E pra, siҫ e dijnë shumë nga ju
rezultatet e zgjedhjeve
të fundit ishin si vijon:
Hillary Clinton, kandidatja Demokrate
fitoi me një lumë votash
prej 52% të votave të përgjithshme.
Jill Stein, kandidatja e Gjelbër,
u rendit me një hendek, e dyta me 19%.
Donald J. Trump, kandidati Republikan,
e ndiqte direkt me 14%,
e votat e mbetura u ndanë mes abstenuesve
dhe Gary Johnson, kandidatit Liberal.
(Te qeshura)
Tani, në çfarë universi paralel
mendoni se jetoj?
E pra, nuk jetoj në një univers paralel.
Jetoj në botë dhe bota kështu ka votuar.
Më lejoni tju kthej pas dhe
të shpjegoj çfarë nënkuptoj.
Në qershor të këtij viti,
nisa diçka të quajtur "Vota Globale".
Dhe Vota Globale bën pikërisht
atë që tregon dhe emri.
Për herë të parë në histori,
lejon këdo, kudo në botë,
të votojë në zgjedhjet
e shteteve të tjera.
Tani, pse do ta bënit këtë?
Çfarë kuptimi ka?
Më lejoni tju tregoj se si funksionon.
Hyn në një website,
të bukur për më tepër,
dhe zgjedh një proces zgjedhor.
Këtu është një grup që
e kemi mbuluar tashmë.
Zhvillojmë afërsisht një në muaj,
ose diku rrotull.
Pra ju mund të shihni Bullgarinë, SHBA,
Sekretari i Përgjithshëm
i Kombeve të Bashkuara,
referendumi Brexit atje në fund.
Mund te zgjidhni zgjedhjet
që ju interesojnë,
dhe të zgjidhni kandidatët.
Këta janë kandidatët e zgjedhjeve
të fundit presidenciale
në vendin e vogël ishullor,
São Tomé dhe Príncipe,
199,000 banorë,
në bregun e Afrikës Perendimore.
Dhe më pas mund të shihni përmbledhjen
e shkurtër për secilin prej kandidatëve
për të cilën shpresoj
të jetë mjaft neutral,
informues dhe i përmbledhur.
Dhe kur gjeni kandidatin që ju pëlqen,
e votoni.
Këta ishin kandidatët
në zgjedhjet e fundit
Presidenciale në Islandë,
dhe kështu funksionon.
Por, pse do të donit të votonit
në zgjedhjet e një vendi tjetër?
E pra, nuk do të ishte si arsye,
ju siguroj për këtë,
ndërhyrja në proceset demokratike
të një vendi tjetër.
Nuk është fare ky qëllimi.
Në fakt, nuk mundeni,
sepse zakonisht unë e shpall rezultatin
pasi elektorati i secilit shtet
ka votuar tashmë,
kështu që s'ka asnjë mundësi që
të ndërhyjmë në atë proces.
Por më e rëndësishmja,
nuk jam posaçërisht i interesuar
në çështjet e brendshme
të vendeve të veçanta.
Kjo nuk është ajo çka votojmë.
Ajo që propozuan të bëjnë Donald J. Trump
apo Hillary Clinton për amerikanët
s'është fare puna jonë sinqerisht.
Kjo është diçka të cilën vetëm
Amerikanët mund ta votojnë.
Jo, në votimin global, ju merrni në
konsideratë vetëm një aspekt të tij,
çka është se çfarë do bëjnë ata lidera
për pjesën tjetër prej nesh?
Dhe kjo është kaq shumë e rëndësishme
sepse ne jetojmë,
pa dyshim jeni mërzitur së
dëgjuari tju thonë,
në një Botë të globalizuar, të
hiperndërlidhur, të ndërvarur masivisht
ku vendimet politike të popujve
të vendeve të tjera
mund dhe do të kenë ndikim në jetën tonë
pa marrë parasysh se kush jemi,
dhe ku jetojmë.
Si krahët e fluturës,
që përplasen në njërën anë të Paqësorit
he me sa duket mund të krijojnë
një stuhi në anën tjetër,
kështu ndodh dhe me botën
në të cilën jetojmë sot
dhe botën e politikës.
Nuk ka më një vijë ndarëse midis punëve të
brendshme dhe atyre ndërkombëtare.
Çdo vend, sado i vogël qoftë,
dhe nëse është São Tomé dhe Príncipe,
mund të nxjerë Nelson Mandela-n e rradhës
ose Stalinin e rradhës.
Ata mund të ndotin atmosferën dhe oqeanet,
të cilat na përkasin të gjithëve,
ose mund të bëhen të përgjegjshëm
dhe të na ndihmojnë të gjithëve.
E megjithatë, sistemi është aq i çuditshëm
sepse ai nuk është në një hap
me realitetin e globalizimit.
etëm një numër i vogël njerëzish
lejohen të votojnë për ata lidera,
edhe pse impakti i tyre është gjigand
dhe pothuajse universal.
Sa ishte numri?
140 milionë amerikanë kanë votuar
për presidentin e ardhshëm të SHBA,
dhe ende, siç e dimë të gjithë,
për pak javë kohë,
dikush do të dorëzojë kodet e hedhjeve
bërthamore
te Donald J. Trump.
ani, nëse kjo s'flet për impaktin
te të gjithë ne,
s'di se çfarë do të duhej tjetër.
Në mënyrë të ngjashme,
zgjedhjet e referendumit për Brexit,
pak miliona nga populli Britanik
votuan për të,
por sidoqë të shkonte rezultati i votimit,
do kish një impakt të rëndësishëm
mbi jetët e dhjetëra, qindra miliona
njerëzve në mbarë botën.
Dhe prapë, vetëm një numër i vogël
mund të votojë.
Çfarë demokracie është kjo?
Vendime madhore që na prekin të gjithë
vendosen nga një numër relativisht
shumë i vogël njerëzish.
Dhe nuk e di për ju,
por mua nuk më tingëllon
dhe aq demokratike.
Kështu që po përpiqem ta qartësoj.
Ashtu si e përmenda
ne nuk pyesim për pyetjet e brendshme.
Në fakt, unë drejtoj vetëm dy pyetje
për të gjithë kandidatët.
U dërgoj atyre të njëjtat
dy pyetje çdo herë.
Pyes, një,
nëse zgjidheni, çfarë do të bëni
për pjesën tjetër prej nesh,
për pjesën e mbetur të shtatë miliardëve
që jetojnë në këtë planet?
Pyetja e dytë:
Cili është vizioni juaj për të ardhmen
e vendit tuaj në botë?
Çfarë roli e shihni të luajë?
Secilit kandidat, i dërgoj këto pyetje.
Ata s'përgjigjen të gjithë.
Të jemi të qartë.
E marr parasysh që nëse je rradhitur
për t'u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA,
me siguri je i zënë në shumicën e kohës,
kështu që s'jam krejt i befasuar që nuk
përgjigjen të gjithë, por shumë e bëjnë.
Çdo herë e më shumë.
Dhe disa prej tyre, japin më
tepër se përgjigje.
Disa prej tyre përgjigjen në mënyrën
me entuziaste dhe emocionuese
që mund ta imagjinoni.
Dua të them një fjalë këtu
për Saviour Chishimba,
që ishte një prej kandidatëve
në zgjedhjet e fundit presidenciale
në Zambia.
Përgjigjet e tij në këto dy pyetje ishin
në thelb një disertacion 18-faqësh
për këndvështrimin e tij mbi rolin
potencial të Zambia-s në botë
dhe në komunitetin ndërkombëtar.
E postova në website që
gjithkush të mund ta lexojë.
Tani, Saviour fitoi votën globale,
por nuk i fitoi zgjedhjet në Zambia.
Kështu që po pyesja veten,
çfarë do të bëj me këtë grup të
jashtëzakonshëm njerëzish?
Kam disa njerëz të mrekullueshëm këtu
që kanë fituar votën globale.
Ne gjithmonë gabojmë, sidoqoftë.
Ai që kemi zgjedhur
s'është kurrë personi i zgjedhur
nga elektorati vendas.
Pjesërisht mund të jetë sepse
duket se ne anojmë nga gratë.
Por mendoj se kjo mund të jetë një shenjë
se elektoratit vendas është ende duke
menduar në shkallë tepër kombëtare.
Janë ende duke menduar shumë së brendshmi.
Ata janë ende duke pyetur veten:
Çfarë ka për mua këtu? ...
në vend të asaj që duhet të kërkojnë sot,
që është, çfarë ka për ne këtu?
Por ja që ndodh.
Pra sugjerime, jo tani, ju lutem,
por më dërgoni email nëse ju vjen një ide
për atë që mund të bëjmë me këtë ekip
mahnitës humbësish të lavdishëm.
(Të qeshura)
Kemi Saviour Chishimba, që e përmenda.
Kemi Halla Tómasdóttir,
e cila ishte favoritja në zgjedhjet
presidenciale islandeze.
Disa mund ta kenë parë fjalimin
e saj mahnitës në TEDWomen
vetëm disa javë më parë
ku ajo foli rreth nevojës për më shumë
gra pjesëmarrëse në politikë.
Kemi Maria das Neves
nga São Tomé dhe Príncipe.
Kemi Hillary Clinton.
Nuk e di nëse ajo është e disponueshme.
Kemi Jill Stein.
Dhe kemi mbuluar gjithashtu
zgjedhjet e radhës
për Sekretarin e Përgjithshëm
të Kombeve të Bashkuara.
Kemi ish-kryeministrin e Zelandës së Re,
që do ishte një anëtar
i mrekullueshëm i ekipit.
ra mendoj ndoshta ata njerëz,
klubi i humbësve të lavdishëm,
mund të udhëtojnë nëpër botë
kudo ku ka zgjedhje
dhe në kohën tonë moderne
tju kujtojnë njerëzve nevojën
e të menduarit së jashtmi
dhe për pasojat ndërkombëtare.
Pra, çfarë vjen pas votës globale?
Epo, padyshim,
shfaqja Donald dhe Hillary është
pak e vështirë për tu ndjekur,
por ka disa zgjedhje të tjera
të rëndësishme që po vijnë.
Në fakt, duket sikur janë shumëzuar.
Diçka po ndodh, në botë
jam i sigurt që e keni vënë re.
Dhe zgjedhjet e ardhshme të radhës
të gjitha kanë rëndësi kritike.
Në vetëm pak ditë,
kemi ripërsëritjen e zgjedhjeve
presidenciale të Austrisë,
me mundësinë që Norbert Hofer
të bëhet siç përshkruhet zakonisht,
presidenti i parë ekstremist i djathtë
në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Vitin tjetër kemi Gjermaninë,
Francën,
kemi zgjedhjet presidenciale në Iran
dhe një duzinë të tjera.
Nuk bëhet më pak e rëndësishme.
Bëhet gjithmonë e më e rëndësishme.
Në mënyrë të qartë, vota globale nuk është
vetëm një projektit i veçuar.
Nuk qëndron më vete.
Ai ka një sfond të caktuar.
Është pjesë e një projekti që
kam filluar që në vitin 2014,
që e kam quajtur Vendi i Mirë.
Ideja e Vendit të Mirë në thelb
është mjaft e thjeshtë.
Është diagnoza ime e thjeshtë se
çfarë nuk shkon në botë
dhe si mund ta rregullojmë.
Çfarë nuk shkon në botë
e kam lënë të kuptohet tanimë.
Në thelb, ne përballemi me një
numër të madh e në rritje
sfidash gjigande, ekzistenciale, globale:
ndryshimi i klimës, abuzimet
me të drejtat e njeriut,
migrime masive, terrorizmi,
kaosi ekonomik, përhapja e armëve.
Të gjitha këto probleme të cilat
kërcënojnë të na zhdukin
janë nga vetë natyra probleme
të globalizuara.
Asnjë vend nuk e ka aftësinë
e trajtimit të tyre më vete.
Pa dyshim,
që ne duhet të bashkëpunojmë dhe
duhet të bashkëpunojmë si kombe
nëse duam t'i zgjidhim këto probleme.
Është kaq e qartë dhe prapë nuk e bëjmë.
Nuk e bëjmë aq shpesh sa duhet.
Shumicën e kohës, vendet
vazhdojnë ende të sillen
sikur po përballen, si fise egoiste
që luftojnë ndaj njëri-tjetrit,
pak a shumë sic kanë vepruar
kur u shpikën kombet-shtete
qindra vjet më parë.
Dhe kjo duhet të ndryshojë.
Ky nuk është ndryshim sistemesh
politike ose ndryshim ideologjish.
Ky është një ndryshim në kulturë.
Të gjithë ne duhet ta kuptojmë
që të menduarit nga brenda nuk ofron
zgjidhje për problemet e botës.
Duhet të mësojmë se si të
bashkëpunojmë shumë më tepër
dhe të konkurojmë disi më pak.
Përndryshe gjërat do të vazhdojnë
të përkeqësohen
dhe do të shkojnë shumë më keq,
shumë më shpejt sesa e parashikojmë.
Ky ndryshim do të ndodhi vetëm
nëse ne njerëzit e zakonshëm
ju themi politikanëve tanë
se gjërat kanë ndryshuar.
Duhet t'u tregojmë atyre se
kultura ka ndryshuar.
Duhet t'u tregojmë atyre se
kanë një mandat të ri.
Mandati i vjetër ishte mjaft i thjeshtë
dhe mjaft i vetëm:
nëse jeni në pozitë pushteti
ose autoriteti,
jeni përgjegjës për njerzit dhe për
atë pjesë të vogël të territorit tuaj,
dhe kaq.
Dhe nëse, që të bëni më të mirën
për njerzit tuaj,
do të shkelni mbi çdokënd tjeter
në planet, akoma më mirë.
Kjo konsiderohet pak si macho.
Sot, mendoj se çdokush në një pozitë
pushteti dhe përgjegjësise
ka marrë një mandat të dyfishtë,
I cili thotë që nëse je në pozitë
pushteti dhe përgjegjësise,
je përgjegjës për njerëzit e tu
dhe për çdo burrë, grua, fëmijë
apo kafshë në këtë planet.
Je përgjegjës për pjesën
tënde të territorit
dhe për çdo metër katror
të sipërfaqes së tokës
dhe atmosferës sipër saj.
E nëse s'të pëlqen kjo përgjegjësi,
atëhere s'duhet të jesh në pushtet.
Ky është sundimi i epokës moderne për mua,
dhe ky është mesazhi që ne duhet
tju japim politikanëve tanë,
dhe tju tregojmë se kjo është mënyra
se si bëhen gjërat ditët e sotme.
Ndryshe, jemi të gjithë të mbaruar.
Në fakt, nuk kam ndonjë problem
me kredon e Donald Trumpit,
"Amerika e para".
Më duket një deklaratë mjaft banale
e asaj që politikanët kanë bërë
e ndoshta duhet të bëjnë gjithmonë.
Sigurisht që janë zgjedhur të përfaqësojnë
interesat e popullit të tyre.
Por ajo që më duket kaq e mërzitshme,
e modës së vjetër,
dhe kaq pa imagjinatë përsa
i përket kësaj kapje
është se Amerika e para nënkupton
gjithë të tjerët të fundit,
bërja e Amerikës së madhe përsëri do thotë
bërja e gjithkujt tjetër të vogël përsëri,
e kjo s'është e vërtetë.
Në punën time si këshilltar i politikave
gjatë këtyre 20 viteve,
kam parë kaq e kaq qindra
shembuj politikash
që harmonizojnë nevojat e brendëshme
me ato ndërkombëtare,
dhe ato janë politika më të mira.
Nuk ju kërkoj kombeve të bëhen
altruist apo vetë-sakrifikues.
Kjo do ishte qesharake.
Asnjë komb nuk duhet ta bëjë.
Po u kërkoj të zgjohen dhe të kuptojnë se
kemi nevojë për një formë të re qeverisje,
e cila është e mundshme
dhe i harmonizon këto dy nevoja,
për tju bërë mirë njerzve tanë dhe
për tju bërë mirë gjithë të tjerëve.
Që nga zgjedhjet e SHBA dhe Brexit,
po bëhet gjithnjë e më e qartë për mua
se dallimet e vjetra të krahut
të majtë dhe të djathtë
nuk kanë më kuptim.
Ato nuk përshtaten me modelin.
Çfarë duket me rëndësi sot
është shumë e thjeshtë,
nëse pikëpamja juaj për botën
është që gjeni komfort duke u bazuar
së brëndshmi dhe në të kaluarën,
apo nëse ashtu si unë, gjeni shpresë
duke parë përpara dhe jashtë.
Kjo është politika e re.
Kjo është ndarja e re që po
e ndan botën në mes.
Mund të tingëllojë si paragjykuese,
por nuk e ka këtë qëllim.
Nuk e keqkuptoj fare
pse ka kaq shumë njerëz që gjejnë komfort
duke parë brenda dhe te e kaluara.
Kur vijnë kohë të vështira,
kur s'keni shumë para,
kur ndiheni të pasigurt dhe të pambrojtur,
është prirje njerëzore
të kthehesh nga brenda,
të mendosh për nevojat tua
dhe të shmangësh nevojat
e gjithë të tjerëve,
dhe ndoshta të fillosh të imagjinosh
se e kaluara ishte disi më e mirë
se e tashmja apo sa
mund të jetë e ardhmja.
Por besoj se ky është një fund pa krye.
Historia tregon që ky
është një fund pa krye.
Kur njerëzit kthehen nga
brënda dhe mbrapa
progresi njerëzor kthehet mbrapsh
e gjërat përkeqësohen shumë
shpejt për të gjithë në fakt.
Nëse jeni si unë
dhe besoni te ardhmja dhe jashtë,
besoni se gjëja më e mirë për njerëzimin
është diversiteti i tij
dhe gjëja më e mirë e globalizimit
është mënyra se si e nxit diversitetin,
atë përzierje kulturore
duke sjellë diçka më krijuese,
më emocionuese, më produktive
seç ka qenë ndonjëherë më parë
në historinë e njerëzimit,
atëherë, miq, ne kemi
një punë për të bërë,
sepse brigada brenda dhe prapa
janë bashkuar si kurrë më parë,
dhe se besimi i brenda dhe prapa,
ajo frikë, ai ankth,
që luan me instinktet më të thjeshta,
është duke gjithëpërfshirë botën.
Të gjithë ata prej nesh që,
njësoj si unë besojnë, përpara dhe jashtë,
ne duhet të organizohemi,
sepse koha po vrapon shumë, shumë shpejt.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)