1 00:00:01,278 --> 00:00:02,657 "Më shiko!" 2 00:00:04,676 --> 00:00:09,301 Kjo frazë më shndërroi në një trajner të kontaktit me sy. 3 00:00:10,795 --> 00:00:13,739 Unë jam nëna e Ivanit; ai është 15 vjeç. 4 00:00:14,519 --> 00:00:16,463 Ivan ka autizëm, 5 00:00:16,487 --> 00:00:18,032 ai nuk flet, 6 00:00:18,056 --> 00:00:20,046 dhe komunikon përmes një iPad, 7 00:00:20,070 --> 00:00:23,942 ku i gjithë universi i tij i fjalëve ekziston në imazhe. 8 00:00:25,947 --> 00:00:30,489 Ai u diagnostikua kur ishte dy e gjysmë. 9 00:00:31,707 --> 00:00:35,720 E mbaj mend akoma atë ditë me dhimbje. 10 00:00:37,479 --> 00:00:40,212 Burri im dhe unë ndiheshim vërtet të humbur; 11 00:00:41,489 --> 00:00:43,667 ne nuk dinim se ku të fillonim. 12 00:00:44,940 --> 00:00:47,365 Nuk kishte internet, 13 00:00:47,389 --> 00:00:49,819 ju nuk mund kërkonit informacionet në Google, 14 00:00:50,705 --> 00:00:52,682 kështu që i bëmë hapat e parë 15 00:00:53,619 --> 00:00:55,745 vetëm nga intuita. 16 00:00:57,849 --> 00:00:59,939 Ivan nuk e mbante kontaktin me sy, 17 00:01:01,011 --> 00:01:03,260 ai kishte humbur fjalët që i dinte 18 00:01:04,284 --> 00:01:08,261 dhe nuk iu përgjigj emrit të tij ose asgjë që ne i kërkuam, 19 00:01:09,069 --> 00:01:11,356 sikur fjalët të ishin zhurmë. 20 00:01:13,467 --> 00:01:17,375 E vetmja mënyrë që mund ta dija 21 00:01:18,017 --> 00:01:19,635 se çfarë po ndodhte me të, 22 00:01:20,303 --> 00:01:21,802 atë që ndjente, 23 00:01:22,337 --> 00:01:24,196 ishte ta shikoja në sy. 24 00:01:25,809 --> 00:01:27,962 Por ajo urë u prish. 25 00:01:30,621 --> 00:01:33,052 Si mund ti mësoja atij gjërat për jetën? 26 00:01:35,519 --> 00:01:39,427 Kur i bëja gjërat që atij i pëlqenin, ai më shikonte, 27 00:01:39,451 --> 00:01:40,985 dhe ne ishim të lidhur. 28 00:01:41,885 --> 00:01:45,453 Kështu që u përkushtova që të punoja me të për ato gjëra, 29 00:01:45,477 --> 00:01:49,806 kështu që do të kishim gjithnjë e më shumë momente të kontaktit me sy. 30 00:01:51,290 --> 00:01:57,811 Do të kalonim orë të tëra duke luajtur kile me motrën e tij më të madhe, Aleksian 31 00:01:58,502 --> 00:02:01,119 dhe kur thoshim: "Unë të kapa!" 32 00:02:02,186 --> 00:02:03,880 ai do të shikonte përreth nesh, 33 00:02:04,970 --> 00:02:09,709 dhe në atë moment, unë mund të ndjeja se ai ishte gjallë. 34 00:02:13,088 --> 00:02:18,015 Ne gjithashtu mbajmë një rekord për orë të kaluara në pishinë. 35 00:02:19,182 --> 00:02:22,538 Ivan gjithmonë kishte pasion ujin. 36 00:02:23,834 --> 00:02:26,691 Mbaj mend kur ai ishte dy e gjysmë, 37 00:02:27,761 --> 00:02:31,061 në një ditë dimri me shi, 38 00:02:31,085 --> 00:02:33,561 Po e çoja në një pishinë të brendshme, 39 00:02:33,585 --> 00:02:36,235 sepse edhe në ditë me shi do të shkonim në not. 40 00:02:37,823 --> 00:02:41,511 Ne ishim në autostradë, dhe mora daljen e gabuar. 41 00:02:42,295 --> 00:02:46,237 Ai shpërtheu në lot dhe qau në mënyrë të pandërprerë, 42 00:02:46,261 --> 00:02:47,781 derisa u ktheva mbrapa. 43 00:02:48,536 --> 00:02:50,158 Vetëm pas kësaj ai u qetësua. 44 00:02:51,528 --> 00:02:55,224 Si ishte e mundur që një dy vjeç e gjysmë 45 00:02:55,248 --> 00:02:57,055 nuk iu përgjigj emrit të tij, 46 00:02:57,851 --> 00:03:01,975 e në mes të shiut dhe mjegullës, ku unë nuk mund të shoh asgjë, 47 00:03:01,999 --> 00:03:06,305 ai e dinte rrugën e saktë? 48 00:03:09,066 --> 00:03:12,646 Ishte kjo kur kuptova që Ivan kishte një memorje të jashtëzakonshme vizuale, 49 00:03:13,542 --> 00:03:16,942 dhe kjo do të ishte rruga ime. 50 00:03:17,827 --> 00:03:20,197 Kështu që unë fillova të beja foto gjithçka, 51 00:03:20,868 --> 00:03:23,014 dhe duke e mësuar atë si ishte jeta, 52 00:03:23,038 --> 00:03:26,628 duke i treguar atij, foto nga foto. 53 00:03:27,758 --> 00:03:32,456 Edhe tani, është mënyra si komunikon Ivan 54 00:03:32,480 --> 00:03:33,842 çfarë dëshiron, 55 00:03:34,311 --> 00:03:35,590 atë që i duhet 56 00:03:36,392 --> 00:03:38,782 dhe gjithashtu atë që ndjen. 57 00:03:42,023 --> 00:03:45,222 Por nuk ishte vetëm kontakti me sytë e Ivanit që kishte rëndësi. 58 00:03:46,932 --> 00:03:48,896 Të gjithë të tjerët kanë bërë gjithashtu. 59 00:03:50,735 --> 00:03:54,725 Si mund t'i bëj njerëzit të shohin jo vetëm autizmin e tij, 60 00:03:54,749 --> 00:03:56,145 por ta shikojnë atë si person 61 00:03:57,312 --> 00:03:58,981 dhe gjithçka që mund të japë ai; 62 00:04:00,316 --> 00:04:02,062 gjithçka që mund të bëjë; 63 00:04:03,387 --> 00:04:06,025 gjërat që ai i pëlqen dhe nuk i pëlqen, 64 00:04:06,049 --> 00:04:07,889 ashtu si ndonjëri prej nesh? 65 00:04:09,311 --> 00:04:12,381 Por për këtë, edhe unë duhej të jap veten. 66 00:04:13,794 --> 00:04:15,841 Unë duhej të kisha forcën ta lëshoja, 67 00:04:16,896 --> 00:04:18,955 që ishte jashtëzakonisht e vështirë. 68 00:04:21,297 --> 00:04:22,767 Ivan ishte 11 vjeç, 69 00:04:23,755 --> 00:04:27,445 dhe ai shkonte për trajtim në një lagje afër shtëpisë tonë. 70 00:04:28,793 --> 00:04:32,224 Nje pasdite, ndërsa e prisja, 71 00:04:32,863 --> 00:04:34,199 Unë hyra në një dyqan, 72 00:04:34,223 --> 00:04:37,492 një dyqan tipik lagjeje me pak nga gjithçka. 73 00:04:38,428 --> 00:04:39,980 Ndërsa po bëja pazar, 74 00:04:40,004 --> 00:04:43,214 Fillova të flas me Jose, pronarin. 75 00:04:44,942 --> 00:04:46,325 I tregova atij për Ivanin, 76 00:04:47,057 --> 00:04:48,413 se ai kishte autizëm, 77 00:04:49,437 --> 00:04:53,705 dhe që unë doja që ai të mësonte të eci nëpër rrugë vetë, 78 00:04:53,729 --> 00:04:55,829 pa e mbajtur njeri. 79 00:04:56,875 --> 00:05:00,541 Prandaj vendosa ta pyes Jose nëse të enjten rreth orës 14:00, 80 00:05:01,509 --> 00:05:05,258 Ivan mund të vinte dhe ta ndihmonte të rregullonte shishet e ujit në rafte, 81 00:05:05,282 --> 00:05:07,597 sepse i pëlqente të organizonte gjëra. 82 00:05:07,621 --> 00:05:11,387 Dhe si shpërblim, ai mund të blinte disa biskota çokollate, 83 00:05:11,411 --> 00:05:13,157 të cilat ishin të preferuarit e tij. 84 00:05:15,843 --> 00:05:17,343 Ai tha "po" menjëherë. 85 00:05:18,815 --> 00:05:22,057 Kështu ka kaluar një vit: 86 00:05:22,081 --> 00:05:24,371 Ivan do të shkonte në dyqan të Jose, 87 00:05:25,312 --> 00:05:28,756 të ndihmonte të rregullojë raftet me shishe uji 88 00:05:28,780 --> 00:05:34,043 me etiketat perfekte rreshtuar në të njëjtën anë, 89 00:05:34,067 --> 00:05:37,674 dhe ai do të largohej i lumtur me biskotat e tij me çokollatë. 90 00:05:44,054 --> 00:05:46,474 Jose nuk është ekspert i autizmit. 91 00:05:49,291 --> 00:05:52,102 Nuk ka nevojë të jesh ekspert 92 00:05:53,212 --> 00:05:57,000 as të bëjë ndonjë gjë heroike për të përfshirë dikë. 93 00:06:00,084 --> 00:06:02,080 Thjesht duhet të jemi aty -- 94 00:06:02,515 --> 00:06:04,087 (Duartrokitje) 95 00:06:10,942 --> 00:06:12,514 (Duartrokitjet mbarojnë) 96 00:06:13,607 --> 00:06:15,434 Me të vërtetë, asnjë vepër heroike -- 97 00:06:16,977 --> 00:06:19,269 thjesht duhet të jemi afër. 98 00:06:21,948 --> 00:06:23,624 Dhe nëse kemi frikë nga diçka 99 00:06:24,511 --> 00:06:26,695 ose ne nuk kuptojmë diçka, 100 00:06:26,719 --> 00:06:27,968 duhet të pyesim. 101 00:06:29,182 --> 00:06:30,862 Le të jemi kureshtar 102 00:06:32,362 --> 00:06:35,522 por asnjëherë indiferent. 103 00:06:38,217 --> 00:06:41,767 Le të kemi guximin për të parë njëri-tjetrin në sy, 104 00:06:44,386 --> 00:06:46,488 sepse duke parë, 105 00:06:46,512 --> 00:06:49,585 ne mund të hapim një botë të tërë për dikë tjetër. 106 00:06:51,142 --> 00:06:53,540 (Duartrokitje) 107 00:06:53,564 --> 00:06:55,888 (Brohoritje)