"Më shiko!"
Kjo frazë më shndërroi në një
trajner të kontaktit me sy.
Unë jam nëna e Ivanit; ai është 15 vjeç.
Ivan ka autizëm,
ai nuk flet,
dhe komunikon përmes një iPad,
ku i gjithë universi i tij i fjalëve
ekziston në imazhe.
Ai u diagnostikua kur ishte dy e gjysmë.
E mbaj mend akoma atë ditë me dhimbje.
Burri im dhe unë ndiheshim
vërtet të humbur;
ne nuk dinim se ku të fillonim.
Nuk kishte internet,
ju nuk mund kërkonit informacionet
në Google,
kështu që i bëmë hapat e parë
vetëm nga intuita.
Ivan nuk e mbante kontaktin me sy,
ai kishte humbur fjalët që i dinte
dhe nuk iu përgjigj emrit të tij
ose asgjë që ne i kërkuam,
sikur fjalët të ishin zhurmë.
E vetmja mënyrë që mund ta dija
se çfarë po ndodhte me të,
atë që ndjente,
ishte ta shikoja në sy.
Por ajo urë u prish.
Si mund ti mësoja atij gjërat për jetën?
Kur i bëja gjërat që atij i pëlqenin,
ai më shikonte,
dhe ne ishim të lidhur.
Kështu që u përkushtova që të punoja me të
për ato gjëra,
kështu që do të kishim gjithnjë e më shumë
momente të kontaktit me sy.
Do të kalonim orë të tëra duke luajtur
kile me motrën e tij më të madhe, Aleksian
dhe kur thoshim: "Unë të kapa!"
ai do të shikonte përreth nesh,
dhe në atë moment,
unë mund të ndjeja se ai ishte gjallë.
Ne gjithashtu mbajmë një rekord
për orë të kaluara në pishinë.
Ivan gjithmonë kishte pasion ujin.
Mbaj mend kur ai ishte dy e gjysmë,
në një ditë dimri me shi,
Po e çoja në një pishinë të brendshme,
sepse edhe në ditë me shi
do të shkonim në not.
Ne ishim në autostradë,
dhe mora daljen e gabuar.
Ai shpërtheu në lot dhe qau
në mënyrë të pandërprerë,
derisa u ktheva mbrapa.
Vetëm pas kësaj ai u qetësua.
Si ishte e mundur
që një dy vjeç e gjysmë
nuk iu përgjigj emrit të tij,
e në mes të shiut dhe mjegullës,
ku unë nuk mund të shoh asgjë,
ai e dinte rrugën e saktë?
Ishte kjo kur kuptova që Ivan kishte një
memorje të jashtëzakonshme vizuale,
dhe kjo do të ishte rruga ime.
Kështu që unë fillova të beja
foto gjithçka,
dhe duke e mësuar atë si ishte jeta,
duke i treguar atij, foto nga foto.
Edhe tani, është mënyra si komunikon Ivan
çfarë dëshiron,
atë që i duhet
dhe gjithashtu atë që ndjen.
Por nuk ishte vetëm kontakti me
sytë e Ivanit që kishte rëndësi.
Të gjithë të tjerët kanë bërë gjithashtu.
Si mund t'i bëj njerëzit të shohin
jo vetëm autizmin e tij,
por ta shikojnë atë si person
dhe gjithçka që mund të japë ai;
gjithçka që mund të bëjë;
gjërat që ai i pëlqen dhe nuk i pëlqen,
ashtu si ndonjëri prej nesh?
Por për këtë, edhe unë duhej
të jap veten.
Unë duhej të kisha forcën ta lëshoja,
që ishte jashtëzakonisht e vështirë.
Ivan ishte 11 vjeç,
dhe ai shkonte për trajtim
në një lagje afër shtëpisë tonë.
Nje pasdite,
ndërsa e prisja,
Unë hyra në një dyqan,
një dyqan tipik lagjeje
me pak nga gjithçka.
Ndërsa po bëja pazar,
Fillova të flas me Jose, pronarin.
I tregova atij për Ivanin,
se ai kishte autizëm,
dhe që unë doja që ai të mësonte
të eci nëpër rrugë vetë,
pa e mbajtur njeri.
Prandaj vendosa ta pyes Jose
nëse të enjten rreth orës 14:00,
Ivan mund të vinte dhe ta ndihmonte
të rregullonte shishet e ujit në rafte,
sepse i pëlqente të organizonte gjëra.
Dhe si shpërblim, ai mund të blinte
disa biskota çokollate,
të cilat ishin të preferuarit e tij.
Ai tha "po" menjëherë.
Kështu ka kaluar një vit:
Ivan do të shkonte në dyqan të Jose,
të ndihmonte të rregullojë raftet
me shishe uji
me etiketat perfekte
rreshtuar në të njëjtën anë,
dhe ai do të largohej i lumtur
me biskotat e tij me çokollatë.
Jose nuk është ekspert i autizmit.
Nuk ka nevojë të jesh ekspert
as të bëjë ndonjë gjë heroike për të
përfshirë dikë.
Thjesht duhet të jemi aty --
(Duartrokitje)
(Duartrokitjet mbarojnë)
Me të vërtetë, asnjë vepër heroike --
thjesht duhet të jemi afër.
Dhe nëse kemi frikë nga diçka
ose ne nuk kuptojmë diçka,
duhet të pyesim.
Le të jemi kureshtar
por asnjëherë indiferent.
Le të kemi guximin
për të parë njëri-tjetrin në sy,
sepse duke parë,
ne mund të hapim një botë
të tërë për dikë tjetër.
(Duartrokitje)
(Brohoritje)