Jeta e padukshme e fshehur nën akullin e Antarktikës.
-
0:00 - 0:03A mund ta gjeni se çfarë është kjo?
-
0:04 - 0:08Çka nëse ju them se ekziston një vend
ku krijesat përbëhen nga xhami? -
0:08 - 0:11Ose ka edhe forma të tjera të jetesës
të padukshme për neve, -
0:11 - 0:14por astronautët i shohin gjatë
gjithë kohës? -
0:14 - 0:16Këto krijesa të padukshme të xhamit
-
0:16 - 0:19nuk janë jashtëtokësor
në një planet të largët. -
0:19 - 0:20Janë diatome:
-
0:20 - 0:24fotosintetike, alga njëqelizore
të përgjegjshme për prodhimin e oksigjenit -
0:24 - 0:27dhe për të ndihmuar
retë në një shkallë planetare -
0:27 - 0:31dhe me eksoskeletone të skalitura
në mënyrë të ndërlikuar, gjeometrike -
0:31 - 0:32të bëra nga xhami.
-
0:32 - 0:36Mund t'i shihni ato në shakullimat e
ngjyrave të sipërfaqeve të oqeaneve -
0:36 - 0:37prej hapësirës.
-
0:37 - 0:38Dhe kur ato vdesin,
-
0:38 - 0:41shtëpitë e tyre të xhamit fundosen
në thellësitë e oqeaneve, -
0:41 - 0:42duke e marrë karbonin nga ajri
-
0:42 - 0:43me to në arkivol,
-
0:43 - 0:45duke llogaritur një shumë
të konsiderueshme -
0:45 - 0:48të sekuestrimit të karbonit nëpër oqeane.
-
0:48 - 0:50Ne jetojmë në një planet të alienëve.
-
0:50 - 0:53Ka shumë jetë të cuditshme që
mund t'i studiojmë këtu në Tokë, -
0:53 - 0:56dhe shumë nga ato jetojnë
në cepat e botës sonë, -
0:56 - 0:59pikëpamjes sonë dhe kuptimit tonë.
-
0:59 - 1:01Një nga këto cepa është Antarktika.
-
1:02 - 1:04Në mënyrë tipike,
kur mendojnë për Antarktikën, -
1:04 - 1:07ne mendojmë për
një vend të thatë dhe pa jetë... -
1:07 - 1:09përveç disa pinguinëve.
-
1:09 - 1:12Por Antarktika duhet të njihet më mirë
si oazi polar i jetës, -
1:12 - 1:16shtëpia e krijesave të pafundme
që janë jashtëzakonisht magjepsëse. -
1:16 - 1:19Po pse nuk i kemi parë ne ato
në dokumentarin e fundit të natyrës? -
1:19 - 1:22Ato fshihen nën borë dhe akull,
-
1:22 - 1:24virtualisht të padukshme për ne.
-
1:24 - 1:26Ato janë mikrobe:
-
1:26 - 1:29bimë dhe kafshë të vogla që jetojnë
të ngulitura brenda akullnajave, -
1:29 - 1:31nën akullin e detit
-
1:31 - 1:33dhe notojnë në pellgje subglaciale.
-
1:33 - 1:36Dhe ata nuk janë më pak karizmatik
se ndonjë megafaunë -
1:36 - 1:39të cilën jeni mësuar ta shihni në
dokumentar për natyrën. -
1:39 - 1:44Por si t'i detyrojmë njerëzit të
eksplorojmë atë që nuk e shohin? -
1:44 - 1:47Kohët e fundit kam udhëhequr një
ekspeditë pesë-javore në Antarktikë -
1:47 - 1:51për tu bërë prodhuese filmash për
jetën e egër në shkallë mikrobiale. -
1:51 - 1:53Me pajisje që peshonin 90kg.
-
1:53 - 1:55Hipa në një avion ushtarak
-
1:55 - 1:57dhe sjella mikroskopë në fushë
-
1:57 - 2:01për të xhiruar dhe
për të hetuar këto ekstremofile, -
2:01 - 2:03për t'a njohur më mirë
këtë ekosistem -
2:03 - 2:06në të cilin jetojmë në Tokë.
-
2:06 - 2:09Për t'i xhiruar këto krijesa
të padukshme në lëvizje, -
2:09 - 2:11Duhet të shihja vendin
të cilin ato e quajnë shtëpi. -
2:11 - 2:13Duhet të ndërmerrja këtë, nën akull.
-
2:13 - 2:18Çdo vit, akulli i detit pothuajse
dyfishon madhësinë e plotë të Antarktikës. -
2:18 - 2:20Për të shikuar nën
akullin e trashë, -
2:20 - 2:25unë u ngjita në një tub të gjatë, metalik
të futur nën akullin e detit, -
2:25 - 2:29për të dëshmuar një
ekosistem të mbushur me jetë, -
2:29 - 2:33ndërsa pezullohet midis detit
dhe tavanit të ndriçuar të akullit. -
2:33 - 2:36Ja se si dukej nga jashtë.
-
2:36 - 2:38Ishte absolutisht magjike.
-
2:38 - 2:43Disa nga kriteret që gjeta ishin gjëra
të lezetshme, ashtu si karkalecat e farës -
2:43 - 2:46dhe diatomet gjeometrike.
-
2:46 - 2:49Pastaj shkova më larg
për të bërë kamping në luginat e thata -
2:49 - 2:50për disa javë.
-
2:50 - 2:5298% e Antarktikës është e
mbuluar me akull -
2:52 - 2:56dhe Luginat e thata janë zona më e madhe
të Antarktikës ku në të vërtetë -
2:56 - 2:58mund të shihni
se si duket vetë kontinenti. -
2:58 - 3:02I provova bakteret në "Ujëvarat e Gjakut".
-
3:02 - 3:06një fenomen natyror i një pellgu
subglacial, duke nxitur oksid hekuri -
3:06 - 3:10që mendohej të ishte krejt pa jetë
deri pak më shumë se një dekadë më parë. -
3:10 - 3:13Dhe ngjita një akullnajë
për të shpuar në të, -
3:13 - 3:15duke zbuluar kriterë të panumërt,
-
3:15 - 3:18kriterë aktiv, duke jetuar
jetën e tyre më të mirë -
3:18 - 3:20që është i ngulitur në shtresat e akullit.
-
3:20 - 3:22Të njohura si vrima të kriokonitave,
-
3:22 - 3:26ato formohen atëherë kur
pjesët e vogla të baltës -
3:26 - 3:28hidhen në akullnajë
-
3:28 - 3:31dhe fillojnë të shkrihen në
vrima të vogla të cilat pastaj ngrihen, -
3:31 - 3:34ruajnë qindra njolla
brenda akullnajave, -
3:34 - 3:36ashtu si universe të ishujve,
-
3:36 - 3:39secila me ekosistemin e saj unik.
-
3:39 - 3:42Disa nga kriterët që kam gjetur
ju mund t'i njihni -
3:42 - 3:45për shembull këtë tardigradë të lezetshëm.
-
3:45 - 3:46I dashuroj këto,
-
3:46 - 3:48janë si arinj me kthetra.
-
3:48 - 3:49Të njohur si arinj ujorë,
-
3:49 - 3:52janë të famshëm që posedojnë superfuqi
-
3:52 - 3:54që i mundësojnë atyre të
mbijetojnë në situata ekstreme. -
3:54 - 3:57duke përfshirë vakumin e hapësirës.
-
3:57 - 4:00Por ju nuk keni nevojë që të
shkoni deri në hapësire -
4:00 - 4:02apo Antartikë për t'i gjetur ato.
-
4:02 - 4:04Ato jetojnë në myshqe në të
gjithë këtë planet, -
4:04 - 4:06nga trotuarët e deri te parqet.
-
4:06 - 4:09Ju sigurisht ecni pranë këtyre
kafshëve të padukshme cdo ditë. -
4:09 - 4:11Të tjerat mund të
duken të njohura, -
4:11 - 4:14por mund të jenë ende të panjohura
ashtu si nematodat. -
4:14 - 4:16As gjarpër e as krimb i Tokës,
-
4:16 - 4:18nematodat janë krijesa të tipit të tyre.
-
4:18 - 4:22Ato nuk mund të regjenerohen si krimbat,
ose të zvarriten si gjarpërinjtë, -
4:22 - 4:25por ato kanë disa
lloj gjilpëra brenda gojës së tyre, -
4:25 - 4:28me të cilat e kapin gjahun.
-
4:28 - 4:30Për secilin njeri në këtë planet,
-
4:30 - 4:33ekzistojnë 57 miliardë nematoda.
-
4:34 - 4:36Disa nga kriterët që ju
ndoshta nuk i njihni -
4:36 - 4:38në fakt kanë jetë magjepsëse
-
4:38 - 4:43ashtu si rotiferët që kanë kurora të
mrekullueshme -
4:43 - 4:47kiliatet me sisteme tretëse
aq transparente sa TMI. -
4:47 - 4:52dhe cianobakteria që duket si confetti
-
4:55 - 4:58Shpesh, ajo që shohim ne në rrjete sociale
-
4:58 - 5:02janë imazhe të mikroorganizmave
të skanuara me mikroskop. -
5:02 - 5:04që duken si përpindësha të frikshëm.
-
5:04 - 5:07Pa i parë ata duke lëvizur,
jeta e tyre na duket eluzive, -
5:07 - 5:09pavarësisht se ata jetojnë
në pothuajse cdo vend. -
5:09 - 5:12Si është jeta e tyre e përditshme?
-
5:12 - 5:14Si ndërveprojnë ato me ambientin e tyre?
-
5:14 - 5:18Nëse do ta kishit parë thjesht një foto
të një pinguini në një kopsht zoologjik, -
5:18 - 5:22por asnjëherë nuk e keni parë një duke
u tundur dhe duke rrëshqitur në akull, -
5:22 - 5:25ju nuk do t'i kuptonit
plotësisht pinguinët. -
5:25 - 5:27Duke i parë mikrokrijesat në lëvizje,
-
5:27 - 5:30ne i kuptojnë më mirë jetët
e këtyre krijesave. -
5:30 - 5:34Pa e dokumentuar jetën e padukshme
të Antarktikës në kopshtet tona, -
5:34 - 5:37ne nuk kuptojmë sa shumë krijesa
e ndajnë botën me ne. -
5:37 - 5:40Kjo domethënë se ne ende nuk e kemi
një perspektivë të qartë -
5:40 - 5:42për planetin tonë të cuditshëm.
-
5:42 - 5:44Faleminderit!
- Title:
- Jeta e padukshme e fshehur nën akullin e Antarktikës.
- Speaker:
- Ariel Waldman
- Description:
-
Në këtë turne në botën mikroskopike, eksploratorja dhe artistja Ariel Waldman prezanton krijesat karizmatike që pluskojnë nën shtresën e akullit të Antarktidës, më e madhja në tokë. Nga arinjtë polarë "të mërzitur" deri tek algat gjeometrike të bëra prej qelqi, Waldman tregon sesi kjo tokë, në dukje e thatë është në të vërtetë një oazë polare e jetës - nëse ne thjesht dimë se ku mund të kërkojmë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 05:56
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Lea Noberdaliu edited Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Lea Noberdaliu edited Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Lea Noberdaliu edited Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice | ||
Lea Noberdaliu edited Albanian subtitles for The invisible life hidden beneath Antarctica's ice |