Hapni sytë ju lutem Hapni sytë dhe merrni dorën time në tuajën. Ka shumë gjëra për të parë. Nuk do jetë e lehtë, por do jetë e thjeshtë. Mos u bëni merak. Unë jam këtu, pranë jush. (fillon të dëgjohet zhurma e një kamioni në pritje dhe një derr që ulërin derisa zeri pritet papritur) Zgjohu! Përshëndetje! Jam Emili nga "Bite Size Vegan" ("Kafshatë vegane") dhe ju uroj mirëseardhjen ne këtë copëz vegane. Si shoqëri, ne i fshehim të vërtetat e industrisë ushqimore. E mbrojmë proçesin me një mbulesë sekreti, dhe shfaqim vetëm paketa sterile, me paraqitje të këndëshme. I themi vetes që kafshët që përdorim për ushqim trajtohen mire. Që ato kafshë theren në mënyrë humane. Dhe përballë provave që flasin ndryshe, themi: "Nuk është kështu këtu tek ne". Ja pra, dua t'ju tregoj që është kështu edhe këtu tek ne. Kjo video është si për veganët ashtu edhe për jo veganët. Nëse jeni jo vegan/ jo vegane, është me rëndësi jetësore që të jeni të vetëdijshëm mbi çfarë po blini e mbi çfarë po zgjidhni per të ngrënë. Nëse jeni vegan/ vegane, është po aq e rëndësishme të ruani lidhjen me arsyen përse keni zgjedhur këtë mënyrë jetese. Pavarësisht nga mënyra juaj e jetesës, jetët me të cilat do ndeshemi këtu së bashku kanë vlerë, dhe të bësh syrin qorr ndaj eksperiencës së tyre do të thotë ti dënosh me një ekzistencë të privuar edhe nga momenti më i vogël i pranimit dhe njohjes. Një pjesë e gjërave që do ju tregoj sot do t'ju shqetësojne, lëndojnë, e do t'ju tërbojnë. Do të doni ti mbyllni sytë, por ju lutem që të jeni dëshmitarë të kësaj të vërtete. Kjo nuk është histori e përpunuar për të bërë bujë. Këto janë pamje të përditshme, detyra të zakonshme dhe veprime të përditshme të industrisë që përpunon produkte me prejardhje nga kafshët. Nëse nuk jeni vegan/ vegane dhe doni ti ktheni kurrizin pamjeve, do t'ju kërkoja të pyesni veten "nëse nuk është mirë për sytë, si qënka mirë për stomakun?". Kjo është e vërteta lakuriq se nga vjen ushqimi juaj. Nëse jeni vegan/ vegane, ju lutem ti jepni vlerë vuajtjes së këtyre individëve. Nëse ata jetuan e vdiqën kështu, ne duhet të paktën të bëhemi dëshmitarë për ta. Nëse duhet t'a ktheni kokën tutje, ju lutem, vazhdoni të dëgjoni. Ky është realiteti per miljarda individë në botën tonë. Ky nuk është një rast i veçantë. Ky nuk është një vend kush e di se ku. Kjo është këtu, tani, në "oborrin e shtëpisë tuaj". Për këtë rojë 24 orëshe me grupin e aktivistëve të "Shpëtoni Derrat, Toronto" ("Toronto Pig Save"), filluam në mëngjes herët tek ndërmarrja "Mish Derri Fearman" (Fearman’s Pork, Incorporated) në Burlington, Kanada. Para se shumica e njerëzve të ishin zgjuar, këta derra ishin vetëm pak hapa nga vdekja. Derrat dhe të Dhe sot është dita e vdjekjes për ta. "Ju duam! Ju duam zemër! Ju duam xhan!..."