< Return to Video

Ku eshte shtepia?

  • 0:01 - 0:03
    Nga je me origjine?
  • 0:03 - 0:05
    Eshte nje pyetje shume e thjeshte,
  • 0:05 - 0:07
    por ne ditet tona, pyetjet e thjeshta
  • 0:07 - 0:10
    kerkojne pergjigje gjithnje e me te komplikuara.
  • 0:10 - 0:13
    Njerezit gjithnje me pyesin se nga e kam origjinen,
  • 0:13 - 0:16
    dhe presin qe une te them India,
  • 0:16 - 0:19
    dhe kane te drejte, pasi 100 perqind
  • 0:19 - 0:23
    e gjakut dhe rrenjeve te mia jane Indiane.
  • 0:23 - 0:27
    Perjashtuar faktin, qe une nuk kam jetuar as edhe nje dite ne Indi.
  • 0:27 - 0:29
    Nuk flas as edhe nje fjale
  • 0:29 - 0:32
    prej me shume se 22,000 dialekteve indiane.
  • 0:32 - 0:34
    Pra, nuk mendoj se e kam fituar te drejten
  • 0:34 - 0:37
    per ta quajtur veten time Indian.
  • 0:37 - 0:38
    Po sikur "Nga vjen?"
  • 0:38 - 0:41
    te nenkuptoje "Ku je lindur, rritur dhe edukuar?"
  • 0:41 - 0:44
    atehere, une i bie te jem plotesisht prej atij vendi te vogel dhe shakaxhi
  • 0:44 - 0:45
    qe njihet si Anglia,
  • 0:45 - 0:48
    perpos faktit qe u largova nga Anglia sapo perfundova
  • 0:48 - 0:50
    studimet e mia universitare,
  • 0:50 - 0:51
    dhe gjate gjithe kohes qe u rrita,
  • 0:51 - 0:54
    isha i vetmi femije ne klase
  • 0:54 - 0:57
    qe nuk shembellente aspak si heronjte klasike angleze
  • 0:57 - 1:00
    qe sheh neper tekstet shkollore.
  • 1:00 - 1:01
    Dhe, nese "Nga vjen?"
  • 1:01 - 1:03
    nenkupton "Ku i paguan taksat?"
  • 1:03 - 1:05
    "Ku shkon te doktori dhe dentisti?"
  • 1:05 - 1:08
    atehere jam nga Shtetet e Bashkuara,
  • 1:08 - 1:10
    ku jetoj prej 48 vitesh tashme,
  • 1:10 - 1:12
    qe kur isha kalama.
  • 1:12 - 1:14
    Perjashtuar, ato shume vite,
  • 1:14 - 1:16
    kur me eshte dashur te mbaj me vete kete karten e vogel roze
  • 1:16 - 1:18
    me shirita jeshile qe pershkruajne fytyren time
  • 1:18 - 1:21
    qe me identifikonte si rezident i huaj.
  • 1:21 - 1:25
    Ne fakt, sa me shume qendroj ketu aq me teper i huaj ndihem.
  • 1:25 - 1:28
    (Te qeshura)
  • 1:28 - 1:29
    Dhe, nese "Nga vjen?"
  • 1:29 - 1:32
    do te thote "Cili vend i ka rrenjet me te thella brenda teje
  • 1:32 - 1:35
    dhe ku perpiqesh te kalosh me te shumten e kohes tende?"
  • 1:35 - 1:36
    atehere jam Japonez,
  • 1:36 - 1:39
    sepse jam perpjekur te jetoj sa me shume te mundem
  • 1:39 - 1:42
    keto 25 vitet e fundit ne Japoni.
  • 1:42 - 1:45
    Perjashtuar, ato vite ku kam qene atje me nje vize turisti,
  • 1:45 - 1:47
    dhe nuk jam shume i sigurt qe shume Japoneze
  • 1:47 - 1:50
    do deshironin te me konsideronin njerin prej tyre.
  • 1:50 - 1:53
    I thashe te gjitha keto thjesht per ti meshuar faktit
  • 1:53 - 1:56
    qe sa demode dhe i drejtperdrejte
  • 1:56 - 1:57
    eshte origjina ime,
  • 1:57 - 2:01
    pasi kur shkoj ne Hong Kong ose Sidnei ose Vankuver,
  • 2:01 - 2:03
    pjesa me e madhe e atyre qe njoh
  • 2:03 - 2:07
    jane shume me internacional dhe multi-kulturor sesa une.
  • 2:07 - 2:09
    Ato kane nje shtepi qe lidhet me prinderit e tyre,
  • 2:09 - 2:13
    nje tjeter qe lidhet me partnerin e tyre,
  • 2:13 - 2:16
    nje tjeter qe eshte ajo e vendit ku jetojne,
  • 2:16 - 2:19
    nje e katert lidhur me vendin ku ato enderrojne te jetojne,
  • 2:19 - 2:21
    dhe shume e shume te tjera.
  • 2:21 - 2:25
    Dhe te gjithe jeten do ta shpenzojne duke marre copeza
  • 2:25 - 2:28
    nga shume vende te ndryshme dhe ngjitur te gjitha bashke
  • 2:28 - 2:31
    si nje e plote qelqi te ngjyrosur.
  • 2:31 - 2:33
    Shtepia per ta eshte ne te vertete nje pune e vazhdueshme.
  • 2:33 - 2:36
    Eshte si nje projekt ku ato shtojne vazhdimisht
  • 2:36 - 2:39
    permiresime dhe korigjime.
  • 2:39 - 2:41
    Dhe per gjithnje me shume prej nesh,
  • 2:41 - 2:45
    toka ka pak te beje me nje grusht dhe'
  • 2:45 - 2:48
    sesa, mund te thuash, me nje copez shpirt.
  • 2:48 - 2:51
    Nese dikush papritur me pyet, "Ku eshte shtepia jote?"
  • 2:51 - 2:53
    Mendja me shkon tek e dashura ose shoku im i ngushte
  • 2:53 - 2:58
    ose kenget qe udhetojne me mua ngado qe une shkoj.
  • 2:58 - 3:00
    Keshtu jam ndjere perhera,
  • 3:00 - 3:02
    Por shtepia erdhi tek une,
  • 3:02 - 3:05
    disa vite me pare tek po ngjisja shkallet
  • 3:05 - 3:08
    e shtepise se prinderve ne Kaliforni,
  • 3:08 - 3:11
    dhe teksa veshtrova jashte dritareve te dhomes se ndenjes
  • 3:11 - 3:16
    vura re qe ishim rrethuar nga flake 20 metra te larta,
  • 3:16 - 3:18
    te njerit prej zjarreve qe shpesh formohen ne kodrat
  • 3:18 - 3:22
    e Kalifornise dhe vende te tjera te ketilla.
  • 3:22 - 3:25
    Dhe pas tre oresh, zjarri e kish kthyer shtepine time
  • 3:25 - 3:28
    dhe gjithcka tjeter ne te,
  • 3:28 - 3:31
    pervec meje, ne hi.
  • 3:31 - 3:34
    Kur u zgjova te nesermen,
  • 3:34 - 3:35
    po flija ne dyshemene e nje miku,
  • 3:35 - 3:38
    e vetmja gje qe kisha ne ato momente ishte nje furce dhembesh
  • 3:38 - 3:40
    qe sapo kisha blere ne nje supermarket 24 oresh.
  • 3:40 - 3:42
    Patjeter, nqse dikush do te me pyeste atehere,
  • 3:42 - 3:44
    "Ku eshte shtepia jote?"
  • 3:44 - 3:48
    do ta kisha te pamundur te tregoja ndonje objekt fizik.
  • 3:48 - 3:52
    Shtepia ime do te ishte gjithcka kisha brenda meje.
  • 3:52 - 3:56
    Dhe ne nje fare menyre, mendoj se kjo eshte nje liri e mrekullueshme.
  • 3:56 - 3:58
    Sepse, kur gjysherit e mi erdhen ne jete,
  • 3:58 - 4:01
    ato e kishin sensin e shtepise,
  • 4:01 - 4:04
    sensin e komunitetit, sikunder dhe ate te armiqesise,
  • 4:04 - 4:06
    e trasheguar qe ne lindje,
  • 4:06 - 4:09
    pa shume mundesi per ti shpetuar kesaj.
  • 4:09 - 4:13
    Sot, te pakten disa nga ne mund ta zgjedhim ku ndihemi ne shtepi,
  • 4:13 - 4:15
    te krijojme ndjenjen e perkatesise ne komunitet,
  • 4:15 - 4:19
    te formojme identitetin tone, dhe duke bere keshtu,
  • 4:19 - 4:21
    ndoshta mund te shkojme pertej
  • 4:21 - 4:23
    disa prej ndarjeve bardhe e zi
  • 4:23 - 4:25
    te koherave te gjysherve tone.
  • 4:25 - 4:26
    Nuk eshte rastesore qe presidenti
  • 4:26 - 4:29
    i vendit me te fuqishem ne bote eshte gjysem Kenian,
  • 4:29 - 4:31
    nje pjese te jetes kaluar ne Indonezi,
  • 4:31 - 4:34
    me nje kunat Kinezo-Kanadez.
  • 4:34 - 4:38
    Numri i njerezve qe jetojne ne vende qe nuk jane te tyret
  • 4:38 - 4:43
    tashme ka arritur ne 220 milion,
  • 4:43 - 4:45
    nje numer ky pothuajse i paimagjinueshem,
  • 4:45 - 4:49
    por qe sa e gjithe popullsia e Kanadase
  • 4:49 - 4:51
    dhe ajo e Australise
  • 4:51 - 4:53
    dhe me pas popullsine e Australise serish
  • 4:53 - 4:56
    dhe ate te Kanadase
  • 4:56 - 4:58
    dhe me pas ta dyfishosh ate numer,
  • 4:58 - 5:00
    serish do te kesh me pak njerez se sa ato
  • 5:00 - 5:02
    qe i perkasin ketij tribu levizes.
  • 5:02 - 5:04
    Dhe numri i atyre qe jetojne jashte vendit te tyre
  • 5:04 - 5:08
    po rritet gjithnje e me shume,
  • 5:08 - 5:11
    me 64 milion vetem ne 12 vitet e fundit,
  • 5:11 - 5:15
    shume shpejt do kete me shume njerez si ne sesa Amerikane.
  • 5:15 - 5:20
    Tashme ne jemi kombi i peste ne bote per nga madhesia.
  • 5:20 - 5:22
    Dhe ne fakt, ne qytetin me te madh ne Kanadase, Toronto,
  • 5:22 - 5:26
    rezidenti kryesor aty eshte ai qe ne te shkuaren quhej
  • 5:26 - 5:30
    i huaj, dikush i lindur ne nje vend tjeter.
  • 5:30 - 5:34
    Dhe une mendoj se bukuria e te qenit i rrethuar me te huaj
  • 5:34 - 5:36
    eshte qe te mban zgjuar.
  • 5:36 - 5:38
    Nuk mund te marresh asgje te mireqene.
  • 5:38 - 5:41
    Te udhetuarit per mua, eshte paksa si te qenit ne dashuri,
  • 5:41 - 5:45
    sepse ne menyre te papritur te gjithe senset te ndizen.
  • 5:45 - 5:49
    Papritur ndjehesh sikur i ke zbuluar modelet sekrete te botes.
  • 5:49 - 5:54
    Udhetimi i vertete i zbulimit, sikunder e ka cilesuar Marcel Proust,
  • 5:54 - 5:57
    nuk ka te beje me vizitimin e vendeve te reja,
  • 5:57 - 5:59
    por ne te parit me sy te rinj.
  • 5:59 - 6:01
    Dhe padyshim, tek ke sy te rinj,
  • 6:01 - 6:03
    edhe rrethinat e vjetra, edhe shtepia jote
  • 6:03 - 6:06
    behet dicka ndryshe.
  • 6:06 - 6:09
    Shume prej njerezve qe jetojne ne vende te tjera nga ato ku kane lindur
  • 6:09 - 6:12
    jane refugjate te cilet nuk kane dashur kurre te largohen nga shtepia
  • 6:12 - 6:15
    dhe te cilet vuajne per tu kthyer ne shtepite e tyre.
  • 6:15 - 6:16
    Por, per fatlumet mes nesh,
  • 6:16 - 6:21
    mendoj se koha e levizshmerise sjell mundesi te reja.
  • 6:21 - 6:22
    Padyshim, teksa jam duke udhetuar
  • 6:22 - 6:24
    vecanerisht ne qytetet me te medha te botes,
  • 6:24 - 6:26
    njeriu i zakonshem qe takoj sot
  • 6:26 - 6:31
    eshte nje grua e re, gjysem Koreane e gjysem Gjermane
  • 6:31 - 6:32
    qe jeton ne Paris.
  • 6:32 - 6:35
    Dhe sapo ajo takohet me nje djale te ri nga Edinburgu,
  • 6:35 - 6:39
    gjysem Tajlandez, gjysem Kanadez,
  • 6:39 - 6:41
    ajo e pranon ate si te llojit te saj.
  • 6:41 - 6:45
    Ajo kupton se ka me shume gjera te perbashketa me te
  • 6:45 - 6:49
    sesa me dike plotesisht Korean ose Gjerman.
  • 6:49 - 6:52
    Ndaj ata behen miq. Bien ne dashuri.
  • 6:52 - 6:54
    Levizin ne New York City.
  • 6:54 - 6:56
    (Te qeshura)
  • 6:56 - 6:58
    ose Edinburgh.
  • 6:58 - 7:01
    Dhe vajza e vogel qe lind nga bashkimi i tyre
  • 7:01 - 7:03
    nuk do te jete as Koreane, Gjermane
  • 7:03 - 7:05
    Franceze apo Tajlandeze, a Skoceze a Kanadeze
  • 7:05 - 7:08
    as Amerikane, por nje perzierje e mrekullueshme, ne ndryshim
  • 7:08 - 7:12
    te vazhdueshem, e gjithe ketyre vendeve.
  • 7:12 - 7:14
    Dhe si rrjedhoje, gjithcka
  • 7:14 - 7:17
    ajo vajze e vogel enderron rreth kesaj bote,
  • 7:17 - 7:20
    shkruan rreth kesaj bote, mendon rreth kesaj bote,
  • 7:20 - 7:22
    mund te jete dicka ndryshe,
  • 7:22 - 7:25
    sepse vjen nga kjo perzierje e paprecedent
  • 7:25 - 7:27
    kulturash.
  • 7:27 - 7:30
    Pra, me e rendesishmja tani nuk eshte se nga vime
  • 7:30 - 7:32
    por se ku po shkojme.
  • 7:32 - 7:35
    Gjithnje e me shume ne jemi duke u fokusuar ne te ardhmen
  • 7:35 - 7:38
    ose te tashmen, sesa te shkuaren.
  • 7:38 - 7:40
    Dhe shtepia, sic e dime, nuk eshte thjesht vendi
  • 7:40 - 7:43
    ku kemi lindur.
  • 7:43 - 7:47
    Eshte vendi ku ne behemi vetvetja.
  • 7:47 - 7:49
    Dhe ende,
  • 7:49 - 7:52
    ka nje problem te madh me levizshmerine,
  • 7:52 - 7:55
    sepse eshte shume e veshtire te marresh kuzhinetat e tua
  • 7:55 - 7:57
    kur ndodhesh ne ajer.
  • 7:57 - 8:00
    Disa vite me pare, vura re se kisha grumbulluar
  • 8:00 - 8:04
    nje milion milje vetem ne United Airlines.
  • 8:04 - 8:06
    Te gjithe e njihni ate sistem,
  • 8:06 - 8:09
    ku gjashte dite ne ferr, sherbehen me nje dite qendrim falas.
  • 8:09 - 8:13
    (Te qeshura)
  • 8:13 - 8:15
    Dhe nisa te mendoj se ne te vertete,
  • 8:15 - 8:19
    levizshmeria eshte po aq e mire sa edhe sensi i jolevizshmerise
  • 8:19 - 8:22
    po te perpiqemi ta sjellim ne nje perspektive te re.
  • 8:22 - 8:25
    Dhe pas tete muajsh pasi mu dogj shtepia,
  • 8:25 - 8:28
    takova rastesisht nje mikun tim mesues ne nje gjimnaz te qytetit,
  • 8:28 - 8:31
    dhe me tha, "Kam gjetur vendin e persosur per ty."
  • 8:31 - 8:34
    "Me te vertete?" I thashe. Jam si natyre gjithnje disi dyshues
  • 8:34 - 8:35
    tek degjoj fjale te tilla.
  • 8:35 - 8:36
    "Jo, e kam me gjithe mend", vazhdoi ai,
  • 8:36 - 8:38
    "Eshte vetem tre ore larg me makine,
  • 8:38 - 8:40
    dhe nuk eshte shume e shtrenjte,
  • 8:40 - 8:43
    dhe jam i sigurt qe nuk i ngjason asnje vendi ku ke qene me pare."
  • 8:43 - 8:48
    "Hmm." Kish filluar te me intrigonte idea. "C'eshte kjo?"
  • 8:48 - 8:50
    "Epo-" Ketu miku im nisi te sikletosej pak-
  • 8:50 - 8:54
    "Ne fakt eshte nje vend i vetmuar Katolik."
  • 8:54 - 8:56
    Kjo ishte pergjigja e gabuar.
  • 8:56 - 8:58
    Kisha kaluar 15 vite ne nje shkolle Anglikane,
  • 8:58 - 9:03
    dhe kisha lexuar mjaft libra fetare dhe pare boll kryqe sa te me zgjasnin per gjithe jeten.
  • 9:03 - 9:05
    Disa jete ne fakt.
  • 9:05 - 9:08
    Por miku im me bindi qe ai nuk ish Katolik,
  • 9:08 - 9:09
    ashtu si dhe nuk qene shumica e studenteve te tij,
  • 9:09 - 9:12
    por ai i bente atje klasat e tij cdo pranvere.
  • 9:12 - 9:17
    Dhe sikunder me tha, edhe me te levizshmit, shkaterruesit,
  • 9:17 - 9:21
    15 vjecaret Kaliforniane totalisht nen trysnin e testosteronit
  • 9:21 - 9:24
    duhej te kalonin tre dite ne heshtje
  • 9:24 - 9:28
    dhe dicka brenda tyre zbardhej dhe qetesohej.
  • 9:28 - 9:31
    Ai gjeti veten.
  • 9:31 - 9:33
    Mendova, "Gjithcka qe mund te funksionoje per nje 15 vjecar
  • 9:33 - 9:35
    duhet te bej pune dhe per mua."
  • 9:35 - 9:38
    Mora makinen, dhe ngava per tre ore ne veri te Kalifornise
  • 9:38 - 9:40
    pergjate bregdetit,
  • 9:40 - 9:42
    dhe rruget sa vinin e beheshin me te zbrazta e te ngushta,
  • 9:42 - 9:45
    dhe me pas u ktheva ne nje rruge edhe me te ngushte,
  • 9:45 - 9:49
    shume pak e shtruaar, qe gjarperoi per 3 km
  • 9:49 - 9:51
    deri ne maje te malit.
  • 9:51 - 9:54
    Kur zbrita nga makina,
  • 9:54 - 9:57
    ajri jashte pulsonte.
  • 9:57 - 9:58
    I gjithe vendi ishte absolutisht i heshtur,
  • 9:58 - 10:02
    por heshtja nuk ish mungese zhurme.
  • 10:02 - 10:06
    Ishte nje prezence energjie qe te gjalleronte.
  • 10:06 - 10:09
    Dhe nen kembet e mia qendronte, e palevizshmja pllake blu
  • 10:09 - 10:12
    e Oqeanit Paqesor.
  • 10:12 - 10:16
    Perqark meje ishin 300 hektare shkurresh te egra te thara.
  • 10:16 - 10:19
    Shkova ne dhomen qe me kishin caktuar per te fjetur.
  • 10:19 - 10:21
    E vogel, por jashtezakonisht e rehatshme,
  • 10:21 - 10:23
    kish nje krevat, nje karrike lekundese
  • 10:23 - 10:26
    nje tavoline e gjate dhe nje dritare edhe me te gjate
  • 10:26 - 10:30
    qe shihte jashte ne nje kopesht te vogel, privat
  • 10:30 - 10:34
    dhe me pas rreth 350 metra bari te verdhe te larte
  • 10:34 - 10:37
    qe shtrihej gjer ne det.
  • 10:37 - 10:40
    U ula, e nisa te shkruaj,
  • 10:40 - 10:41
    te shkruaj, e te shkruaj,
  • 10:41 - 10:45
    ndonese kisha shkuar atje per tu larguar nga tavolina ime e shkrimit.
  • 10:45 - 10:49
    Dhe nga momenti qe u cova, kishin kaluar kater ore.
  • 10:49 - 10:51
    Nata kish zbritur,
  • 10:51 - 10:56
    dhe dola jashte nen kete qiell qe ngjante si kripore e permbysur plot me yje
  • 10:56 - 10:58
    e mund te dalloja ate bisht te gjate dritash makine
  • 10:58 - 11:03
    qe zhdukeshin ne kthesat e largeta prej 20 km ne jug.
  • 11:03 - 11:06
    Tashme dukej se shqetesimet e nje dite me pare
  • 11:06 - 11:08
    ishin zhdukur.
  • 11:08 - 11:10
    Dhe diten tjeter, kur u zgjova
  • 11:10 - 11:14
    ne mungese te telefonave, televizoreve dhe laptop-ve,
  • 11:14 - 11:18
    ditet dukej sikur zgjateshin me 1000 ore.
  • 11:18 - 11:21
    Eshte e gjithe liria qe ndjeja sa here udhetoja,
  • 11:21 - 11:26
    por njekohesisht thelle brenda meje ndjeja sikur isha kthyer ne shtepi.
  • 11:26 - 11:28
    Duke mos qene nje njeri fetar,
  • 11:28 - 11:29
    nuk ndiqja sherbesat fetare.
  • 11:29 - 11:32
    Nuk i konsultova murgjit per udhezime.
  • 11:32 - 11:35
    Beja ecje pergjate rruges se manastirit
  • 11:35 - 11:37
    dhe i dergoja kartolina njerezve te dashur.
  • 11:37 - 11:39
    Shihja rete,
  • 11:39 - 11:43
    dhe beja ate qe per mua eshte shume e veshtire te bej zakonisht,
  • 11:43 - 11:46
    te mos berit asgje.
  • 11:46 - 11:48
    Nisa te shkoj shpesh ne kete vend,
  • 11:48 - 11:51
    dhe vura re se pjesen me te madhe te punes sime e beja aty
  • 11:51 - 11:55
    ne menyre te padukshme, duke qendruar ulur,
  • 11:55 - 11:58
    dhe merrja vendime shume te rendesishme
  • 11:58 - 12:00
    ne nje menyre qe nuk kisha mundur ta beja kurre tek vrapoja
  • 12:00 - 12:03
    nga nje email te nje takim.
  • 12:03 - 12:06
    Dhe nisa te mendoj se dicka brenda meje
  • 12:06 - 12:08
    kish kohe qe qante per pak jolevizshmeri,
  • 12:08 - 12:09
    por padyshim qe nuk mundja ta degjoja
  • 12:09 - 12:10
    sepse isha duke u turrur kaq shume perreth.
  • 12:10 - 12:14
    Isha si nje djale i cmendur qe kish lidhur syte
  • 12:14 - 12:17
    dhe ankohej se nuk mund te shihte asgje.
  • 12:17 - 12:19
    Dhe mendova pas tek ajo fjali e mrekullueshme e Senekes
  • 12:19 - 12:22
    qe kisha mesuar si nje djalosh,
  • 12:22 - 12:25
    ne te cilen thuhej, " Ai njeri eshte i varfer
  • 12:25 - 12:31
    jo kur ka pak, por kur ka etje per me shume."
  • 12:31 - 12:33
    Dhe patjeter, nuk jam duke sugjeruar qe gjithkush ketu te cohet
  • 12:33 - 12:34
    e te mbyllet ne nje manastir.
  • 12:34 - 12:36
    Ky nuk eshte qellimi.
  • 12:36 - 12:40
    Por eshte vetem kur ti ndalon se levizuri
  • 12:40 - 12:42
    qe mund te shohesh drejt ku deshiron te shkosh.
  • 12:42 - 12:46
    Dhe vetem kur largohesh pakez nga jeta jote dhe bota
  • 12:46 - 12:49
    mund te dallosh ato gjera qe te interesojne me thellesisht
  • 12:49 - 12:52
    dhe te gjesh shtepine.
  • 12:52 - 12:54
    Shoh kaq shume njerez ditet tona
  • 12:54 - 12:57
    qe ne menyre koshiente ulen ne heshtje per 30 minuta
  • 12:57 - 12:59
    cdo mengjes thjesht per te mbledhur vehten
  • 12:59 - 13:02
    ne nje cep te dhomes larg aparateve te tyre,
  • 13:02 - 13:04
    ose te shkojne te vrapojne cdo mengjes,
  • 13:04 - 13:06
    ose ti lene pas celularet
  • 13:06 - 13:10
    kur dalin per kafe me nje mik.
  • 13:10 - 13:13
    Levizshmeria eshte nje privilegj fantastik,
  • 13:13 - 13:16
    qe na lejon te bejme kaq me shume nga se mund te imagjinonin
  • 13:16 - 13:19
    paraardhesit tone.
  • 13:19 - 13:21
    Por levizshmeria, ne fund te dites,
  • 13:21 - 13:25
    ka kuptim vetem nese ne fund te dites e ke nje shtepi ku te kthehesh.
  • 13:25 - 13:28
    Dhe shtepia, eshte padyshim
  • 13:28 - 13:31
    jo thjesht vendi ku ti fle.
  • 13:31 - 13:33
    Eshte vendi ku ti qendron.
  • 13:33 - 13:35
    Faleminderit.
  • 13:35 - 13:41
    (Duartrokitje)
Title:
Ku eshte shtepia?
Speaker:
Pico Iyer
Description:

Gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën janë duke jetuar në vende që nuk konsiderohen të tyret. Shkrimtari Pico Iyer - i cili ka tre ose katër "origjina" - mediton mbi kuptimin e shtëpisë, gëzimin e udhëtimit dhe qetësine qe te jep te qendruarit ne nje vend.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
14:01
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Where is home?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Where is home?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Where is home?
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Where is home?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Where is home?
Iris Xholi edited Albanian subtitles for Where is home?
Iris Xholi edited Albanian subtitles for Where is home?

Albanian subtitles

Revisions