Në cepin veriperëndimor të Shteteve të Bashkuara,
afër kufirit me Kanadanë,
gjendet një qytet i vogël i quajtur Libby në Montana,
i rrethuar me pisha dhe liqene
dhe kafshë të egra të mrekullueshme
dhe pisha të mrekullueshme që bërtasin drejt qiellit.
Aty gjendet një qytet i quajtur Libby,
të cilin e vizitova, dhe i cili duket shumë i vetmuar,
pak i izoluar.
Në Libby, Montana, gjendet një grua e pazakontë
e cila quhet Gayla Benefield.
Ajo gjithmonë ndihej si e huaj,
edhe pse ka jetuar aty gjatë gjithë jetës së saj,
një grua me prejardhje Ruse.
Ajo më tha që kur shkoj në shkollë,
ishte e vetmja vajzë që zgjodhi të bëje
vizatim teknik.
Më vonë në jetë, ajo morri një punë gjatë së cilës
shkonte në çdo shtëpi dhe lexonte matësit e shërbimeve - orën e gazit, elektrikut.
Ajo punonte në mesditë,
dhe vërejti që në mes të ditës
ajo takonte shumë meshkuj, mesoburra,
të cilët qëndronin në shtëpi,
dhe shumë prej tyre përdornin tanke oksigjeni.
Kjo iu duk e çuditëshme.
Disa vjet më vonë, babai i saj vdiq në moshën 59 vjec,
pesë ditë para se të dilte në pension.
Ai ishte minator.
Ajo mendoi që ai ishte thjesht i rraskapitur nga puna.
Pastaj, disa vite më vonë, vdiq nëna e saj
dhe kjo ishte edhe më e çuditëshme,
sepse nëna e saj vinte nga breza të tere njerëzish
që dukej sikur jetonin përgjithmonë.
Në të vërtetë, xhaxhai i Gaylas është ende gjallë,
dhe po mëson si të vallëzoj vals.
Ishte e pashpjegueshme që nëna e Gaylas
vdiq aq e re.
Ishte një anomali, dhe ajo gjithmonë mendonte rreth anomalive.
Ndërsa mendohej, filloi të kujtohej për disa gjëra.
Ajo u kujtua që, për shembull,
kur nëna e saj theu këmbën dhe u shtrua në spital,
bëri shumë radioskopi,
dy prej të cilave ishin radioskopi të këmbëve, që kishte kuptim,
por gjashtë radioskopi të gjoksit, nuk i shpjegonte dot.
Ajo vazhdoi të rremoje e rremoje për çdo detaj
të jetës së saj dhe prindërve të saj,
duke u munduar të kuptoje se çfarë po shihte.
Mendoi për qytetin e saj.
Qyteti i saj kishte një minierë të vermiculitit.
Vermiculiti përdorej për mirëmbajtjen e dheut,
që bimët të rriteshin më shpejtë dhe më mirë.
Vermiculiti përdorej për të izoluar apartamentet,
sasi të mëdha të vermiculitit vendoseshin nën cati
për të mbarjtur shtëpitë të nxehta gjatë dimërave të gjatë të Montana.
Vermiculiti ndodhej edhe në parqet e lojrave.
Gjendej edhe në fushën e futbollit.
Gjendej edhe në ringun e patinazhit.
Ajo që mësoi vetëm kur u përqëndrua në këtë problem
është që vermiculiti është një formë shumë e helmuese e asbestit.
Kur e kuptoi këtë,
ajo filloi tu tregonte të gjithëve
për atë që ndodhi, çfarë ju ndodhi prindërve të saj
dhe njerëzve me tanke oksigjeni
që qëndronin në shtëpi gjatë ditës.
Por, ajo u habit.
Ajo mendoi, kur të gjithë të kuptojnë këtë, ata do dëshirojnë të
bëjnë diçka, po askush nuk deshi të bënte gjë.
Në të vërtetë, ajo u bë aq e bezdisshme
duke insistuar që duhet tu tregonte fqinjëve
shoqërisë, dhe njerëzve të tjerë në atë komunitet,
që eventualisht ata u mblodhën bashke
dhe krijuan një afishe,
të cilën e vendosën në makinat e tyre me krenari. Ajo thoshte:
"Po, jam nga Libby, Montana,
dhe jo, nuk kam asbestos."
Por Gayla nuk ndaloi. Ajo vazhdoi të hulumtonte.
Ardhja e internetit e ndihmoj shumë atë.
Ajo foli me këdo që kishte mundësi të fliste.
Ajo argumentoi perseri dhe më në fund i ndriti fati
kur një hulumtues erdhi në qytetin e saj
duke studiuar historinë e minierave të kësaj zone,
dhe Gayla i tregoi për këtë, dhe në fillim
si çdo kush tjetër, ai nuk i besoi asaj,
por u kthye në Seattle dhe filloj hulumtimin e tij
dhe e kuptoi që ajo kishte të drejtë.
Tani ajo kishte një bashkëpuntor.
Pa marrë parasysh, njerëzit nuk donin t'ja dinin.
Ata thonin gjëra si, "Epo, nëse ishte me të vërtetë e rrezikshme,
dikush do na tregonte."
"Nëse kjo është arsyeja pse të gjithë po vdesin,
doktorët do të na tregonin."
Disa prej djemve që ishin mësuar me punë të vështira thonin,
"Nuk dua të jem viktimë.
Nuk mund të jem viktime, dhe sidoqoftë,
çdo industri ka aksidentet e veta."
Por Gayla vazhdoi, dhe më në fund ajo pati sukses
te sillte në qytet një agjensi federale
per te skanuar banorët e qytetit --
15,000 njerëz -- dhe ata zbuluan
që qyteti kishte një shkallë të vdekshmërisë
80 herë më të lartë se ndonjë vend tjetër në SHBA.
Kjo ndodhi në 2002, dhe bile, edhe në atë moment
askush nuk e ngriti dorën të thoshte, " Gayla,
shiko në parqet ku po luajnë nipërit e tuaj .
Është i shtruar me vermiculit."
Kjo nuk ishte injorancë.
Ishte një verbim i dëshirueshëm.
Verbim i dëshirueshëm është një koncept legal që do të thotë
që nëse ka informata të cilat mund ti mësoni dhe të cilat duhet ti dini
por ju disi menaxhoni të mos e dini,
ligji thotë që ju jeni të verbër me dëshirë.
Ju keni zgjedhur të mos e dini.
Ka shumë verbim të dëshirueshëm këto ditë.
Mund të shihni verbim të dëshirueshëm në banka,
ku mijëra njerëz i shiten kredi per shtëpi njerezve
edhe pse ata nuk mund të përballonin ato.
Mund të shihni këtë në banka,
kur normat e interesit u manipuluan
dhe të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte,
por të gjithë e injoruan me qëllim.
Mund të shihni verbim të dëshirueshëm në Kishën Katolike,
ku dekada të abuzimit me fëmijët u injoruan.
Mund të shihni verbim të dëshirueshëm
në periudhën e pas-luftës në Irak.
Verbimi i dëshirueshëm ekziston në masa të mëdha
dhe në masa të vogla,
në familjet e njerëzve, në shtëpitë dhe shoqërite e njerëzve,
dhe sidomos në organizata dhe institucione.
Kompanitë që janë studiuar për verbim të dëshirueshëm
u jane bere pyetje si,
"A ka probleme në punë për të cilat njerëzit
kanë frikë to flasin?"
Kur akademikët bëjnë studime të tilla
të korporatave në SHBA,
ata gjejnë që 85% e njerëzve thonë po.
85% e njerëzve e dijnë që ka një problem,
por nuk thonë asgjë.
Kur e duplikova këtë studim në Evropë,
dhe bëra të njejtat pyetje,
gjeta të njejtin numër.
85%. Kjo do të thotë qe ka shumë qetësi.
Ka shumë verbim.
Është interesante që kur shkoj në kompani në Zvicër,
ata më thonë, "Ky është një problem i vecantë Zviceran."
Kur shkoj në Gjermani, ata thonë, "Oh, kjo është sëmundja Gjermane."
Kur shkoj në kompani në Angli, ata thonë
"Oh, po, Britaniket s'janë të zotë per këtë gje."
E vërteta është që ky është një problem njerëzor.
Të gjithë ne, në rrethana të caktuara, jemi të verbër me dëshirë.
Hulumtimi tregon që disa njerëz verbohen për shkak të
frikës. Ata frikesohen nga hakmarrja.
Disa njerëz janë të verbër për shkak se mendojnjë
që çfarëdo që shohin është e kotë.
Asgjë nuk do të ndryshoje.
Edhe nëse protestojmë kundër luftës në Irak,
asgjë nuk ndyshon kështu që s'kemi pse lodhemi.
Më mirë të mos e shofim fare.
Një temë të cilën e shoh shpesh herë
është që njerëzit thonë "Epo, njerëzit të cilët shohin
janë informatorë, dhe të gjithë
e dimë se çfarë ju ndodh atyre."
Ka një mitologji të thellë rreth informatorëve
që thotë, së pari, ata të gjithë janë të çmendur.
Por ajo që kam kuptuar gjatë udhetimit nëpër botë
dhe duke folur me informatorë, është që
ata janë shume besnike dhe shpesh njerëz shumë konservative.
Ata janë të dedikuar për institucionet për të cilat punojnë,
dhe aryeja që ata flasin
dhe insistojnë që të shohin,
është sepse kujdesen për institucionin
dhe dëshirojnë ti mbajnë të shëndetshëm.
Gjëja tjetër që njerëzit e thonë shpesh
për informatorët është "Epo, nuk ka kuptim sepse
e shohim se çfarë ju ndodh.
Ata shtypen.
Askush nuk dëshiron të kaloje nëpër një gjë të tillë."
Por kur flas me informatorët,
unë dëgjoj një tingëllim krenarie.
Mendoj për Joe Darby.
Të gjithë i mbajmë mend fotografitë e Abu Gharib,
të cilat tronditën botën dhe treguan llojin e
luftës që po luftohej në Irak.
Por pyes veten se kush e mban në mend Joe Darby,
ushtarin e dëgjueshëm dhe të mirë
i cili i gjeti këto fotografi dhe i dorëzoi.
Ai tha "E dini, nuk jam lloji i djalit që i tradhëton të tjerët
por disa gjëra i kalojnë limitet.
Të gjithë thonë që injoranca është lumturi,
por ju nuk mund të duroni gjëra të tilla."
Fola me Steve Bolsin, një doktor Britanik,
i cili luftoi për 5 vjet për të drejtuar vëmendjen
tek një kirurg i rrezikshëm që po vriste bebe.
E pyeta se pse e bëri këtë, dhe ai tha,
"Epo, ishte vajza ime që më nxiti ta bëj këtë.
Një natë, mu afrua dhe tha
Baba, nuk mund të lejosh që bebet të vdesin."
Apo mendoj për Cynthia Thomas,
një grua dhe bijë besnike ushtarakesh
e cila, kur i pa shokët dhe të afërmit e saj
duke u kthyer nga lufta në Irak, ishte aq e tronditur
nga gjendja e tyre mendore
dhe refuzimi i ushtrisë për të njohur dhe për të pranuar
sindromën e stresit post-traumatik
sa që hapi një kafe në mes të qytetit ushtarak
për të dhuruar ndihme ligjore, psikologjike dhe mjekësore.
Ajo më tha: "Margaret,
unë gjithmonë thosha që nuk di se çfarë dua të jem kur
të rritem.
Por tani që merrem me këtë çështje,
s'do jem kurrë më e njejta."
Të gjithë ne kënaqemi me disa liri të sotme,
liri për të cilat luftuam:
liria për të shkruar dhe publikuar pa frikë të censurimit,
një liri që nuk ishte këtu heren e fundit që erdha në Hungari.
Liria për të votuar, për të cilën sidomos femrat
u deshën të luftonin aq shume.
Liria e njerëzve të etniciteteve dhe kulturave të ndryshme
dhe të orientimit seksual të ndryshëm për të jetuar ashtu sic kanë dëshirë.
Por liria nuk ekziston nëse nuk e përdor atë,
dhe informatorët, dhe njerëzit
si Gayla Benefiled
i përdorin liritë që ata kanë.
Ata janë shumë të përgatitur të kuptojnë që
do të debatojnë, dhe
do të kenë probleme me fqinjët
dhe kolegët dhe shoqëri,
por do të bëhen shumë të aftë në këtë konflikt.
Do të debatoj me kundërshtarët sepse
ata e forcojnë argumentin tim.
Do të bashkëpunoj me kundërshtarët e mi
në mënyrë që të përmisoj atë që bëj.
Këta janë njerëz që këmbëngulin,
kanë durim, dhe një vendosmëri që të mos
verbohen dhe të mos heshtin.
Kur shkova në Libby, Montana,
vizitova një klinkë të asbestozës
të cilën e krijoi Gazla Benefield.
Është një vend ku në fillim disa njerëz
të cilët dëshironin ndihmë përdornin
derën e pasme
sepse ata nuk dëshironin të pranonin
që ajo kishte të drejtë.
U ula në një restaurant dhe shikova
kamionët që po vozisnin në autostradë,
dhe po bartnin dheun e oborreve
duke e zëvendësuar atë me dhe të freskët dhe të pakontaminuar.
E solla edhe vajzën time 12 vjeçare me vete,
sepse dëshiroja që ajo të takoje Gaylan.
Ajo tha "Pse? Ç'është aq speciale?
I thashe: "Ajo nuk është yll kinemaje,
dhe nuk është e famshme, ajo nuk është një ekspert,
dhe Gayla është personi i parë që do thoshte
se ajo nuk është e shenjtë.
Gjëja e rëndësishme për Gayla
është që ajo është e zakonshme.
Ajo është si ti, dhe si unë.
Ajo kishte liri, dhe ishte e përgatitur ta përdorte."
Shumë faleminderit.
(Duartrokitje)