Cdo verë, së bashku me familjen
udhëtojmë rreth botës,
3000 milje larg
në vendin e diversitetit kulturor të
Indisë.
Sic dihet India njihet për vapën
dhe lagështinë.
Personalisht gjej lehtësi nga kjo nxehtësi
vetëm duke pirë shumë ujë.
Në Indi,
prindërit gjithmonë me kujtojnë të pi ujë
të zjerë ose të mbyllur në shishe,
sepse ndryshe nga Amerika,
ku mund të hap rubinetin dhe lehtësisht
uji që marrim është i pijshëm,
në Indi, shpesh uji është i ndotur.
Kështu që, duhet të sigurohemi
që uji që pijmë të jetë i pastër.
Sidoqoftë, pashë
se jo të gjithë atje janë me fat
që të pijnë ujë të pastër si ne.
Në rrugët e mbipopulluara jashtë
shtëpisë së gjyshërve të mi
pashë rradhë të gjata njerëzish
që qëndronin
në të nxehtë
për të mbushur kovat me ujë nga një cezmë.
Pashë fëmijë
që dukeshin moshatarë të mi
që mbushnin shishe plastike
me ujë të pisët nga rrjedha e ujit
buzë rrugës.
Të shikoja këta fëmijë
të detyruar të pinë ujë
i cili ishte shumë i pisët vetëm po ta
prekje
ndryshoi mendimin tim për botën.
Kjo padrejtësi e papranueshme sociale
më detyroi që të gjeja një zgjidhje
për problemin e botës për ujin e pastër.
Doja të dija pse fëmijëve atje
u mungonte uji,
që është substanca thelbësore për
vazhdimin e jetës.
Ajo që mësova është se po përballemi
me një krizë botërore për ujë.
Tani, kjo mund t'ju duket e cuditshme
ku 75 përqind e planetit
është e mbuluar në ujë
por vetëm 2.5 përqind e saj
është ujë i ëmbël,
dhe më pak se një përqind e rezervave
të Tokës me ujë të ëmbël
është i përdorshëm për konsumim.
Me rritjen e popullsisë,
zhvillimin industrial,
dhe rritjen ekonomike,
kërkesat për ujë të pastër janë
duke u rritur,
ndërsa resurset me ujë po shterojnë
me shpejtësi.
Sipas Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
660 milion njerëz në të gjithë botën
nuk kanë një burim me ujë të pastër.
Mungesa e ujit të pastër është një nga
shkaktarët kryesorë të vdekjeve
të fëmijëve nën moshën 5-vjecare
në vendet në zhvillim,
dhe UNICEF-i përllogarit se 3,000 fëmijë
vdesin cdo ditë nga sëmundje të lidhura
me ujin.
Kështu pasi u ktheva në shtëpi në
klasën e tetë
vendosa se do kombinoja pasionin tim
për të zgjidhur problemin botëror me ujin
me interesin tim në shkencë.
Pra vendosa se gjëja më e mirë për të bërë
do të ishte të ktheja garazhin në një
laborator.
(Të qeshura)
Në të vërtetë, fillimisht ktheva kuzhinën
në një laborator,
por prindërve nuk u pëlqeu shumë ideja
dhe më hoqën nga aty.
Gjithashtu lexova shumë gazeta në
lidhje me kërkimet për ujin
dhe mësova se aktualisht në
vendet në zhvillim,
dicka e quajtur dezinfektim solar
ose SODIS, përdoret pë të pastruar ujin.
Në SODIS, shishe plastike të pastra
mbushen me ujë të ndotur
dhe vihen të ekspozohen ndaj dritës
së diellit për 6-8 orë.
Rrezet UltraViolet nga dielli
shkatërrojnë bërthamën e këtyre
patogjenëve të dëmshëm
dhe pastrojnë ujin.
Por, edhe pse SODIS është i lehtë për tu
përdorur dhe kursen energji,
sepse përdor energji diellore,
është shumë i ngadalshëm,
sepse mund të duhen deri në dy ditë
kur koha është me re.
Në mënyrë që procesi i SODIS të jetë
më i shpejtë,
një metodë e re e quajtur fotokatalizë
është përdorur kohët e fundit.
Cfarë është ekzaktësisht fotokataliza?
Le ta zbërthejmë:
"foto" do të thotë nga dielli,
dhe një katalizator është dicka që
përshpejton reaksionin.
Pra ajo që bën një fotokatalizator
është thjesht shpejtimi i procesit solar
të dezinfektimit.
Kur rrezet e diellit godasin
fotokatalizatorin
si TiO2, apo dioksidi titaniumit,
krijon përbërës oksigjeni shumë aktivë,
si superoksidi, peroksidi hidrogjenit
dhe radikalet hidroksile.
Këto përbërës oksigjeni reaktivë
mund të largojnë bakteriet, organiket
dhe shumë ndotës nga uji i pijshëm.
Por fatkeqësisht ka disa disavantazhe
në mënyrën se si fotokatalizatori SODIS
shpërndahet.
Shikoni, ajo cfarë bëhet është marrja e
shishes plastike të pastër
dhe i vendosin brenda një shtresë
fotokatalizatori.
Por fotokatalizatorë si dioksidi
i titaniumit
janë zakonisht të përdorura në kremëra
për të ndaluar rrezet UltraViolet.
Pra kur futen brenda shisheve
ato bllokojnë disa nga rrezet UltraViolet
dhe zvogëlojnë prodhimtarinë e procesit.
Gjithashtu, këto shtresa me
fotokatalizatorë
nuk janë të lidhura ngushtë
në shishen plastike
që do të thotë se shkëputen dhe njerëzit
përfundojnë duke pirë katalizatorët.
Ndërsa TiO2 është i sigurtë dhe
i palëvizshëm,
është gati e kotë nëse vazhdon
të pish katalizatorët,
sepse duhet të vazhdosh ta rimbushësh
pas shumë pak përdorimeve.
Pra qëllimi im ishte të kaloja
disavantazhet
e këtyre metodave
dhe të krijoj një metodë të sigurtë,
të qëndrueshme, pakushtueshme dhe
ekologjike pë të patur ujë të pastër.
Ajo që nisi si një projekt kalimtar
shkencor në klasën e tetë
tani është përbërësi im fotokatalizator
për pastrimin e ujit.
Përzierja përbëhet nga dioksidi
i titaniumit me cimenton.
Cimentoja mund të formohet në disa forma
të ndryshme,
që con në një gamë të gjërë të metodave të
shpërndarjes.
Për shembull, ti mund të krijosh
një shufër
që mund të vendoset lehtësisht brenda
shishes plastike për përdorim individual
ose mund të krijoni një filter poroz që të
filtrojë ujin për familjet.
Mund ta shtroni brenda një rezervuari uji
për të pastruar sasi më të mëdha uji
për komunitetet në kohë shumë të gjatë.
Epo, për të qenë e sinqertë,
udhëtimi im nuk ka qenë shumë i lehtë.
E kuptoni, unë nuk kam
patur akses një laborator të sofistikuar.
Isha 15 vjec kur ia nisa kërkimeve,
dhe nuk e lejova moshën të më frenonte
në interesat e mia, në ndjekjen e
kërkimeve shkencore
e në dëshirën për të zgjidhur krizën
globale për ujin
Kuptojeni që uji nuk është thjesht tretës.
Uji është e drejtë universale e njeriut.
Dhe për këtë arsye,
kam vazhduar të punoj në këtë projekt
shkencor që nga 2012
për ta sjellë nga laboratori e drejt në
botën reale.
Këtë verë krijova Catalyst for World Water
(Katalizatori për Ujin në Botë),
një ndërmarrje shoqërore që ka qëllim
zgjidhje për krizën globale të ujit.
(Duartrokitje)
Vetëm një pikë e vetme uji nuk mund
të bëjë shumë,
por kur shumë pika ujë mblidhen bashkë,
mund të mbështesin jetën në planetin tonë.
Ashtu sic pikat e ujit bashkohen dhe
formojnë oqeane,
besoj se ne duhet të mblidhemi së bashku
për ta mposhtur këtë problem botëror.
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)