-
Jemi jo pak të kënaqur që jemi shfletuesi i çuditshëm.
-
Nuk kemi iniciale aksionesh për
-
t’ia dhënë shtypit bashkë me emrin tonë.
-
Nuk kemi fitim.
-
Nuk kemi yje roku që i vëmë mbi të tjerët
-
Nuk bëjmë po ato pazare,
-
nuk nënshkruajmë po ato kontrata,
-
apo shtrëngojmë po ato duar,
-
si gjithkush tjetër.
-
Dhe ndjehemi mirë me tërë këtë.
-
Jemi një grup njerëzish jokonvencionalë,
-
frymëzuar në mënyrë të pavarur,
-
që gjërat i bëjnë pakëz ndryshe.
-
Atje ku një shoqëri tjetër do të çmonte fitimin
-
ne çmojmë... vlerat.
-
Kur konkurrenti bluan se si ta bëjë diçka
-
pronësore, ne luftojmë ta lëmë të lirë.
-
Dhe teksa shumica e produkteve dhe teknologjive
-
zhvillohen pas dyersh të mbyllura,
-
tonat kultivohen në qiell të hapur,
-
gjithkush mund t’i shohë.
-
Nuk na duhet të përgjigjemi ndaj aksionerësh.
-
Përgjigjemi vetëm para jush.
-
Dhe nuk veprojmë kështu se na duket zbavitëse,
-
edhe pse është tejet zbavitëse.
-
Veprojmë në këtë mënyrë
-
ngaqë besojmë se është gjëja e duhur për t’u bërë.
-
Besojmë në parimet e jo te fitimet.
-
Besojmë se ndershmëria fiton mbi sekretin,
-
dhe bashkësia mbi interesat e korporatave.
-
Besojmë se është më mirë të përkujdesesh
-
për web-in se sa ta kesh pronë,
-
ta shohësh si burim që do mbrojtur
-
se sa si mall për shitje.
-
Dhe besojmë fort në risitë
-
që e vënë përdoruesin në ballë dhe në timon.
-
Por më e rëndësishmja,
-
besojmë te ju.
-
Besojmë se shfletuesi më i mirë i botës
u bë i mundur
-
nga inxhinierë, programues,
-
grafistë, dhe njerëz si ju,
-
që japin kohë nga e tyrja, talent, energji dhe
përkrahje për kauzën.
-
Dhe besojmë se tok,
-
me këtë kauzë në mendje,
-
mund të vazhdojmë me risi në përfitim të
individit,
-
dhe përmirësimit të web-it.
-
Që kështu, përherë e përgjithmonë,
-
t’i shërbehet të mirës së përgjithshme.
-
Jemi të tërë Mozilla Firefox.
-
Nuk jemi thjesh një shfletues ndryshe.
-
Jemi një shfletues që sjell ndryshim.