E pra, siҫ e dijnë shumë nga ju rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishin si vijon: Hillary Clinton, kandidatja Demokrate fitoi me një lumë votash prej 52% të votave të përgjithshme. Jill Stein, kandidatja e Gjelbër, u rendit me një hendek, e dyta me 19%. Donald J. Trump, kandidati Republikan, e ndiqte direkt me 14%, e votat e mbetura u ndanë mes abstenuesve dhe Gary Johnson, kandidatit Liberal. (Te qeshura) Tani, në çfarë universi paralel mendoni se jetoj? E pra, nuk jetoj në një univers paralel. Jetoj në botë dhe bota kështu ka votuar. Më lejoni tju kthej pas dhe të shpjegoj çfarë nënkuptoj. Në qershor të këtij viti, nisa diçka të quajtur "Vota Globale". Dhe Vota Globale bën pikërisht atë që tregon dhe emri. Për herë të parë në histori, lejon këdo, kudo në botë, të votojë në zgjedhjet e shteteve të tjera. Tani, pse do ta bënit këtë? Çfarë kuptimi ka? Më lejoni tju tregoj se si funksionon. Hyn në një website, të bukur për më tepër, dhe zgjedh një proces zgjedhor. Këtu është një grup që e kemi mbuluar tashmë. Zhvillojmë afërsisht një në muaj, ose diku rrotull. Pra ju mund të shihni Bullgarinë, SHBA, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, referendumi Brexit atje në fund. Mund te zgjidhni zgjedhjet që ju interesojnë, dhe të zgjidhni kandidatët. Këta janë kandidatët e zgjedhjeve të fundit presidenciale në vendin e vogël ishullor, São Tomé dhe Príncipe, 199,000 banorë, në bregun e Afrikës Perendimore. Dhe më pas mund të shihni përmbledhjen e shkurtër për secilin prej kandidatëve për të cilën shpresoj të jetë mjaft neutral, informues dhe i përmbledhur. Dhe kur gjeni kandidatin që ju pëlqen, e votoni. Këta ishin kandidatët në zgjedhjet e fundit Presidenciale në Islandë, dhe kështu funksionon. Por, pse do të donit të votonit në zgjedhjet e një vendi tjetër? E pra, nuk do të ishte si arsye, ju siguroj për këtë, ndërhyrja në proceset demokratike të një vendi tjetër. Nuk është fare ky qëllimi. Në fakt, nuk mundeni, sepse zakonisht unë e shpall rezultatin pasi elektorati i secilit shtet ka votuar tashmë, kështu që s'ka asnjë mundësi që të ndërhyjmë në atë proces. Por më e rëndësishmja, nuk jam posaçërisht i interesuar në çështjet e brendshme të vendeve të veçanta. Kjo nuk është ajo çka votojmë. Ajo që propozuan të bëjnë Donald J. Trump apo Hillary Clinton për amerikanët s'është fare puna jonë sinqerisht. Kjo është diçka të cilën vetëm Amerikanët mund ta votojnë. Jo, në votimin global, ju merrni në konsideratë vetëm një aspekt të tij, çka është se çfarë do bëjnë ata lidera për pjesën tjetër prej nesh? Dhe kjo është kaq shumë e rëndësishme sepse ne jetojmë, pa dyshim jeni mërzitur së dëgjuari tju thonë, në një Botë të globalizuar, të hiperndërlidhur, të ndërvarur masivisht ku vendimet politike të popujve të vendeve të tjera mund dhe do të kenë ndikim në jetën tonë pa marrë parasysh se kush jemi, dhe ku jetojmë. Si krahët e fluturës, që përplasen në njërën anë të Paqësorit he me sa duket mund të krijojnë një stuhi në anën tjetër, kështu ndodh dhe me botën në të cilën jetojmë sot dhe botën e politikës. Nuk ka më një vijë ndarëse midis punëve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare. Çdo vend, sado i vogël qoftë, dhe nëse është São Tomé dhe Príncipe, mund të nxjerë Nelson Mandela-n e rradhës ose Stalinin e rradhës. Ata mund të ndotin atmosferën dhe oqeanet, të cilat na përkasin të gjithëve, ose mund të bëhen të përgjegjshëm dhe të na ndihmojnë të gjithëve. E megjithatë, sistemi është aq i çuditshëm sepse ai nuk është në një hap me realitetin e globalizimit. etëm një numër i vogël njerëzish lejohen të votojnë për ata lidera, edhe pse impakti i tyre është gjigand dhe pothuajse universal. Sa ishte numri? 140 milionë amerikanë kanë votuar për presidentin e ardhshëm të SHBA, dhe ende, siç e dimë të gjithë, për pak javë kohë, dikush do të dorëzojë kodet e hedhjeve bërthamore te Donald J. Trump. ani, nëse kjo s'flet për impaktin te të gjithë ne, s'di se çfarë do të duhej tjetër. Në mënyrë të ngjashme, zgjedhjet e referendumit për Brexit, pak miliona nga populli Britanik votuan për të, por sidoqë të shkonte rezultati i votimit, do kish një impakt të rëndësishëm mbi jetët e dhjetëra, qindra miliona njerëzve në mbarë botën. Dhe prapë, vetëm një numër i vogël mund të votojë. Çfarë demokracie është kjo? Vendime madhore që na prekin të gjithë vendosen nga një numër relativisht shumë i vogël njerëzish. Dhe nuk e di për ju, por mua nuk më tingëllon dhe aq demokratike. Kështu që po përpiqem ta qartësoj. Ashtu si e përmenda ne nuk pyesim për pyetjet e brendshme. Në fakt, unë drejtoj vetëm dy pyetje për të gjithë kandidatët. U dërgoj atyre të njëjtat dy pyetje çdo herë. Pyes, një, nëse zgjidheni, çfarë do të bëni për pjesën tjetër prej nesh, për pjesën e mbetur të shtatë miliardëve që jetojnë në këtë planet? Pyetja e dytë: Cili është vizioni juaj për të ardhmen e vendit tuaj në botë? Çfarë roli e shihni të luajë? Secilit kandidat, i dërgoj këto pyetje. Ata s'përgjigjen të gjithë. Të jemi të qartë. E marr parasysh që nëse je rradhitur për t'u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA, me siguri je i zënë në shumicën e kohës, kështu që s'jam krejt i befasuar që nuk përgjigjen të gjithë, por shumë e bëjnë. Çdo herë e më shumë. Dhe disa prej tyre, japin më tepër se përgjigje. Disa prej tyre përgjigjen në mënyrën me entuziaste dhe emocionuese që mund ta imagjinoni. Dua të them një fjalë këtu për Saviour Chishimba, që ishte një prej kandidatëve në zgjedhjet e fundit presidenciale në Zambia. Përgjigjet e tij në këto dy pyetje ishin në thelb një disertacion 18-faqësh për këndvështrimin e tij mbi rolin potencial të Zambia-s në botë dhe në komunitetin ndërkombëtar. E postova në website që gjithkush të mund ta lexojë. Tani, Saviour fitoi votën globale, por nuk i fitoi zgjedhjet në Zambia. Kështu që po pyesja veten, çfarë do të bëj me këtë grup të jashtëzakonshëm njerëzish? Kam disa njerëz të mrekullueshëm këtu që kanë fituar votën globale. Ne gjithmonë gabojmë, sidoqoftë. Ai që kemi zgjedhur s'është kurrë personi i zgjedhur nga elektorati vendas. Pjesërisht mund të jetë sepse duket se ne anojmë nga gratë. Por mendoj se kjo mund të jetë një shenjë se elektoratit vendas është ende duke menduar në shkallë tepër kombëtare. Janë ende duke menduar shumë së brendshmi. Ata janë ende duke pyetur veten: Çfarë ka për mua këtu? ... në vend të asaj që duhet të kërkojnë sot, që është, çfarë ka për ne këtu? Por ja që ndodh. Pra sugjerime, jo tani, ju lutem, por më dërgoni email nëse ju vjen një ide për atë që mund të bëjmë me këtë ekip mahnitës humbësish të lavdishëm. (Të qeshura) Kemi Saviour Chishimba, që e përmenda. Kemi Halla Tómasdóttir, e cila ishte favoritja në zgjedhjet presidenciale islandeze. Disa mund ta kenë parë fjalimin e saj mahnitës në TEDWomen vetëm disa javë më parë ku ajo foli rreth nevojës për më shumë gra pjesëmarrëse në politikë. Kemi Maria das Neves nga São Tomé dhe Príncipe. Kemi Hillary Clinton. Nuk e di nëse ajo është e disponueshme. Kemi Jill Stein. Dhe kemi mbuluar gjithashtu zgjedhjet e radhës për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Kemi ish-kryeministrin e Zelandës së Re, që do ishte një anëtar i mrekullueshëm i ekipit. ra mendoj ndoshta ata njerëz, klubi i humbësve të lavdishëm, mund të udhëtojnë nëpër botë kudo ku ka zgjedhje dhe në kohën tonë moderne tju kujtojnë njerëzve nevojën e të menduarit së jashtmi dhe për pasojat ndërkombëtare. Pra, çfarë vjen pas votës globale? Epo, padyshim, shfaqja Donald dhe Hillary është pak e vështirë për tu ndjekur, por ka disa zgjedhje të tjera të rëndësishme që po vijnë. Në fakt, duket sikur janë shumëzuar. Diçka po ndodh, në botë jam i sigurt që e keni vënë re. Dhe zgjedhjet e ardhshme të radhës të gjitha kanë rëndësi kritike. Në vetëm pak ditë, kemi ripërsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të Austrisë, me mundësinë që Norbert Hofer të bëhet siç përshkruhet zakonisht, presidenti i parë ekstremist i djathtë në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Vitin tjetër kemi Gjermaninë, Francën, kemi zgjedhjet presidenciale në Iran dhe një duzinë të tjera. Nuk bëhet më pak e rëndësishme. Bëhet gjithmonë e më e rëndësishme. Në mënyrë të qartë, vota globale nuk është vetëm një projektit i veçuar. Nuk qëndron më vete. Ai ka një sfond të caktuar. Është pjesë e një projekti që kam filluar që në vitin 2014, që e kam quajtur Vendi i Mirë. Ideja e Vendit të Mirë në thelb është mjaft e thjeshtë. Është diagnoza ime e thjeshtë se çfarë nuk shkon në botë dhe si mund ta rregullojmë. Çfarë nuk shkon në botë e kam lënë të kuptohet tanimë. Në thelb, ne përballemi me një numër të madh e në rritje sfidash gjigande, ekzistenciale, globale: ndryshimi i klimës, abuzimet me të drejtat e njeriut, migrime masive, terrorizmi, kaosi ekonomik, përhapja e armëve. Të gjitha këto probleme të cilat kërcënojnë të na zhdukin janë nga vetë natyra probleme të globalizuara. Asnjë vend nuk e ka aftësinë e trajtimit të tyre më vete. Pa dyshim, që ne duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të bashkëpunojmë si kombe nëse duam t'i zgjidhim këto probleme. Është kaq e qartë dhe prapë nuk e bëjmë. Nuk e bëjmë aq shpesh sa duhet. Shumicën e kohës, vendet vazhdojnë ende të sillen sikur po përballen, si fise egoiste që luftojnë ndaj njëri-tjetrit, pak a shumë sic kanë vepruar kur u shpikën kombet-shtete qindra vjet më parë. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Ky nuk është ndryshim sistemesh politike ose ndryshim ideologjish. Ky është një ndryshim në kulturë. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë që të menduarit nga brenda nuk ofron zgjidhje për problemet e botës. Duhet të mësojmë se si të bashkëpunojmë shumë më tepër dhe të konkurojmë disi më pak. Përndryshe gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen dhe do të shkojnë shumë më keq, shumë më shpejt sesa e parashikojmë. Ky ndryshim do të ndodhi vetëm nëse ne njerëzit e zakonshëm ju themi politikanëve tanë se gjërat kanë ndryshuar. Duhet t'u tregojmë atyre se kultura ka ndryshuar. Duhet t'u tregojmë atyre se kanë një mandat të ri. Mandati i vjetër ishte mjaft i thjeshtë dhe mjaft i vetëm: nëse jeni në pozitë pushteti ose autoriteti, jeni përgjegjës për njerzit dhe për atë pjesë të vogël të territorit tuaj, dhe kaq. Dhe nëse, që të bëni më të mirën për njerzit tuaj, do të shkelni mbi çdokënd tjeter në planet, akoma më mirë. Kjo konsiderohet pak si macho. Sot, mendoj se çdokush në një pozitë pushteti dhe përgjegjësise ka marrë një mandat të dyfishtë, I cili thotë që nëse je në pozitë pushteti dhe përgjegjësise, je përgjegjës për njerëzit e tu dhe për çdo burrë, grua, fëmijë apo kafshë në këtë planet. Je përgjegjës për pjesën tënde të territorit dhe për çdo metër katror të sipërfaqes së tokës dhe atmosferës sipër saj. E nëse s'të pëlqen kjo përgjegjësi, atëhere s'duhet të jesh në pushtet. Ky është sundimi i epokës moderne për mua, dhe ky është mesazhi që ne duhet tju japim politikanëve tanë, dhe tju tregojmë se kjo është mënyra se si bëhen gjërat ditët e sotme. Ndryshe, jemi të gjithë të mbaruar. Në fakt, nuk kam ndonjë problem me kredon e Donald Trumpit, "Amerika e para". Më duket një deklaratë mjaft banale e asaj që politikanët kanë bërë e ndoshta duhet të bëjnë gjithmonë. Sigurisht që janë zgjedhur të përfaqësojnë interesat e popullit të tyre. Por ajo që më duket kaq e mërzitshme, e modës së vjetër, dhe kaq pa imagjinatë përsa i përket kësaj kapje është se Amerika e para nënkupton gjithë të tjerët të fundit, bërja e Amerikës së madhe përsëri do thotë bërja e gjithkujt tjetër të vogël përsëri, e kjo s'është e vërtetë. Në punën time si këshilltar i politikave gjatë këtyre 20 viteve, kam parë kaq e kaq qindra shembuj politikash që harmonizojnë nevojat e brendëshme me ato ndërkombëtare, dhe ato janë politika më të mira. Nuk ju kërkoj kombeve të bëhen altruist apo vetë-sakrifikues. Kjo do ishte qesharake. Asnjë komb nuk duhet ta bëjë. Po u kërkoj të zgjohen dhe të kuptojnë se kemi nevojë për një formë të re qeverisje, e cila është e mundshme dhe i harmonizon këto dy nevoja, për tju bërë mirë njerzve tanë dhe për tju bërë mirë gjithë të tjerëve. Që nga zgjedhjet e SHBA dhe Brexit, po bëhet gjithnjë e më e qartë për mua se dallimet e vjetra të krahut të majtë dhe të djathtë nuk kanë më kuptim. Ato nuk përshtaten me modelin. Çfarë duket me rëndësi sot është shumë e thjeshtë, nëse pikëpamja juaj për botën është që gjeni komfort duke u bazuar së brëndshmi dhe në të kaluarën, apo nëse ashtu si unë, gjeni shpresë duke parë përpara dhe jashtë. Kjo është politika e re. Kjo është ndarja e re që po e ndan botën në mes. Mund të tingëllojë si paragjykuese, por nuk e ka këtë qëllim. Nuk e keqkuptoj fare pse ka kaq shumë njerëz që gjejnë komfort duke parë brenda dhe te e kaluara. Kur vijnë kohë të vështira, kur s'keni shumë para, kur ndiheni të pasigurt dhe të pambrojtur, është prirje njerëzore të kthehesh nga brenda, të mendosh për nevojat tua dhe të shmangësh nevojat e gjithë të tjerëve, dhe ndoshta të fillosh të imagjinosh se e kaluara ishte disi më e mirë se e tashmja apo sa mund të jetë e ardhmja. Por besoj se ky është një fund pa krye. Historia tregon që ky është një fund pa krye. Kur njerëzit kthehen nga brënda dhe mbrapa progresi njerëzor kthehet mbrapsh e gjërat përkeqësohen shumë shpejt për të gjithë në fakt. Nëse jeni si unë dhe besoni te ardhmja dhe jashtë, besoni se gjëja më e mirë për njerëzimin është diversiteti i tij dhe gjëja më e mirë e globalizimit është mënyra se si e nxit diversitetin, atë përzierje kulturore duke sjellë diçka më krijuese, më emocionuese, më produktive seç ka qenë ndonjëherë më parë në historinë e njerëzimit, atëherë, miq, ne kemi një punë për të bërë, sepse brigada brenda dhe prapa janë bashkuar si kurrë më parë, dhe se besimi i brenda dhe prapa, ajo frikë, ai ankth, që luan me instinktet më të thjeshta, është duke gjithëpërfshirë botën. Të gjithë ata prej nesh që, njësoj si unë besojnë, përpara dhe jashtë, ne duhet të organizohemi, sepse koha po vrapon shumë, shumë shpejt. Ju falemnderit. (Duartrokitje)