Return to Video

Ryan Merkley: Video në internet - me shënime, e ripunuar dhe kërcyese

  • 0:02 - 0:06
    Për ta kuptuar botën ku jetojmë,
    ne tregojmë histori.
  • 0:06 - 0:09
    Dhe ndërkohë që ripunimi dhe shpërndarja
    përdoren për të përcaktuar
  • 0:09 - 0:11
    web, siç e njohim,
  • 0:11 - 0:14
    të gjithë ne mund të bëhemi pjesë e asaj
    historie nëpërmjet mjeteve të thjeshta,
  • 0:14 - 0:17
    që na lejojnë të bëjmë gjëra në internet.
  • 0:17 - 0:21
    Por videoja është lënë jashtë.
    Ajo mbërriti në web
  • 0:21 - 0:24
    në një kutizë të vogël, dhe aty ka ngelur,
  • 0:24 - 0:27
    tërësisht e shkëputur nga mesazhi
    dhe përmbajtja
  • 0:27 - 0:29
    rreth saj.
  • 0:29 - 0:31
    Në fakt, në më shumë se një dekadë në web,
    gjëja e vetme
  • 0:31 - 0:34
    që ka ndryshuar rreth videos
    është madhësia e kutizës
  • 0:34 - 0:37
    dhe cilësia e fotografisë.
  • 0:37 - 0:40
    Popcorn-i e ndryshon të gjithën këtë.
  • 0:40 - 0:43
    Është një mjet në internet që lejon çdokënd
    të kombinojë videon
  • 0:43 - 0:47
    me përmbajtjen e tërhequr direkt nga web.
  • 0:47 - 0:50
    Videot e krijuara me Popcorn
    sillen si vetë web:
  • 0:50 - 0:54
    dinamike, plot me lidhje,
    dhe tërësisht të kombinueshme,
  • 0:54 - 0:59
    dhe më në fund të lejuara
    për t'u shkëputur nga korniza.
  • 0:59 - 1:01
    Dua t'ju demonstroj një prototip
  • 1:01 - 1:03
    që po punojmë dhe do ta hedhim
    në internet këtë vjeshtë.
  • 1:03 - 1:08
    Do të jetë plotësisht e lirë,
    dhe do të punojë në çdo shfletues.
  • 1:08 - 1:11
    Kështu, çdo produksion Popcorn
    fillon me videon,
  • 1:11 - 1:13
    prandaj kam përgatitur një klip
    të shkurtër 20 sekondash,
  • 1:13 - 1:17
    duke përdorur një model lajmesh
    që ne përdorim në praktiken tone.
  • 1:17 - 1:21
    Le ta shohim. Do t'i rikthehemi,
    dhe do t'ju tregojmë se si e realizuam.
  • 1:21 - 1:24
    Përshëndetje, dhe mirëserdhët
    në lajmet e mia të reja.
  • 1:24 - 1:26
    Kam shtuar vendndodhjen time
    me Hartën e Google,
  • 1:26 - 1:29
    dhe është drejtpërdrejt,
    pra provoni të lëvizni vërdallë.
  • 1:29 - 1:33
    Ju mund të shtoni reklama nderhyrese me lidhje
    të drejtpërdrejta dhe ikona të personalizuara,
  • 1:33 - 1:36
    ose të fusni përmbajtje
    nga çdo shërbim web, si Flickr,
  • 1:36 - 1:41
    apo të shtoni artikuj, apo postime ditari
    me lidhje, që të çojnë në përmbajtjen e plotë.
  • 1:41 - 1:45
    Pra le të kthehemi pas, dhe do t'jua shpjegoj
    çfarë patë. Ka shumë gjëra aty.
  • 1:45 - 1:48
    Pra ky është minutazhi, dhe nëse
    keni përpunuar ndonjëherë video,
  • 1:48 - 1:51
    jeni familjar me këtë, por në vend
    të klipeve në minutazh,
  • 1:51 - 1:55
    ajo çfarë shihni janë ngjarje ne web
    të futura në video.
  • 1:55 - 1:57
    Tani në këtë produksion Popcorn që kemi
  • 1:57 - 2:01
    etiketa e titullit, kemi një Hartë te Google
    që na shfaqet
  • 2:01 - 2:03
    pamje-pas-pamje, më pas Popcorn
    e lejon të zgjerohet
  • 2:03 - 2:07
    jashtë kornizës dhe të zaptojë
    ekranin e plotë.
  • 2:07 - 2:09
    Janë dy reklama nderhyrese që sjellin
    informacione të tjera
  • 2:09 - 2:14
    dhe një artikull final me një lidhje
    për te artikulli origjinal.
  • 2:14 - 2:17
    Le të shkojmë te kjo Hartë e Google,
    dhe do t'ju tregoj si ta përpunoni.
  • 2:17 - 2:20
    Gjithçka që duhet të bëni, shkoni te
    minutazhi, dopio-klikoni artikullin,
  • 2:20 - 2:23
    dhe e kam caktuar në Toronto,
    sepse prej andej jam.
  • 2:23 - 2:26
    Le ta caktojmë diku tjetër.
  • 2:26 - 2:29
    Popcorn menjëherë shkon në web,
  • 2:29 - 2:32
    komunikon me Google, merr hartën,
    dhe e vendos në ekran.
  • 2:32 - 2:34
    Dhe është e njëjta gjë
  • 2:34 - 2:36
    për njerëzit që shohin produksionin tuaj.
  • 2:36 - 2:38
    Dhe është drejtpërdrejt. Nuk është imazh.
    Pra e klikoni,
  • 2:38 - 2:43
    e afroni, direkt në pamjen e rrugës,
    po të doni.
  • 2:43 - 2:46
    Tani në këtë video, përmenda shtimin
    e një furnizuesi të drejtpërdrejtë,
  • 2:46 - 2:49
    të cilin mund ta bëjmë tani, pra,
    le të shtojmë një furnizim të drejtpërdrejtë
  • 2:49 - 2:52
    nga Flickr. Shkoni sipër në anën e djathtë,
  • 2:52 - 2:54
    zgjidhni Flickr nga lista e opsioneve,
  • 2:54 - 2:56
    zvarriteni për te minutazhi,
  • 2:56 - 2:59
    dhe vendoseni aty ku doni të shfaqet,
  • 2:59 - 3:01
    dhe menjëherë ai shkon te Flickr dhe
    fillon të tërheqë
  • 3:01 - 3:04
    imazhe të bazuara në etiketa.
    Tani, programuesit e mi
  • 3:04 - 3:08
    i pëlqejnë kuajt e rinj (poni),
    prandaj e vunë si etikete standart.
  • 3:08 - 3:11
    Le të provojmë diçka tjetër,
  • 3:11 - 3:15
    mbase diçka më me lidhje për sot.
  • 3:15 - 3:17
    Këto janë imazhet e drejtpërdrejta
    të tërhequra direkt nga furnizuesi.
  • 3:17 - 3:19
    Nëse vini ta shihni këtë mbas një jave,
  • 3:19 - 3:21
    kjo do të jetë tërësisht e ndryshme,
  • 3:21 - 3:23
    dinamike, ashtu si web, dhe po si web,
  • 3:23 - 3:25
    gjithçka ka burimin,
    pra klikoni lidhjen tuaj,
  • 3:25 - 3:29
    dhe shkoni direkt te Flickr dhe
    shikoni imazhin burimor.
  • 3:29 - 3:31
    Gjithçka që patë sot është ndërtuar me
  • 3:31 - 3:35
    blloqet elementare të web:
    HTML, CSS dhe JavaScript.
  • 3:35 - 3:37
    Që do të thotë se është tërësisht
    e përpunueshme. Gjithashtu do të thotë
  • 3:37 - 3:39
    që nuk ka program të patentuar.
    Gjithçka ju duhet
  • 3:39 - 3:42
    është një shfletues i web.
  • 3:42 - 3:46
    Pra imagjinoni sikur çdo video
    që keni parë në web
  • 3:46 - 3:49
    të funksiononte si web,
    tërësisht e ripunueshme,
  • 3:49 - 3:51
    e lidhur me përmbajtjen burimore,
    dhe ndërvepruese
  • 3:51 - 3:54
    për çdokënd që e shikon atë.
  • 3:54 - 3:57
    Mendoj se Popcorn mund të ndryshojë mënyrën
    se si i tregojmë historitë në web,
  • 3:57 - 3:59
    dhe mënyrën se si e kuptojmë botën
    ku jetojmë.
  • 3:59 - 4:05
    Faleminderit. (Duartrokitje)
Title:
Ryan Merkley: Video në internet - me shënime, e ripunuar dhe kërcyese
Speaker:
Ryan Merkley
Description:

Videot në web duhet të funksionojnë si vetë web: Dinamike, plot me lidhje, harta dhe informacione që mund të ndryshohen dhe përditësohen drejtpërdrejt, thotë Shefi Operacional i Fondacionit Mozilla Ryan Merkley. Në skenën TED ai demonstron Popcorn Maker, një mjet i bazuar në web për ripunimin e lehtë të videove. (Shikoni një TEDTalk të ripunuar duke përdorur Popcorn Maker -- dhe ripunojeni vetë.)

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
04:25

Albanian subtitles

Revisions