Cdo verë, së bashku me familjen udhëtojmë rreth botës, 3000 milje larg në vendin e diversitetit kulturor të Indisë. Sic dihet India njihet për vapën dhe lagështinë. Personalisht gjej lehtësi nga kjo nxehtësi vetëm duke pirë shumë ujë. Në Indi, prindërit gjithmonë me kujtojnë të pi ujë të zjerë ose të mbyllur në shishe, sepse ndryshe nga Amerika, ku mund të hap rubinetin dhe lehtësisht uji që marrim është i pijshëm, në Indi, shpesh uji është i ndotur. Kështu që, duhet të sigurohemi që uji që pijmë të jetë i pastër. Sidoqoftë, pashë se jo të gjithë atje janë me fat që të pijnë ujë të pastër si ne. Në rrugët e mbipopulluara jashtë shtëpisë së gjyshërve të mi pashë rradhë të gjata njerëzish që qëndronin në të nxehtë për të mbushur kovat me ujë nga një cezmë. Pashë fëmijë që dukeshin moshatarë të mi që mbushnin shishe plastike me ujë të pisët nga rrjedha e ujit buzë rrugës. Të shikoja këta fëmijë të detyruar të pinë ujë i cili ishte shumë i pisët vetëm po ta prekje ndryshoi mendimin tim për botën. Kjo padrejtësi e papranueshme sociale më detyroi që të gjeja një zgjidhje për problemin e botës për ujin e pastër. Doja të dija pse fëmijëve atje u mungonte uji, që është substanca thelbësore për vazhdimin e jetës. Ajo që mësova është se po përballemi me një krizë botërore për ujë. Tani, kjo mund t'ju duket e cuditshme ku 75 përqind e planetit është e mbuluar në ujë por vetëm 2.5 përqind e saj është ujë i ëmbël, dhe më pak se një përqind e rezervave të Tokës me ujë të ëmbël është i përdorshëm për konsumim. Me rritjen e popullsisë, zhvillimin industrial, dhe rritjen ekonomike, kërkesat për ujë të pastër janë duke u rritur, ndërsa resurset me ujë po shterojnë me shpejtësi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 660 milion njerëz në të gjithë botën nuk kanë një burim me ujë të pastër. Mungesa e ujit të pastër është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5-vjecare në vendet në zhvillim, dhe UNICEF-i përllogarit se 3,000 fëmijë vdesin cdo ditë nga sëmundje të lidhura me ujin. Kështu pasi u ktheva në shtëpi në klasën e tetë vendosa se do kombinoja pasionin tim për të zgjidhur problemin botëror me ujin me interesin tim në shkencë. Pra vendosa se gjëja më e mirë për të bërë do të ishte të ktheja garazhin në një laborator. (Të qeshura) Në të vërtetë, fillimisht ktheva kuzhinën në një laborator, por prindërve nuk u pëlqeu shumë ideja dhe më hoqën nga aty. Gjithashtu lexova shumë gazeta në lidhje me kërkimet për ujin dhe mësova se aktualisht në vendet në zhvillim, dicka e quajtur dezinfektim solar ose SODIS, përdoret pë të pastruar ujin. Në SODIS, shishe plastike të pastra mbushen me ujë të ndotur dhe vihen të ekspozohen ndaj dritës së diellit për 6-8 orë. Rrezet UltraViolet nga dielli shkatërrojnë bërthamën e këtyre patogjenëve të dëmshëm dhe pastrojnë ujin. Por, edhe pse SODIS është i lehtë për tu përdorur dhe kursen energji, sepse përdor energji diellore, është shumë i ngadalshëm, sepse mund të duhen deri në dy ditë kur koha është me re. Në mënyrë që procesi i SODIS të jetë më i shpejtë, një metodë e re e quajtur fotokatalizë është përdorur kohët e fundit. Cfarë është ekzaktësisht fotokataliza? Le ta zbërthejmë: "foto" do të thotë nga dielli, dhe një katalizator është dicka që përshpejton reaksionin. Pra ajo që bën një fotokatalizator është thjesht shpejtimi i procesit solar të dezinfektimit. Kur rrezet e diellit godasin fotokatalizatorin si TiO2, apo dioksidi titaniumit, krijon përbërës oksigjeni shumë aktivë, si superoksidi, peroksidi hidrogjenit dhe radikalet hidroksile. Këto përbërës oksigjeni reaktivë mund të largojnë bakteriet, organiket dhe shumë ndotës nga uji i pijshëm. Por fatkeqësisht ka disa disavantazhe në mënyrën se si fotokatalizatori SODIS shpërndahet. Shikoni, ajo cfarë bëhet është marrja e shishes plastike të pastër dhe i vendosin brenda një shtresë fotokatalizatori. Por fotokatalizatorë si dioksidi i titaniumit janë zakonisht të përdorura në kremëra për të ndaluar rrezet UltraViolet. Pra kur futen brenda shisheve ato bllokojnë disa nga rrezet UltraViolet dhe zvogëlojnë prodhimtarinë e procesit. Gjithashtu, këto shtresa me fotokatalizatorë nuk janë të lidhura ngushtë në shishen plastike që do të thotë se shkëputen dhe njerëzit përfundojnë duke pirë katalizatorët. Ndërsa TiO2 është i sigurtë dhe i palëvizshëm, është gati e kotë nëse vazhdon të pish katalizatorët, sepse duhet të vazhdosh ta rimbushësh pas shumë pak përdorimeve. Pra qëllimi im ishte të kaloja disavantazhet e këtyre metodave dhe të krijoj një metodë të sigurtë, të qëndrueshme, pakushtueshme dhe ekologjike pë të patur ujë të pastër. Ajo që nisi si një projekt kalimtar shkencor në klasën e tetë tani është përbërësi im fotokatalizator për pastrimin e ujit. Përzierja përbëhet nga dioksidi i titaniumit me cimenton. Cimentoja mund të formohet në disa forma të ndryshme, që con në një gamë të gjërë të metodave të shpërndarjes. Për shembull, ti mund të krijosh një shufër që mund të vendoset lehtësisht brenda shishes plastike për përdorim individual ose mund të krijoni një filter poroz që të filtrojë ujin për familjet. Mund ta shtroni brenda një rezervuari uji për të pastruar sasi më të mëdha uji për komunitetet në kohë shumë të gjatë. Epo, për të qenë e sinqertë, udhëtimi im nuk ka qenë shumë i lehtë. E kuptoni, unë nuk kam patur akses një laborator të sofistikuar. Isha 15 vjec kur ia nisa kërkimeve, dhe nuk e lejova moshën të më frenonte në interesat e mia, në ndjekjen e kërkimeve shkencore e në dëshirën për të zgjidhur krizën globale për ujin Kuptojeni që uji nuk është thjesht tretës. Uji është e drejtë universale e njeriut. Dhe për këtë arsye, kam vazhduar të punoj në këtë projekt shkencor që nga 2012 për ta sjellë nga laboratori e drejt në botën reale. Këtë verë krijova Catalyst for World Water (Katalizatori për Ujin në Botë), një ndërmarrje shoqërore që ka qëllim zgjidhje për krizën globale të ujit. (Duartrokitje) Vetëm një pikë e vetme uji nuk mund të bëjë shumë, por kur shumë pika ujë mblidhen bashkë, mund të mbështesin jetën në planetin tonë. Ashtu sic pikat e ujit bashkohen dhe formojnë oqeane, besoj se ne duhet të mblidhemi së bashku për ta mposhtur këtë problem botëror. Faleminderit. (Duartrokitje) Faleminderit. (Duartrokitje)