Pat Mitchell: Hera e pare qe kthehesh
ne skenen e TEDWomen.
Sheryl Sandberg: Hera e pare qe kthehem.
Eshte kenaqesi t'ju shoh te gjitheve.
Eshte bukur te shohesh kaq shume gra.
Kjo nuk me ndodh pothuajse asnjehere ne pune,
ashtu si edhe shume te tjereve.
PM: Kur filluam te diskutonim ne lidhje me fjalimin,
dhe se ai nuk kishte te bente me rrjetin social,
edhe pse ne kishim menduar te kunderten,
ti kishe shume gjera per te thene
ne lidhje me mungesen e pozicioneve drejtuese,
sidomos ne sektorin e teknologjise dhe rrjetit social.
Si evoluoi ky mendim brenda teje per te rezultuar
ne ate fjalim qe ti mbajte ne TED?
Kisha frike te ngjitesha ne skene
per te folur ne lidhje me femrat,
sepse ashtu si shume prej nesh ketu
une jam rritur ne boten e biznesit.
Rralle ndodh te flasesh per faktin qe je grua,
sepse e verejne qe ti je grua, apo jo?
Ata e kuptojne. Ose edhe me keq, nese permend
fjalen "grua", njerezit perballe teje
mendojne se je duke kerkuar nje trajtim te vecante,
ose je duke u ankuar per dicka.
Ose edhe me keq, mendojne se po i padit.
Keshtu gjate gjithe karrieres -- (te qeshura)
Apo jo? Gjate gjithe karrieres sime une
nuk kam folur asnjehere per faktin qe jam grua,
nuk kam folur asnjehere ne publik per kete.
Por gjithashtu kisha vene re se dicka nuk shkonte.
Kur 20 vjete me pare mbarova universitetin mendoja
se te gjithe shoket e mi ishin meshkuj edhe femra,
ndersa drejtuesit ishin te gjithe meshkuj,
mendoja se kjo do ndryshonte,
sepse brezi juaj beri nje pune te shkelqyer
ne luften per barazi.
Tani ishim ne ata qe do te perfitonin nga kjo barazi.
Por nuk ndodhi keshtu.
Sepse vit pas viti, une isha nder te paktat, te rrallat,
dhe sot, shpesh e vetmja femer ne sallen e mbledhjeve.
Bisedova me shume vete ne lidhje me kete,
a duhet te mbaj nje fjalim per femrat ne
TEDWomen apo jo, dhe ata me thane jo, jo, jo.
Kjo do te shenjonte fundin e karrieres tende.
Ti nuk mund te jesh nje drejtuese serioze
nese nis te flasesh per faktin se je femer.
Nuk kane per te te marre me seriozisht.
Por fatmiresisht pati nje pakice guximtaresh - si ti -
te cilet me thane se duhet t'a mbaja ate fjalim,
dhe une i bera vetes pyetjen qe Mark Zuckerberg -
themeluesi i Facebook-ut dhe shefi im -
na e ben te gjitheve:
Cfare do te beje nese s'do te kishe frike?
Ajo qe une do te beja nese s'do te kisha frike
ishte te ngjitesha ne skenen e TED
dhe te flisja per femrat dhe lidershipin.
Une e bera kete, dhe mbijetova. (Duartrokitje)
PM; Dhe jo vetem.
Sheryl, me vjen ne mend ai casti
kur ti dhe une gjendeshim prapa kuintave
dhe ti m'u ktheve
dhe me tregove nje histori.
Dhe une te thashe - ne momentin e fundit -
se ti duhet t'a ndaje ate histori me te tjeret.
SS: Oh po.
PM: Cila ishte ajo histori?
SS: Epo, kjo eshte pjese e rendesishme e udhetimit.
Une duhet te shkoja ne TEDWomen,
qe ate vit do te mbahej ne Washington.
Une jetoj ketu, keshtu qe nje dite me pare mora avionin,
dhe vajza ime trevjecare m'u kap pas kembes duke thene: "Mami, mos ik."
Dhe Pati eshte mikeshe e imja,
s'kishte lidhje me fjalimin qe duhet te mbaja,
i cili notonte ne te dhena dhe shifra,
dhe nuk permbante asgje personale,
i tregova Patit kete histori.
I thashe se kisha patur nje dite te veshtire
Dje vajza m'u kap pas kembes duke me thene
"Mos shko."
Dhe ti me pe ne sy dhe me the,
ti duhet t'a tregosh kete histori.
Une thashe: "Ne skenen e TED? Mos po tallesh?
Te ngjitem ne skene dhe te pranoj qe
vajza po me lutej te mos ikja?"
Dhe ti me the po, sepse nese do t'i bindesh femrat
te pranojne pozicione lideresh,
duhet te tregosh e sinqerte ne lidhje
me veshtiresite e ketij vendimi.
Une e tregova historine. Dhe mendoj se kjo
eshte pjese e rendesishme e udhetimit tim.
E njejta gje ndodhi kur shkruajta librin.
Fillova te shkruaj. Mbarova kapitullin e pare,
dhe mendoja si ishte vertet fantastik.
Notonte ne te dhena dhe shifra,
Kisha shkruar tre faqe per tribute matriarkale Maasai
dhe sjelljet e tyre ne shoqeri.
Bashkeshorti im e lexoi dhe tha ky eshte si te hash nje mengjes te pasur perpara nje stervitje te forte.
(te qeshura)
Askush - i kerkoj falje atyre nga Wheaties
qe jane ketu - askush nuk do t'a lexonte ate liber.
Dhe gjate ketij procesi une kuptova se
duhet te isha me e sinqerte dhe e hapur,
dhe se duhet te tregoja historite e mia. Se si ende
nuk ndihem aq e sigurte sa duhet ne shume situata.
Se si deshtoi martesa ime e pare.
Se pse ndonjehere qaj ne pune.
Se ndihesha sikur nuk i perkisja atij vendi,
gje per te cilen ndihem fajtore edhe sot e kesaj dite.
Dhe nje pjese e udhetimit qe filloi ne kete skene,
u pasua nga "Te bejme perpara", dhe me fondacionin,
ka te beje me te qenit me e hapur dhe
e sinqerte ne lidhje me keto sfida,
ne menyre qe te gjitha femrat te jene
me te hapura dhe te sinqerta,
keshtu te gjitha ne do te punojme
bashke drejt barazise.
PM: Mendoj se nje nga pjeset
me te goditura te librit,
dhe sipas meje, nje prej motiveve qe i solli
atij kaq sukses dhe fame ne te gjithe boten,
eshte se ti tregon shume per veten,
dhe ben te qarte se,
teksa flet per gjera qe te gjitha femrat duhet t'i dine,
ti vete je perballur me te njejtat sfida
si shumica prej nesh,
teksa kaperceje veshtiresite dhe pengesat
si edhe njerez qe nuk e mendonin si ti.
Na trego pak per kete proces: kur ti more
vendimin te publikoje historite e tua,
njekohesisht t'u desh te merrje
rolin e nje lloj eksperteje
persa i perket zgjidhjes se ketyre sfidave.
SS: Pas fjalimit ne TED, ndodhi qe-
E di, une nuk e kisha parashikuar
te shkruaja nje liber, nuk jam shkrimtare,
por videoja pati shume shikime, dhe
filloi te ndikonte ne jetet e njerezve.
Me erdhi nje leter fantastike-
Nje nga letrat e para qe mora ishte nga nje grua
qe me tha se i kishin ofruar nje ngritje shume
te forte ne detyre, dhe se e kishte refuzuar,
dhe pasi ia tregoi kete shoqes se ngushte,
shoqja i tha
se ajo duhet te shihte patjeter nje fjalim ne TED.
Ajo e ndoqi fjalimin ne TED,
shkoi te nesermen ne pune, e pranoi propozimin,
u kthye ne shtepi dhe i dorezoi te shoqit
listen e pazarit. (te qeshura)
Ajo tha, une mund t'a bej kete.
C'ka ishte edhe me e rendesishme per mua...
Fjalimi nuk ndikoi thjesht femrat e botes se biznesit,
edhe pse kam degjuar historite e shume
prej tyre dhe ndikimin e fjalimit tek to,
ai ndikoi njerez qe ndodheshin ne
situata nga me te ndryshmet.
Nje here takova nje doktor qe punonte
per spitalin Johns Hopkins,
dhe me tha qe para se te shihte fjalimin tim ne TED,
nuk i kishte shkuar asnjehere ne mendje
se, edhe pse gjysma e studenteve te tij
te mjekesise ishin femra,
ato nuk flisnin aq shume sa meshkujt
kur ai i drejtonte pyetje salles.
Filloi te vezhgonte dhe pa se teksa priste pergjigje,
shihte me shume duart e ngritura te meshkujve.
Keshtu filloi te inkurajonte femrat
qe t'a ngrinin doren me shpesh,
por as kjo nuk funksionoi.
Ai iu tha studenteve se nuk do t'i kerkonte me te ngrinin duart, por do t'i therriste ne emer,
ne menyre qe te aktivizonte sa meshkuj
aq edhe femra. Dhe ajo qe ai konfirmoi
ishte se femrat i dinin pergjigjet po aq mire
ose edhe me mire se meshkujt,
dhe ai e ndau kete perfundim me to.
Me pas mora letren e nje nene shtepiake
qe jeton ne nje lagje te varfer,
ku shkolla nuk eshte shume mire. Ajo nuk kishte
punuar kurre ne nje korporate, por tha se
fjalimi ne TED e nxiti te shkonte tek shkolla e femijes
te saj dhe te luftonte per mesues me te mire.
Mendoj se kjo ishte pjese e rigjetjes se zerit tim.
Dhe kuptova se edhe femra apo meshkuj te tjere
mund te gjenin zerin e tyre,
ja pse kalova nga fjalimi tek libri.
PM: Dhe ne liber, ti jo vetem rigjen zerin tend,
i cili dallohet i qarte dhe i forte,
por ti gjithashtu ndan ate qe ke mesuar
permes eksperiencave te njerezve te tjere.
Prandaj une mendoj se ti e vure veten ne rolin e -
ti u bere nje lloj eksperteje ne berjen perpara.
Cfare ndjesie te dha kjo gje, cfare solli ajo ne jeten tende?
Lancimi jo vetem i nje libri, jo vetem i nje best selleri,
i nje fjalimi te pare nga miliona,
por krijimi i nje levizjeje, ku njerezit filluan
te pershkruanin veprimet e tyre ne pune me frazen
Po bej perpara.
SS: Jam mirenjohese, e nderuar, e lumtur,
dhe ky eshte vetem fillimi.
Nuk e di nese jam eksperte, apo nese ekspertet
ekzistojne vertete. Por kam bere shume kerkime.
Kam lexuar cdo studim, kam zhbiruar gjithe te dhenat,
dhe mesimet jane te qarta.
Sepse ajo qe dime eshte:
Dime se ne te gjithe boten krijimi i stereotipeve
po i mban femrat larg roleve drejtuese.
Eshte e habitshme. "Te bejme perpara" eshte global,
une kam shetitur boten
duke folur per te, dhe -
kulturat jane shume te ndryshme.
Madje edhe brenda vendit tone, apo ne Japoni,
Kore, Kine, Azi, Europe,
ato jane te ndryshme. Pervec dickaje: gjinise.
Ne te gjithe boten, paravaresisht kultures,
ne mendojme se mashkulli duhet te jete i forte,
i sigurte, agresiv, t'i degjohet zeri;
mendojme se femra duhet te flasi vetem
kur e pyesin, dhe se duhet t'i ndihmoje te tjeret.
Sot ne te gjithe boten
femrat quhen prepotente.
Ne cdo gjuhe
ekziston nje fjale per t'i therritur vajzat e vogla prepotente.
Eshte nje fjale qe rralle perdoret per djemte,
sepse kur nje djale i vogel udheheq,
kjo gje nuk pershkruhet me fjale negative,
sepse eshte e pritshme. Por kur nje vajze e vogel udheheq, atehere ajo eshte prepotente.
E di qe nuk kemi shume meshkuj ne salle,
por kini pak durim.
Duke qe se jeni meshkuj, do t'ju duhet
te perfaqesoni gjinine tuaj.
Ju lutem ngrini duart nese ne pune dikush
ju ka thene se jeni shume agresive.
(te qeshura) Epo gjithnje do kete ndonje,
arrin tek pese perqind. Mire, behuni gati zoterinj.
Nese je femer, te lutem ngri doren nese ne ambientin
e punes te kane thene se je shume agresive.
(te qeshura) Kete gje e ka thene publiku
i secilit vend ku kam shkuar,
dhe kete e vertetojne edhe te dhenat.
Tani, a mendojme ne vertete se femrat jane
me agresive se meshkujt? Sigurisht qe jo.
Vetem se ne i gjykojme ato me nje tjeter sy.
dhe shume prej karakteristikave qe te ndihmojne te japesh rezultate dhe te udheheqesh ne pune
jane ato qe na bejne t'a mendojme mashkullin shef
ndersa femren prepotente.
Lajmi i mire eshte se ne mund t'a ndryshojme
kete duke u ndergjegjesuar.
Nje nga momentet me te lumtura
ne kete udhetim ishte kur,
pas daljes se librit, ndodhesha ne skene
me John Chambers, CEO i Cisco-s.
Ai kishte lexuar librin. Gjendej me mua ne skene,
me ftoi para skuadres se tij te menaxhereve,
femra dhe meshkuj, dhe tha, mendoja se ishim te afte ne kete pune. Mendoja se isha i afte ne kete pune.
Pastaj lexova kete liber dhe kuptova
se ne - kompania ime-
i kemi percaktuar te gjitha
femrat drejtuese si teper agresive,
dhe une qendroj ketu para jush,
dhe ju them se me vjen keq.
Dua t'ju them se
kjo nuk do te ndodhe me.
PM: A mund t'ia kerkojme kete edhe gjithe
atyre njerezve te tjere qe njohim? (duartrokitje)
SS: Keshtu John e beri kete sepse mendonte
se kjo do t'a permiresonte kompanine e tij,
keshtu pranimi i ekzistences se
paragjykimit mund t'a ndryshoje ate.
Keshtu, heren e ardhshme qe do te degjoni
dike qe quan prepotente nje vajze te vogel,
mund t'i afroheni atij personi
duke buzeqeshur dhe t'i thoni,
"Ajo vajze nuk eshte prepotente. Ajo thjesht ka aftesi prej drejtueseje te larte." (te qeshura)
PM: Kjo eshte e njejta gje qe ti i thua vajzes tende.
SS: Absolutisht po.
PM: Ti je fokusuar ne kete liber -
the se arsyeja per te cilen e shkrove
ishte krijimi i dialogut ne lidhje me kete teme.
Dua te them, le t'e flasim per kete,
te perballemi me faktin se,
edhe pse ka shume dyer te hapura
dhe mundesi te reja,
femrat ende nuk marrin pozicione drejtuese.
Ne muajt qe pasuan publikimin e librit,
ne te cilin theksohet ky problem dhe thuhet se
keto jane sfidat qe na presin, dhe shumicen prej tyre
duhet t'a luftojme nga brenda vetes
duke pare brenda nesh. Cfare ka ndryshuar prej atehere?
A ke vene re ndonje ndryshim.
SS: Sigurisht ka me shume dialog, e kjo eshte pozitive.
Por ajo qe eshte me e rendesishme per mua,
dhe ndoshta per te gjithe ne, jane veprimet.
Keshtu, kudo qe shkoj, CEO-t, shumica
prej te cileve jane meshkuj, me thone
po me shkakton shpenzime te medha
sepse tani femrat duan te paguhen aq sa meshkujt.
Dhe une u them se nuk me vjen aspak keq.
(te qeshura)
Aspak. Dua te them, femrat
duhet te paguhen sa meshkujt.
Kudo qe shkoj femrat me thone
se kerkojne rritje rroge.
Kudo qe shkoj, femrat me tregojne qe marredheniet
e tyre me partneret jane permiresuar,
se kerkojne me shume ndihme ne shtepi,
kerkojne ngritje ne detyre,
dhe me e rendesishmja, se besojne tek vetja.
Nje prej governatoreve me tha se ai nuk e
kishte vene re se shumica e femrave
uleshin ne skajet e dhomes,
gje qe eshte e vertete,
dhe se ai kishte vendosur rregullin se gjithe
femrat e stafit duhet te uleshin ne tavoline.
Fondacioni qe themelova ne te njejten kohe
me librin "Te bejme perpara"
ndihmon femrat, por edhe meshkujt...
te krijojne grupe
mund te jene 10 persona, apo edhe me shume,
te cilet takohen nje here ne muaj.
Une shpresoja qe deri ne kete moment te kishim rreth 500 grupe. Kjo do te ishte e mrekullueshme.
Pra, afersisht 500 here 10.
Jane krijuar me shume se 12.000 grupe
ne 50 shtete te botes.
PM: Kjo eshte e mrekullueshme.
SS: Keta njerez takohen cdo muaj.
Une takova njeren prej tyre kur isha ne Pekin.
Nje grup femrash me moshe 29 apo 30 vjec kishin
krijuar grupin e pare ne Pekin Te bejme perpara,
dhe disa prej tyre ishin rritur
ne zona te varfera rurale te Kines.
Femrat 29-vjecare shoqeria e tyre i quan "te mbetura"
sepse ato nuk jane ende te martuara,
dhe zakoni i ketij takimi mujor
po i ndihmon ato te percaktojne se si e shohin veten.
Se cfare duan nga karriera e punes.
Tipin e partnerit qe duan, nese e duan.
I pashe teksa po prezantonim veten me rradhe
dhe ato te gjitha thane si quheshin dhe se nga vinin,
dhe une thashe, une jam Sheryl Sandberg,
dhe kjo ishte endrra ime
Dhe pastaj fillova te qaj.
Epo, une kete e pranoj. Apo jo?
Kam folur edhe me pare per kete.
Por fakti se nje femer qe ndodhet ne anen
tjeter te botes, qe eshte rritur ne fshat,
te ciles i kane thene te martohet
me dike qe ajo nuk e pelqen,
fakti qe ajo sot mund te takohet nje here ne muaj
me persona te tjere dhe t'a refuzoje ate kerkese,
per te bere jeten qe do ajo vete.
Ky eshte ndryshimi qe ne shpresojme te shohim.
PM: A te ka bere pershtypje natyra
globale e ketij mesazhi?
Sepse mendoj se kur libri u publikua,
shume njerez menduan
epo kjo eshte nje guide e mire per
femrat qe duan te bejne karriere.
Ata duhet t'a lexojne, te parashikojne pengesat,
t'i identifikojne ato,
t'i bejne ato publike, te flasin per to,
pra eshte shkruar per femra te tilla. Qe bejne
kete pune. Qe ndodhen ne boten e korporatave.
Por libri eshte lexuar, sic thua edhe ti,
edhe ne vende rurale e ne zhvilim.
Prej gjithe kesaj cfare te ka surprizuar, e ndoshta te ka nxitur t'i shohesh gjerat me nje sy tjeter?
SS: Libri flet per besimin ne vete dhe barazine.
Dhe me sa duket ne te gjithe boten femrat kane me shume nevoje per vetebesim,
sepse bota na thote se nuk jemi
te barabarta me meshkujt.
Ne jetojme ne nje bote ku meshkujt kane "dhe",
ndersa femrat kane "ose".
Une ende s'kam takuar nje mashkull qe e kane pyetur
se si ia del t'i beje te gjitha. (te qeshura)
Do t'u drejtohem edhe nje here meshkujve te publikut:
Ju lutem te ngrene duart ata te cileve u eshte
drejtuar pyetja, si arrin t'i besh te gjitha?
(te qeshura)
Vetem meshkujt.
Femrat, femrat. Ju lutem ngrini duart nese keni degjuar ndonjehere pyetjen, si arrin t'i besh te gjitha?
Ne mendojme se meshkujt mund t'i bejne
te gjitha... si punen ashtu edhe femijet.
Ndersa mendojme se femrat nuk mund
t'ia dalin, dhe kjo eshte qesharake.
sepse pjesa me e madhe e femrave ne bote,
edhe ne Shtetet e Bashkuara,
punojne me kohe te plote dhe kane edhe femije.
Dhe une mendoj se njerezit nuk e kuptojne
se sa i gjere eshte ky mesazh.
Ne Miami eshte krijuar nje grup per
punonjeset e seksit te shpetuara nga rruga.
Ato po perdorin "Te bejme perpara"
per te lehtesuar tranzicionin
drejt nje jete te drejte, dhe per t'i shpetuar ato nga
pronaret e tyre, ata po perdorin librin.
Ne Texas librin po e perdorin gjithashtu
grupet vishu-drejt-suksesit
drejtuar femrave qe nuk kane ndjekur universitetin.
Dijme se ekzistojne grupe deri edhe ne Etiopi.
Pra keto mesazhe barazie - se femrat rriten me dijen
se nuk mund te kene ate qe kane meshkujt -
se ne mendojme qe lidershipi u takon meshkujve,
se ne mendojme se vetem meshkujve
mund t'u degjohet zeri, gjithe keto ndikojne tek ne,
dhe une mendoj se jane universale.
Kjo eshte pjese e asaj qe ben TEDWomen.
Na bashkon te gjithave per nje
kauze tek e cila duhet te besojme,
qe eshte: me shume femra, ze me te forte,
me shume barazi.
PM: Nese sot do te te ftonin te mbaje
nje fjalim tjeter ne TEDWomen,
cili do te ishte per ty personalisht
rezultati i kesaj eksperience,
dhe cfare ke mesuar prej femrave dhe meshkujve
gjate ketij udhetimi.
SS: Mendoj se do te thosha se -
mundova t'a them kete me force,
por mendoj se mund t'a them edhe me fort -
Do te thoja se status quo-ja nuk mjafton.
Nuk mjafton, dhe gjerat nuk po
ndryshojne me shpejtesine e duhur.
Pasi dhashe fjalimin tim ne TED dhe publikova librin,
censusi i SHBA nxorri te dhenat e vitit qe kaloi.
Dhe e di cfare zbuluam?
Nuk ka pasur asnje ndryshim ne diferencen e pages
per femrat ne Shtetet e Bashkuara.
Shtatedhjete e shtate cent ndaj nje dollari.
Nese je grua e zeze, 64 cent.
Nese je latino-amerikane, jemi tek 54 cent.
A e di cila ishte hera e fundit
qe keto shifra pesuan rritje?
Viti 2002.
Jemi vend-numero, vend-numero
ne shume kendveshtrime.
Dhe une mendoj se nuk po
tregohemi mjaftueshem te sinqerte
per shume arsye. Eshte e veshtire
te flasesh per problemet gjinore.
Ne turperohemi nga fjala "feministe", fjale
te cilen une mendoj se duhet t'a bejme tonen.
Duhet t'a harrojme fjalen prepotente
dhe te riperdorim...
(duartrokitje)
Mendoj se duhet t'a them kete me ze me te larte,
duhet t'a harrojme fjalen prepotente,
dhe te riperdorim fjalen feministe,
sepse kjo eshte e nevojshme.
(duatrokitje)
PM: Dhe duhet te bejme me shume perpara.
SS: Shume me shume.
PM: Faleminderit, Sheryl.
Faleminderit qe bere perpara dhe qe the po.
SS: Faleminderit.
(duartrokitje)