"Më shiko!" Kjo frazë më shndërroi në një trajner të kontaktit me sy. Unë jam nëna e Ivanit; ai është 15 vjeç. Ivan ka autizëm, ai nuk flet, dhe komunikon përmes një iPad, ku i gjithë universi i tij i fjalëve ekziston në imazhe. Ai u diagnostikua kur ishte dy e gjysmë. E mbaj mend akoma atë ditë me dhimbje. Burri im dhe unë ndiheshim vërtet të humbur; ne nuk dinim se ku të fillonim. Nuk kishte internet, ju nuk mund kërkonit informacionet në Google, kështu që i bëmë hapat e parë vetëm nga intuita. Ivan nuk e mbante kontaktin me sy, ai kishte humbur fjalët që i dinte dhe nuk iu përgjigj emrit të tij ose asgjë që ne i kërkuam, sikur fjalët të ishin zhurmë. E vetmja mënyrë që mund ta dija se çfarë po ndodhte me të, atë që ndjente, ishte ta shikoja në sy. Por ajo urë u prish. Si mund ti mësoja atij gjërat për jetën? Kur i bëja gjërat që atij i pëlqenin, ai më shikonte, dhe ne ishim të lidhur. Kështu që u përkushtova që të punoja me të për ato gjëra, kështu që do të kishim gjithnjë e më shumë momente të kontaktit me sy. Do të kalonim orë të tëra duke luajtur kile me motrën e tij më të madhe, Aleksian dhe kur thoshim: "Unë të kapa!" ai do të shikonte përreth nesh, dhe në atë moment, unë mund të ndjeja se ai ishte gjallë. Ne gjithashtu mbajmë një rekord për orë të kaluara në pishinë. Ivan gjithmonë kishte pasion ujin. Mbaj mend kur ai ishte dy e gjysmë, në një ditë dimri me shi, Po e çoja në një pishinë të brendshme, sepse edhe në ditë me shi do të shkonim në not. Ne ishim në autostradë, dhe mora daljen e gabuar. Ai shpërtheu në lot dhe qau në mënyrë të pandërprerë, derisa u ktheva mbrapa. Vetëm pas kësaj ai u qetësua. Si ishte e mundur që një dy vjeç e gjysmë nuk iu përgjigj emrit të tij, e në mes të shiut dhe mjegullës, ku unë nuk mund të shoh asgjë, ai e dinte rrugën e saktë? Ishte kjo kur kuptova që Ivan kishte një memorje të jashtëzakonshme vizuale, dhe kjo do të ishte rruga ime. Kështu që unë fillova të beja foto gjithçka, dhe duke e mësuar atë si ishte jeta, duke i treguar atij, foto nga foto. Edhe tani, është mënyra si komunikon Ivan çfarë dëshiron, atë që i duhet dhe gjithashtu atë që ndjen. Por nuk ishte vetëm kontakti me sytë e Ivanit që kishte rëndësi. Të gjithë të tjerët kanë bërë gjithashtu. Si mund t'i bëj njerëzit të shohin jo vetëm autizmin e tij, por ta shikojnë atë si person dhe gjithçka që mund të japë ai; gjithçka që mund të bëjë; gjërat që ai i pëlqen dhe nuk i pëlqen, ashtu si ndonjëri prej nesh? Por për këtë, edhe unë duhej të jap veten. Unë duhej të kisha forcën ta lëshoja, që ishte jashtëzakonisht e vështirë. Ivan ishte 11 vjeç, dhe ai shkonte për trajtim në një lagje afër shtëpisë tonë. Nje pasdite, ndërsa e prisja, Unë hyra në një dyqan, një dyqan tipik lagjeje me pak nga gjithçka. Ndërsa po bëja pazar, Fillova të flas me Jose, pronarin. I tregova atij për Ivanin, se ai kishte autizëm, dhe që unë doja që ai të mësonte të eci nëpër rrugë vetë, pa e mbajtur njeri. Prandaj vendosa ta pyes Jose nëse të enjten rreth orës 14:00, Ivan mund të vinte dhe ta ndihmonte të rregullonte shishet e ujit në rafte, sepse i pëlqente të organizonte gjëra. Dhe si shpërblim, ai mund të blinte disa biskota çokollate, të cilat ishin të preferuarit e tij. Ai tha "po" menjëherë. Kështu ka kaluar një vit: Ivan do të shkonte në dyqan të Jose, të ndihmonte të rregullojë raftet me shishe uji me etiketat perfekte rreshtuar në të njëjtën anë, dhe ai do të largohej i lumtur me biskotat e tij me çokollatë. Jose nuk është ekspert i autizmit. Nuk ka nevojë të jesh ekspert as të bëjë ndonjë gjë heroike për të përfshirë dikë. Thjesht duhet të jemi aty -- (Duartrokitje) (Duartrokitjet mbarojnë) Me të vërtetë, asnjë vepër heroike -- thjesht duhet të jemi afër. Dhe nëse kemi frikë nga diçka ose ne nuk kuptojmë diçka, duhet të pyesim. Le të jemi kureshtar por asnjëherë indiferent. Le të kemi guximin për të parë njëri-tjetrin në sy, sepse duke parë, ne mund të hapim një botë të tërë për dikë tjetër. (Duartrokitje) (Brohoritje)