1 00:00:03,310 --> 00:00:04,845 E pra, siҫ e dijnë shumë nga ju 2 00:00:04,869 --> 00:00:07,251 rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishin si vijon: 3 00:00:08,220 --> 00:00:10,836 Hillary Clinton, kandidatja Demokrate 4 00:00:10,860 --> 00:00:12,756 fitoi me një lumë votash 5 00:00:12,780 --> 00:00:14,860 prej 52% të votave të përgjithshme. 6 00:00:15,580 --> 00:00:17,836 Jill Stein, kandidatja e Gjelbër, 7 00:00:17,860 --> 00:00:20,460 u rendit me një hendek, e dyta me 19%. 8 00:00:21,140 --> 00:00:23,596 Donald J. Trump, kandidati Republikan, 9 00:00:23,620 --> 00:00:25,900 e ndiqte direkt me 14%, 10 00:00:26,740 --> 00:00:30,156 e votat e mbetura u ndanë mes abstenuesve 11 00:00:30,180 --> 00:00:33,220 dhe Gary Johnson, kandidatit Liberal. 12 00:00:36,320 --> 00:00:37,890 (Te qeshura) 13 00:00:38,420 --> 00:00:42,340 Tani, në çfarë universi paralel mendoni se jetoj? 14 00:00:43,820 --> 00:00:45,836 E pra, nuk jetoj në një univers paralel. 15 00:00:45,860 --> 00:00:48,660 Jetoj në botë dhe bota kështu ka votuar. 16 00:00:50,220 --> 00:00:52,860 Më lejoni tju kthej pas dhe të shpjegoj çfarë nënkuptoj. 17 00:00:53,860 --> 00:00:55,076 Në qershor të këtij viti, 18 00:00:55,100 --> 00:00:57,260 nisa diçka të quajtur "Vota Globale". 19 00:00:57,860 --> 00:01:00,940 Dhe Vota Globale bën pikërisht atë që tregon dhe emri. 20 00:01:01,700 --> 00:01:03,356 Për herë të parë në histori, 21 00:01:03,380 --> 00:01:06,116 lejon këdo, kudo në botë, 22 00:01:06,140 --> 00:01:09,140 të votojë në zgjedhjet e shteteve të tjera. 23 00:01:10,100 --> 00:01:11,386 Tani, pse do ta bënit këtë? 24 00:01:12,180 --> 00:01:13,796 Çfarë kuptimi ka? 25 00:01:13,820 --> 00:01:16,156 Më lejoni tju tregoj se si funksionon. 26 00:01:16,180 --> 00:01:17,580 Hyn në një website, 27 00:01:18,860 --> 00:01:20,146 të bukur për më tepër, 28 00:01:20,900 --> 00:01:23,716 dhe zgjedh një proces zgjedhor. 29 00:01:23,740 --> 00:01:25,840 Këtu është një grup që e kemi mbuluar tashmë. 30 00:01:27,020 --> 00:01:30,156 Zhvillojmë afërsisht një në muaj, ose diku rrotull. 31 00:01:30,180 --> 00:01:32,996 Pra ju mund të shihni Bullgarinë, SHBA, 32 00:01:33,020 --> 00:01:35,516 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, 33 00:01:35,540 --> 00:01:38,476 referendumi Brexit atje në fund. 34 00:01:38,500 --> 00:01:41,276 Mund te zgjidhni zgjedhjet që ju interesojnë, 35 00:01:41,300 --> 00:01:44,556 dhe të zgjidhni kandidatët. 36 00:01:44,580 --> 00:01:47,516 Këta janë kandidatët e zgjedhjeve të fundit presidenciale 37 00:01:47,540 --> 00:01:50,636 në vendin e vogël ishullor, São Tomé dhe Príncipe, 38 00:01:50,660 --> 00:01:53,036 199,000 banorë, 39 00:01:53,060 --> 00:01:54,581 në bregun e Afrikës Perendimore. 40 00:01:55,580 --> 00:02:00,076 Dhe më pas mund të shihni përmbledhjen e shkurtër për secilin prej kandidatëve 41 00:02:00,100 --> 00:02:02,596 për të cilën shpresoj të jetë mjaft neutral, 42 00:02:02,620 --> 00:02:05,436 informues dhe i përmbledhur. 43 00:02:05,460 --> 00:02:07,780 Dhe kur gjeni kandidatin që ju pëlqen, e votoni. 44 00:02:08,700 --> 00:02:10,236 Këta ishin kandidatët 45 00:02:10,260 --> 00:02:13,116 në zgjedhjet e fundit Presidenciale në Islandë, 46 00:02:13,140 --> 00:02:14,426 dhe kështu funksionon. 47 00:02:15,980 --> 00:02:20,700 Por, pse do të donit të votonit në zgjedhjet e një vendi tjetër? 48 00:02:21,780 --> 00:02:24,876 E pra, nuk do të ishte si arsye, 49 00:02:24,900 --> 00:02:26,116 ju siguroj për këtë, 50 00:02:26,140 --> 00:02:30,036 ndërhyrja në proceset demokratike të një vendi tjetër. 51 00:02:30,060 --> 00:02:31,716 Nuk është fare ky qëllimi. 52 00:02:31,740 --> 00:02:33,156 Në fakt, nuk mundeni, 53 00:02:33,180 --> 00:02:35,636 sepse zakonisht unë e shpall rezultatin 54 00:02:35,660 --> 00:02:39,196 pasi elektorati i secilit shtet ka votuar tashmë, 55 00:02:39,220 --> 00:02:42,036 kështu që s'ka asnjë mundësi që të ndërhyjmë në atë proces. 56 00:02:42,060 --> 00:02:43,436 Por më e rëndësishmja, 57 00:02:43,460 --> 00:02:45,036 nuk jam posaçërisht i interesuar 58 00:02:45,060 --> 00:02:47,316 në çështjet e brendshme të vendeve të veçanta. 59 00:02:47,340 --> 00:02:48,900 Kjo nuk është ajo çka votojmë. 60 00:02:49,740 --> 00:02:53,676 Ajo që propozuan të bëjnë Donald J. Trump apo Hillary Clinton për amerikanët 61 00:02:53,700 --> 00:02:55,716 s'është fare puna jonë sinqerisht. 62 00:02:55,740 --> 00:02:58,756 Kjo është diçka të cilën vetëm Amerikanët mund ta votojnë. 63 00:02:58,780 --> 00:03:02,316 Jo, në votimin global, ju merrni në konsideratë vetëm një aspekt të tij, 64 00:03:02,340 --> 00:03:05,540 çka është se çfarë do bëjnë ata lidera për pjesën tjetër prej nesh? 65 00:03:06,540 --> 00:03:09,196 Dhe kjo është kaq shumë e rëndësishme sepse ne jetojmë, 66 00:03:09,220 --> 00:03:11,636 pa dyshim jeni mërzitur së dëgjuari tju thonë, 67 00:03:11,660 --> 00:03:15,900 në një Botë të globalizuar, të hiperndërlidhur, të ndërvarur masivisht 68 00:03:16,940 --> 00:03:19,676 ku vendimet politike të popujve të vendeve të tjera 69 00:03:19,700 --> 00:03:21,916 mund dhe do të kenë ndikim në jetën tonë 70 00:03:21,940 --> 00:03:24,180 pa marrë parasysh se kush jemi, dhe ku jetojmë. 71 00:03:25,500 --> 00:03:27,356 Si krahët e fluturës, 72 00:03:27,380 --> 00:03:29,676 që përplasen në njërën anë të Paqësorit 73 00:03:29,700 --> 00:03:33,236 he me sa duket mund të krijojnë një stuhi në anën tjetër, 74 00:03:33,260 --> 00:03:35,916 kështu ndodh dhe me botën në të cilën jetojmë sot 75 00:03:35,940 --> 00:03:37,636 dhe botën e politikës. 76 00:03:37,660 --> 00:03:41,860 Nuk ka më një vijë ndarëse midis punëve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare. 77 00:03:42,980 --> 00:03:45,396 Çdo vend, sado i vogël qoftë, 78 00:03:45,420 --> 00:03:47,476 dhe nëse është São Tomé dhe Príncipe, 79 00:03:47,500 --> 00:03:50,036 mund të nxjerë Nelson Mandela-n e rradhës 80 00:03:50,060 --> 00:03:51,260 ose Stalinin e rradhës. 81 00:03:52,700 --> 00:03:56,676 Ata mund të ndotin atmosferën dhe oqeanet, të cilat na përkasin të gjithëve, 82 00:03:56,700 --> 00:03:59,800 ose mund të bëhen të përgjegjshëm dhe të na ndihmojnë të gjithëve. 83 00:04:00,660 --> 00:04:03,756 E megjithatë, sistemi është aq i çuditshëm 84 00:04:03,780 --> 00:04:07,476 sepse ai nuk është në një hap me realitetin e globalizimit. 85 00:04:07,500 --> 00:04:10,716 etëm një numër i vogël njerëzish lejohen të votojnë për ata lidera, 86 00:04:10,740 --> 00:04:12,796 edhe pse impakti i tyre është gjigand 87 00:04:12,820 --> 00:04:14,020 dhe pothuajse universal. 88 00:04:15,100 --> 00:04:16,516 Sa ishte numri? 89 00:04:16,540 --> 00:04:19,076 140 milionë amerikanë kanë votuar 90 00:04:19,100 --> 00:04:21,356 për presidentin e ardhshëm të SHBA, 91 00:04:21,380 --> 00:04:24,315 dhe ende, siç e dimë të gjithë, për pak javë kohë, 92 00:04:24,339 --> 00:04:26,956 dikush do të dorëzojë kodet e hedhjeve bërthamore 93 00:04:26,980 --> 00:04:28,180 te Donald J. Trump. 94 00:04:28,780 --> 00:04:31,596 ani, nëse kjo s'flet për impaktin te të gjithë ne, 95 00:04:31,620 --> 00:04:33,190 s'di se çfarë do të duhej tjetër. 96 00:04:33,580 --> 00:04:39,300 Në mënyrë të ngjashme, zgjedhjet e referendumit për Brexit, 97 00:04:40,260 --> 00:04:43,676 pak miliona nga populli Britanik votuan për të, 98 00:04:43,700 --> 00:04:46,396 por sidoqë të shkonte rezultati i votimit, 99 00:04:46,420 --> 00:04:48,116 do kish një impakt të rëndësishëm 100 00:04:48,140 --> 00:04:52,556 mbi jetët e dhjetëra, qindra miliona njerëzve në mbarë botën. 101 00:04:52,580 --> 00:04:54,910 Dhe prapë, vetëm një numër i vogël mund të votojë. 102 00:04:55,020 --> 00:04:56,500 Çfarë demokracie është kjo? 103 00:04:57,610 --> 00:04:59,416 Vendime madhore që na prekin të gjithë 104 00:04:59,420 --> 00:05:03,276 vendosen nga një numër relativisht shumë i vogël njerëzish. 105 00:05:03,300 --> 00:05:04,636 Dhe nuk e di për ju, 106 00:05:04,660 --> 00:05:06,820 por mua nuk më tingëllon dhe aq demokratike. 107 00:05:07,420 --> 00:05:09,196 Kështu që po përpiqem ta qartësoj. 108 00:05:09,220 --> 00:05:10,676 Ashtu si e përmenda 109 00:05:10,700 --> 00:05:12,556 ne nuk pyesim për pyetjet e brendshme. 110 00:05:12,580 --> 00:05:15,636 Në fakt, unë drejtoj vetëm dy pyetje për të gjithë kandidatët. 111 00:05:15,660 --> 00:05:18,156 U dërgoj atyre të njëjtat dy pyetje çdo herë. 112 00:05:18,180 --> 00:05:19,596 Pyes, një, 113 00:05:19,620 --> 00:05:22,756 nëse zgjidheni, çfarë do të bëni për pjesën tjetër prej nesh, 114 00:05:22,780 --> 00:05:26,196 për pjesën e mbetur të shtatë miliardëve që jetojnë në këtë planet? 115 00:05:26,220 --> 00:05:28,156 Pyetja e dytë: 116 00:05:28,180 --> 00:05:31,396 Cili është vizioni juaj për të ardhmen e vendit tuaj në botë? 117 00:05:31,420 --> 00:05:32,980 Çfarë roli e shihni të luajë? 118 00:05:33,620 --> 00:05:35,740 Secilit kandidat, i dërgoj këto pyetje. 119 00:05:36,420 --> 00:05:38,516 Ata s'përgjigjen të gjithë. Të jemi të qartë. 120 00:05:38,540 --> 00:05:40,316 E marr parasysh që nëse je rradhitur 121 00:05:40,340 --> 00:05:42,716 për t'u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA, 122 00:05:42,740 --> 00:05:45,116 me siguri je i zënë në shumicën e kohës, 123 00:05:45,140 --> 00:05:49,196 kështu që s'jam krejt i befasuar që nuk përgjigjen të gjithë, por shumë e bëjnë. 124 00:05:49,220 --> 00:05:50,630 Çdo herë e më shumë. 125 00:05:50,630 --> 00:05:52,866 Dhe disa prej tyre, japin më tepër se përgjigje. 126 00:05:52,866 --> 00:05:55,956 Disa prej tyre përgjigjen në mënyrën me entuziaste dhe emocionuese 127 00:05:55,980 --> 00:05:57,196 që mund ta imagjinoni. 128 00:05:57,220 --> 00:05:59,716 Dua të them një fjalë këtu për Saviour Chishimba, 129 00:05:59,740 --> 00:06:01,156 që ishte një prej kandidatëve 130 00:06:01,180 --> 00:06:03,436 në zgjedhjet e fundit presidenciale në Zambia. 131 00:06:03,460 --> 00:06:07,996 Përgjigjet e tij në këto dy pyetje ishin në thelb një disertacion 18-faqësh 132 00:06:08,020 --> 00:06:11,676 për këndvështrimin e tij mbi rolin potencial të Zambia-s në botë 133 00:06:11,700 --> 00:06:13,716 dhe në komunitetin ndërkombëtar. 134 00:06:13,740 --> 00:06:16,180 E postova në website që gjithkush të mund ta lexojë. 135 00:06:16,980 --> 00:06:19,300 Tani, Saviour fitoi votën globale, 136 00:06:20,020 --> 00:06:21,900 por nuk i fitoi zgjedhjet në Zambia. 137 00:06:22,380 --> 00:06:23,756 Kështu që po pyesja veten, 138 00:06:23,780 --> 00:06:26,590 çfarë do të bëj me këtë grup të jashtëzakonshëm njerëzish? 139 00:06:26,590 --> 00:06:29,726 Kam disa njerëz të mrekullueshëm këtu që kanë fituar votën globale. 140 00:06:29,726 --> 00:06:31,316 Ne gjithmonë gabojmë, sidoqoftë. 141 00:06:31,340 --> 00:06:32,556 Ai që kemi zgjedhur 142 00:06:32,580 --> 00:06:35,460 s'është kurrë personi i zgjedhur nga elektorati vendas. 143 00:06:36,700 --> 00:06:39,620 Pjesërisht mund të jetë sepse duket se ne anojmë nga gratë. 144 00:06:40,460 --> 00:06:42,596 Por mendoj se kjo mund të jetë një shenjë 145 00:06:42,620 --> 00:06:46,196 se elektoratit vendas është ende duke menduar në shkallë tepër kombëtare. 146 00:06:46,220 --> 00:06:48,356 Janë ende duke menduar shumë së brendshmi. 147 00:06:48,380 --> 00:06:51,876 Ata janë ende duke pyetur veten: Çfarë ka për mua këtu? ... 148 00:06:51,900 --> 00:06:53,996 në vend të asaj që duhet të kërkojnë sot, 149 00:06:54,020 --> 00:06:55,780 që është, çfarë ka për ne këtu? 150 00:06:57,060 --> 00:06:58,276 Por ja që ndodh. 151 00:06:58,300 --> 00:07:00,436 Pra sugjerime, jo tani, ju lutem, 152 00:07:00,460 --> 00:07:02,460 por më dërgoni email nëse ju vjen një ide 153 00:07:02,474 --> 00:07:05,756 për atë që mund të bëjmë me këtë ekip mahnitës humbësish të lavdishëm. 154 00:07:05,760 --> 00:07:06,836 (Të qeshura) 155 00:07:06,860 --> 00:07:09,316 Kemi Saviour Chishimba, që e përmenda. 156 00:07:09,340 --> 00:07:10,716 Kemi Halla Tómasdóttir, 157 00:07:10,740 --> 00:07:13,636 e cila ishte favoritja në zgjedhjet presidenciale islandeze. 158 00:07:13,660 --> 00:07:16,376 Disa mund ta kenë parë fjalimin e saj mahnitës në TEDWomen 159 00:07:16,380 --> 00:07:17,596 vetëm disa javë më parë 160 00:07:17,620 --> 00:07:21,196 ku ajo foli rreth nevojës për më shumë gra pjesëmarrëse në politikë. 161 00:07:21,220 --> 00:07:23,740 Kemi Maria das Neves nga São Tomé dhe Príncipe. 162 00:07:24,580 --> 00:07:26,196 Kemi Hillary Clinton. 163 00:07:26,220 --> 00:07:28,276 Nuk e di nëse ajo është e disponueshme. 164 00:07:28,300 --> 00:07:29,500 Kemi Jill Stein. 165 00:07:30,540 --> 00:07:33,396 Dhe kemi mbuluar gjithashtu zgjedhjet e radhës 166 00:07:33,420 --> 00:07:35,940 për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 167 00:07:36,525 --> 00:07:38,640 Kemi ish-kryeministrin e Zelandës së Re, 168 00:07:38,640 --> 00:07:40,876 që do ishte një anëtar i mrekullueshëm i ekipit. 169 00:07:40,876 --> 00:07:42,330 ra mendoj ndoshta ata njerëz, 170 00:07:42,330 --> 00:07:45,086 klubi i humbësve të lavdishëm, mund të udhëtojnë nëpër botë 171 00:07:45,086 --> 00:07:46,436 kudo ku ka zgjedhje 172 00:07:46,460 --> 00:07:49,836 dhe në kohën tonë moderne tju kujtojnë njerëzve nevojën 173 00:07:49,860 --> 00:07:51,476 e të menduarit së jashtmi 174 00:07:51,500 --> 00:07:53,691 dhe për pasojat ndërkombëtare. 175 00:07:55,500 --> 00:07:57,396 Pra, çfarë vjen pas votës globale? 176 00:07:57,420 --> 00:07:59,196 Epo, padyshim, 177 00:07:59,220 --> 00:08:03,676 shfaqja Donald dhe Hillary është pak e vështirë për tu ndjekur, 178 00:08:03,700 --> 00:08:06,636 por ka disa zgjedhje të tjera të rëndësishme që po vijnë. 179 00:08:06,660 --> 00:08:08,476 Në fakt, duket sikur janë shumëzuar. 180 00:08:08,500 --> 00:08:11,636 Diçka po ndodh, në botë jam i sigurt që e keni vënë re. 181 00:08:11,660 --> 00:08:14,900 Dhe zgjedhjet e ardhshme të radhës të gjitha kanë rëndësi kritike. 182 00:08:16,340 --> 00:08:17,836 Në vetëm pak ditë, 183 00:08:17,860 --> 00:08:20,916 kemi ripërsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të Austrisë, 184 00:08:20,940 --> 00:08:22,716 me mundësinë që Norbert Hofer 185 00:08:22,740 --> 00:08:24,716 të bëhet siç përshkruhet zakonisht, 186 00:08:24,740 --> 00:08:28,400 presidenti i parë ekstremist i djathtë në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. 187 00:08:29,340 --> 00:08:30,756 Vitin tjetër kemi Gjermaninë, 188 00:08:30,780 --> 00:08:31,996 Francën, 189 00:08:32,020 --> 00:08:34,156 kemi zgjedhjet presidenciale në Iran 190 00:08:34,180 --> 00:08:35,380 dhe një duzinë të tjera. 191 00:08:35,979 --> 00:08:38,116 Nuk bëhet më pak e rëndësishme. 192 00:08:38,140 --> 00:08:39,809 Bëhet gjithmonë e më e rëndësishme. 193 00:08:41,460 --> 00:08:45,236 Në mënyrë të qartë, vota globale nuk është vetëm një projektit i veçuar. 194 00:08:45,260 --> 00:08:46,739 Nuk qëndron më vete. 195 00:08:47,820 --> 00:08:49,106 Ai ka një sfond të caktuar. 196 00:08:49,106 --> 00:08:53,116 Është pjesë e një projekti që kam filluar që në vitin 2014, 197 00:08:53,140 --> 00:08:54,700 që e kam quajtur Vendi i Mirë. 198 00:08:55,500 --> 00:08:58,070 Ideja e Vendit të Mirë në thelb është mjaft e thjeshtë. 199 00:08:58,900 --> 00:09:02,356 Është diagnoza ime e thjeshtë se çfarë nuk shkon në botë 200 00:09:02,380 --> 00:09:03,670 dhe si mund ta rregullojmë. 201 00:09:04,790 --> 00:09:07,316 Çfarë nuk shkon në botë e kam lënë të kuptohet tanimë. 202 00:09:07,316 --> 00:09:10,036 Në thelb, ne përballemi me një numër të madh e në rritje 203 00:09:10,060 --> 00:09:13,236 sfidash gjigande, ekzistenciale, globale: 204 00:09:13,260 --> 00:09:15,916 ndryshimi i klimës, abuzimet me të drejtat e njeriut, 205 00:09:15,940 --> 00:09:20,140 migrime masive, terrorizmi, kaosi ekonomik, përhapja e armëve. 206 00:09:21,140 --> 00:09:24,316 Të gjitha këto probleme të cilat kërcënojnë të na zhdukin 207 00:09:24,340 --> 00:09:26,496 janë nga vetë natyra probleme të globalizuara. 208 00:09:26,506 --> 00:09:30,900 Asnjë vend nuk e ka aftësinë e trajtimit të tyre më vete. 209 00:09:31,820 --> 00:09:33,556 Pa dyshim, 210 00:09:33,580 --> 00:09:37,196 që ne duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të bashkëpunojmë si kombe 211 00:09:37,220 --> 00:09:39,078 nëse duam t'i zgjidhim këto probleme. 212 00:09:39,620 --> 00:09:41,980 Është kaq e qartë dhe prapë nuk e bëjmë. 213 00:09:42,940 --> 00:09:44,820 Nuk e bëjmë aq shpesh sa duhet. 214 00:09:45,700 --> 00:09:49,276 Shumicën e kohës, vendet vazhdojnë ende të sillen 215 00:09:49,300 --> 00:09:53,956 sikur po përballen, si fise egoiste që luftojnë ndaj njëri-tjetrit, 216 00:09:53,980 --> 00:09:56,716 pak a shumë sic kanë vepruar kur u shpikën kombet-shtete 217 00:09:56,740 --> 00:09:58,316 qindra vjet më parë. 218 00:09:58,340 --> 00:10:00,476 Dhe kjo duhet të ndryshojë. 219 00:10:00,500 --> 00:10:03,836 Ky nuk është ndryshim sistemesh politike ose ndryshim ideologjish. 220 00:10:03,860 --> 00:10:05,796 Ky është një ndryshim në kulturë. 221 00:10:05,820 --> 00:10:07,820 Të gjithë ne duhet ta kuptojmë 222 00:10:08,700 --> 00:10:12,716 që të menduarit nga brenda nuk ofron zgjidhje për problemet e botës. 223 00:10:12,740 --> 00:10:16,716 Duhet të mësojmë se si të bashkëpunojmë shumë më tepër 224 00:10:16,740 --> 00:10:19,140 dhe të konkurojmë disi më pak. 225 00:10:20,260 --> 00:10:22,636 Përndryshe gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen 226 00:10:22,660 --> 00:10:25,860 dhe do të shkojnë shumë më keq, shumë më shpejt sesa e parashikojmë. 227 00:10:26,820 --> 00:10:28,716 Ky ndryshim do të ndodhi vetëm 228 00:10:28,740 --> 00:10:30,476 nëse ne njerëzit e zakonshëm 229 00:10:30,500 --> 00:10:33,316 ju themi politikanëve tanë se gjërat kanë ndryshuar. 230 00:10:33,340 --> 00:10:35,876 Duhet t'u tregojmë atyre se kultura ka ndryshuar. 231 00:10:35,900 --> 00:10:38,476 Duhet t'u tregojmë atyre se kanë një mandat të ri. 232 00:10:38,500 --> 00:10:41,396 Mandati i vjetër ishte mjaft i thjeshtë dhe mjaft i vetëm: 233 00:10:41,420 --> 00:10:43,596 nëse jeni në pozitë pushteti ose autoriteti, 234 00:10:43,620 --> 00:10:47,236 jeni përgjegjës për njerzit dhe për atë pjesë të vogël të territorit tuaj, 235 00:10:47,260 --> 00:10:48,476 dhe kaq. 236 00:10:48,500 --> 00:10:51,196 Dhe nëse, që të bëni më të mirën për njerzit tuaj, 237 00:10:51,220 --> 00:10:54,276 do të shkelni mbi çdokënd tjeter në planet, akoma më mirë. 238 00:10:54,300 --> 00:10:56,036 Kjo konsiderohet pak si macho. 239 00:10:56,060 --> 00:10:59,436 Sot, mendoj se çdokush në një pozitë pushteti dhe përgjegjësise 240 00:10:59,460 --> 00:11:01,076 ka marrë një mandat të dyfishtë, 241 00:11:01,100 --> 00:11:04,076 I cili thotë që nëse je në pozitë pushteti dhe përgjegjësise, 242 00:11:04,100 --> 00:11:05,956 je përgjegjës për njerëzit e tu 243 00:11:05,980 --> 00:11:09,220 dhe për çdo burrë, grua, fëmijë apo kafshë në këtë planet. 244 00:11:10,340 --> 00:11:12,716 Je përgjegjës për pjesën tënde të territorit 245 00:11:12,740 --> 00:11:16,436 dhe për çdo metër katror të sipërfaqes së tokës 246 00:11:16,460 --> 00:11:17,836 dhe atmosferës sipër saj. 247 00:11:17,860 --> 00:11:21,196 E nëse s'të pëlqen kjo përgjegjësi, atëhere s'duhet të jesh në pushtet. 248 00:11:21,220 --> 00:11:23,276 Ky është sundimi i epokës moderne për mua, 249 00:11:23,300 --> 00:11:26,676 dhe ky është mesazhi që ne duhet tju japim politikanëve tanë, 250 00:11:26,700 --> 00:11:29,996 dhe tju tregojmë se kjo është mënyra se si bëhen gjërat ditët e sotme. 251 00:11:30,020 --> 00:11:31,700 Ndryshe, jemi të gjithë të mbaruar. 252 00:11:33,100 --> 00:11:34,716 Në fakt, nuk kam ndonjë problem 253 00:11:34,740 --> 00:11:37,676 me kredon e Donald Trumpit, "Amerika e para". 254 00:11:37,700 --> 00:11:40,116 Më duket një deklaratë mjaft banale 255 00:11:40,140 --> 00:11:43,316 e asaj që politikanët kanë bërë e ndoshta duhet të bëjnë gjithmonë. 256 00:11:43,340 --> 00:11:46,780 Sigurisht që janë zgjedhur të përfaqësojnë interesat e popullit të tyre. 257 00:11:47,540 --> 00:11:50,516 Por ajo që më duket kaq e mërzitshme, e modës së vjetër, 258 00:11:50,540 --> 00:11:53,276 dhe kaq pa imagjinatë përsa i përket kësaj kapje 259 00:11:53,300 --> 00:11:56,160 është se Amerika e para nënkupton gjithë të tjerët të fundit, 260 00:11:57,340 --> 00:12:01,516 bërja e Amerikës së madhe përsëri do thotë bërja e gjithkujt tjetër të vogël përsëri, 261 00:12:01,540 --> 00:12:02,740 e kjo s'është e vërtetë. 262 00:12:03,610 --> 00:12:06,606 Në punën time si këshilltar i politikave gjatë këtyre 20 viteve, 263 00:12:06,606 --> 00:12:10,236 kam parë kaq e kaq qindra shembuj politikash 264 00:12:10,260 --> 00:12:13,796 që harmonizojnë nevojat e brendëshme me ato ndërkombëtare, 265 00:12:13,820 --> 00:12:15,796 dhe ato janë politika më të mira. 266 00:12:15,820 --> 00:12:19,396 Nuk ju kërkoj kombeve të bëhen altruist apo vetë-sakrifikues. 267 00:12:19,420 --> 00:12:20,756 Kjo do ishte qesharake. 268 00:12:20,780 --> 00:12:22,180 Asnjë komb nuk duhet ta bëjë. 269 00:12:22,790 --> 00:12:26,746 Po u kërkoj të zgjohen dhe të kuptojnë se kemi nevojë për një formë të re qeverisje, 270 00:12:26,746 --> 00:12:27,940 e cila është e mundshme 271 00:12:28,700 --> 00:12:30,516 dhe i harmonizon këto dy nevoja, 272 00:12:30,540 --> 00:12:33,880 për tju bërë mirë njerzve tanë dhe për tju bërë mirë gjithë të tjerëve. 273 00:12:34,580 --> 00:12:36,796 Që nga zgjedhjet e SHBA dhe Brexit, 274 00:12:36,820 --> 00:12:39,196 po bëhet gjithnjë e më e qartë për mua 275 00:12:39,220 --> 00:12:41,836 se dallimet e vjetra të krahut të majtë dhe të djathtë 276 00:12:41,860 --> 00:12:43,156 nuk kanë më kuptim. 277 00:12:43,180 --> 00:12:44,820 Ato nuk përshtaten me modelin. 278 00:12:45,820 --> 00:12:48,116 Çfarë duket me rëndësi sot 279 00:12:48,140 --> 00:12:49,756 është shumë e thjeshtë, 280 00:12:49,780 --> 00:12:51,956 nëse pikëpamja juaj për botën 281 00:12:51,980 --> 00:12:55,676 është që gjeni komfort duke u bazuar së brëndshmi dhe në të kaluarën, 282 00:12:55,700 --> 00:13:00,420 apo nëse ashtu si unë, gjeni shpresë duke parë përpara dhe jashtë. 283 00:13:01,300 --> 00:13:02,796 Kjo është politika e re. 284 00:13:02,820 --> 00:13:06,460 Kjo është ndarja e re që po e ndan botën në mes. 285 00:13:07,860 --> 00:13:10,756 Mund të tingëllojë si paragjykuese, por nuk e ka këtë qëllim. 286 00:13:10,780 --> 00:13:12,716 Nuk e keqkuptoj fare 287 00:13:12,740 --> 00:13:16,860 pse ka kaq shumë njerëz që gjejnë komfort duke parë brenda dhe te e kaluara. 288 00:13:17,620 --> 00:13:20,116 Kur vijnë kohë të vështira, kur s'keni shumë para, 289 00:13:20,140 --> 00:13:22,236 kur ndiheni të pasigurt dhe të pambrojtur, 290 00:13:22,260 --> 00:13:24,756 është prirje njerëzore të kthehesh nga brenda, 291 00:13:24,780 --> 00:13:26,796 të mendosh për nevojat tua 292 00:13:26,820 --> 00:13:28,916 dhe të shmangësh nevojat e gjithë të tjerëve, 293 00:13:28,940 --> 00:13:32,676 dhe ndoshta të fillosh të imagjinosh se e kaluara ishte disi më e mirë 294 00:13:32,700 --> 00:13:35,100 se e tashmja apo sa mund të jetë e ardhmja. 295 00:13:35,780 --> 00:13:38,236 Por besoj se ky është një fund pa krye. 296 00:13:38,260 --> 00:13:40,516 Historia tregon që ky është një fund pa krye. 297 00:13:40,540 --> 00:13:42,676 Kur njerëzit kthehen nga brënda dhe mbrapa 298 00:13:42,700 --> 00:13:44,476 progresi njerëzor kthehet mbrapsh 299 00:13:44,500 --> 00:13:48,060 e gjërat përkeqësohen shumë shpejt për të gjithë në fakt. 300 00:13:49,780 --> 00:13:51,196 Nëse jeni si unë 301 00:13:51,220 --> 00:13:53,916 dhe besoni te ardhmja dhe jashtë, 302 00:13:53,940 --> 00:13:58,636 besoni se gjëja më e mirë për njerëzimin është diversiteti i tij 303 00:13:58,660 --> 00:14:01,436 dhe gjëja më e mirë e globalizimit 304 00:14:01,460 --> 00:14:05,756 është mënyra se si e nxit diversitetin, atë përzierje kulturore 305 00:14:05,780 --> 00:14:08,796 duke sjellë diçka më krijuese, më emocionuese, më produktive 306 00:14:08,820 --> 00:14:11,756 seç ka qenë ndonjëherë më parë në historinë e njerëzimit, 307 00:14:11,780 --> 00:14:14,300 atëherë, miq, ne kemi një punë për të bërë, 308 00:14:15,220 --> 00:14:18,116 sepse brigada brenda dhe prapa 309 00:14:18,140 --> 00:14:20,676 janë bashkuar si kurrë më parë, 310 00:14:20,700 --> 00:14:22,636 dhe se besimi i brenda dhe prapa, 311 00:14:22,660 --> 00:14:25,220 ajo frikë, ai ankth, 312 00:14:26,100 --> 00:14:27,916 që luan me instinktet më të thjeshta, 313 00:14:27,940 --> 00:14:30,476 është duke gjithëpërfshirë botën. 314 00:14:30,500 --> 00:14:32,436 Të gjithë ata prej nesh që, 315 00:14:32,460 --> 00:14:35,196 njësoj si unë besojnë, përpara dhe jashtë, 316 00:14:35,220 --> 00:14:37,100 ne duhet të organizohemi, 317 00:14:38,140 --> 00:14:41,780 sepse koha po vrapon shumë, shumë shpejt. 318 00:14:43,300 --> 00:14:44,516 Ju falemnderit. 319 00:14:44,540 --> 00:14:46,492 (Duartrokitje)