WEBVTT 00:00:01.278 --> 00:00:02.657 "Më shiko!" NOTE Paragraph 00:00:04.676 --> 00:00:09.301 Kjo frazë më shndërroi në një trajner të kontaktit me sy. 00:00:10.795 --> 00:00:13.739 Unë jam nëna e Ivanit; ai është 15 vjeç. 00:00:14.519 --> 00:00:16.463 Ivan ka autizëm, 00:00:16.487 --> 00:00:18.032 ai nuk flet, 00:00:18.056 --> 00:00:20.046 dhe komunikon përmes një iPad, 00:00:20.070 --> 00:00:23.942 ku i gjithë universi i tij i fjalëve ekziston në imazhe. NOTE Paragraph 00:00:25.947 --> 00:00:30.489 Ai u diagnostikua kur ishte dy e gjysmë. 00:00:31.707 --> 00:00:35.720 E mbaj mend akoma atë ditë me dhimbje. 00:00:37.479 --> 00:00:40.212 Burri im dhe unë ndiheshim vërtet të humbur; 00:00:41.489 --> 00:00:43.667 ne nuk dinim se ku të fillonim. 00:00:44.940 --> 00:00:47.365 Nuk kishte internet, 00:00:47.389 --> 00:00:49.819 ju nuk mund kërkonit informacionet në Google, 00:00:50.705 --> 00:00:52.682 kështu që i bëmë hapat e parë 00:00:53.619 --> 00:00:55.745 vetëm nga intuita. NOTE Paragraph 00:00:57.849 --> 00:00:59.939 Ivan nuk e mbante kontaktin me sy, 00:01:01.011 --> 00:01:03.260 ai kishte humbur fjalët që i dinte 00:01:04.284 --> 00:01:08.261 dhe nuk iu përgjigj emrit të tij ose asgjë që ne i kërkuam, 00:01:09.069 --> 00:01:11.356 sikur fjalët të ishin zhurmë. 00:01:13.467 --> 00:01:17.375 E vetmja mënyrë që mund ta dija 00:01:18.017 --> 00:01:19.635 se çfarë po ndodhte me të, 00:01:20.303 --> 00:01:21.802 atë që ndjente, 00:01:22.337 --> 00:01:24.196 ishte ta shikoja në sy. 00:01:25.809 --> 00:01:27.962 Por ajo urë u prish. NOTE Paragraph 00:01:30.621 --> 00:01:33.052 Si mund ti mësoja atij gjërat për jetën? 00:01:35.519 --> 00:01:39.427 Kur i bëja gjërat që atij i pëlqenin, ai më shikonte, 00:01:39.451 --> 00:01:40.985 dhe ne ishim të lidhur. 00:01:41.885 --> 00:01:45.453 Kështu që u përkushtova që të punoja me të për ato gjëra, 00:01:45.477 --> 00:01:49.806 kështu që do të kishim gjithnjë e më shumë momente të kontaktit me sy. 00:01:51.290 --> 00:01:57.811 Do të kalonim orë të tëra duke luajtur kile me motrën e tij më të madhe, Aleksian 00:01:58.502 --> 00:02:01.119 dhe kur thoshim: "Unë të kapa!" 00:02:02.186 --> 00:02:03.880 ai do të shikonte përreth nesh, 00:02:04.970 --> 00:02:09.709 dhe në atë moment, unë mund të ndjeja se ai ishte gjallë. NOTE Paragraph 00:02:13.088 --> 00:02:18.015 Ne gjithashtu mbajmë një rekord për orë të kaluara në pishinë. 00:02:19.182 --> 00:02:22.538 Ivan gjithmonë kishte pasion ujin. 00:02:23.834 --> 00:02:26.691 Mbaj mend kur ai ishte dy e gjysmë, 00:02:27.761 --> 00:02:31.061 në një ditë dimri me shi, 00:02:31.085 --> 00:02:33.561 Po e çoja në një pishinë të brendshme, 00:02:33.585 --> 00:02:36.235 sepse edhe në ditë me shi do të shkonim në not. 00:02:37.823 --> 00:02:41.511 Ne ishim në autostradë, dhe mora daljen e gabuar. 00:02:42.295 --> 00:02:46.237 Ai shpërtheu në lot dhe qau në mënyrë të pandërprerë, 00:02:46.261 --> 00:02:47.781 derisa u ktheva mbrapa. 00:02:48.536 --> 00:02:50.158 Vetëm pas kësaj ai u qetësua. NOTE Paragraph 00:02:51.528 --> 00:02:55.224 Si ishte e mundur që një dy vjeç e gjysmë 00:02:55.248 --> 00:02:57.055 nuk iu përgjigj emrit të tij, 00:02:57.851 --> 00:03:01.975 e në mes të shiut dhe mjegullës, ku unë nuk mund të shoh asgjë, 00:03:01.999 --> 00:03:06.305 ai e dinte rrugën e saktë? 00:03:09.066 --> 00:03:12.646 Ishte kjo kur kuptova që Ivan kishte një memorje të jashtëzakonshme vizuale, 00:03:13.542 --> 00:03:16.942 dhe kjo do të ishte rruga ime. NOTE Paragraph 00:03:17.827 --> 00:03:20.197 Kështu që unë fillova të beja foto gjithçka, 00:03:20.868 --> 00:03:23.014 dhe duke e mësuar atë si ishte jeta, 00:03:23.038 --> 00:03:26.628 duke i treguar atij, foto nga foto. 00:03:27.758 --> 00:03:32.456 Edhe tani, është mënyra si komunikon Ivan 00:03:32.480 --> 00:03:33.842 çfarë dëshiron, 00:03:34.311 --> 00:03:35.590 atë që i duhet 00:03:36.392 --> 00:03:38.782 dhe gjithashtu atë që ndjen. NOTE Paragraph 00:03:42.023 --> 00:03:45.222 Por nuk ishte vetëm kontakti me sytë e Ivanit që kishte rëndësi. 00:03:46.932 --> 00:03:48.896 Të gjithë të tjerët kanë bërë gjithashtu. 00:03:50.735 --> 00:03:54.725 Si mund t'i bëj njerëzit të shohin jo vetëm autizmin e tij, 00:03:54.749 --> 00:03:56.145 por ta shikojnë atë si person 00:03:57.312 --> 00:03:58.981 dhe gjithçka që mund të japë ai; 00:04:00.316 --> 00:04:02.062 gjithçka që mund të bëjë; 00:04:03.387 --> 00:04:06.025 gjërat që ai i pëlqen dhe nuk i pëlqen, 00:04:06.049 --> 00:04:07.889 ashtu si ndonjëri prej nesh? 00:04:09.311 --> 00:04:12.381 Por për këtë, edhe unë duhej të jap veten. 00:04:13.794 --> 00:04:15.841 Unë duhej të kisha forcën ta lëshoja, 00:04:16.896 --> 00:04:18.955 që ishte jashtëzakonisht e vështirë. NOTE Paragraph 00:04:21.297 --> 00:04:22.767 Ivan ishte 11 vjeç, 00:04:23.755 --> 00:04:27.445 dhe ai shkonte për trajtim në një lagje afër shtëpisë tonë. 00:04:28.793 --> 00:04:32.224 Nje pasdite, ndërsa e prisja, 00:04:32.863 --> 00:04:34.199 Unë hyra në një dyqan, 00:04:34.223 --> 00:04:37.492 një dyqan tipik lagjeje me pak nga gjithçka. 00:04:38.428 --> 00:04:39.980 Ndërsa po bëja pazar, 00:04:40.004 --> 00:04:43.214 Fillova të flas me Jose, pronarin. 00:04:44.942 --> 00:04:46.325 I tregova atij për Ivanin, 00:04:47.057 --> 00:04:48.413 se ai kishte autizëm, 00:04:49.437 --> 00:04:53.705 dhe që unë doja që ai të mësonte të eci nëpër rrugë vetë, 00:04:53.729 --> 00:04:55.829 pa e mbajtur njeri. NOTE Paragraph 00:04:56.875 --> 00:05:00.541 Prandaj vendosa ta pyes Jose nëse të enjten rreth orës 14:00, 00:05:01.509 --> 00:05:05.258 Ivan mund të vinte dhe ta ndihmonte të rregullonte shishet e ujit në rafte, 00:05:05.282 --> 00:05:07.597 sepse i pëlqente të organizonte gjëra. 00:05:07.621 --> 00:05:11.387 Dhe si shpërblim, ai mund të blinte disa biskota çokollate, 00:05:11.411 --> 00:05:13.157 të cilat ishin të preferuarit e tij. 00:05:15.843 --> 00:05:17.343 Ai tha "po" menjëherë. 00:05:18.815 --> 00:05:22.057 Kështu ka kaluar një vit: 00:05:22.081 --> 00:05:24.371 Ivan do të shkonte në dyqan të Jose, 00:05:25.312 --> 00:05:28.756 të ndihmonte të rregullojë raftet me shishe uji 00:05:28.780 --> 00:05:34.043 me etiketat perfekte rreshtuar në të njëjtën anë, 00:05:34.067 --> 00:05:37.674 dhe ai do të largohej i lumtur me biskotat e tij me çokollatë. NOTE Paragraph 00:05:44.054 --> 00:05:46.474 Jose nuk është ekspert i autizmit. 00:05:49.291 --> 00:05:52.102 Nuk ka nevojë të jesh ekspert 00:05:53.212 --> 00:05:57.000 as të bëjë ndonjë gjë heroike për të përfshirë dikë. 00:06:00.084 --> 00:06:02.080 Thjesht duhet të jemi aty -- NOTE Paragraph 00:06:02.515 --> 00:06:04.087 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:06:10.942 --> 00:06:12.514 (Duartrokitjet mbarojnë) NOTE Paragraph 00:06:13.607 --> 00:06:15.434 Me të vërtetë, asnjë vepër heroike -- 00:06:16.977 --> 00:06:19.269 thjesht duhet të jemi afër. 00:06:21.948 --> 00:06:23.624 Dhe nëse kemi frikë nga diçka 00:06:24.511 --> 00:06:26.695 ose ne nuk kuptojmë diçka, 00:06:26.719 --> 00:06:27.968 duhet të pyesim. NOTE Paragraph 00:06:29.182 --> 00:06:30.862 Le të jemi kureshtar 00:06:32.362 --> 00:06:35.522 por asnjëherë indiferent. 00:06:38.217 --> 00:06:41.767 Le të kemi guximin për të parë njëri-tjetrin në sy, 00:06:44.386 --> 00:06:46.488 sepse duke parë, 00:06:46.512 --> 00:06:49.585 ne mund të hapim një botë të tërë për dikë tjetër. NOTE Paragraph 00:06:51.142 --> 00:06:53.540 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:06:53.564 --> 00:06:55.888 (Brohoritje)