Ky mësim quhet kushtëzime me karta. Çdo ditë ju merrni vendime bazuar në çfarë ju shihni dhe dëgjoni. Unë dua të eci në park por më parë duhet të vendos nëse duhet të sjellë një çadër apo jo. Kështu që unë shikoj nga dritarja. Nëse është me re, unë do të marr çadrën ime. Përndryshe, unë do të marr disa syze dielli. Mendoj se është më mirë të marr çadrën. Çfarë unë shoh dhe dëgjoj përcakton se çfarë do të marr në park. Kushtëzimet përdoren gjithashtu në lojëra. Sot do të praktikojmë përdorimin e kushtëzimeve me një lojë me letra. Në këtë lojë, karta që unë zgjedh përcakton se çfarë do të bëjnë miqtë e mi. Nëse zgjedhi një shtatë, të gjithë duartrokasin. Përndryshe, të gjithë thonë "awww". Le ta provojmë! Vë bast se ju mund të bëni lojëra që janë edhe më argëtuese me kushtëzime. Provojeni! Kushtëzimet janë ato që bëjnë ompjuterët të duken të zgjuar. Një program kompjuterik që përfshin kushtëzimin mund të reagojë ndaj përdoruesit dhe të ndryshojë kursin e tij të veprimit. Mendoni për lojën tuaj të preferuar video. A fitoni më shumë pikë për disa veprime sesa për të tjerët? Kjo ndodh sepse kompjuteri është duke përdorur kushtëzime. Është mënyra se si një kompjuter merr një vendim. Si thua, nëse godisni objektivin, ju fitoni dhjetë pikë. Përndryshe, ju humbni tre. Kur e dini se si funksionojnë kushtëzimet, mundeni ë krijoni të gjitha llojet e lojërave emocionuese.