Interneti: Cybersiguria dhe Krimi Tung, unë quhem Jenny Martin dhe jam drejtori i cyber sigurisë ne Symantec. Sot cyberkrimet shkaktojnë probleme të mëdha për shoqërinë, personalisht, financiarisht, dhe poashtu edhe në qështje të sigurisë nacionale. Vetëm gjatë viteve të fundit miliona numra të kartelave janë vjedhur, miliona numra të sigurisë janë zbuluar, edhe centrifugat nukleare të cilat janë kompromisuar. E gjithë kjo bëhet duke i shfrytëzuar dobësitë në pjesën harduerike dhe softuerike ose më shpesh duke marrur avantazh të vendimeve të paqëllimshme të bëra nga njerëzit që e përdorin programin softuerik. Njerëzit që kryejnë këto lloj krimesh nuk kanë profil ose motivim, mund të jetë cdokush nga një terrorist internacional deri tek një adoleshent i cili ka qef mu fry para shokve. Sot shtetet më të mëdha jo vetem se kanë një ushtri të rregullt por poashtu kanë një ushtri kibernetike te armatosur. Në fakt, lufta e ardhshme boterore mund të mos luftohet fare me armë tradicionale, por me kompjuterë që do të përdoren për të ndalur furnizime nacinale të ujit, fusha energjetike dhe sisteme transoportuese. Tung unë quhem Parisa dhe punoj në Google. Kam punuar në shumë produkte të ndryshme dhe në shumë mënyra kam bërë programet softuerike më të sigurta. Tani le të shohim se si krimi kibernetik funksionon. Ne do te mesojmë për virusët sofuterikë, phishing. - Në biologjidhe jetë, një virus eshte nje organizem i cili shpërndahet përmes kollitjes, teshtitjes, ose kontaktit fizik. Viruset funksionojne duke infektuar qelizat, duke injektuar materialin e tyre gjenetik, dhe duke i perdorur ato qeliza per tu shumuar. Ata mund ta smujne shume nje njeri dhe pastaj te shperndahen tek tjetri me radhe. një virus kompjuterik funksionon në mënyrë të njejtë. Një virus eshte nje program i ekzekutueshem i cili instalohet dhe demton perdoruesin dhe kompjuterin e tyre. Eshte poashtu e mundur që një virus të shpërndahet edhe në kompjuterë tjere. Si hyn një virus në kompjuterin tuaj? Ka shumë mënyra se si një sulmues mund të infektojë kompjuterin e dikujt. Ata mund të jenë viktimë e instalimit të programit duke mos e ditur qellimin e vertete te programit, per shembull shume viruse fshihen pas perditesimeve te sigurise. Eshte poashtu e mundur që softueri në kompjuterin tënd të ketë një dobësi, prandaj një sulmues mund të instalojë vete pa ju nevojitur nje leje paraprake. Pasi qe nje virus ka hyre ne sistemin kompjuterik mund te fshije dhe te vjedh secilin nga files te tua, te kontrolloje programet, ose edhe te lejoj sulmuesin te kontrolloje kompjuterin tend ne distance. Duke përdorur viruset kompjuterike, hakeret mund te sulmojne me miliona kompjuter rreth botes dhe pastaj t'i perdorin ne ushtrine digjitale, poashtu e njohur si botnet, per te sulmuar dhe te demtojne webfaqe. Ky lloj sulmi quhet nje sulm i shperndare. Nje sulm i tille eshte kur hakeret e mbipopullojne nje webfaqe. Ky sulm vjen nga kompjuterë të ndryshëm në të njejtën kohë. - Shumica e webfaqeve janë gati të përgjigjen ne miliona kërkesa në ditë, mirëpo nëse i dërgon biliona kërkesa, të cilat vijnë nga vende të ndryshme, kompjuterët bllokohen dhe nuk përgjigjen. Një trik tjetër i përdorur nga kriminelët kibernetikë është të dërgojmë nivel të lartë të spam emailave si tentim për t'i mashtruar njerëzit për të ndarë informacion sensitiv. Kjo quhet phishing. Phishing është kur e merr një email e cila duket e besueshme e cila të kërlon që të llogiratësh në llogarinë tënde mirpo kur e klikon emailin të dërgon në një webfaqe fallc. Nëse logohesh, sulmuesit kane marrur passwordin dhe te dhenat tua. Hakeret mund pastaj t'i përdorin kredencialet tuaja qe ti qasen llogarive reale per te vjedhur informacion ose ndoshta edhe te vjedhin para. Fatmiresisht ka shume kompani, ligje dhe organizata qeveritare qe punojne per te bere internetin me te sigurte, mirpo edhe kjo nuk mjafton. Mund të mendoni se kur një sistem kompjuterik hakohet problemi ka qene siguria dizajni ose softueri. 90% të rasteve sistemi hakohet nga një gabim i thjeshtë i bërë nga njeriu. Mirpo ka hapa të cilë mund t'i marrim për të mbrojtur veten. Shpesh veprimet tuaja e afektojnë sigurinë e të dhënave tuaja dhe kompjuterit, por edhe sigurine e te tjereve ne shkollë, vend të punës, dhe shtëpi. Me billiona ose triliona dollarë të investuar kriminelet e kibernetikes bohen me te menqem cdo vit