1 00:00:00,720 --> 00:00:05,416 Cdo verë, së bashku me familjen udhëtojmë rreth botës, 2 00:00:05,440 --> 00:00:07,296 3000 milje larg 3 00:00:07,320 --> 00:00:09,920 në vendin e diversitetit kulturor të Indisë. 4 00:00:10,760 --> 00:00:15,120 Sic dihet India njihet për vapën dhe lagështinë. 5 00:00:15,760 --> 00:00:20,200 Personalisht gjej lehtësi nga kjo nxehtësi vetëm duke pirë shumë ujë. 6 00:00:20,920 --> 00:00:22,416 Në Indi, 7 00:00:22,440 --> 00:00:26,920 prindërit gjithmonë me kujtojnë të pi ujë të zjerë ose të mbyllur në shishe, 8 00:00:27,400 --> 00:00:29,656 sepse ndryshe nga Amerika, 9 00:00:29,680 --> 00:00:33,880 ku mund të hap rubinetin dhe lehtësisht uji që marrim është i pijshëm, 10 00:00:34,480 --> 00:00:37,000 në Indi, shpesh uji është i ndotur. 11 00:00:37,440 --> 00:00:39,336 Kështu që, duhet të sigurohemi 12 00:00:39,360 --> 00:00:41,320 që uji që pijmë të jetë i pastër. 13 00:00:42,480 --> 00:00:44,856 Sidoqoftë, pashë 14 00:00:44,880 --> 00:00:47,536 se jo të gjithë atje janë me fat 15 00:00:47,560 --> 00:00:50,000 që të pijnë ujë të pastër si ne. 16 00:00:51,160 --> 00:00:55,376 Në rrugët e mbipopulluara jashtë shtëpisë së gjyshërve të mi 17 00:00:55,400 --> 00:00:58,056 pashë rradhë të gjata njerëzish që qëndronin 18 00:00:58,080 --> 00:00:59,776 në të nxehtë 19 00:00:59,800 --> 00:01:02,080 për të mbushur kovat me ujë nga një cezmë. 20 00:01:03,360 --> 00:01:05,336 Pashë fëmijë 21 00:01:05,360 --> 00:01:08,016 që dukeshin moshatarë të mi 22 00:01:08,040 --> 00:01:10,416 që mbushnin shishe plastike 23 00:01:10,440 --> 00:01:13,520 me ujë të pisët nga rrjedha e ujit buzë rrugës. 24 00:01:14,880 --> 00:01:16,576 Të shikoja këta fëmijë 25 00:01:16,600 --> 00:01:18,736 të detyruar të pinë ujë 26 00:01:18,760 --> 00:01:21,776 i cili ishte shumë i pisët vetëm po ta prekje 27 00:01:21,800 --> 00:01:23,960 ndryshoi mendimin tim për botën. 28 00:01:25,040 --> 00:01:28,576 Kjo padrejtësi e papranueshme sociale 29 00:01:28,600 --> 00:01:31,656 më detyroi që të gjeja një zgjidhje 30 00:01:31,680 --> 00:01:33,640 për problemin e botës për ujin e pastër. 31 00:01:34,840 --> 00:01:38,096 Doja të dija pse fëmijëve atje u mungonte uji, 32 00:01:38,120 --> 00:01:40,560 që është substanca thelbësore për vazhdimin e jetës. 33 00:01:41,000 --> 00:01:43,256 Ajo që mësova është se po përballemi 34 00:01:43,280 --> 00:01:45,640 me një krizë botërore për ujë. 35 00:01:46,720 --> 00:01:48,536 Tani, kjo mund t'ju duket e cuditshme 36 00:01:49,155 --> 00:01:52,656 ku 75 përqind e planetit është e mbuluar në ujë 37 00:01:52,847 --> 00:01:56,547 por vetëm 2.5 përqind e saj është ujë i ëmbël, 38 00:01:56,797 --> 00:02:00,696 dhe më pak se një përqind e rezervave të Tokës me ujë të ëmbël 39 00:02:00,720 --> 00:02:02,680 është i përdorshëm për konsumim. 40 00:02:03,760 --> 00:02:05,456 Me rritjen e popullsisë, 41 00:02:05,480 --> 00:02:08,455 zhvillimin industrial, dhe rritjen ekonomike, 42 00:02:08,479 --> 00:02:11,256 kërkesat për ujë të pastër janë duke u rritur, 43 00:02:11,280 --> 00:02:14,480 ndërsa resurset me ujë po shterojnë me shpejtësi. 44 00:02:15,840 --> 00:02:18,456 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 45 00:02:18,480 --> 00:02:22,376 660 milion njerëz në të gjithë botën 46 00:02:22,400 --> 00:02:25,000 nuk kanë një burim me ujë të pastër. 47 00:02:25,960 --> 00:02:29,256 Mungesa e ujit të pastër është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve 48 00:02:29,280 --> 00:02:32,296 të fëmijëve nën moshën 5-vjecare në vendet në zhvillim, 49 00:02:32,320 --> 00:02:35,776 dhe UNICEF-i përllogarit se 3,000 fëmijë 50 00:02:35,800 --> 00:02:38,520 vdesin cdo ditë nga sëmundje të lidhura me ujin. 51 00:02:40,280 --> 00:02:43,656 Kështu pasi u ktheva në shtëpi në klasën e tetë 52 00:02:43,680 --> 00:02:46,776 vendosa se do kombinoja pasionin tim 53 00:02:46,800 --> 00:02:48,936 për të zgjidhur problemin botëror me ujin 54 00:02:48,960 --> 00:02:50,960 me interesin tim në shkencë. 55 00:02:51,440 --> 00:02:53,576 Pra vendosa se gjëja më e mirë për të bërë 56 00:02:53,600 --> 00:02:57,520 do të ishte të ktheja garazhin në një laborator. 57 00:02:59,160 --> 00:03:01,136 (Të qeshura) 58 00:03:01,160 --> 00:03:05,016 Në të vërtetë, fillimisht ktheva kuzhinën në një laborator, 59 00:03:05,040 --> 00:03:07,880 por prindërve nuk u pëlqeu shumë ideja dhe më hoqën nga aty. 60 00:03:09,400 --> 00:03:13,856 Gjithashtu lexova shumë gazeta në lidhje me kërkimet për ujin 61 00:03:13,880 --> 00:03:16,736 dhe mësova se aktualisht në vendet në zhvillim, 62 00:03:16,760 --> 00:03:19,176 dicka e quajtur dezinfektim solar 63 00:03:19,200 --> 00:03:22,160 ose SODIS, përdoret pë të pastruar ujin. 64 00:03:23,000 --> 00:03:27,816 Në SODIS, shishe plastike të pastra mbushen me ujë të ndotur 65 00:03:27,840 --> 00:03:30,760 dhe vihen të ekspozohen ndaj dritës së diellit për 6-8 orë. 66 00:03:31,520 --> 00:03:33,536 Rrezet UltraViolet nga dielli 67 00:03:33,560 --> 00:03:37,016 shkatërrojnë bërthamën e këtyre patogjenëve të dëmshëm 68 00:03:37,040 --> 00:03:39,000 dhe pastrojnë ujin. 69 00:03:39,880 --> 00:03:43,616 Por, edhe pse SODIS është i lehtë për tu përdorur dhe kursen energji, 70 00:03:43,640 --> 00:03:45,936 sepse përdor energji diellore, 71 00:03:45,960 --> 00:03:47,336 është shumë i ngadalshëm, 72 00:03:47,360 --> 00:03:50,120 sepse mund të duhen deri në dy ditë kur koha është me re. 73 00:03:50,960 --> 00:03:54,056 Në mënyrë që procesi i SODIS të jetë më i shpejtë, 74 00:03:54,080 --> 00:03:57,376 një metodë e re e quajtur fotokatalizë 75 00:03:57,400 --> 00:03:59,040 është përdorur kohët e fundit. 76 00:03:59,640 --> 00:04:02,496 Cfarë është ekzaktësisht fotokataliza? 77 00:04:02,520 --> 00:04:03,736 Le ta zbërthejmë: 78 00:04:03,760 --> 00:04:05,416 "foto" do të thotë nga dielli, 79 00:04:05,440 --> 00:04:08,480 dhe një katalizator është dicka që përshpejton reaksionin. 80 00:04:09,040 --> 00:04:11,216 Pra ajo që bën një fotokatalizator 81 00:04:11,240 --> 00:04:14,400 është thjesht shpejtimi i procesit solar të dezinfektimit. 82 00:04:15,400 --> 00:04:18,736 Kur rrezet e diellit godasin fotokatalizatorin 83 00:04:18,760 --> 00:04:22,376 si TiO2, apo dioksidi titaniumit, 84 00:04:22,400 --> 00:04:25,816 krijon përbërës oksigjeni shumë aktivë, 85 00:04:25,840 --> 00:04:30,120 si superoksidi, peroksidi hidrogjenit dhe radikalet hidroksile. 86 00:04:30,920 --> 00:04:32,816 Këto përbërës oksigjeni reaktivë 87 00:04:32,840 --> 00:04:35,736 mund të largojnë bakteriet, organiket 88 00:04:35,760 --> 00:04:38,720 dhe shumë ndotës nga uji i pijshëm. 89 00:04:39,920 --> 00:04:43,136 Por fatkeqësisht ka disa disavantazhe 90 00:04:43,160 --> 00:04:47,040 në mënyrën se si fotokatalizatori SODIS shpërndahet. 91 00:04:47,640 --> 00:04:50,776 Shikoni, ajo cfarë bëhet është marrja e shishes plastike të pastër 92 00:04:50,800 --> 00:04:54,240 dhe i vendosin brenda një shtresë fotokatalizatori. 93 00:04:55,200 --> 00:04:58,496 Por fotokatalizatorë si dioksidi i titaniumit 94 00:04:58,520 --> 00:05:01,216 janë zakonisht të përdorura në kremëra 95 00:05:01,240 --> 00:05:02,880 për të ndaluar rrezet UltraViolet. 96 00:05:03,320 --> 00:05:06,176 Pra kur futen brenda shisheve 97 00:05:06,200 --> 00:05:08,976 ato bllokojnë disa nga rrezet UltraViolet 98 00:05:09,000 --> 00:05:11,560 dhe zvogëlojnë prodhimtarinë e procesit. 99 00:05:12,560 --> 00:05:14,696 Gjithashtu, këto shtresa me fotokatalizatorë 100 00:05:14,720 --> 00:05:17,576 nuk janë të lidhura ngushtë në shishen plastike 101 00:05:17,600 --> 00:05:21,520 që do të thotë se shkëputen dhe njerëzit përfundojnë duke pirë katalizatorët. 102 00:05:22,520 --> 00:05:25,176 Ndërsa TiO2 është i sigurtë dhe i palëvizshëm, 103 00:05:25,200 --> 00:05:27,936 është gati e kotë nëse vazhdon të pish katalizatorët, 104 00:05:27,960 --> 00:05:30,336 sepse duhet të vazhdosh ta rimbushësh 105 00:05:30,360 --> 00:05:31,840 pas shumë pak përdorimeve. 106 00:05:32,440 --> 00:05:35,696 Pra qëllimi im ishte të kaloja disavantazhet 107 00:05:35,720 --> 00:05:37,736 e këtyre metodave 108 00:05:37,760 --> 00:05:40,016 dhe të krijoj një metodë të sigurtë, 109 00:05:40,040 --> 00:05:43,960 të qëndrueshme, pakushtueshme dhe ekologjike pë të patur ujë të pastër. 110 00:05:45,120 --> 00:05:48,176 Ajo që nisi si një projekt kalimtar shkencor në klasën e tetë 111 00:05:48,200 --> 00:05:52,600 tani është përbërësi im fotokatalizator për pastrimin e ujit. 112 00:05:53,440 --> 00:05:57,080 Përzierja përbëhet nga dioksidi i titaniumit me cimenton. 113 00:05:57,840 --> 00:06:01,816 Cimentoja mund të formohet në disa forma të ndryshme, 114 00:06:01,840 --> 00:06:05,520 që con në një gamë të gjërë të metodave të shpërndarjes. 115 00:06:06,160 --> 00:06:08,216 Për shembull, ti mund të krijosh një shufër 116 00:06:08,240 --> 00:06:11,920 që mund të vendoset lehtësisht brenda shishes plastike për përdorim individual 117 00:06:12,560 --> 00:06:17,080 ose mund të krijoni një filter poroz që të filtrojë ujin për familjet. 118 00:06:17,800 --> 00:06:21,216 Mund ta shtroni brenda një rezervuari uji 119 00:06:21,240 --> 00:06:23,096 për të pastruar sasi më të mëdha uji 120 00:06:23,120 --> 00:06:26,080 për komunitetet në kohë shumë të gjatë. 121 00:06:27,640 --> 00:06:29,576 Epo, për të qenë e sinqertë, 122 00:06:29,600 --> 00:06:32,056 udhëtimi im nuk ka qenë shumë i lehtë. 123 00:06:32,080 --> 00:06:35,456 E kuptoni, unë nuk kam patur akses një laborator të sofistikuar. 124 00:06:35,480 --> 00:06:38,976 Isha 15 vjec kur ia nisa kërkimeve, 125 00:06:39,000 --> 00:06:41,336 dhe nuk e lejova moshën të më frenonte 126 00:06:41,360 --> 00:06:44,216 në interesat e mia, në ndjekjen e kërkimeve shkencore 127 00:06:44,240 --> 00:06:46,720 e në dëshirën për të zgjidhur krizën globale për ujin 128 00:06:47,800 --> 00:06:51,616 Kuptojeni që uji nuk është thjesht tretës. 129 00:06:51,640 --> 00:06:54,440 Uji është e drejtë universale e njeriut. 130 00:06:55,160 --> 00:06:56,416 Dhe për këtë arsye, 131 00:06:56,440 --> 00:07:00,616 kam vazhduar të punoj në këtë projekt shkencor që nga 2012 132 00:07:00,640 --> 00:07:03,816 për ta sjellë nga laboratori e drejt në botën reale. 133 00:07:03,840 --> 00:07:07,296 Këtë verë krijova Catalyst for World Water (Katalizatori për Ujin në Botë), 134 00:07:07,320 --> 00:07:12,600 një ndërmarrje shoqërore që ka qëllim zgjidhje për krizën globale të ujit. 135 00:07:13,280 --> 00:07:15,160 (Duartrokitje) 136 00:07:20,240 --> 00:07:24,216 Vetëm një pikë e vetme uji nuk mund të bëjë shumë, 137 00:07:24,240 --> 00:07:26,656 por kur shumë pika ujë mblidhen bashkë, 138 00:07:26,680 --> 00:07:29,160 mund të mbështesin jetën në planetin tonë. 139 00:07:30,280 --> 00:07:33,616 Ashtu sic pikat e ujit bashkohen dhe formojnë oqeane, 140 00:07:33,640 --> 00:07:36,176 besoj se ne duhet të mblidhemi së bashku 141 00:07:36,200 --> 00:07:38,320 për ta mposhtur këtë problem botëror. 142 00:07:39,080 --> 00:07:40,296 Faleminderit. 143 00:07:40,320 --> 00:07:42,320 (Duartrokitje) 144 00:07:43,840 --> 00:07:45,176 Faleminderit. 145 00:07:46,698 --> 00:07:50,698 (Duartrokitje)