
  • 6:07 - 6:09
    dhe në kohë reale,
  • 6:09 - 6:14
    dhe kemi bërë përmirësime domethënëse
    për ta bërë këtë teknologji praktike
  • 6:14 - 6:16
    që të arrijmë ta shohim
    te një makinë një ditë.
  • 6:16 - 6:19
    Por, sigurisht, ka ende sfida.
  • 6:19 - 6:23
    Për shembull, a mund të pasqyrojmë
    skena të fshehura në distanca të largëta
  • 6:23 - 6:26
    ku grumbullojmë shumë pak fotone,
  • 6:26 - 6:29
    me lazerë që kërkojnë pak fuqi
    dhe janë të sigurta për syrin tonë?
  • 6:30 - 6:32
    Apo, a mund të pasqyrojmë
    imazhe nga fotonet
  • 6:32 - 6:34
    që janë shpërndarë shumë herë
  • 6:34 - 6:37
    dhe jo vetëm një kërcim
    përreth qoshes?
  • 6:37 - 6:41
    A mund ta marrim prototipin tonë,
    që, në fakt, është i madh dhe i rëndë,
  • 6:41 - 6:44
    dhe ta zvogëlojmë
    aq sa të jetë i dobishëm
  • 6:44 - 6:45
    për imazheri biomjekësore
  • 6:45 - 6:48
    apo mbase një lloj
    sistemi i përmirësuar sigurie?
  • 6:48 - 6:54
    A mund ta përdorim këtë mënyrë të re
    imazherie edhe për zbatime të tjera?
  • 6:54 - 6:56
    Është një teknologji e re emocionuese
  • 6:56 - 6:59
    dhe mund të dalin plot gjëra
    të reja që nuk i kemi menduar
  • 6:59 - 7:00
    për t'i përdorur.
  • 7:00 - 7:02
    Epo, një e ardhme
    me makina që ecin vetë
  • 7:02 - 7:05
    mund të na duket e largët,
  • 7:05 - 7:07
    por jemi duke zhvilluar teknologji që
  • 7:07 - 7:09
    mund t'i bëjnë makinat
    më të sigurta e më të zgjuara.
  • 7:10 - 7:13
    Dhe me ritmin e shpejtë
    të zbulimeve dhe risive shkencore,
  • 7:13 - 7:16
    kurrë nuk i dihet se çfarë
    mundësish të reja dhe emocionuese
  • 7:16 - 7:18
    mund të jenë pas qoshes.
  • 7:19 - 7:22
    (Duartrokitje)
Title:
Një kamerë që mund të shohi përrreth qosheve
Speaker:
David Lindell
Description:

Për të punuar në mënyrë të sigurt, makinat që ecin vetë duhet të shmangin pengesat, përfshirë ato që janë përtej shikimit. Që kjo të ndodhi, ne na duhet një teknologji që sheh më mirë se njerëzit, thotë inxhinieri elektrik David Lindell. Shtrëngohuni fort për një demonstrim të shpejtë dhe novator teksa Lindell shpjegon potencialin domethënës të kamerave me shpejtësi të lartë që mund të zbulojnë objekte të fshehura perreth qosheve.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
07:34

Albanian subtitles

Revisions