-
MBLEDHJA E THYESAVE EMËRUES TË NDRYSHËM
-
Na kërkohet që ti mbledhim 4/9 me 11/12 dhe ta shkruajmë përgjigjen tonë
-
si numër i përzier dhe pastaj ta thjeshtsojmë dhe ta shkruajmë përgjigjen tonë
-
si numër të përzier.
-
Pra, ja ku i kemi dy thyesa duke i mbledhur së bashku, por ne
-
i kemi emëruesit e ndryshëm.
-
Pra, kurdo që i mbledhni thyesat, e para çka duhet të bëni ju
-
është t'i shikoni emëruesit.
-
Nëse ata janë të njejtë, ju mund t'i mbledhni, por nëse janë të ndryshëm
-
si këtu, ju duhet t'i bëni ata që ta kenë të njejtin
-
emërues.
-
Pra, çka ne duhet të bëjmë është që ta gjejmë një numër i cili pjestohet me 9 dhe 12
-
dhe ai do të jetë emëruesi ynë
-
i përbashkët dhe do ta shihni se pse edhe 9-shi edhe 12-shi duhet që të
-
pjestohen në të.
-
Pra le të mendojmë se cili është ai numër dhe janë dy
-
mënyra për ta gjetur atë që do ta mund ta quanim
-
shumëfishi më i vogël i përbashkët, shumëfishi më i vogël i 9
-
dhe 12, i cili është përbashkët.
-
Një mënyrë është që disi të shiqohen shumëfishet e 9 dhe
-
të shiqohet nëse ndonjëri prej tyre është i pjestueshëm me 12.
-
Kështu, nëse filloni me 9-- mund ta bëjmë këtu.
-
Pra e keni 9, ky nuk është i pjestueshëm me 12.
-
18 nuk është i pjestueshëm me 12.
-
27 nuk është i pjestueshëm me 12.
-
36, mirë, ky është i pjestueshëm me 12.
-
Kjo është 12 here 3.
-
Pra 9 shkon në 36 dhe 12 shkon në 36.
-
Pra çka ne duam të bëjmë është ta shkruajmë emëruesin e përbashkët.
-
Kështu ne do të shkruajmë 4/9 si diçka mbi 36, dhe ne
-
do të shkruajmë 11/12 si diçka mbi 36.
-
Tash, për ta kthyer 9 tuaj në 36, ju duhet
-
që ta shumëzoni atë me 4, në rregull?
-
9 here 4 është baraz me 36.
-
Tash, ju nuk mundeni ta shumëzoni me 4 vetëm emëruesin .
-
Ju gjithashtu duhet ta shumëzoni edhe numruesin me të njejtin numër.
-
Pra nëse e shumëzoni numëruesin me 4, e keni 4
-
here 4 bëjnë 16.
-
Pra 4/9 është plotësisht e njejta gjë si 16/36.
-
Nëse donit që këtë ta thjeshtëzoni në 4/9, ju i pjestoni
-
edhe numëruesin edhe emëruesin me 4.
-
Tash, e bëjmë të njejtën gjë këtu.
-
36, 12 here 3, pra e shumëzojmë 12 me 3 për të fituar 36.
-
Mirë, po e bëmë këtë me emëruesin, duhet ta
-
bëjmë edhe me numëruesin, pra 11 here 3 bëjnë 33.
-
Andaj mu ashtu, ne tani kemi rishkruar secilën prej
-
thyesave ashtu që ta kenë emëruesin e përbashkët.
-
Emëruesi i përbashkët i tyre është 36.
-
Pra, tani jemi gati për t'i mbledhur.
-
Nëse i mbledhni këto dyja, do të kemi 36, sepse ne jemi duke
-
i konsideruar paksa si pjesë të 36 ose thyesa të 36, dhe
-
pastaj kemi 16 plus 33 te numëruesi.
-
Më lejoni që ta shkruaj.
-
16 plus 33 te numëruesi.
-
Dhe, 16 plus 33 bëjnë sa?
-
6 plus 33 do të bënin 39 dhe pastaj e keni
-
edhe një 10-she, andaj bëjnë 49.
-
Pra, është barazi me 49/36
-
Tash, a mund ta thjeshtëzojmë këtë?
-
49, është 7 në katror, andaj e ka 1, 7 dhe 49 si faktorë të tij.
-
Kjo ka 1-- i ka plot numra, por nuk është
-
i pjestueshëm me 7, andaj kjo në të vërtetë është në formën më të thjeshtë, por
-
kjo thyes e parregullt.
-
Numëruesi është më i madh se emëruesi.
-
Andaj ta shkruajmë si thyes të thjeshtë.
-
Për ta bërë këtë, ne e pjestojmë 49 me 36.
-
36 shkon në 49 sa here?
-
Mirë, ai shkon vetëm një here, andaj është baras me 1.
-
Dhe sa do të jetë mbetja?
-
Nëse 36 shkon në 49 një here, ose 1 here 36 është 36,
-
atëherë mbetja është 13 për të arritur deri te 49.
-
Pra, është 1 dhe 13/36.
-
Dhe ju mund ta bëni këtë me dorë, nëse doni?
-
Do të thoni 36 në 49.
-
36 shkon në 49 një herë.
-
1 here 36 bëjnë 36 dhe pastaj e zbritni.
-
9 minus 6 bëjnë 3.
-
4 minus 3 bëjnë 1.
-
Dhe e kni mbetjen e 13.
-
Pra, kjo është përgjigja juaj: 1 e 13/36.
-
MBLEDHJA E THYESAVE ME EMËRUES TË NDRYSHËM