Kur kam qene ne shkollen e artit, zhvillova nje dridhje dore, dhe kjo ishte me e drejta vize qe mund te vizatoja. E pare ne nje tjeter kendveshtrim, kjo per ca gjera nuk ishe fort keq, si ne rastin e perzierjes se nje kutie boje ose shkundja e nje fotografie Polaroid, por dhe nje periudhe e erret e jetes sime. Kjo ishte fundi i enderres sime per tu bere nje artist. Ne te vertete, dridhja u zhvillua si pasoje e ndjekjes se pikezimit, vite te tera te berit e pikave te vogla. Me kohen, keto pika kaluan nga te qenurit persosmerisht te rrumbullakta te duken si emrbion amfibesh, vec per shkak te dridhjes. Si rrjedhoje, une do perpiqesha te kompensoja duke e mbajtur stilolapsin me shtrenguar, gje kjo qe e perkeqesoi dridhjen, dhe une stilolapsin ende me shtrenguar. E gjithe kjo perfundoi ne nje rreth vicioz qe perfundoi ne shkaktim dhimbjesh dhe probleme me nyjet e kockave, dhe probleme ne mbajtjen e gjithckaje. Dhe pasi kisha shpenzuar gjithe jeten me deshiren per te bere art, lashe shkollen e artit dhe artin perfundimisht. Por pas disa vitesh, kuptova qe nuk mund te qendroja larg nga arti, dhe vendosa te shkoj te shoh nje neurolog ne lidhje me dridhjen dhe zbulova qe kisha demtim permanent te nervave. Neurologu i hodhi nje sy vijezimeve te mia jo te drejta, dhe tha, " Po mire, perse nuk e perqafon dridhjen?" Keshtu bera. Shkova ne shtepi, mora nje laps, dhe e lashe doren e lire per tu dridhur dhe sperdridhur. Po beja vizatime te shtrembera. Dhe ndonese nuk ishte lloji i artit per te cilin isha i apasionuar, u ndjeva mrekullisht mire. Dhe c'ka ishte me e rendesishme, ne momentin qe e perqafova dridhjen, e kuptova qe ende mund te beja art. Thjesht duhej te gjeja nje qasje tjeter per te bere llojin e artit qe deshiroja. Tani, e shijoj copezimin e pikezimit, tek shoh keto pika te vogela qe bashkohen per te krijuar kete te tere te bashkuar. Si rrjedhoje, fillova te eksperimentoja me menyra te tjera per te copezuar imazhesh ku dridhja nuk do ta afektonte punen, si pershembull, zhytjen e kembeve ne boje dhe te ecja mbi kanvas, ose, ne nje strukture 3D dy me kater, duke krijuar nje imazh 2D nga djegja me pishtar. Zbulova qe duke punuar ne pune te medha dhe me materiale me te medha, dora nuk do me dhimbte, dhe kalimi nga nje qasje e vetme e artit, perfundova ne te paturit e nje qasjeje tjeter ndaj kreativitetit qe ka ndryshuar plotesisht horizontet e mia artistike. Kjo ishte hera e pare qe une do te zbuloja idene qe perqafimi i nje kufizimi mund te frymezonte kreativitet. Ne ate kohe, isha ne perfundim te shkolles, dhe isha shume i lumtur qe tashme do mund te gjeja pune dhe te mund te blija paisje per artin. Kisha ca paisje te vjeteruara, dhe mendova qe mund te beja kaq shume me teper po te kisha materiale te reja qe cdo artist duhej te kish. As nje pale gershere per te qene nuk kisha. Po perdorja keto prereza metali derisa vodha nje pale nga zyra ku punoja. Pra, sapo perfundova shkollen, gjeta pune, mora pagen e pare dhe shkova ne dyqanin e artit, e nuk lashe gje pa blere. Kur u ktheva ne shtepi, u ula dhe i vendosa vetes qellimin e te krijuarit dicka plotesisht jashte te zakonshmes. Por, qendrova ulur aty per ore te tera dhe asgje nuk me erdhi ne mendje. E njejta gje ndodhi diten e neserme dhe ne ate qe e ndoqi, duke rene keshtu nje nje batak kreativ. Rashe ne nje zone te erret per nje kohe te gjate, me paaftesine per te krijuar. Dhe kjo nuk kisha asnje kuptim, pasi me ne fund isha i zoti te mbeshtesja artin tim, dhe serish boshllek kreativ. Por, ndersa endesha ne erresire, kuptova se isha i paralizuar nga te gjitha ato zgjedhje qe nuk i kam patur kurre me pare. Dhe ne ate moment iu ktheva dhe nje here duarve te mia qe dridheshin. Te perqafuarit e dhridhjes. Dhe kuptova qe, nese e desha kreativitetin time mbrapsht, duhej te reshtja perpjekjen per te krijuar dicka te vecante dhe thjesht te ulesha dhe krijoja. Mendova, a mund te beheshe me kreativ duke u fokusuar ne kufizime? Po sikur te krijoja me paisje qe vlenin sa me pak te ishte e mundur? Nga ky moment, po harxhoja mbremjet-- epo, ende vazhdoj te shpenzoj nje pjese te madhe te tyre te Starbucks-- dhe mund te kerkosh nje tjeter gote nese deshiron, kshq vendosa te kerkoj per 50 gota. Cuditerisht, mi dhane te gjitha pernjehere, dhe me disa lapsa qe i kisha me vete, bera kete projekt me nje kosto prej 80 centesh. Kjo u kthye ne nje moment zbardhjeje per mua qe ne menyre per te shmangur kufijte ne duhet fillimisht te vendosim kufij. Ndoqa qasjen e te menduarit brenda kutise se kanvasit tim, dhe mendova, po sikur te mos pikturoja ne kanvas, por te pikturoja ne gjoksin tim? Si rrjedhoje pikturova 30 imazhe, nga nje shtrese secila, njera mbi tjetren, ku cdo fotografi perfaqesonte nje influence ne jeten time. Po sikur, ne vend qe te pikturoja me nje furce, Mund te pikturoja vec me levizje karateje? (E qeshur) Keshtuqe, zhysja duart ne boje, dhe sulmoja telajon, dhe godisja aq fort sa lendova nje nyje te gishtit te vogel dhe ngela pa levizur per disa jave. (Te qeshura) (Duartrokitje) Ose, po sikur ne vend qe te mbeshtetesha te vetja, te me duhej te mbeshtetesha tek njerez te tjere ne menyre per te krijuar permbajtjen e artit tim? Pra, per gjashte dite, jetova perpara nje webcam. Fjeta ne cimento dhe hengra ushqim te porositur ne restorante, dhe i kerkova njerezve te me telefononin dhe te ndanin me mua nje event qe i kish ndryshuar jeten. Historite e tyre u kthyen ne art teksa i shkrova ato ne telajon time levizese. (Duartrokitje) Ose, po sikur ne vend qe te benim art per tu ekspozuar, ta shkaterronim ate? Kjo dukej te ish kufizimi me i madh i mundshem, te qenurit nje artist pa art. Ideja e ketij shkaterrimi u kthye ne nje projekt qe zgjati nje vit te tere te cilin une e quajta Mirupafshim Art, ku cdo pjese art do te shkaterrohej pas krijimit. Ne gjenezen e Mirupafshim Art, une u fokusova ne forcat e shkaterrimit, si imazhi i Jimi Hendrix, i krijuar me me teper se 7,000 shkrepese. (Te qeshura) Me pas ktheva veshtrimi ne krijimin e artit i cili ishte shkaterruar me pare. Fillova te kerkoj per materiale te perkoheshme, si te peshtyrit e ushqimit-- (Te qeshura)-- shkumes anes rrugesh madje dhe vere e ngrire. Perseritja e fundit e shkaterrimit ishte te prodhoja dicka e cila nuk kish ekzistuar kurre. Keshtuqe, organizova disa qirinj mbi tavoline, i ndeza, dhe me pas i fika me nje fryme, e perserita kete proces disa here me te njejtet qirinj, dhe me pas i mblodha videot ne nje imazh te madh. Imazhi perfundimtar nuk ish kurre i dukshem si nje e tere fizike. Ishte shkaterruar perpara se te ekzistonte ndonjehere. Gjate vazhdimit te periudhes Mirupafshim Art, krijova 23 pjese te ndryshme pa lene asgje per te ekspozuar fizikisht. Ate qe mendova se do te jete kufizimi me i madh faktikisht u kthye ne lirine me te madhe, sepse sa here krijoja, shkaterrimi me sillte pas ne nje vend neutral ku une ndjehesha i rifreskuar dhe gati per te nisur projektin e rradhes. Nuk ndodhi brenda nje nate. kishte kohe kur projektet nuk perfunduan mire, ose, akoma me keq, pasi shpenzoja shume kohe me to perfundimi ishte pothuajse i turpshem. Por, duke qene se i isha dedikuar procesit, vazhdova me te, dhe dicka me te vertete e papritur doli prej saj. Teksa shkaterroja cdo projekt, po mesoja te hiqja dore, te hiqja dore nga pritshmerite, te hiqja dore nga deshtimet, dhe nga papesosmerite. Dhe ne kembim, gjeta nje proces per te krijuar art qe nuk varej nga rezultatet. E gjeta veten ne nje gjendje krijimi te vazhdueshem, duke menduar vazhdimisht rreth asaj qe do vinte dhe duke patur me shume ide se kurre me pare. Tek mendoj per ato tre vjet larg artit, larg enderrave te mia, duke ndjekur thjesht rrjedhen, ne vend qe te gjija nje tjeter menyre per te vazhduar te enderruari, une thjesht hoqa dore. C'do te kish ndodhur sikur te mos e kisha perqafuar dridhjen? Sepse te perqafuarit e dridhjes per mua nuk ish thjesht rreth artit dhe te paturit e aftesive artistike. Doli qe kjo e fundit te ish rreth jetes, dhe te paturit e aftesive jetike. Sepse, ne fund te fundit, pjesa me e madhe e asaj cka ne bejme zhvillohet ketu, brenda nje kutije, me burime te kufizuara. Te mesosh te jesh kreativ brenda kufijve te kufizimeve tona eshte shpresa me e madhe qe kemi per te transformuar veten dhe, ne menyre kolektive, te transformuarit e botes. Te parit e kufizimeve si nje burim kreativiteti ndryshoi drejtimin e jetes sime. Tani, kur une hasem me nje pengese ose jam ne nje kenet kreativiteti, serish e gjej veten me shpatulla pas muri, por, nuk i largohem procesit dhe i kujtoj vetes mundesite, si perdorimi i qindra krimbave te gjalle per te krijuar nje imazh, te perdorurit e nje gjilpere per ti bere tatuazh nje bananeje, ose te pikturuarit me yndyren e hamburgerit. (Te qeshura) Nje nga nismat e mia me te fundit eshte te perkthyerit e zakoneve te kreativitetit qe kam mesuar ne dicka qe mund te perseritet. Kufizimet mund te gjenden ne vendet me te pazakonta per te ngacmuar kreativitetin, por ndoshta nje nga menyrat me te mira per ta larguar veten nga rrenjet, eshte te rimendosh kategorite dhe te luftosh normat e vendosura. Dhe ne vend qe ti thoni njeri-tjetrit te jetoni diten ne maksimum, ndoshta mund te kujtojme njeri-tjetrin perdite te kapin kufizimet e tyre. Faleminderit. (Duartrokitje)