Ne po shtrëngonim duart,
duke parë nga dera.
Motrat e mia dhe unë po prisnim
nënën tonë të kthehej
nga spitali.
Ajo ishte atje sepse gjyshja ime
ishte operuar nga kanceri atë ditë.
Më në fund, dera u hap,
dhe ajo tha,
"Ajo vdiq.
Ajo vdiq."
Ajo filloi të qante me dënesë dhe
menjëherë tha,
"Ne duhet të bëjmë përgatitjet.
Dëshira e vdekjes e gjyshes suaj ishte
të varrosej në shtëpinë e saj në Kore."
Unë isha pothuaj 12 vjeçe,
dhe kur më kaloi tronditja,
fjalët e nënës sime po më
tingëllonin në vesh.
Gjyshja ime donte të varrosej
në shtëpinë e saj.
Ne ishim shpërngulur nga Korea
në Argjentinë gjashtë vite më parë,
pa ditur Spanjisht,
ose si do të siguronim jetesën.
Dhe pas mbërritjes, ishim emigrantë
që kishim humbur gjithçka,
kështu që duhet të punonim shumë fort
për të rindërtuar jetët tona.
Nuk më kishte shkuar nder mend
që pas gjithë këtyre viteve,
shtëpia ime ishte ende në Kore.
Ajo më bëri të mendoj ku do të doja
të varrosesha një ditë,
ku ishte shtëpia për mua,
dhe përgjigja nuk ishte e qartë.
Dhe kjo vërtetë më shqetësoi.
Kështu nga ky episod nisi një
kërkim të përjetshëm për identitetin tim.
Unë kam lindur në Kore -- toka e kimchi;
e rritur në Argjentinë,
ku kam ngrënë shumë biftek saqë
ndoshta jam 80 përqind lopë deri tani;
dhe jam shkolluar në US,
ku u fiksova pas gjalpit të kikirikut.
(Të qeshura)
Gjatë fëmijërisë,
ndjehesha shumë Argjentinase,
por pamja ime më tradhëtonte vazhdimisht.
Më kujtohet në ditën e parë
të shkollës 9-vjeçare,
mësuesja e letërsisë Spanjolle
hyri në klasë.
Ajo pa me vëmëndje të gjithë nxënësit,
dhe tha,
"Ti -- ti duhet të marrësh
një mësues privat,
përndryshe, ti nuk e kalon klasën."
Por që atëherë unë flisja rrjedhshëm
Spanjisht,
kështu ndihesha sikur mund të isha
ose Koreane ose Argjentinase,
por jo të dyja.
Dukej si një lojë me një fitues,
ku unë duhej të hiqja dorë
nga identiteti im i vjetër
për të qenë e aftë të fitoja një të ri.
Kur unë isha 18 vjeçe,
vendosa të shkoja në Kore,
duke shpresuar se më në fund
do të gjeja një vend që ta quaja shtëpi.
Por atje njerëzit më pyesnin,
"Pse flet koreançe me theks Spanjoll?"
(Të qeshura)
Dhe, "Ti duhet të jesh Japoneze
sepse ke sytë e mëdhenj
dhe gjeste të huaja."
Kështu zbulova se unë isha
shumë Koreane për të qenë Argjentinase,
por shumë Argjentinase
për të qenë Koreane.
Dhe ky ishte një arsyetim
i rëndësishëm për mua.
Unë kisha dështuar në gjetjen e
atij vendi në botë që quhej shtëpi.
Po sa Koreanë që duken si Japonezë
që flasin me theks Spanjoll --
ose akoma dhe më specifike,
me theks Argjentinas --
mendoni se ka në botë?
Ndoshta ky mund të ishte një avantazh.
Ishte më e lehtë për mua të dallohesha,
që nuk të dëmton në një botë
që po ndryshonte me shpejtësi,
ku aftësitë mund të vjetëroheshin
gjatë natës.
Kështu ndalova së kërkuari karakteristikat
e perbashkëta 100 përqind
me njerëzit që takoja.
Në vend të kësaj unë zbulova se shpesh,
unë isha e vetmja ngjashmëri
midis grupeve të njerëzve që ishin
zakonisht në konflikt me njëri-tjetrin.
Kështu me këtë arsyetim në mendje,
vendosa të pranoja të gjitha
versionet e ndryshme të vetes time --
madje i lejoj vetes
të rikrijohem ndonjëherë.
Kështu, për shembull, në gjimnaz,
më duhet të rrëfej se isha shumë studioze.
Nuk dija asgjë rreth modës --
syze të trasha, stil flokësh i thjeshtë --
mund ta keni idenë.
Madje, mendoj se kisha shokë vetëm
sepse i jepja detyrat e shtëpisë.
Kjo është e vërteta.
Por në universitet,
unë arrita të zbuloja
një identitet të ri për veten time,
dhe vazja studioze u bë
një vajzë e pëlqyer.
Por ishte MIT,
kështu nuk e di nëse mund të marr
shumë merita për këtë.
Ashtu si thuhet,
"Mundësitë janë të mira,
por të mirat janë mundësi."
(Të qeshura)
Unë kam ndryshuar deget shumë herë
saqë mësuesit e mi talleshin
se unë duhet të merrja një degë
në "studime të rastit."
(Të qeshura)
Ja tregova këtë fëmijëve të mi.
Dhe pastaj përgjatë viteve kam fituar
identitete të ndryshme.
Fillova si një shpikëse,
sipërmarrëse, novatore sociale.
Pastaj u bëra investitore,
një grua në teknologji,
një mësuese.
Dhe më së fundi, u bëra nënë,
ose si i vogli im thotë vazhdimisht,
"Mami!" ditë e natë.
Madje theksi im ishte shumë konfuz,
origjina e tij ishte shumë e panjohur,
saqë shoqet e mia e quanin atë,
"Rebecanese".
(Të qeshura)
Por të rikrijosh veten mund të jetë
shumë e vështirë.
Ti mund të përballësh shumë
rezistencë ndonjëherë.
Kur po mbaroja Doktoraturën,
më kapi virusi i sipërmarrjes.
Unë isha në Silicon Valley,
dhe kështu të shkruarit e diplomës në
bodrum nuk dukej aq interesante
sa hapja e kompanisë sime.
Kështu unë shkova te prindërit e mi
koreanë shumë tradicionalë,
që janë sot këtu,
me detyrën se do t'i njoftoja
që unë do të hiqja dorë nga
programi i Doktoraturës.
E shikoni, motrat e mia dhe unë jemi
brezi i parë që shkon në universitet,
kështu për një familje emigrantësh,
kjo ishte një lloj arritje e madhe.
Ju mund ta mendoni se si
do të shkonte kjo bisedë.
Por fatmirësisht, unë kisha
një armë sekrete me vete,
që ishte një grafik me të ardhurat
mesatare të gjithë të diplomuarve
në programet e Doktoraturës në Stanford,
dhe pastaj të ardhurat mesatare
të gjithë të larguarve nga
programet e shkollimit në Stanford.
(Të qeshura)
Duhet t'iu them se grafiku pa dyshim
ishte sajuar
nga themeluesit e Google.
(Të qeshura)
Por nëna ime pa te grafiku,
dhe tha,
"Oh, për ty -- ndiq pasionin tënd."
(Të qeshura)
Çkemi, mami.
Tani, sot kërkimi i identitetit tim
nuk është më gjetja e shtëpisë.
Ajo lidhet më shumë me të
pranuarit e vetes,
të pranuarit e të gjithë ndryshimeve
të mundshme të vetes time
dhe të kultivuarit e diversitetit
brenda vetes
dhe jo vetëm rreth meje.
Djemtë e mi sot janë tre vjeç
dhe pesë muajsh,
dhe ata kanë lindur tashmë
me tre kombësi
dhe katër gjuhë.
Duhet të përmend se im shoq
është në fakt nga Danimarka
sikur nuk kisha mjaftueshëm
shok kulturor në jetë,
vendosa të martohesha me një danez.
Në fakt, mendoj se fëmijët e mi
do jenë Vikingët e parë
që do ta kenë të vështirë të
rrisin mjekërr kur të rriten.
(Të qeshura)
Sigurisht, kemi punë për këtë.
Por unë vërtet shpresoj që ata të
kuptojnë se varieteti i tyre
do t'i krijojë dhe hapë shumë dyer
në jetët e tyre,
e ata mund ta përdorin këtë si një mënyrë
për të gjetur pika të përbashkëta
në një botë që po globalizohet
gjithnjë e më shumë sot.
Unë shpresoj se në vend që të ndihen
në ankth e të merakosur
se ata nuk përshtaten në një grup
të caktuar
ose që identiteti i tyre do të bëhet
i papërshtatshëm ndonjë ditë,
ata të mund të ndjehen të lirë
të eksperimentojnë
dhe të kontrollojnë jetën dhe
identitetin e tyre personal.
Gjithashtu shpresoj që ata të përdorin
kombinimin e tyre unik
të vlerave dhe gjuhëve dhe
kulturave dhe aftësive
për krijimin e një bote
ku identitetet nuk përdoren më
për të veçuar çfarë duket ndryshe,
por për të mbledhur njerëzit bashkë.
Dhe më e rëndësishmja, unë vërtet
shpresoj që ata të gjejnë shumë gëzim
gjatë shkeljes në këto
territore të paeksploruara,
sepse e di që unë kam.
Tani, ashtu si për gjyshen time,
dëshira e saj e fundit ishte gjithashtu
mësimi i saj i fundit për mua.
Zbulova se ajo nuk kishte të bënte
aspak me të kthyerit në Kore
dhe të varrosurit atje.
Ajo donte të varrosej pranë djalit të saj,
që vdiq shumë përpara se
ajo të shkonte në Argjentinë.
Ajo që kishte rëndësi për të
nuk ishte oqeani
që ndante botën e saj të kaluar
nga ajo e reja;
ajo kishte të bënte me gjetjen
e tokës së përbashkët.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)