-
Jemi plotësisht të kënaqur
që jemi shfletuesi i çuditshëm.
-
Nuk kemi iniciale aksionesh
-
për t'ia dhënë shtypit,
bashkë me emrin tonë.
-
Nuk kemi fitime.
-
Nuk kemi yje roku,
që i vëmë mbi të tjerët.
-
Nuk bëjmë po ato pazare,
-
nuk nënshkruajmë po ato kontrata,
-
apo shtrëngojmë po ato duar,
-
si gjithkush tjetër.
-
Dhe ndjehemi mirë me tërë këtë.
-
Jemi një grup njerëzish
me frymëzim të pavarur,
-
thellësisht jo konvencionalë
-
që gjërat i bëjnë pakëz ndryshe.
-
Atje ku një shoqëri tjetër
do të çmonte fitimin,
-
ne çmojmë... vlerat.
-
Kur konkurrenti vret mendjen
se si ta bëjë diçka pronësore,
-
ne luftojmë ta lëmë të lirë.
-
Dhe teksa shumica e produkteve
dhe teknologjive
-
zhvillohen pas dyersh të mbyllura,
-
tonat kultivohen nën qiell të hapur,
-
mund t'i shohë gjithkush.
-
Nuk na duhet të përgjigjemi
para aksionarësh.
-
Përgjigjemi vetëm para jush.
-
Dhe nuk veprojmë kështu
sepse na duket zbavitëse,
-
edhe pse është tejet zbavitëse.
-
Veprojmë në këtë mënyrë,
-
ngaqë besojmë se është gjëja e duhur
për t'u bërë.
-
Besojmë në parimet e jo te fitimet.
-
Besojmë se ndershmëria
fiton mbi sekretin,
-
dhe bashkësia mbi interesat e korporatave.
-
Besojmë se është më mirë të përkujdesesh
-
për uebin, se sa ta kesh pronë,
-
ta shohësh si burim që duhet mbrojtur,
-
se sa si mall për shitje.
-
Dhe besojmë fort në risitë,
-
që e vënë përdoruesin
në krye dhe në timon.
-
Por më e rëndësishmja,
-
besojmë te ju.
-
Besojmë se shfletuesi më i mirë i botës
u bë i mundur
-
nga inxhinierë, programues,
-
grafistë, dhe njerëz si ju,
-
që japin kohë nga e tyrja, talent,
energji dhe përkrahje për kauzën.
-
Dhe besojmë se tok,
-
me këtë kauzë në mendje,
-
mund të vazhdojmë me risi
në përfitim të individit,
-
dhe përmirësimit të uebit.
-
Që kështu, përherë e përgjithmonë,
-
t'i shërbehet të mirës së përgjithshme.
-
Jemi të tërë "Mozilla Firefox".
-
Nuk jemi thjesht një shfletues ndryshe.
-
Jemi një shfletues që sjell ndryshim.